Botime Françeskane
-- nga Át Vitor Demaj, ofm
Biblioteka Françeskane “Át Gjergj Fishta”
Kolana e Shkrimtarve Françeskan
BOTIME FRANÇESKANE
Provinca Françeskane Shqiptare në këto vitet e fundit filloi nji projekt të madh për nxjerrjen në dritë të gjithë veprave të shkrimtarve françeskan. Ket projekt mund ta quejm edhe si nji rilindje të kulturës shqiptare dhe françeskane në Shqipni. Të gjitha këto vepra që janë në themel të kulturës shqiptare kjen anatemue për gati nji gjysëm shekulli nga regjimi komunist. Tue i botue per here të parë ose edhe ribotue këto vepra lexuesi mund të njihet me zhvillimin e letersis, gjuhësis, historis, etnografis dhe folklorit shqiptar. Nji meritë të madhe për kët iniciativë ka At Zef Pllumi. Shumë herë e përseriste iden dhe projektin e tij për botimin e ktyne veprave. Më në fund ja arriti kësaj dëshire të madhe. Në vjetin 2005 sëbashku me Provincialin e asaj kohe Át Ndue Gashi filloi botimin e kolanës së shkrimtarve françeskan. Kolana do të përfshije ma shum se 100 vepra të botueme vite ma parë ose edhe shumë vepra që janë në dorëshkrime dhe që presin ditën e botimit.
Kolanën e kemi pagzue:
«BIBLIOTEKA FRANÇESKANE “ÁT GJERGJ FISHTA”
KOLANA E SHKRIMTARVE FRANÇESKAN»
Ky asht edhe projekti i Kolanës tonë:
PROJEKTI I KOLANËS SË SHKRIMTARVE FRANÇESKANË
PIONERET
Fra Pali i Hasit (botue në veprën e Budit)
Fra Francesco Maria da Lecce vj.1700
Fra Francesco M. Rossi
P. Tom Marcozzi
Át Leonard de Martino
Pater Gjergj Fishta (opera omnia)
Át Shtjefen Gjeçovi (opera omnia)
Át Pashko Bardhi
Át Pal Dodaj
Át Marin Sirdani
Át Vinçenc Prendushi
Át Anton Harapi
Át Ambroz Marlaskaj
Át Justin Rrota (opera omnia)
Át Martin Gjoka (Kompozime muzikore)
Át Bernardin Palaj (opera omnia)
Át Donat Kurti (opera omnia)
Át Antonin Fishta
Át Benedikt Dema (opera omnia)
Át Gjon Shllaku
Át Jakob Marlekaj (opera omnia)
Át Paulin Margjokaj (opera omnia)
Át Viktor Volaj
Át Danjel Gjeçaj
Át Vinko Malaj
Me kët kolanë na duem të paraqesim kontributin kultural, artistik e shoqnor që Provinca Françeskane Shqiptare ose ndryshej Françeskanët shqiptarë i kanë dhanë zhvillimit e perfeksjonimit të studimeve shqiptare dhe letërsisë së Kombit. Besoj se ky kontribut jo vetëm që nuk asht i paktë por thuej asht deçiziv e ka mbërrijtë kulmet e kulturës shqiptare.
Si do t’ia mbërrijmë këtij projekti?
Me ndimen e Zotit dhe të miqve.
Kur thomi «me ndimë të Zotit e të miqve» nenkuptojmë se duhet nji kohë mjaftë e gjatë, nji punë shum e madhe perveç nji fondi financiar jo të vogël. Për si mendojmë na kjo do të jetë kolana ma e madhe që paraqitet në gjuhen shqipe e cila përmban përveç letersisë e folklorit edhe studime gjuhsore, historike, filozofike shoqnore e artistike. Me kët rasë të fillimit të kësaj kolane u bajmë thirrje të gjithë miqve të françeskanve shqiptarë që të na ndimojnë me dokumenta, dorëshkrime, e studime në kët nisjativë të madhe për kulturen shqiptare.
Së pari po e fillojmë kët kolanë me françeskanët që u mueren me studime folkloristike si P.Bernardin Palaj P.Donat Kurti, P.Vinçenc Prendushi mandej me studiuesit e gjuhës shqipe si P.Justin Rrota etj.
Përfundoj me nji thanje të P. Anton Harapit që e shpreh kjartë qellimin e kësaj kolane “Per nji Zot të vertetë dhe nji Shqypní të lumtun”.
Fra Ndue Gashi
Minister Provincial
Prej filllimit të Kolanësë së Shkrimtarve Françeskan kemi botue këto libra:
1. Át Bernardin Palaj - Át Donat Kurti., VISARET E KOMBIT, Botime Françeskane Shkoder 2005. Ribotue edhe në vjetin 2007
2. Át Donat Kurti., PRRALLAT KOMBETARE vëll. I, Botime Françeskane Shkoder 2005. Ribotue edhe në vjetin 2007
3. Át Donat Kurti., PRRALLAT KOMBETARE vëll. II, Botime Françeskane Shkoder 2005. Ribotue edhe në vjetin 2007
4. Át Bernardin Palaj., VEPRA I (POEZI). Botime Françeskane Shkoder 2005.
5. Át Vençenc Prenushi., KANGË POPULLORE GEGËNISHTE. Botime Françeskane Shkoder 2005.
6. Át Justin Rrota., SINTAKSI I GHUHES SHQIPE, Botime Françeskane Shkoder 2005.
7. Át Justin Rrota., RRETH VOTRES, Botime Françeskane Shkoder 2005.
8. Át Justin Rrota., PER HISTORIN E ALFABETIT SHQIP, Botime Françeskane Shkoder 2005.
9. Át. Gjergj Fishta., NIKOLEJDA. Botime Françeskane, Shkoder 2005.
10. Át Justin Rrota., LETERATYRA SHQYPE, Botime Françeskane Shkoder 2006.
11. Át Justin Rrota., LETERATYRA SHQYPE II, Botime Françeskane Shkoder 2006.
12. Át Justin Rrota., GJUHA E SHKRUEME ASE VEREJTJE GRAMATIKORE. Botime Françeskane, Shkoder 2006.
13. Át. Gjergj Fishta., LAHUTA E MALCIS. Botime Françeskane, Shkoder 2006.
14. Át. Gjergj Fishta., PROZA I, Botime Françeskane, Shkoder 2006.
15. ÁT. Gjergj Fishta., PROZA II, Botime Françeskane, Shkoder 2006.
16. Mons. Vinçenc Prennushi., Gjeth e Lule, Botime Françeskane, Shkoder 2006.
17. Át Donat Kurti., Lojët Komtare, Botime Françeskane, Shkoder 2007.
18. Át. Gjergj Fishta., Mrizi i Zanave, Botime Françeskane, Shkoder 2007.
19. Át. Gjergj Fishta., Anxat e Parnazit, Botime Françeskane, Shkoder 2007.
20. Át. Gjergj Fishta., Vallja e Parrizit, Botime Françeskane, Shkoder 2007.
21. Át. Gjergj Fishta., Jerina ase Mbretnesha e Luleve, Botime Françeskane, Shkoder 2007.
22. Át. Daniel Gjeçaj., Gjergj Fishta Jeta dhe Vepra Botime Françeskane, Shkoder 2007.
23. Át. Jak (Luigj) Marlekaj., Pjeter Bogdani e Shqipnia e kohes se tij, Botime Françeskane, Shkoder 2008.
24. Át. Anton Harapi., Andrra e Prêtashit, Botime Françeskane, Shkoder 2008.
25. Át. Gjergj Fishta., Dramatika 1. Botime Françeskane, Shkoder 2008.
26. Át. Gjergj Fishta., Dramatika 2. Botime Françeskane, Shkoder 2008.
Në botimet françeskane, por jo në projektin e Shkrimtarve Françeskan kemi botue librin e parë të historisë së Shqipnis të shkruem shqip:
1. Thallòczy, Lodwig., Të ndodhunat e Shqypnís prej nji Gege që e don vendin e vet, Botime Françeskane, Shkodër 2008.
Ky projekt i Provincës Françeskane Shqiptare do të vazhdoj me botimin e të tjera veprave për te nxjerrë në dritë kontributin e madh që Françeskanët shqiptar i kanë dhanë Atdheut të tyne.
Qëndra e Botimeve Françeskane ndodhet në Shkodër pranë Kuvednit Françeskan – Kisha Françeskane.