New Jersey:
Shqiptarët në përkujtim të 64-vjetorit të genocidit ndaj çamëve
-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA
Çamëri çdo shqiptar është me ty !
GARFILD - NEW JERSEY: Shoqata Për Të Drejtat e Njeriut Çamëria, me bazë në Boston -SHBA përkujtoi tragjedinë çame.Të shtunën shoqata Çamëria përkutoi në njërin prej mjediseve të lokalit "Royal Manor Palace" në New Jersey, 27 qershorin 1944, 64 vjetorin ditën përkujtimore për tragjedinë e popullsisë çame. Aktiviteti i përvitshëm i çamëve, është bërë si në Shqipëri, dhe në SHBA-së që përkujtojnë genocidin e 27 qershorit. 27 Qershori 1944, pa dyshim do të mbetet gjatë në kujtesën e popullsisë çame të vendosur në Shqipëri, pas dëbimit me dhunë nga trojet e tyre në Greqi, në mesin e shekullit të kaluar.
Çështja çame, pra ky problem ende i pazgjidhur në saj të aktivitetit dhe veprimtarisë së komunitetit çamë në SHBA-së, është trajtuar dhe në Kongresin amerikan, nga kongresitët amerikan, Komisionit për liritë e të drejtat e njeriut i njohur "Komiteti i Helsinkit", dhe kur senatorja e New Yorkut, Hillary R. Clinton, e ngriti çështjen çame zyrtarisht, në Senatin amerikan. Shoqatat çame në Amerikë, me këto aktivitete dhe veprimtari që kanë bër deri tani, kanë bër një punë shumë të madhe, edhe për të sensibilizuar opinionin amerikan, qeverinë, Kongresin dhe Senatin amerikan, komunitetin shqiptar dhe atë ndërkombëtar OKB-në. Kërkesat e tyra plotësishtë të drejta janë të vazhdueshme në drejtim të së drejtës në faktorin ndërkombëtar, atë amerikan, faktorin shqiptar, politikën shqiptare, dhe në të gjitha organizmat që kanë të bëjnë me liritë dhe të drejtat e njeriut, nëpër botë.
Në tubimin e organizuar me këtë rast, në New Jersey, nga Shoqata Për Të Drejtat e Njeriut Çamëria, folën kryetari i kësaj shoqate, zoti Ahmet Xhafo, si dhe drejtues të organizatave dhe shoqatatve të tjera, lider fetar dhe përfaqësues të shtetit shqiptarë në Amerikë. Takimin e ka drejtuar sekretarja e shoqatës znj. Laura Selami dhe znj. Endri Merxhushi. Pas intonimit të të dy Hymneve Kombëtar, të SHBA-së, dhe Shqipërisë është mbajtut një minutë heshtje për viktimat e tragjedisë Çame.
Sakaq, Imami i Qëndrës Islamike Shqiptaro - Amerikane, në Garfield, Imam Rifat Halili është lutur për shpirtrat e të masakruarëve të tragjedisë, dhe ka bërë apel për kthimin e çamëve në tokat e tyre, tek varret e të parëve. Kryetari i Shoqatës, Ahmet Xhiafo ka mbajtur fjalën e rastit, ku ka përkujtuar edhe një herë tragjedinë që ndodhi në Camëri, ku popullsia e pafajshme çame, iu nënshtrua një genocidi të paparë. Krahas, dëbimeve me forcë, plaçkitjeve dhe përdhunimeve, u vranë dhe u masakruan njerëz të pafajshëm me qëllim spastrimin etnik të krahinës. Zoti Xhiafo, i bëri apel qeverisë greke, që të njohë realitetin dhe të kontribuojë për njohjen e të drejtave të popullsisë çame. Një ditë më parë se të mbahej ky tubim, Shoqata Për Të Drejtat e Njeriut Çamëria, me bazë në Boston -SHBA, kryetari i saj z Ahmet Xhiafo, lëshoi edhe një
deklerat në përkujtim të 27 Qershorit 1944.
Në tubim morën pjesë edhe dy përfaqësuesit e shtetit shqiptarë në Washington, zv.ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z. Kreshnik Collaku, dhe diplomati Dritan Mishto - sekretari i parë për çështjet politike dhe integrimin në NATO, në ambasadën e R. Shqipërisë në Washington. Si dhe disa veprimtarë të dalluar të çëshjtjes kombëtare, z Sejdi Hysenaj, Musli Mulosmani, Elmi Berisha, Jonuz Ndreu, Marijan Cubi, Pashk Paloka, Zef Perndocaj, dhe dhjetra të tjerë. Zv/ ambasadori, Çollaku, ka folur për ditën përkujtimore, e cila ëshët future në mremorien e historisë dhe të Parlamenti Shqiptar, i cili e ka përcaktuar si Dita e Përkujtimit të viktimave Çame. Zv/ambasadori i R. Shqipërisë në Washington, diplomati Çollaku, në fjalën e tij përshëndetëse, theksoi se sot, jemi mbledhur për të përkujtuar një nga ato ngjarje të hidhura e të dhimbshme që gjatë shekullit të shkuar e kanë goditur kombin Shqipëtar. I hidhur e fatzi ka qënë fakti, se të tilla fenomene, të tilla goditje që i kanë ardhur kombit Shqipëtar , pavarësisht se janë shkaktuar në vende të ndryshme, në kohë të ndryshme e nga autore të ndryshëm ato kanë diçka të përbashkët, Motivin! Mirpo, potencoi Çollaku, motivi ka qënë i njëjtë dhe njëlloj i padrejtë!
Motivi, ka qënë vetëm se shqiptarët kanë qënë shqiptarë, e nuk kan pranuar kurrë të humbin gjakun, gjuhën, identitetin e vlerat e tyre kombëtare e qytetëruese.
Ai tha se sot kombi ynë ka shumë të rënë, shumë në raport me numrin e popullatës ..por asnje nga të rënët tanë, nuk ka rënë në një tokë të huaj, ata të gjithë kanë rënë në tokën e tyre, e vetëm për t'a mbrojtur atë. Asnjëherë, shqiptarët në asnjë kohë, nuk i kanë shkaktuar asnjë populli vuajtje e dhunime, përkundrazi i kanë mbrojtur popujt në nevojë dhe i kanë ndihmuar fqinjët me aq sa kanë mundur.
Në këtë kontekst, diplomati Çollaku, tha se genocidi antiçam është pjesë e padrejtësisë historike me të cilën fataliteti goditi kombin shqiptarë gjatë 100 vjeçarit që lamë pas. Sot, ka vijuar ai veçse ka lajme të mire. Pikërishtë, sot, ora e historisë duket se po troket për Shqiptarët. Sot, duket se plagët shekullore po shërohen e endërrat, tona po bëhen realitet. Shqipëria ka marrë ftesën për të qënë anëtare e Aleancës VeriAtlantike, aleancës më të madhe demokratike, politike e ushtarake të kohës, NATO.
Ai kujtojë edhe një herë se Kosova, është e lirë dhe po ndërton e sigurtë të ardhmen e saj.. Shqiptarët në Mal të zi e Maqedoni, me qytetarinë e kontributin e tyre, për të ngritur një shoqëri demokratike dhe në frymë europiane e perendimore, në shtetet ku jetojnë po fitojnë në mënyrë dinjitoze respektin e të qenurit faktor i rëndësishëm dhe vendimtar në paqen,stabilitetin dhe ecjen e krejt rajonit drejt integrimit euro-atlantik..
Kështu, permendi përfaqësuesi i shtetit shqiptarë, diplomati Çollaku, edhe çështja e komunitetit çam ka më shumë mundësi e siguri të zgjidhet, në një rajon të integruar, në një rajon pjesë e strukturave euro-atlantike. Problemet, e pazgjidhura të komunitetit çam janë të drejta dhe dinjitoze, e tilla duhet të jenë edhe përpjekjet për zgjidhjen e tyre. Sot, shqiptarët janë kontribuesit më të sinqertë, e më aktive drejt integrimit euro-atlantik të rajonit. Ky kontribut, nuk mund e nuk do të kalojë pa e marrë shpërblimin e duhur nga bota e qyteteruar dhe nga historia, ka përfunduar fjalën e tij - zv/ambasadori i
R. Shqipërisë në Washington, diplomati Kreshnik Çollaku, Programi ka vazhduar me një valle epike, që evokonte aspiratën çame, në memorien e mosëharresës dhe mallin për vatrat e braktisura. Dr. Gjon Bucaj, zv/kryetari I Vatrës ka përshëndetur pjesmarrësit, në emër të kryetarit Agim Karagjozi, dhe të gjithë vatranëve. Ai tha se në këtë ditë të gjithë ndjehemi çamë
dhe të tillë do të jemi derisa të plotësohet amaneti i martirëve të masakruar. Dr.Buçaj theksoi faktin se Vatra ndjehej e obliguar që të mbështesë kërkesat e popullsisë çame, mbi të cilën është ushtruar genocid, janë marrë jetë njerëzore, mbahen peng pronat, deri dhe varret e të parëve.
Më pas u lexua një përshëndetje-kumtesë e prof. Sami Repishti, cili solidarizohej me kërkesat e Shoqatës Për Të Drejtat e Njeriut Çamëria, dhe e përshkruante genicidine pashembulltë të Greqisë mbi popullsinë e pafajshme. Kryetari i degës së Partisë Lidhja Demokratike e Dardanisë, për New York e rrethe, z. Agim Rexha(n/kryetar i Vatrës), përshëndeti organizatorët e
aktivitetit dhe u solidarizua me platformën e shoqatës Çamëria, për të drejtata e mohuara. Ndërsa ka bër thirrje që bashkësia shqiptare në SHBA-së, të jetë edhe më e angazhuar për zgjidhjen e çështjes çame. Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, dega e New Yorkut, dhe tri shtetshit, zoti Hakik Mena, pasi përshëndeti organizatorët dhe mbështeti këkresat e drejta të Shoqatës, kritikoi ashpër qeveritë shqiptare të të gjitha krahëve, të cilat, nuk kanë bërë sipas tij as përpjekjen më të vogël për të institucionalizuar në rrugë zyrtare të drejtata e çamëve.
Gazetarja Elmira Muja, aktiviste e dalluar e Organizates së Gruas Shqiptaro-Amerikane "Motrat Qiriazi", përshëndeti në emër të Shoqatës së grave Shqiptaro-Amerikane”Motrat Qiriazi” dhe tregoi fragmente ngjarjesh që ksihte përjetuar si gazetare nëpër Evropë nga takimet me çamë të emigruar, të cilët, nuk e harronin vendlindjen dhe ën memorie ksihin tragjedinë çame ët shkaktuar nga falangat terroriste të komnadatit grekë Zervos. I gjithë programi, që ishte i ngarkuar me shumë emocione, u shoqërua nga një shfaqje profesionale e grupit të Valleve”Bashkimi” nga Bostoni të udhjëhequr nga koreografi i mirënjohur Bashkim Braho. Aktori i njohur i komunitetit z. Xhevat Limani interpretoi poezi për çamerinë të poetit dissident Bilal
Xhaferri. Në fund u shfaqën pjesë nga dokumentari “Çamëria 64 vjet pas genocidit të 1944”.
Kryetari i Shoqata Për Të Drejtat e Njeriut Çamëria, zoti Ahmet Xhafo, dhe pjestar të grupit çam të valleve nga Bostoni ' Bashkimi" dale gjate nje manifestimi ne komunitet me ish Presidentin e SHBA-s, William Jefferson Clinton Z/ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z. Kreshnik Collaku, dhe Kryetari i degës së Partisë Lidhja Demokratike e Dardanisë, për New York e rrethe, z. Agim Rexha(n/kryetar i Vatrës), Mariajn Cubi, Sejdi Hysenaj, Agim Kragjozi, Mailinda Myrto, Ilir Hysa, Lek
Gojçaj dhe Agim Rexhaj gjatë një darke për pavarësinë e Kosovës Z/ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z. Kreshnik Collaku, diplomati Dritan Mishto - sekretari i parë për çështjet politike dhe integrimin në NATO, në ambasadën e R. Shqipërisë në Washington. z. Sejdi Hysenaj, dhe Agim Rexhaj.
Box:
Deklerata : Më 27 qershor 1944, plot 64 vjet më parë, bandat nazi-shoviniste të Napolon Zervës vranë, dhunuan dhe masakruan qindra shtetas të pafajshëm grekë, pjestarë të minoritetit çam të Epirit e Thesprotisë. Nën kërcënimin e bajonetave, dhjetra mijëra gra, pleq e fëmijë çamë u detyruan të lenë vartat stërgjyshore dhe të kërkojnë strehim të përkohshëm në Shqipëri e gjetkë. Vetëm tre muaj më parë, një fat të ngjashëm pësoi komuniteti hebraik i Janinës, i cili iu dorëzua nazistëve pikërisht me 25 mars 1944, ditën e Pavarësisë së Greqisë.
Çamët e dëbuar dhe fëmijët e tyre nuk lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre në Çamëri, duke mohuar kësisoj disa të drejta universale sikurse janë “dinjiteti dhe të drejtat e barabarta të secilit” e fryma e “vëllazërisë” njerëzore (Neni 1 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut”), mosdiskriminimi i çfarëdolloj (Neni 2), e drejta e jetës, lirisë dhe sigurisë (Neni3), si dhe e drejta për të mos iu nënshtruar “dëbimit arbitrar” (Neni 9).
Ndërsa çamët e besimit mysliman e fëmijët e tyre ende nuk lejohen të kthehen në Greqi, mijëra çamë të besimit ortodoks, që mbetën në Çamëri, i janë nënshtruar një diskriminimi të pashembullt racor dhe mungesës së plotë të të drejtave themelore të njeriut që i përkasin çdo pakice kombëtare.
Qeveria greke deri më sot refuzon të trajtojë dhe zgjidhë problemin çam me realizmin dhe humanizmin e duhur. Ajo ngul këmbë se ky problem ose nuk ekziston, ose duhet trajtuar si një çështje dypalështe midis Shqipërisë dhe Greqisë.
Si një vend demokratik dhe anëtar I BE-së dhe NATO-s, Greqia nuk ka pse të trembet nga njohja dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut të pakicave etnike në përgjithësi dhe të pakicës çame në veçanti. Përkundrazi, prestigji dhe autoriteti i Greqisë do të ngrihen lart nëse ajo lejon kthimin në vatrat e tyre në Greqi të shtetasve grekë që i përkasin komunitetit çam.
Në këtë ditë të dhimbshme të Përkujtimit të Gjenocidit Çam, ne i bëjmë thirrje qeverisë së Z. Karamanlis që të heqë dorë pa humbur kohë nga qëndrimi intransigjent e mohues dhe të njohë e mbrojë të drejtat e njeriut të pakicës çame, përfshirë kthimin në vatrat e tyre stërgjyshore.