Masakra e osmanve nė Otranto nė vitin 1480
-- nga Paul Tedeschini, 10 janar 2008
Ne shekujt X-XV Otranto kishte arrite momentin e shkelqimit ekonomik dhe per pasoje edhe kulturor, si ndertimin e Katedrales se bukur ne vitin 1088 me mozaik ne dysheme, e cila ishte ba ne vitin 1165; me monastirin italo-grek te San Nicola di Casole; me shkollen e famshme te piktures ate te Talmudes etj. Por i gjithe ky shkelqim i ketij qyteti u nderprč papritmas ne vitin 1480 per shkak te Ahmet Pashes te derguem nga sulltani osmanllģ Muhammeti i II, per pushtime te reja, per perhapjen e osmanizmit ne Itali dhe ne te gjithe Europen.
Ferdinandi i Aragones, Mbret i Napolit, mbasi mori vesht per pregatitjet e turqve u perpoq te mbronte bregdetin e Puljes, nder te cilat edhe Otranton. Por me 28 korrik 1480 aramta turke u nis nga Vlona dhe arriti ne Otranto me 90 anie me vela, 15 maune, 48 anie me rrema dhe 18.000 ushtar. Popullsia e qytetit u merthye ne keshtjelle. Mbreti i Napolit u mobilizue per mbrojtjen e qytetit, por nuk ia arriti. Otranto i rrezistoi per 15 dit sulmeve te ndryshme te turqve, te cilet tentuen te kapercejshin muret e kalase. Ma se fundi ushtrite osmane arriten te hapin nji hyrje ne muret e kalase ku vershyen me britme kercenuese. Ēdo pllambe e tokes u mbrojt me gjak. Kapiteni Franēeso Zurlo dhe Gjanantonio Delli Falconi rane heroikisht ne mbrojtje te qytetit. Streha e fundit e popullsise mbeti Katedralja e Kalase, ndersa ushtaret turq thershin edhe te rijt edhe pleqt dhe zhgatrrojshin gjithēka.
Mbrenda Katedrales, arqipeshkvi (kryeprifti) Stefano Pandinelli, se bashku me priftnit e tjere thojshin meshen me lutjen ndaj Zotit dhe ngushllonte popullin e dermitun. Me tu futun turqit ne Katedrale, ne kete Tempull te Zotit, ato mbyten ne altar, tue ia prč koken, arqipeshkvin Stefano Pendinellin dhe priftnit e tjere dhe besimtart ne kishe. Ushtrite e Mbretit Ferdinand Aragona penguen shtrimjen e ushtrise turke ne Lecce e Brindisi, por Pasha e shpertheu inadin e tij ndaj popullsise se Otrantos. Ahmet Pasha mblodhi te gjithe sa ishin mbi pesembdhetvjeē e siper dhe nepermjet nji perkethyesi u tha: Ose do te mohojshin Fene e Krishti, ose do te bajshin nji vdekje te tmerrshme!. Njeni nga populli, me profesion regjes lekurash, iu pergjegj: Ma mire zgjedhim te vdesim per Krishtin me ēfardo lloj vdekje, se sa ta mohojme!.
Mbasi kjo ishte pergjigjia e vetem njenit, Pasha pyeti te tjeret. Te gjithe u pergjigjen: Ne emen te gjithve asht pergjegje njeni prej nesh: jemi te gatshem te vdesim te gjithe, se sa te lame Fene e Krishtit. ( Historia asht nxjerre nga libri i Pietro Colonna i mbiquejtuni Galatino Presbitero Commenti sullApocalisse- Cod. Vat.Lat.5567, faqet 147-148).
Teteqind here u perserit fjala Jo! I sollen te gjithe nja dy kilometra jasht qytetit ne Colle della Minerva ku te parin mbyten Antonio Primaldon, te cilit ia keputen koken. Trupi i tij u mbajt ne kambe ne nji hł, derisa i mbyten te gjithe te tetqind vetat. Mbas tremdhet muejsh me 13 tetor 1481 Otranton e moren perseri Aragonezet dhe nji pjese te eshtnave te Martirve i sollen ne Katedralen e Kalase se Otrantos, ndersa eshtnat e tjera i derguen ne Kishen Santa Caterina a Formiello ne Napoli.
Data 14 gusht u caktue si Dita Perkujtimore e Martirve te Otrantos. Mbas plot 527 vitesh edhe me 14 gusht 2007 Otranto perkujtonte Martirt e vet. Rreth Katedrales, ne te cilen u tha mesha perkujtimore, ishte mbledhe populli, i madh e i vogel, nga te gjitha anet. Ne kete ceremonģ perkujtimore moren pjese edhe autoritetet civile dhe ushtarake te qytetit. Pervaē perkushtimit te njerzve, mbrenda ne Katedrale te bjen ne sy arti i mbrendshem i saje, i cili tregon nivelin e nalte te kultures se ketij populli europian. Ne te djathte te Altarit Kryesor gjindet nji Altar ma i vogel me gjasht rafta te larte vertikal me kapak xhami ku shihen te vendosun njeni mbi tjetrin eshtnat e ketyne Martirve, te cilet populli ne nji rresht te pafund i parakalonte ne shej nderimi dhe respekti.
---------------------
.Mbas vdekjes sė Skenderbeut traktati i 1479-s nė mes Venedikut dhe Sulltanit njohu pushtimin otoman tė Shqiprisė. Dritarja e Botes Perendimore iu mbyll Shqipėrisė pikrisht nė nji kohė kur era frymėdhanse e Renaissances dhe idete fisnike tė Humanizmit po krijojshin nji Europė tė Rč me nji etje garantuese per njohuni tė reja, per hapsina dhe nji botė tė re me nji zhvillim tė lirė, tė pakufizueme tė shpirtit kerkues e thellėsisht njerzor. Pamvarsisht nga faktori fetar - qė mbetet gjithherė nji ēeshtje krejtėsisht intime per ēdo ndergjegje personale - okupacioni otoman ka nxjerrė Shqiperinė nga historia e kontinentit europian dhe e ka denuar atč tė jetė nji krahinė e harrueme mbrenda nji perandorie tė mbyllun, me kulturė tė kundert nga ajo e Europes, qė po rilindte nė Perendim
.. Profesor Sami Repishti
Paul Tedeschini, 10.01.2008