U KREMTUA NË BOSTON 100-VJETORI I KRIJIMIT TË KISHËS ORTODOKSE SHQIPTARE NË AMERIKË
-- nga Beqir SINA, New York
Presidenti Topi dekoron Kishën shqiptare të Shën Gjergjit në Boston me Urdhrin "Naim Frashëri" i Artë dhe Imzot Nolin, (pas vdekjes), me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
BOSTON MASACUSTES: Viti 2008 shënon një shekull në punën e apostolatës shqiptaro - orthodokse në Amerikën e Veriut. Për herë të parë, kur u hap kisha e parë në Boston, shërbimet fetare u mbajtën në shqip për t'u shërbyer të krishterëve orthodoksë në gjuhën e tyre. Prifti ynë i parë dhe i paharruar, i cili më vonë u bë hierark, Theofan Stilian Noli, filloi një punë voluminoze të jashtëzakonëshme e të gjithëanëshme në vitin 1908, që i shërbeu popullit në SHBA-së, dhe në atdhe në mënyrë të mrekullueshme.
100 vjet më parë, me këtë kishë filloi një erë e re, në atë të besimit të krishter shqiptar orthodoks në Amerikën e Veriut.. Ky vit, ishte si përbetim i këtyre shqiptarëve të emigruar në Amerikë në kohë të ndryshme, për të thënë se amaneti i Nolit dhe patriotëve e atdhetarëve të tjerë, si: Faik Konica, Sotir Peci, Kol Tromara, Josif e Vasil Pani, Goni Katundi, Kristo Dako, P.N. Luarasi, K. Kirka, K. Demo, Koli Kristofori, Anthoni Athanasi, Llambi Misho, Nani Theodore, e qindra të tjerë do ta shpien në vend.
Viti 2008 është quajtur si viti kishës shqiptare - orthodokse në Amerikën e Veriut.. Ky vit, sipas kalendarit të kësaj kishe, filloi me 6 janarin, ditën e shenjtë të Epifanisë dhe Ujit të Bekuar, e cila është, gjithashtu, dita e emrit dhe ditëlindja e Fan Nolit. Më 9 mars, kjo kishë përkujtojë edhe bërjen prift të Fan Nolit dhe fillimin e misionit të tij të shkëlqyer si njeri i Kishës, burrë shteti, akademik, poet dhe patriot.
Marsi, po i këtij viti që e lëmë pas, ishte një muaj i veçantë për këtë kishë, përderisa ishte ky muaj i parë i pranverës, kur u hap kisha e parë në Boston - Kisha e Shën Gjergjit - shenjti mbrojtës i Gjergj Kastriot Skënderbeut. Në muajin mars të vitit 1965 Imzot Fan Noli mbylli sytë dhe u fut në histori për arritjet e tij në shumë fusha. Ndërsa më 4 maj, ditën e Shën Gjergjit, kjo kishë, do të hapte një ekspozitë speciale në auditoriumin "Anton Athanasi" në këtë katedrale, që do të pasqyronte jetën dhe veprën e Fan Nolit dhe rilindasve.
100 vjetori i Kishës Ortodokse shqiptare, në SHBA-së
Çdo gjë që lidhej me këtë kishë dhe me këtë vit që mund të quhet fare lehtë," Viti 2008 shënon një shekull në punën e apostolatës shqiptaro - orthodokse në Amerikën e Veriut", u bë më 27 dhe 28 shtator, dje dhe pardje në Bostonin Nolian. Me aktivitetin në "Grand Gala" ne "World Trade Center" në Boston dhe me mesëen finale në katedralen Shën Gjergji, komuniteti shqiptar i Bostonit, dhe grupe shqiptarësh nga shtetet e tjera të SHBA-së, festuan me madhështi 100-vjetorin e Kishës Ortodokse Shqiptare të themeluar nga Fan Noli.
Të krishterët orthodoks e përkujtojnë dhe e festojnë këtë shekullor, së bashku me besmitarët e tjerë shqiptar në Amerikë, me përulje; duke kujtuar gjithëçka ka ndodhur më përpara me shpresën se i qëndrojmë besnikë aspiratave dhe nevijave të brezave të ardhëshëm, për shpëtimin e përjetëshëm të tyre të ushqyer nga besimi.
Morën pjesë në mbrëmjen e madhe festive me rastin e njëqind vjetorit të themelimit të Kishës Ortodokse shqiptare në Boston nga Imzot Fan S. Noli rreth 1000 besimtarë shqiptarë, përfaqësues këta nga organizata të komunitetit. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, zotit Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi dhe delegacioni zyrtar. Ambasadori Shqipërisë në Uashington D.C, dr Aleksandër Sallabanda, dhe ai në Otava, ambasadori Besnik Konçi.
Morën pjesë edhe një përfaqësi vatranësh të cilët kishin udhëtuar nga Nju Jorku, me në krye dy nënkryetarët, e Vatrës, dr Gjon Buçaj, dhe zotin Agim Rexhaj, anëtarët e kryesisë, Zef Balaj, Majlinda Myrtaj, Arijan Myrtaj, Zef Përndocaj, Marijan Cubi, Sejdi e Zabit Bytyçi, dhe Agron Alibali. Stefan Koçi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, dega e Bostonit, Elmi Berisha e LDD-së, dhe veprimtari Harry Bajraktari e kryetari i të tre Besimeve fetare në Shqipëri z Rasim Hasanaj, i ardhur enkas.
Lisa Mrijaj - shefe e Stafit e zyrës së Bashkisë së Yonkersit - Nju Jork me bashkëshortin e saj Tomë Mrijaj, Sekretar i Përgjithshëm i "Lidhjes së Tretë të Prizrenit", autori i disa librave dhe publicist, i cili me rastin e kësaj feste i dhuroi Presidentit Topi dhe Kishës Otrotodokse Shqiptare në Amerikë, disa volume të dy librave të tij - njëri kushtuar Marie Shllakut dhe tjetri për Monsinjor Zef Oroshin bashkëpuntor i ngusht i Theofan Stilian Nolit.
Mirëseardhjen dhe duke bërë prezantimin e të ftuarve special të mbrëmjes e bëri zonja Lauren Gregory, drejtuese e programit festiv, përgatitur me rastin e 100 vjetorit të Kishës Otrotodokse Shqiptare në Amerikë. Fjalën e hapjes dhe foli për rëndësinë e kesaj feste si dhe bekimin e darkës e bëri Bishop Nikon, Bishop i Bostonit, Nju England dhe Dioqezes Shqiptare.
U egzekutua hymni kombëtar i SHBA dhe të Shqipërisë. Ndërsa, për historinë e 100 vjetëve të kësaj kishe, foli zoti Michael Gregory. Gjithashtu, ka përshëndetur këtë festë edhe Presidenti i R. Shqipërisë z. Bamir Topi. Me këtë rast, Kreu i shtetit dekoroi Kishën e Shën Gjergjit më Urdhrin "Naim Frashëri" i Artë. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës nga Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit të Presidencës, z. Aleksandër Flloko, Presidenti Topi i dorëzoi Peshkop Nikonit dekoratën e lartë me këtë motivacion: "Për kontribut të shquar në Lëvizjen Kombëtare për fitoren e pavarësisë dhe ndërtimin e Shtetit Shqiptar, vatër e pashuar e patriotizmit, e edukimit të shqiptarë e pa dallim feje për ruajtjen e kulturës, traditave dhe dashurisë për Atdheun dhe Kombin, me aktivitet të pandërprerë për përparimin dhe prosperitetin e tyre".
Më pasë e përshëndeti darkën edhe Ylli i Hollivudit, aktori i famëshëm me origjinë shqiptare Jim Bellushi, i cili vinte enkas për këtë kremtim nga Los Angelosi. Bishop Illa Katre, Philomelion dhe kryetar i Dioqezës Otrotodokse Shqiptare në Amerikë, foli për Im Zot Nolin, aktivitetin dhe veprimtarinë e tij fetare , patriotike, adhetare dhe intelektuale.
Mbrëmja përkujtimore u përshëndet edhe nga aktori i famshëm amerikan me origjinë shqiptare, Xhejms Belushi. Njëhereshit, u dha dhe një koncert festiv i grupit të valleve nga Bostoni- Bashkimi si edhe koncert i grupit "The Madhouse Ensemble të drejtuar nga John Keegan dhe Gjergj Trebicka nga DJ-George, po nën shoqërimin virtuozë të për rreth 45 minuta, të Xhim Belushit, i cili me koncertin festiv me muzik Xhaz, Folk, dhe Pop, ngriti në këmbë gjithë sallën me interpretimin e tij plot pasion.
Sot, të dielën e fundit të muajit, shtator,(28 shtator 2008), në orën 10:00 në mëngjes, Katedralja e Shën Gjergjit në South Boston (SHBA) ishte e mbushur përplot me besimtarë shqiptarë ortodoksë, të krishterët, e myslimanët, e bektashllinjt. Të cilët, ndoqën edhe ata në qetësi procesionin e shërbesës kishtare. Është një shërbesë jo e zakonshme—Celebrimi i Meshës Peshkopale të organizuar nga At Artur Liolini, kancelari i kishës ortodokse të Bostonit dhe e drejtuar nga Hirësia e tij peshkopi Nikon Liolin dhe Hirësia e tij peshkopi Ilia Ketri, në përkujtimin e 100-vjetorit të krijimit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.
Në përfundim të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti i Republikës së Shqipërisë,zoti Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi dhe delegacioni zyrtar, bëri homazhe në varrin e patriotit Fan S. Noli.
Në praninë e drejtuesve të Kishës Ortodokse shqiptare, si dhe të bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë dhe punojnë në Boston, po ashtu të ardhur dhe nga qytete të tjera të SHBA-së me rastin e 100 vjetorit të Kishës Ortodokse shqiptare, Kryetari i Shtetit vendosi një kurorë në nderim të thellë, mirënjohje dhe respekt për veprën e Fan S. Nolit.
Në komunikimin me shqiptarët e Amerikës, Kryetari i Shtetit shqiptar zoti Bamir Topi, falenderoi për mikpritjen, që shqiptarëve nuk u ka munguar asnjëherë dhe që i është dëshmuar edhe gjatë kësaj vizite të tij në SHBA, në vendin të cilin shumë shqiptarë e kanë ëndërruar dhe që shumë të tjerë e kanë bërë realitet, në vendin aleat të Shqipërisë, ku në vitet më të vështira shqiptarët kanë gjetur strehë. “Sot shqiptarët në SHBA janë bërë ambasadorë të vlerave dhe virtyteve kombëtare, të traditës dhe kulturës sonë të lashtë, duke qëndruar mjaft dinjitoz dhe kompetitiv”, - ka vënë në dukje Presidenti i Shqipërisë zoti Bamir Topi.
Historia
Themelimi i kishës së Shën Gjergjit është një nga ngjarjet më të rëndësishme për komunitetin ortodoks shqiptar në Amerikë. Kancelari i Kishës At Arthur Liolin në komente që i ka bërë kësaj ngjarje shprehet, se merita kryesore për këtë gjë i takon Fan Nolit. "Vitet e para të komunitetit dëshmuan demonstratën rreth një gojëtari të flaktë dhe të aftë, Fan S. Nolit, i cili filloi një karrierë vërtet të paparë. I thirrur në shërbim të Perëndisë, ai u shugurua prift më 8 mars 1908 dhe themeloi katedralen e Shën Gjergjit, si famulli të dielën e parë të Ortodoksisë në Boston. Kohët kërkuan përpjekje të ngutshme për të krijuar një kishë që t'u drejtohej emigrantëve shqiptarë në gjuhën e tyre, duke siguruar tekstet liturgjike dhe "duke ruajtur ndërgjegjshmërinë e parimeve si në atdhe dhe vetëkëmbënguljen e mësuar këtu në Amerikë", thotë Liolini.
|