Në selinë e Kombeve të Bashkuara, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit
-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA
Në selinë e Kombeve të Bashkuara, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, u hapë ekspozita që mban titullin: "Besa: Kodi i Nderit - Shqiptarët që shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit"
"Rrëfimi i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, ku një komb i tërë, si popullatë, ka vepruar bashkërisht për t'i shpëtuar hebrenjtë, është një rrëfim i papërshkrueshëm"
United Nations New York : Në hollin e madh të pallatit të "Qelqët", ndërtesën e Kombeve të Bashkuara, për herë të parë, u hapë në New York, përpara rreth 300 pjesmarrësve, më 29 Janar, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, ekspozita që mban titullin: "Besa: Kodi i Nderit - Shqiptarët që shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit". Ceremonia zyrtare në përkujtim të viktimave të Holokaustit, fillojë me inaugurimin e kësaj ekspozite, në shenjë nderimi për shqiptarët, të cilët kanë shpëtuar çifutët(hebrenj) nga Holokausti. Ekspozita, e cila u hapë këtu në New York, është e përqendruar në atë aktin që bënë dhjetëra familje shqiptare, të cilët kanë rrezikuar edhe jetën e tyre, për t'i shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
"Ne sot, po nderojmë viktimat dhe ata që mbijetuan prej Holokausit , si edhe ata që shpëtuan jetën e atyre njerëzve," tha në fillim të fjalës së tij, nënsekretari i përgjithëshëm për Komunikim dhe Informacionin Publik, i OKB-ës, diplomati Kiyotaka Akasaka, duke folur në emër të Sekretarit të përgjithshëm Ban Ki-moon, i cili ndodhej në Ruanda." Me duhet ta deklarojë të hapur këtë ekspozitë, me autorizimin e sekretarit të përgjithshëm Ban Ki-moon, ekspozitë, kjo që ka në qendër e saj, kurajon e atyre njerëzve, burra e gra, të cilët shpëtuan çifutët(hebrejtë) gjatë Luftës së Dytë Botërore." - ka thënë ai.
Sipas, Sekretarit të përgjithshëm Ban Ki-moon, ekspozita ka dy pavione njëri që mban titullin: "Besa: Kodi i Nderit - Shqiptarët që shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit"; me një koleksion fotografish të realizuara nga fotografi amerikan, Norman Gershman, dhe familjet e atyre që kanë marrë pjesë në shpëtim. Dhe një pavion kushtuar "Carl Lutz dhe Shtëpia Legjendare e Qelqët në Budapest," së bashku me diplomatët Zviceran, të cilët, paisen me dokumenta udhëtimi, me mijra çifutë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, të largoheshin për në SHBA-së.
"Ju faleminderit! në emër të Qeverisë shqiptare, tha ambasadori i Shqipërisë, pranë Misionit të Përherëshëm të OKB-së, shkelqësia e tija z Adrian Neritani, në këtë ditë të kujtesës, e cila po shënohet këtu në Kombet e Bashkuara me hapjen e kësaj ekspozite, ku ka në fokusin e saj aktin historik të shqiptarve, që shpëtuan një popull nga padrejtësia dhe tirania" Më shumë se njëherë gjatë tërë historisë së tij, populli shqiptarë ka demostruar lidhjet e mira ndërfetare, bashkjetesen dhe respektin fetar, kulturor e social me të gjithë popujt e tjërë, shëmbull është Nënë Tereza, deri tek populli i Kosovës gjatë vitit 1999. Ne shqiptarët jemi krenar që ndajmë së bashku me ju kujtimin për ata që vdiqën dhe ata që mbijetuan. Ne kurrë nuk do ta harrojmë atë që ndodhi me Holokausitn", tha ambasadori Neritani.
Disa nga pjesmarrësit :
Morën pjesë, Rabbi Arthur Schneier i Park East Synagogue, kryetar i Fondacionit Apeli i Ndergjegjes - në Nju Jork. David Windsor, ambasadori i Australisë, ambasadori Alex Wolf i SHBA-së, ambasadori i Spanjës,Yanez Barnuevo, ambasadori i Vietnamit Bui Wianw,Isidoro Aizenberg, dhe Pigna Berchtole të ambasadës Zvicerane, Tete Antonio, i ambasadës së Angolës,Mohamed Edrees i ambasadës së Egjyptit, Dena Erlich konsulli i Izraelit,Gabriella Gyorffy e ambasadës Hungareze, ambasadori Claude Heller i Meksikos, ambasadori Adrian Neritani i Shqipërisë, dhe kori diplomatik shqiptar. Fotografi amerikan, kuratori i kësaj ekspozite Norman Gershman,Senatori i shtetit të Nju Jorkut, Jeff Klain.
Ish Kongresmeni demokrat i Nju Jorkut, Joseph J.DioGuardi, presidenti vullnetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, shoqeruar nga bashkëshortja e tij Shirli Cloyes, dhe drejtorët e Bordit, të LQSHA. Përfaqësues nga Organizata e Grave Shqiptare ne Amerike "Motrat Qiriazi" me kryetaren dr Ana Kohen. Kryetari e nkryetari i degës së LDD, z Agim Rexhaj dhe Elmi Berisha. Nga nkryetari i Vatrës Dr. Gjon Buçaj, z. Sejdi Hysenaj dhe z. Sejdi Bytyçi, Përfaqësuesit e Rrjetit t? Informimit "Frosina", me qendër në Boston, SHBA, znj. Jane Christo dhe z. Van Christo. Grupe shqiptarësh nga Detroiti me veprimtarin Marash Nuncullaj, dhe grupe shqiptarësh nga Bostoni me me juristin Agron Alibali. Gazetarë, studentë të huaj dhe shqiptarë, kori diplomatik i shumë vendeve akredituar në OKB, humanist, veprimtarë, personalitete politike e shoqërore, biznesmen dhe aktivist, anëtarë të familjeve shqiptare, që shpëtuan çifutët.
Në ekspozitë me fotografi dhe me pjesë filmike në ekranet e vogla të televizorëve, shfaqen vazhdimisht pjesë nga filma dokumentarë, e rrefime ku tregohet se kur Gjermania pushtoi Shqipërinë në vitin 1943, populli shqiptar refuzoi t'i përmbushë kërkesat e nazistëve për të dorëzuar listat me emrat e hebrenjve që jetonin atje. Pothuajse të gjithë hebrenjtë që kanë jetuar brenda kufijve të Shqipërisë gjatë okupimit gjerman, kanë shpëtuar dhe në fakt, në fund të luftës, Shqipëria kishte më shumë hebrenj, se që kishte para fillimit të saj, ka njoftuar Yad Vashem, qendra zyrtare e përkujtimit të Holokaustit. "Rrëfimi i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, ku një komb i tërë, si popullatë, ka vepruar bashkërisht për t'i shpëtuar hebrenjtë, është një rrëfim i papërshkrueshëm", thanë edhe folësit në ceremoninë e hapjes së ekspozitës.
Kjo ekspozitë, që hapë mbrëmë në Kombet e Bashkuara,në New York, duke përkuar me ditën e 60 - vjetorit, të Dekleratës Universale e të Drejtave të Njeriut, e pranuar më 1948. Kur për herë të parë popujt anë e mbanë botës, pranuan konceptin "Dinjiteti dhe Drejtësia për të Gjithë njësojë" Ekspozita do të jetë e hapur deri më 4 mars. Deri më tash, 22 mijë johebrenj kanë marrë çmimin më të lartë nga Yad Vashem që nga viti 1963, në mesin e tyre, janë 63 janë kryesisht myslimanë nga Shqipëria.
Çfarë është Holokausti?
Holokausti është një njollë e errët në historinë e njerëzimit. Holokausti është një sistem persekutimi sistematik, i një shteti burrokratik që vrau afërsisht 6 milionë çifutë (Hebrej) nga regjimi nazist dhe bashkëpuntorët e tij. Fjala "Holokaust" e ka origjinën nga greqishtja e vjetër që do të thotë "Sakrificë për pasion". Me ardhjen në pushtet në Gjermani të regjimit nazist në Janar 1933, besonin se gjemanët ishin "Superiorë për nga raca" dhe se çifutët cilësoheshin ose klasifikoheshin si "Inferiorë" dhe se ata ishin "të padenjë për jetë". Të paktën 200,000 persona me të meta fizike apo mendore u vranë si pjesë e programit "Euthanasia". Gjatë viteve të luftës, nazitët dhe bashkëpuntorët e tyre krijuan getot, kampet tranzite, si dhe kampet e punës së rëndë. Më rënjen e kapitullimin e Gjermanisë naziste, pas Luftës së Dytë Botërore, Bashkimi Sovietik, dhe vendet e kapmit komunistë, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë, krijuan ata burgjet politike, kampet e presekutimit, si dhe kampet e punës së rëndë.
|