HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Marrë nga gazeta TemA, 22 dhjetor 2008

Gjekë Marinajt i akordohet çmimi "Pjetër Arbnori"

-- nga Mujo Buçpapaj

Gjekë Marinaj është një poet universal ku dijenia e jetës dhe artit japin bashkë pamjen më të përkyer të krijimtarisë. Ai po sfidon emrat më të mëdhenj të poezisë bashkëkohore amerikane duke tronditur formalitetin poetik dhe format tradicionale të të shkruarit me librin e tij të fundit "Lutje në ditën e tetë të javës".

Mujo Buçpapaj PROMOVIMI i LIBRIT të ri me poezi "Lutje në ditën e tetë të javës" të poetit Gjekë Marinaj, botim i shtëpisë botuese "Faik Konica", Prishtinë, është bërë me një synim të caktuar ditën e premte, që t'i akordohej poetit Gjekë Marinaj çmimi "Pjetër Arbnori" e dhënë nga Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, e cila mban këtë emër. Poeti Gjekë Marinaj veç meritave të tij si poet, përkthyes, eseist dhe publicist, ka sjellë në gjuhën shqipe edhe poetin amerikan Frederik Turner, kandidat për çmimin "Nobel", një nga zërat më të fuqishëm të poezisë amerikane dhe botërore, bashkëkohore.

Gjekë Marinaj - Lutje në ditën e tetë të javës Kanë thënë për Poetin Gjekë Marinaj "Gjekë Mrinaj dallohet ndër poetët më të mirë shqiptarë të kohës. Kjo do të thotë se ai zë vend midis poetëve më të mirë evropianë. Në universin e tij poetik ka një harmoni të mrekullueshme midis shpirtësisë ballkanase, më e vjetra e kontinentit, dhe asaj planetare. Siç ndodh shpesh me poetët e vërtetë, kjo harmoni kalon nga jeta te vepra poetike dhe anasjelltas. Kështu për shembull, kur lexojmë poezinë e tij për kalimin e Akeronit, lumit të skëterrës, atë që ndan jetën nga vdekja, s'ka si të mos na kujtohet episodi prekës, ku ai, djalosh i ri, u arratis dramatikisht nga Shqipëria totalitare më 1990, duke kapërcyer me "not" një lumë, që shërbente si kufi".

- Ismail Kadare, fitues i çmimit the Man Booker

"Një botë ku poezia shpesh tingëllon si një mplakje, e rraskapitur dhe si një luftëtare gati e dorëzuar në mbrojtje të pikave të fundit të sensibilitetit letrar, Gjekë Marinaj shpërthen në skenë me tërë shkëlqimin e rinisë, me energjinë erotike dhe maturinë e një poeti të pjekur. Ai na tregon një mënyrë që ta shohim botën përtej realizmit magjik, përtej mendjemadhësisë metafizike, madje dhe përtej surealizmit ngjyrë plotë të Evropës Lindore, që tregon se akoma jemi në agun shpresëplotë të civilizimit human."

- Frederik Turner, kandidat për Çmimin "Nobel" në letërsi

"Kur miku im, Prof. Jerry Kuye, më tha se kishte zbuluar një poet të veçantë nga të gjithë poetët që ai kishte lexuar më parë, mendova se poezitë (që m'i la për t'u hedhur një sy) do të ishin të shkruara me numra apo simbole abstrakte, e jo shkronja. Vetëm pasi i lexova ato, të cilat mbanin për autor poetin Gjekë Marinaj, e kuptova se ku ishte fjala. Nëse Marinaj vazhdon të shkruajë kështu, ka gjasa se një ditë jo të largët, e gjithë bota letrare do e kuptojë domethënien e fjalëve vlerësuese të Prof. Kuye-s për Gjekën."

- Wole Sonyinka, fitues i çmimit Nobël në letërsi, 1986

"Në këtë libër duket qartë se Gjekë Marinaj është një nga dashamirësit më të sinqertë të letërsisë, me një mendje thithëse si sfungjer. Ai është shembull natyral i poetit tokësor".

- The Brookhaven Courier

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara