Kėndvėshtrim mbi romanin qė ofron njė epokė tė tėrė
Skėnderbeu i Karadakut
-- nga Baki Ymeri (Bukuresht)
Kalorėsi i Karadakut tė Ibrahim Kadriut nuk ėshtė vetėm njė roman, por ėshtė njė monument, njė monument historik i betejave shqiptare pėr mbrojtje dhe pavarėsi. Porsi Skėnderbeu, Idriz Seferi, i admiruar madje edhe nga armiku, e shndėrroi Karadakun nė kėshtjellė tė mbrojtjes sė shqiptarizmit. Pėr moral shqiptarėt lėnė kokėn. Krejt ēka ėshtė shqiptare, shpirti im e mbėshtėtė. Kalorėsi i Karadakut ėshtė Bibla e letėrsisė shqipe - njė roman qė meriton tė pėrkthehet nė tė gjitha gjuhėt e botės.
Postuar nga Prishtina, nė adresen time nė Bukuresht, mė erdhi dėrgesa nė formė zarfi; njė paketim me vlerė. Fillimisht kur e hapa zarfin, dhe u ndesha me njė libėr tė rėndė prej 525 faqesh, krijova pėrshtypjen se autori mund tė ketė pasur kohė me bollėk pėr tiu pėrkushtuar njė formėsimi tė tillė romanesk, apo, derisa e shikoja librin aq voluminoz, mendoja se autori mund tė ketė rrėshqitur nė manire skribomani, duke shpenzuar kohė dhe faqe...Por, duke u mbėshtetur nė vlerėsimet qė kisha hasur pėr tė njėjtin libėr, pėrmes sė cilave kisha mėsuar se fjala ėshtė pėr romanin mė tė ri tė Ibrahim Kadriut Kalorėsi i Karadakut e qė, gjithnjė sipas vlerėsimeve - mbahesha nga kureshtja se kisha tė bėja me romanin qė kishte dalė nė dritė gjatė pranvewrės sė 2007-es, e qė bėnte fjalė mbi qėndresėn shqiptare kundėr bandave turko/sllave, ndava kohėn qė ti pėrkushtohesha sė lexuari qė nga fillimi e deri nė mbarim, dhe e lexova nė njė frymė, gjė qė nuk ndodh me libra tė
tjerė tė kėtij zhanri.
Dhe, fill pas pėrfundimit, e mendova atė qė do tė duhej tė thuhej nė fund tė shkrimit, si bindje imja, se Ibrahim Kadriu ėshtė autori i romanit mė tė mirė shqiptar tė kėtij shekulli, jo vetėm per shkak tė temės qė ishte e lėnė pas shpinė me dekada, pėr shkak tė sistemit qė nuk lejonte ndriēimin e figurave historike qė ia kishin falur jetėn ēėshtjės kombėtare, por edhe pėr shkak tė mėnyrės shtjelluese tė romanit, mėnyrė e kombinuar pėrmes rrėfimit tė avansuar klasik dhe formės moderne, ta quaj eseistike, tė ndėrhyrjeve mes kapitujve qė tėrheq me origjinalitetin shprehės. Andaj ky roman mė bėri pėr vete, duke mė tėrhequr labirintheve tė njėmendėsisė historike shqiptare, njėmendėsi kjo qė e tkurri atdheun tonė deri nė kėtė shtrirje tė ēalė tė sotėm, me vijėn kufitare mė kontraverze e rebusiane, vijė qė shtetin shqiptar e kufizon me shqiptarė. Romani,
duke u marrė me pepjekjet shekullore pėr tė mos ngelur nė kėto kufizime idiotike, mu ofrua edhe si histori, edhe si narracion
letrar, edhe si kushtrim edhe si ndergjegje (kombėtare) e lėnduar. Shkurt, romani mė erdhi si dhuratė e shkėlqyeshme me brum tė dinjitetit njerėzor e kombėtar tė asaj mase tė madhe protagonistėsh qė ditėn tė qėndrojnė nė kėmbė para ēdo furtune
tė drjetuar pėr zhbėrjen e kombit shqiptar.

Idriz Seferi me bashkėluftėtarėt nė hyrje tė Ferizajt
Modeli i Skėnderbeut si frymėzim pėr trimin e Karadakut
Romani mė erdhi me titullin simbolik Kalorėsi i Karadakut, duke mė dhėnė mundėsi parafytyrimi tė atij trimi, gjithnjė nė lėvizje, gjithnjė nė flakė... Mė erdhi si botim i Shtėpisė Botuese Rozafa, Prishtinė, 2007, me redaktor Sali Bashotėn. Mė
erdhi bashkė me njoftimin nė mjetet e informimit se, pikėrisht ky roman, e nderoi autorin me ēmimin Hivzi Sylejmani pėr vepėr mė tė mirė tė botuar gjatė vitit, ēmim ky qė iu nda nga Lidhja e Shkrimtarėve tė Kosovės, kurse unė e ēmova si
libėr mė i mirė gjatė shekullit. Faktikisht, nė 25 kapitujt e veprės sė tij defilon historia shqiptare e shek.XIX-tė dhe dekadave tė para tė shekullit tė shkuar, me njė varg evenimentesh tė bujshme qė ta pėrkujtojnė tė vėrtetėn se
Perandoria Osmane, Kongresi i Berlinit dhe Konferenca e Amabsadorėve, e kėshtu me radhė edhe takime tė tjera tė karakterit ndėrkombėtar ku shqiptarėve iu ngrushtua atdheu duke u dhanė tė drejtėn sllavėve, serbėve dhe malezezėve qė tė shtrinin
hegjemoninė gjithandej kah ishin shqiptarėt nė tokat e tyre (f.212). Kėtė e thoshte edhe Skėnderbeu i Karadakut (Idriz Seferi) nė kohėn e tij, kur modelin e Skėnderbeut si luftėtar e zbatonte praktikisht, por edhe per ngritje tė moralit tė atyre mijėra luftėtarėve qė i shkonin mbas nė shumė fronte: Skėnderbeu kėndejpari, nėpėr kėtė luginė tė Moravės, ka kapercye me luftėtarėt e tij nė rrugen prej Nishit deri nė Krujė, dhe na ka lėnė amanetin...
Idriz Seferi e dinte mirė se si Skėnderbeu ua siguroi shqiptarėve mėvetėsinė pėr
njėzetėpesė vjet rresht, prandaj edhe e kishte qėllimin e saktė, por... U munova
tanė jetėn me e ba kėt ven Shypni, po zor tė koka, bre!, tha mė plot dhembje nė
shtratin e vdekjės, duke lėnė porosinė se Ėndrra serbe ėshtė qė ti zėrė tokat
dhe shtėpitė shqiptare dhe nuk rreshtin duke bėrė plane, nga mė tė ndryshmet, qė
do tė nxitnin dėbimin tonė, qoftė me hatėr, qoftė mė zor... E dini ju se, sllavėt,
kudo qė kanė shkelur, fillimisht kanė fshirė tė gjitha gjurmėt e popullit tė
shkelur dhe nė fshirje janė futur edhe varret (f.204). Pėr mė tej potencohet
fakti se "osmanėt mė mirė sillen ndaj atyre qė nuk i kanė tė fesė, sikur janė
serbėt e bullgarėt, se sa ndaj nesh qė e kemi pranuar fenė e tyre, duke e ngritur
lart figurėn legjendare tė Gjergj Kastriotit i cili nė momentin e duhur u tregoi
osmanėve se dinte tė bėhej zot i vetvetes". (faq 145).
Kalorėsi i Karadakut tė Ibrahim Kadriut nuk ėshtė vetėm njė roman, por ėshtė njė
monument, njė monument historik i betejave shqiptare pėr mbrojtje dhe pavarėsi. Qė
nė faqet e para, autori pėrshkruan hijeshinė e ambientit shqiptar, brigjet e
Moravės tė mbushur mė bar, viset malore mė ato lagje tė bukura, shtėpitė e tė
cilave tė mbėshtetura shpateve dukeshin sikur gjerdanėt nė kraharorėt e nuseve,
bėn fjalė pėr patrulluesit dhe ekspeditat terrorizuese, tė cilat qarqet ushtarake
osmanė i merrnin kohė pas kohe. Pėr moral shqiptarėt lėnė kokėn. Autori
pėrshkruan karakterin e shqiptarit trimėrinė dhe burrėrinė e tij, mbrojtjen e
pėrgjithshme shqiptare kundėr aziatikėve, frikėn e Nikollė Skufajt nga Arta qė ua
kishte spiunimeve fanatikėve tė pėrbetuar nė fenė myslimanė tė cilėt, mė kohė
identifikonin pėrkatėsinė e gjakut mė pėrkatėsi feje, bėn fjalė pėr festat e
lashta shqiptare qė kremtonin Ditėn e Zonjės sė Karadakut, 15 gushtin,
pėrkatėsisht Ditėn e Shėn Mėrisė, njė sintagmė e shenjtė qė ta pėrkujton kishėn e Shumbrisė nė Tėtovė, tashmė e
sllavizuar. Autori pėrshkruan nxitjen osmanė pėr konvertim dhe organizimin e
kundėrshtisė kolektive kundėr osmanėve. Mė tej, pėrkujton Pjetėr Bogdanin, pėr
angazhimin e tij qė kishte ngjallur pezmin e osmanėve deri nė atė masė sa qė, edhe
eshtrat prej varri, osmanėt ia nxjerrin dhe ia shpėrndajnė qė zė mos ketė gjurmė e
as varr.
Krejt ēka ėshtė shqiptare, shpirti im e mbėshtetė
Nė kėtė kontekst lexuesi njihet mė burgosjet, persekutimet dhe tė deportuarit
stubllanė nė drejtim tė Anadollit. Mėnjanė stėrvisin serbėt hoxhallarė pėr
indoktrinimin e tė parėve tanė, nė anėn tjetėr, po kėtė e bėjnė edhe osmanėt nė
Stamboll, duke pėrgatitur njerėz apostafat pėr veprim nė Arnautlluk, programet
vepruese tė tė cilėve kishin pėr synim nxitjen e mosdurimit tė njerėzve mes veti,
sidomos tė njerėzve mė dallim konfesioni (43). A mos shkaun apo osmanin e kam
vėlla? - pyeste Isuf Selman Seferi, i bindur se vėllai i tij i vėrtetė ishte
prifti shqiptar i Stubllės qė e mbronte me fanatizėm fenė e tė parėve tanė. Ku
janė ata qė sjanė? Ku ėshtė kisha katolike e Shipkovicės dhe ku janė varret e tė
parėve tanė? Krejt ēka ėshtė shqiptare, shpirti im e mbėshtet, i thoshte Idriz
Seferi Dom Nikės, kur e pat pyetur Tė tė them Idriz apo Nikollė?.
Idrizi e mbante mend njė nga dhomat e objektit tė ngritur nė oborrin e kishės, dhe
e mbante mend se ēka kishte brenda: njė shtroje mbi dėrrasa tė rregulluara nė
formė shtrati, tre karrige dhe njė vitrinė me libra. E mbante mėnd edhe figurėn e
zonjės Marije, e ngritur mbi vitrinė dhe e rrethuar me qirinj(79). Gjatė bisedės
me Gaspėr Krasniqin del nė shesh se shqiponja si simbol i takonte derės sė
dukagjinasve, pastaj pasojnė pasazhe mbi synimet serbe pėr tė na ndjekur nga
trojet tona, pėr programet e tyre djallėzore pėr zgjerimin e hartės, pėr mitet
lidhur mė Luftėn e Kosovės ku kanė marrė pjesė edhe shqiptarėt, pėr traktatin e
fshehtė serbo/grek mbi ndarjen e interesave tė tyre nė dėm tė hartave tona
(113).
Idriz Seferi, vepėr e Odhise Paskalit
Tu lihet shqiptarėve toka shqiptare
Mė 24 prill 1877, Rusia i shpall luftė Turqisė, dhe ndodhi ngadhėnjimi i ushtrisė
ruse nė Plevn tė Bullgarisė, pėr tu nėnshkruar njė vit mė vonė, nė mars 1878, nė
Shėn Stefan, Traktati i Paqes, pėrmes tė cilit Serbia dhe Mali i Zi fitojnė
pavarėsinė e plotė mė pjesėn dėrmuese tė trojeve shqiptare, ngjarje tragjike pėr
shqiptarėt, tė shpėrndarė viseve tė Ballkanit, tė lėnė nė mėshirėn e kohės
(f.171), kur ekspeditat serbe u vėrsulen mė egėrsi primitive shqiptarėve tė
Nishit, Pirotit, Prokuples e kėshtu mė radhė, duke likuiduar qindra vendbanime
shqiptare, duke dėbuar nga shtėpitė e veta qindra mijė shqiptarė, duke i mbushur
rrugėt mė kufoma, njėsoj siē patėn vepruar sllavėt kundėr ilirėve autoktonė, mė
rastin e shpėrnguljes sė tyre nga shkretėtirat e Rusisė nė trojet trako-ilire tė
Dardanisė. Kėto informata ishin pėr ēmendje. Idriz Seferi, sipas autorit, nė
asnjė mėnyrė nuk gjente arsye pėr qetėsim.
Tė vetmen prehje e gjente kur kontaktonte sivėllezėrit e tij nė Stubėll, duke
vajtur mė kalin nė shalėn e tė cilit kishte futur pushkėn, kurse mbi shalė duqėt,
ku mbante bukė e djathė, dhe kafe e sheqer, ngase ndodhtė qė gjatė udhėtimeve dhe
vendosjes nėpėr oda, tė zotėve tė odave u mungonin gjėsendet edhe pėr mysafirin.
Pas planeve atnishqiptare tė Shėn Stefanit pason Kongresi i Berlinit (Bizmarku
nuk kishte haber se kush ishin shqiptarėt), ndjekja dhe dėbimi i shqiptarėve nga
Toplica, veprimi patriotik i shqiptarėve tė Stambollit, Lidhja Shqiptare e
Prizrenit, dhe proklamata e krerėve tė Lidhjes qė ia lexonte Ndue Sopi Idriz
Seferit: Nė dėshirojmė nxehtėsisht tė jetojmė nė paqe mė tė gjithė fqinjėt tanė:
Malin e Zi, Greqinė, Serbinė dhe Bullgarinė. Nė nuk kėrkojmė, nuk dėshirojmė asgjė
prej tyre, por jemi krejtėsisht tė vendosur tė mbrojmė mė kėmbėngulje ēdo gjė qė
ėshtė e jona. Tu lihet shqiptarėve toka shqiptare! (f.193).
Idriz Seferi i urrente ėndrrat ngase e dinte se ėndrra serbe ėshtė ti zėrė tokat
dhe shtėpitė shqiptare, dhe nuk rreshtin duke bėrė planė nga mė tė ndryshmet, pėr
ti fshirė tė gjitha gjurmėt e popullit tė shkelur dhe nė atė fshirje janė futur
edhe varret (f.204). Vajhalli pėr Kosovėn e shtrirė nė veri dhe nė jug tė
Sharrit! Misionarėt serbė mėnjanė dhe hoxhallarėt qė vinin si tė rėnė prej
qiellit. Askush nga tė besueshmit nuk dinte se njė numėr hoxhallarėsh tė tillė
ishin tė pėrgatitur nė Rusi, mė qėllim qė nė meset analfabetė, tė shpjegonin
Kuranin ndryshe, sipas porosive qė pėrputheshin mė programin sllav(f.223), qė
ai xhemat i dėgjueshėm, mėsonte tė bėhej servil i kėsaj botė. Sipas tyre,
domethėnė shqiptari mysliman, e kishte tė mjaftueshme jetėn e pėrtejshme edhe nuk
kishte nevojė ti pėrkushtohej aq shumė jetės sė kėsaj botė (f.224). Idriz Seferi
e kuptonte se jemi tė sulmuar nga tė gjitha anėt. Ai dinte tua ndalė turrin
turqve mėnjanė, dhe serbėve nė anėn tjetėr. Respekti i tij ndaj priftit shqiptar tė Letnicės, apo ndaj Mark
Milanit qė shkruante mirė pėr shqiptarėt ishte i pakufishėm. E admironte programin
e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe shqiptarėt pa marrė parasysh se cilės fe i
takonin. Shqiptarėt e gjorė, tė sulmuar nga turqit pse ishin tė krishterė, dhe nga
grekėt, serbėt e malazezėt pse ishin myslimanė.
Porsi Skėnderbeu, Idriz Seferi, i admiruar madje edhe nga armiku, e shndėrroi
Karadakun nė kėshtjellė tė mbrojtjes sė shqiptarizmit. E ndjente thellė nė shpirt
dramėn e shqiptarėve tė Nishit, Toplicės, Leskocit, kur vetėm brenda 5-6 javėsh u
zbrazėn 700 fshatra, u arratisėn afro 300 mijė, kurse rrugėve, tė vrarė e tė
mėrdhirė, mbetėn edhe shumė tė tjerė (f.244). Pavarėsisht nga kėrcėnimet e
sulltanit. Idriz Seferi organizon kryengritje, kryengritėsit mbi kuaj nisen fushės
sė gjerė tė Preshevės dhe e pushtojnė Shkupin. Ai nė Shkup kishte pėrjetuar
betejėn e parė nė jetėn e tij (f. 263). Betejat vazhdojnė njėra/pas/tjetrės,
derisa njė ditė do tė njihet edhe mė Sylejman Vokshin, Oso Kukėn, Bajram Currin,
Isa Boletinin, Hasan Prishtinėn, dhe veteranė tė tjerė tė betejave shqiptare pėr
ērobėrim dhe pavarėsi. Kishte dėgjuar jo vetėm njė herė se pabesia e grekėve dhe
e serbėve nuk ka fund. Turqit mėnjanė dhe serbėt nė anėn tjetėr, disa herė ia
dogjėn shtėpinė. Angazhimi ndaj frontit osman, por edhe ndaj frontit serb si dhe ndaj frontit tė pajtimit tė
gjaqeve, nuk i lenin kohė tė merrej edhe mė familje (f.330).
Foto: Idriz Seferi, skulpturė e Ismet Jonuzit
Mjeshtėria e transponimit tė tė vėrtetave historike nė tė vėrteta letrare
Nga kjo qė u tha mė sipėr u nxitėn shumė autore shkrimesh pėr kėtė vepėr tė
rrallė, mbi dhjetė vlerėsime autoritative u shkruan vetėm brenda gjashtė muajve,
prej kur ky roman doli nė dritė. Njė recension tė mirėfilltė, mė kritere
profesionale, pėr kėtė vepėr mė vlerė e ka shkruar profesori universitar, dr.
Mahmut Hysa. Qėllimi ynė ėshtė pėr tė nxjerrė nė pah faktin se duke shfletuar
kėtė libėr, konstatojmė historikisht se tė parėt tanė pėrjetuan nam masakrash,
edhe nga osmanėt pse tė parėt tanė ishin tė krishterė, edhe nga sllavo/grekėt pse
u bėnė myslimanė. Qėllimi elementar i pushtuesit ishte grabitja e trojeve,
likudimi i gjurmėve tė lashta tė krishtėrimit shqiptar dhe zbrazja e Kosovės nga
elementi autokton. Protagonsiti qėndror i romanit, Idriz Seferi i cili e shndėrroi
Karadakun nė njė kazermė tė mbrojtjes sė shqiptarizmit, sipas rrethanave historike
paraqitėt herė si trim legjendar, herė si mohues i fesė, herė si dashnor i flakėt,
herė si pleqnar, karakteristikė e njerėzve tė vendosur e trima.
Vlera kombėtare e romanit arrin pėrmasa ndėrkombėtare pėrmes pėrshkrimit tė
miqėsisė qė kishte Idrizi mė shqiptarėt e Mekės sė Kosovės, e cila faktikisht
ėshtė Stublla e Epėrme vatėr legjendare qė i ka bėrė ballė sundimit osman dhe
atij serb pėr tė ruajtur mė sakrifica dhe besnikėri qenien kombėtare, fenė e
Gjergj Fishtės dhe gjuhėn e shenjtė tė tė parėve tanė. Bashkėveprimi i Idrizit mė
Dom Nikėn dhe Gaspėr Krasniqin, apo mė priftin e Letnicės bazohej nė faktin se
ishin vėllezėr tė njė gjaku, dhe se aziatikėt nuk kishin asgjė tė pėrbashkėt mė
vendorėt, ata nuk kishin as trimėri e as burrėri, atyre u dukej vetja si njė mish
i keq nė organizmin e njeriut (f.12-13).
Shikuar historikisht, duke e ndėrlidhur tė vėrtetėn historike me ngjarjet e
romanit, Arbėn Xhaferi thekson faktin se serbėt dhe grekėt kanė atakuar trupin
tonė duke tentuar ti shfarosin shqiptarėt. Ndėrkaq politika osmano-turke ka
tėntuar tė zhdukė qėnien (shpirtin), identitėtin kombėtar shqiptar. Tė gjitha kėto
tėntativa kanė qėnė antishqiptare pavarėsisht nga format qė janė zbatuar nė
periudha tė dukshme. Lumturia qėndron nė artin pėr tu gėzuar me mrekullitė e
botės, duke mos harruar se njė nga shtatė mrekullitė e saj ėshtė edhe Kosova mė
shqiptarėt e saj qė kanė pėrjetuar traumat mė tė mėdha tė njerėzimit, duke
mbijetuar pėrmes artit tė sakrificės, heroizmit, qėndresės, solidaritetit dhe
besės. Bajroni ka thėnė se e shkuara ėshtė profeti mė i mirė pėr ardhmėrinė. Idriz
Seferi ėshtė njė nga modelet e shkėlqyera tė tė parėve tanė. Pėrmes rezistencės
heroike tij, autori na ndėrlidh mė brigjet lashta tė Shqipėrisė lindore, mė
kreshtat e levarashta tė Karadakut dhe fshatrat e Ana Moravės, mė strategjinė e kosovarėve trima pėr tu mbrojtur nga
pushtuesit e huaj, duke na i pėrkujtuar fjalėt e ishkryeminstrit shqiptar, Pandele
Evangjeli, se atje ku jetojnė shqiptarė, gjithė ajo tokė ėshtė atdheu i
shqiptarėve dhe i pandarė duhet ti mbetet shtėtit shqiptar tė lirė dhe tė
pavarur.
Po shtojmė mė kėtė rast faktin se Dr. Mahmut Hysa, recensionin e tij dedikuar
Kalorėsit tė Karadakut e ka pėrfshirė nė njė libėr tė tij voluminoz (Studimė 1,
Tėtovė, 2007), ku shtron tėma tė rėndėsishmė mbi letėrsinė shqipe. Nga autorėt e
mėvonshem, pos shkrimtarėve tė vjetėr, romantikėve dhe realistėve, ka radhitur
vetėm Ismail Kadarenė, Rexhep Qosjen dhe Ibrahim Kadriun. Sipas tij, mė romanin e
fundit Kalorėsi i Karadakut, ashtu si Sabri Godoja mė romanėt Ali pashė
Tėpelena dhe Skėnderbeu, autori krijon njė roman tė personazhit, ku nė qendėr
tė strukturės kompozicionale e vendos Idriz Seferin, njėrin nga prijėsit e luftės
e tė rezistencės jo vetėm nė krahinėn e Karadakut e tė Moravės, por edhe tė
luftėrave qė i prinė shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė.
Lexuesi ynė, gjithnje sipas M. Hysės, pėr ta kuptuar botėn letrare tė kėtij
romani, ėshtė e nevojshme tė ketė njohuri paraprake nga historia pse romansieri
rikrijon njė periudhė tė tėrė historike, pjesėn mė vitale tė historisė mė tė re.
Romanit nuk i mungon narracioni letrar, pjesė kur autori na pėrshkruan botėn e
brendshme tė personazheve, kur i jep ngjyrėn letrare ngjarjeve historike
megjithėse ky faktor u mungon fragmenteve tė shtypit, dokumenteve zyrtare,
kuvendeve dhe tubimeve historike duke dashur qė tu mbetėt besnik fakteve
historike. Romani Kalorėsi i Karadakut pėr poetikėn letrare, pėr stilin, pėr
mjeshtėrinė e transponimit tė tė vėrtetave historike nė tė vėrteta letrare, mbetėt
ndėr veprat mė tė realizuara tė kėtij autori dhe njė motiv mė shumė qė nė kėtė
mėnyrė tė transponohet edhe jeta e shumė prijėsve tjerė tė Lėvizjes Kombėtare,
thekson dr. Mahmut Hysa. Duke pėrfunduar, vlen tė potėncohet fakti se libri nė
fjalė ėshtė njė vepėr vlerash universale qė meriton tė ribotohet dhe xhirohet. Kalorėsi i Karadkut ėshtė Bibla e letėrsisė
shqipe - njė roman qė mėriton tė pėrkthehet nė tė gjitha gjuhėt e botės.