HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Presidenti Sejdiu iu adresua Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė:

Populli i Kosovės ėshtė sovran

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA

Beqir Sina

Sejdiu nė OKB: Kosova ka vullnetin e mirė tė ketė marrėdhėnie me ēdo vend fqinjė - si fqinje tė mirė edhe Serbinė

UNITED NATIONS - NEW YORK CITY: Ne adresimin e tij para KS te OKB, Presidenti i Republikes se Kosoves Fatmir Sejdiu beri te ditur se prezanton Kosoven si vend sovran dhe se vendimet per Kosoven nuk mund te merren pa pajtimin e saj. Presidentit Fatmir Sejdiu ne KS te OKB nder tjera, falenderoi OKB-ne per punen e bere qe nga viti 1999 si dhe perseriti premtimin se Koosva do ta zbatoje planin e te derguarit te OKB-se per statusn e Kosoves Marti Ahtisarit, perfshire ketu edhe obligimet per permbushjen e te drejtave te minoriteteve. Ban Ki Moon ne adrersimin e tij ka thene se UNMIK-u me nuk mund te kryej detyrat administrative. Ne diskutimet e tyre presidneti serb Bors Tadis, sikur edhe perfaqesues rus paraqiten qendrime identike, duke mohuar edhe konstatimet e Presidentit Sejdiu por edhe ato te Sekretarit te Pergjithshem te OKB Ban Ki Mun.

Ne fund te mbledhjes Presidentit i Republikes se Kosoves Fatmir Sejdiu ne KS te OKB -se, iu pergjigje interesimit te madh te gazetareve nga e gjithe bota. Gazeta kombetare Bota Sot, ne New York, ndoqi mbledhjen drejpersedrejti nga selia e Kombeve te Bashkuara, dhe pergatiti te plote ne fund te ketij takimi debatin me gazetaret, e akrdeditur ne OKB.

Sejdiu: Populli i Kosoves eshte sovran
Sejdiu tha se :Republika e Kosoves ka parasyshe inisiativen e Sekretarit te Pergjitheshem te OKB-se, zotit Ban Kin Moon per fillimin e ketij procesi. Ne kemi perkushtim tone qe Kosova te funksionoje e plote si shtetet demokratik, sovran dhe i lire, shtet i te gjithe qytetareve te saj, shqiptare, serb, rome, boshnjak e te gjitha pakicat e tjera.
Ne ēmojme ate te cilen bene Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, ta vendosin Kosoven ne rrugen e se ardhmes se saj. Gjithashtu, promovojme edhe perkushtimin tone te perbashket, megjithe sfidat e medha qe kaluam. Shpallja e Pavaresis se Kosoves dhe Kushtetuta e saj jane nje shprehje e te gjitha atyre arritjeve qe Kosova ka bere deri tani, nje prove e mire edhe e institucioneve dempkratike qe kemi ngritur. Perfitoje nga ky raste te falemnderoje edhe te gjitha ato vende qe kane njohur deri tani Republiken e Kosoves. Edhe gjithashtu ato vende te cilat kane shpreshur vullnetin e mire te ndihmojne Kosoven drejt integrimit europian, pjese e se ciles Kosova eshte gjithmone.

Kosova, eshte ndertuar dhe e zhvilluar si faktor i rendesishem i stabilitetit dhe i paqes ne rajon. Qasja jone eshte te ndertojme dhe te kemi marredhenje te mira, me te gjitha vendet perfshi ketu fqinjet tane tradicional, perfshire ketu edhe Serbine ne kontekstin e dy shteteve sovrane e te lira. Per njohjen e Kosoves, ēdo shtet i ka procedurat e veta ne jemi te hapur per kedo prej tyre qe deshiron te vendos marrdheie te mira dhe te barabarta. Per kete arsye ne i kemi drejtuar nga nje kerkese pothuajse te gjithave shteteve anetare te OKB-se. Dhe mednojme se ky proces nuk ka perfunduar, eshte nje vazhdimesi.

Scesioni nuk eshte i pranushem per ne, dhe nuk eshte teme per ne. Kosova siē e siper citova eshte pjese e te gjithe qytetareve te saj, pa dallime pakice apo shumice. Perserise se Kosoav eshte nje shoqeri, multietnike, dhe e integruar me popullsine e saj. Kosova eshte e gateshme te mbroje te gjitha te drejtat e qytetareve te saj me Kushtetuten e saj, e cila hyri ne fuqi me 15 qershor. Shembulli i Kosoves eshte i pakonstetushem ne te gjithe boten, per te drejtat e barabarta te te gjithe qytetareve te saj.

Me Serbine i kemi perfunduar te gjitha proceset e negociatave. Ēdo gje eshte konsumuar ne maksimum. Asnje lloj negociate, e cila ze ne "goje" statusin e mare te Kosoves deri tani nuk e pranojme kurre me dhe as qe do te kete negociata te ketilla ose te ketyre llojeve me kerkend ne bote.
Ne kete kendeveshtrim ne jemi te interesuar te kemi marredhenie te mira te kooperimit edhe me Serbine ashtu si me ēdo vend fqinje - si fqinje te mire. Ne te njejten kohe kerkojme qe edhe Serbia te mbaje te njetin qendrim me fqinjin e saj. Dhe ti ndihmoje e instrumentalizoje serbet ne Kosove, te integrohen ne shtetin ku jetojne - ne Kosove. Serbet e Kosoves duhet qe t'i kthehen realitetit, pasi kane te gjithe mundesit dhe kane me shume pervilegje dhe garancione se ēdo qytetar i Kosoves. Keto jane te grantuara edhe me Kushtetuten e re, nje Kushtetut thellesisht demokratike e moderrne. Ne kemi ligje dhe perkushtim per integrimine qytetarve tane. Per te funksionuar me te gjitha kapacitetet si shtet i lire, demokratik, i pavarur e sovrane. Nje pjese e serbeve jane te prezantuar edhe ne jeten tone, deri ne qeveri.

Qytetaret e zakoneshem i jane kthyer jetes normale. Mendoje se procesi i bashkepunimit me ēdo vend me Kosoven duhet te jete teper intensive. Dhe procesi i konfigurimit te rolit te OKB-se, ne Kosove duhet te jete nje afat i limituar. Ndersa persa i perket prezences se ELUEX-it, ne e shohim se nje pjese ndihmese ne proceset e rendesishme qe ka hyre tani Kosova, pas shpalljes se pavaresise dhe berjes se saj me Kushtetuten e re. ELUEX-in ne e quajm nje afrim me shume per tu integruar ne si Kosove me shume me te gjitha strukturat europiane. Ekonomikisht Kosova ka shume shance te heci perpra e te zhvillohet me shume. Dhe kjo hedhe poshte ēdo alibi se "Kosova ka qene gjithmon e varur nga Serbia, dhe smundet te jeteoj vetem". Fundja ka qene Serbia ajo qe e ka shfrytezuar Kosoven. Dhe fatemireshsit kjo histori ka perfunduar. Eshte populli i Kosoves ai qe do te qeverise Kosoven dhe do te ndertoje prespektiven e tij., perfundoi Sejdiu

Ban: Rikonfigurimi i UNMIK-ut, e drejte e imja
SHBA-te, Britania dhe Franca e mbeshteten propozimin e Ban Ki-Moonit gjate takimit te Keshillit te Sigurimit per Kosoven. Rusia dhe Serbia kundershtuan planet per ndryshimin e pranise nderkombetare ne Kosove.

Ne diskutimin e tij, Sekretari i Pergjithshem, Ban Ki-Moon, vleresoi se Kombet e Bashkuara ne Kosove ballafaqohen me nje realitet te ri dhe u shpreh se synon, ne baze te konsultimeve me Beogradin dhe me Prishtinen dhe ne pritje te udhezimeve te Keshillit te Sigurimit, qe t'i harmonizoje aspektet operative te pranise nderkombetare civile ne Kosove. Ai tha se kete do ta beje sipas mandatit qe e ka.

"Kjo eshte pjese e mandatit te gjere qe me eshte dhene nga Karta e Kombeve te Bashkuara dhe nga Rezoluta 1244, qe e miratoi Keshilli i Sigurimit ne vitin 1999", tha Ban Ki-Moon.
Nese ky realitet i ri nuk kihet parasysh, zoti Ban tha se "mund te kete rritje te tensioneve, perfshire tensionet ndermjet bashkesive ne Kosove, e kjo do te kontribuonte ne krijimin e rrethanave te pavolitshme per pranine civile nderkombetare".

Sekretari i Pergjithshem theksoi se "oferta e Bashkimit Evropian, qe ta marre nje rol te rendesishem operativ", eshte e nje rendesie te veēante, pasi do te "mundesonte ndarjen e pergjegjesive".
Ambasadori amerikan, Zalmay Khalilzad, tha se Shtetet e Bashkuara e pershendesin raportin e Sekretarit te Pergjithshem, Ban Ki-Moon, per rikonfigurimin e UNMIK-ut ne Kosove.

Ne kete kuader, ai u shpreh se eshte e drejte e tij qe ta beje kete veprim."Shtetet e Bashkuara besojne se Sekretari i Pergjithshem ka te drejte te vendosjes per ta rikonfiguruar UNMIK-un dhe ne e mbeshtesim nismen, qe ai ka ndermend per ta bere", tha ambasadori Khalilzad.Por, ambasadori rus ne Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin, tha se Rusia e konsideron ilegal misionin e BE-se ne Kosove.

"Ne e konsiderojme jolegjitime vendosjen ne Kosove te te ashtuquajturit mision te sundimit te ligjit te Bashkimit Evropian dhe ndertimin e Grupit Drejtues per Kosoven, qe ka filluar pa vendimin e domosdoshem te Keshillit te Sigurimit. Kjo eshte kunder Rezolutes 1244 dhe parimeve te pajtuara per Kosoven", tha Vitaly Churkin, ambasador i Rusise ne Kombet e Bashkuara. Ambasadori amerikan, Khalilzad, tha se Keshilli i Sigurimit duhet te jete i inkurajuar nga suksesi i shpejte qe ka arritur Kosova, prej se eshte bere e pavarur. Me tej ai tha: "Fakti se qeveria demokratike dhe multietnike e Kosoves tash eshte e gatshme te qeverise, eshte nje deshmi per suksesin e Kombeve te Bashkuara ne ndertimin e institucioneve", tha Khalilzad.

Por, kete konstatim e kundershtoi presidenti i Serbise, Boris Tadiq."Nuk ka institucione multietnike ne Kosove, bile as sot", tha ai.
Tadiq tha se Beogradi nuk mund t'i mbeshtese planet e Sekretarit te Pergjithshem, Ban Ki-Moon, per rikonfigurimin e misionit aktual te Kombeve te Bashkuara ne Kosove. Ambasadori amerikan, Zalmay Khalilzad, u shpreh se Beogradi nuk po i inkurajon serbet e Kosoves qe te bashkepunojne me shqiptaret. “Beogradi hapur ka vendosur t'i shfrytezoje lidhjet me serbet, qe t'i dekurajoje serbet e Kosoves nga bashkepunimi ose edhe qe te bisedojne me fqinjet e tyre shqiptare ne Kosove", tha zoti Khalilzad dhe shtoi se institucionet e Kosoves kane miratuar legjislacionin per mbrojtjen e pakicave, qe mbeshtetet ne planin e Martti Ahtisaarit.

Kosoven ne mbledhjen e Keshillit te Sigurimit e perfaqesoi presidenti Fatmir Sejdiu. Lidhur me planet per rikonfigurim ai tha:"Republika e Kosoves e ka parasysh propozimin e Sekretarit te Pergjithshem per rikonfigurimin e UNMIK-ut dhe ka po ashtu perkushtimin qe Kosova te zhvillohet si shtet demokratik e sovran "Kosova eshte ndertuar, eshte zhvilluar dhe eshte njohur si faktor i rendesishem i stabilitetit dhe paqes. Qasja jone eshte qe te kemi raporte te mira me gjithe fqinjet tane, perfshire dhe Serbine, por gjithmone si dy shtete sovrane", tha Sejdiu.I pyetur se a ekziston mundesia qe te bisedohet perseri me Serbine, presidenti Fatmir Sejdiu tha:"Jo, ne e kemi perfunduar procesin e negocimit me Serbine. Asnje negociate qe ka te beje me statusin dhe biseda te atij lloji nuk do te kete."

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara