HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kur neglizhenca e shtetit vret nė lulen e rinisė

Tragjedia e "9 janarit" tė zbardhet
nga prokoruria e krimeve tė rėnda
-- Pal Rupa
-- nga Nikollė Mėhillaj*, 9 janar 2008

Shoqata 9 janari 2004, me rastin e 4 vjetorit tė ngjarjes tragjike

Ditėt kalojnė e kujtesa i bėn apel ndėrgjegjes, pėr t'u rrėfyer pėr atė qė ndodhi atė natė tė errėt Janari tė vitit 2004, atė natė tė premte qė nė histori ka hyrė si e premtja
• zezė e 9-tė Janarit, si tragjedia e Karaburunit.
• premtja e zezė!!!
• e zezė dhe e errėt si vetė nata, skėterrė si vetė vdekja, e hidhur si loti i nėnave, e thellė sa pikllimi i zemrave, e papėrmbajtur sa vetė stuhia, e pamėshirė si vetė qeveria,
• pa shpirt si vetė deti, e pa besė si vetė rrjeti, qė nxiti, krijoi e mbrojti vetė shteti.

Viktimat e tragjedisė sė 9 janarit 2004
Viktimat e tragjedisė sė 9 janarit 2004


U quajt, quhet e do te quhet e premtja e zezė, sepse i zi ishte lajmi, qė u pėrhap atė natė nė ēdo prag e nė ēdo vatėr shqiptare, kur njerėzit ende jetonin me atmosferėn festive, qė sapo kishin lėnė pas.
Si rrufeja qė ēan qiellin lajmi u pėrhap qė nga Vlora e deri nė Vermosh, e vendin e mbuloi kudo hija e vdekjes. Sytė dhe zemrat e shgiptarėve u drejtuan nga qielli, e thirrjet nga qeveria, pėr tė kėrkuar mėshire nga Zoti e ndihme nga shteti. Por jo, ky vend e ky popul1, nė tokė nuk kanė zot qė t'i mbrojė nga fatkeqėsitė qė u sjell njeriu, sepse shkak i gjithė fatkeqėsive tė kėtij vendi ėshtė vetė zoti i vet me emrin Qeveri, Shtet, Pushtet a ku di unė se ēfarė dreq emri mund t'i vėmė.

Ndėrsa zotit nė qiell s'i mbetet gjė tjetėr veē tė hellė dritė mbi tė vėrtetėn e asaj nate mister tė 9 Janarit 2004, ku humbėn jetėn 28 bijė e bija prej tė cilėve, 8 rezultojnė tė humbur edhe pas shumė kėrkimeve tė pandėrprera, pa llogaritur kėtu tė mbijetuarit qė e panė vdekjen me sy, duke provuar edhe agoninė e saj. Njė rrugė e gjatė dhe njė rrjet i gjerė pėr tė arritur deri aty, ku jeta me vdekjen kanė vendosur midis tyre kufirin e pėrjetshėm. Ndoshta mund tė jetė edhe rastėsi, por tė gjithėve ne, na ēudit fakti qė atė natė Vlora me gjithė bregdetin e saj ishte vėnė nė dispozicion tė malėsorėve, apo "Malokėve", siē na quajnė ne ata. Tė gjithė ata djem e vajza ishin nga vertu. Tė gjithė nga Shkodra, Malėsia, Dukagjini e deri nė Mėrtrur.

Asnjė nga Tirana, Asnjė nga Durrėsi, S'pati nga Lushnja, Berati, Korēa, Tepelena as Skrapari. Nėse ishte rastėsi grumbullimi e nisja, pėrse tė mos ishte rastėsi edhe mbėrritja nė bregun tjetėr? Pasi dihet, se dhjetėra gomone, me qindra herė e mijėra njerėz, kanė kaluar mes pėr mes detit me dallgė. Nėse deti na paska qėnė i tėrbuar, pėrse hynė brenda? E nėse hynė, pėrse nuk u kthyen? A mos vallė grumbullimi ishte njė plan e nisja njė urdhėr? Kush ishin ata qė i grumbulluan? I kujt ishte skafi e kush ishte skafisti? Kush e mori i pari lajmin pėr tragjedinė qė po ndodhte, cili ishte reagimi i forcave tė rendit? Cilat ishin masat dhe mjetet e shpėtimit? Si reaguan institucionet e larta tė shtetit pas marrjes se kėtij lajmi ogurzi? Pėrse deklaratat e tyre nuk pėrputhen me veprimet qė ata kryen gjoja pėr t'i shpėtuar? Kur filluan realisht kėrkimet? Kur dhe kush i gjeti? Pėrse tė gjallet nė Vlorė e tė vdekurit nė Sazan? Me urdhėr tė kujt dhe pse? Ē'mister fshihet pas kėtij veprimi? Qindra pyetje, pas tė cilave qėndrojnė mijėra pikėpyetje i lindin kujdo, qė sjell ndėr mend atė natė tė paharruar tė 9 Janarit 2004 dhe, qė tė gjitha tė ēojnė nė tė njėjtin pėrfundim. Ata po udhėtonin nė makinėn shtetėrore tė krimit me timonier mafjen dhe destinacion vdekjen. Arsyet i dinė ata qė i ēuan deri aty.

Megjithėse kanė kaluar 4 vjet qysh prej asaj dite, mbi kėtė ngarrje, nė vend tė dritės hidhet mjegull e hije. Padrejtėsia nė emėr tė drejtėsisė krijon fajtorė imagjinarė, duke anashkaluar dokumenta qė flasin qartė pėr tė vėrtetėn dhe qė me dashje i fshehin nė skutat e errėta te drejtėsisė tė pėrfolura per korrupsion.
Shume njėrėz qė dinė diēka per te vertėtėn e kėsaj nate jane te gatshėm te deshmojne para drejtėsisė dhe asnjėhėre nuk u ėshtė lejuar dhe kerkuar nie gjė e tillė, sepse padrejtesise me emrin e rreme drejtėsi, nuk i intereson e vėrteta. Dėshmitaret duhet te heshtin, te mbijetuarit duhet te humbin kujtesen, ose te largohen sa me pare e sa me larg prej ketu. Te vdekurit po kalben né dhe e nuk flasin dot. Kurse ne te gjallėt endemi duke trokitur dyerve qe s'na hapen. Te gjithe heshtin. Edhe ata qe dikur na premtuan se do te ishin zeri yne, se do te ishin avokatet tanė, tani heshtin. Edhe pse tani ata janė ne pusht& dhe i kane te gjitha mundesitė te bejne sot ate qe e premtuan dje, perseri heshtin. Perse!??

Nese nė familjet e atyre viktimave tė pafajshme po kėrkojmė tė vėrtetėn, qe fshihet kjo nuk ėshtė hakmarrje. Nėse ne po kėrkojmė drejtėsi, as kjo nuk ėshtė ndonjė privilegj. Jemi gytetarė tė kėtij vendi dhe do tė ishte mirė ta ndjenim vehten si tė tillė. Institucionet e larta tė shtetit tė sė drejtės, qė nga kuvendi, Presidenti e Qeveria i kanė tė gjitha mjetet pėr zbardhjen e asaj nate kobėzezė. Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė, Prokuroria e Pėrgjithshme dhe gjykatat tek tė cilat dikur dyshonim, tani nė kuadrin e reformės nė drejtėsi, janė pastruar e rinovuar dhe nuk ju mungon asgjė tjetėr perveē vullnetit pėr tė zbardhur tė vėrtetėn. Pėr tė qenė tė bashkuar nė kėrkim tė sė vėrtetės mbi kėtė ngjarje, kemi krijuar shoqatėn kombėtare "9 Janar 2004" nė tė cilėn aderojnė familjet dhe tė afėrmit e viktimave e jo vetėm kaq, sepse edhe tė tjerė njerėz qė dinė diēka mbi kėtė tė vėrtetė janė anėtarėsuar nė shoqatėn tonė. Pra nuk jemi pak, sepse edhe Ata janė shumė por kanė veē njė emėr, Ata janė njė dhimbje qė na ther nė zemėr, Ata janė njė thirrje qė s'na le tė qetė, Derisa tė gjinden shkaktarėt e vėrtete. Loti s'po na lė me u pėrmend mė rradhė, Shpirti po na dhemb, zemra ka shumė mallė. Keni "9 Janarin" emėr tė pėrvetēėm, Jeni nė zemrat tona kujtim i pėrjetshėm.

Duke u pėrkulur me respekt e dhimbje pėrpara kujtimit tė fėmijėve tanė tė vdekur e tė humbur tragjikisht, tė atyre 28 bijė e bijave qė humbėn jetėn nė tragjedinė gjėmėmadhe tė Karaburunit, nė familjet, tė afėrmit dhe farefisi i tyre, duke shprehur mirėnjohje dhe respekt pėr tė gjithė ata, qė me lot nė sy morėn pjesė nė dramėn tonė tė pėrbashkėt, tė inkuadruar nė shoqatėn "9 Janar 2004", betohemi pėrpara kujtimit dhe varreve tė tyre se do tė pėrdorim nė mėnyrė tė pėrshkallėzuar, tė gjitha mjetet demokratike, deri nė gjetjen dhe vėnien para drejtėsisė tė shkaktarėve tė kėsaj tragjedie.

I pėrjetshėm dhe i paharruar kujtimi juaj, Tė dashur bijė e bija tė shtrenjtė.

Shogata kombėtare "9 Janar 2004".
* Kryetari: Nikollė Mėhillaj



TRAGJEDIA E "9 JANARIT" TĖ ZBARDHET NGA PROKURORIA E KRIMEVE TĖ RĖNDA

-- nga Pal Rupa, 9 Janar 2008

Pal Rupa Dhimbje nė zemra dhe lotė derdhen si ujėt e burimeve nė alpe, pėr njė tragjedi qė nė memorien e kombit shqiptar s'do tė harrohet kurre. 28 viktima nga tė cilat 8 tė zhdukura. Kaluan plot katėr vjet dhe nė ēdo pervjetor, po e njėjta situatė: tragjedi e pazbardhur. Dėnohet fakiri, shpėton vampiri. Gjygje tė manipuluara e tė politizuara... Sa keq! Dėnime kapitale pa gjygj. Sa tmerr! O Perendi, ku je?!!...
Jemi nė shtėpine e kryetarit tė shoqates "9 Janari" Nikollė Mėhillaj. Miq tė shumtė kishin gozhduar sytė mbi ekranin e televizionit qė po transmetonte "9 Janarin". Lotėt rridhnin. Nikolla dhe Agia janė prinderit e Marlenit dhe duken si tė ngrirė, por nė prani tė vizitorėve tė shumtė, e mbajnė veten edhe pse zemra sikur donte t'u dilte jashtė kraharorit. Kur disa stacione i pėrfunduan emisionet pėr tragjedinė e Karaburunit, me 9 Janar 2004, edhe pse tė pėrlotur, filluan replikat:

-"E paēi faqen e bardhė, ju, dhe gjithė ata qė kanė ardhė me na ngushėllue pėr humbjen e djemve e vajzave tė Shkodrės, e nė veēanti, pėr djalin tonė, Marlenin!" - vazhdoi Nikolla.
-"Ju forcoftė Zoti, o Nikollė Marashi e u ardhėshim pėr gėzime mbas sodit!" - u shprehėn tė mallėngjyer vizitorėt e shumtė. Replikat vazhduan...
Ndėrsa bisedat vazhdonin, si pa dashje, u shmanga nga bisedat dhe me dolėn parasysh si nė ekran, pėrfytyrimet e mia mbi tragjedine e "9 Janarit 2004".

Faksimile e shkrimit tė botuar nė gazetėn 55
Faksimile e shkrimit tė botuar nė gazetėn 55

"Tė lumtė, o Djalosh"!

1. Ishte prag zgjedhjesh per pushtetin lokal. Populli ishte bėrė me dije se nė Shkodėr, do tė behej njė tubim i madh. Nė kėtė tubim do te merrte pjese Kryetari i Partise Demokratike te Shqiperise, Profesor Doktor Sali Berisha. Si gjithnje, nga te kater anet e Rethit te Shkodres ashtu siē zbresin ortigjet nga malet e larta te bjeshkeve ashtu populli, i vendosur per te korrur nje fitore tradicionale per forcat e djathta, me flamuj kombetarė kuq e zi, e me flamuj blu si Belli i kalter dhe me lule e bonderola shumėnjgyrėshe, kishte zene vend ne sheshin "2 Prilli". Jo vetem sheshi, po edhe rruget ishin mbipopulluar, saqė s'mund tė ēaheshin. Tribuna qe ngritur para Universitetit "Luigj Gurakuqi," pėrballė Memorialit "2 Prilli".

Valėvitje flamujsh, brohoritje etuziaste... Por, ja! Si nje shigjete e mbeshtjelle me flamuj blu, me duartrokitje dhe me perqafime qe me s'ka Doktori, zuri vend ne tribune. Policia e rendit e kishte te veshtire te kryente detyren, perballe hovit qe shpertheu nga anetaret e partive te spektrit te djathte dhe simpatizanet e shumte, qe ishin tubuar si asnje her tjeter. Une, ne cilesine e gazetarit, kisha zene vend afer tribunes. Dallova se dikush po ēante turmen, duke ngritur lart nje tufė luesh blu. Shikova. E njoha. Ishte Marlen Mėhillaj, anėtar i PD. Ai, me energjine prej djaloshi te shkathte, ēau kordonin e forcave te rendit dhe me shpejtesi hipi ne tribune dhe i dhuroi nje tufe lule blu Prof. Doktor Sali Berishes. U perqafuan dhe Marleni, zbriti krenar nga tribuna i mbushur tere gezim, duke u qelluar me nje bresheri "blizesh" dhe duke u fokusuar ne celuloid, ne aparatet e shumte fotografike e te kamerave qe e ndoqen me vemendje portretin admirues te atij djali smpatik: me trup te gjate, me fyture kuqaloshe, me sy e vetulla te zeza e me floke te zez. Duke kaluar permes turmes, u perqafua edhe me turmen. E perkeledhen ate djale, aq te mrekullueshem dhe aq vizionar e progresist.

E puthen, i lemuan floket e zinj, aty para Memorialit me histori tragjike. Ēdokush i kishte ne vemendje "14 Janarin", "16 Qershorin", "13 Dhjetorin" e vitit 1990, masakren e "2 Prillit" te vitit 1991.
Ne gjithe ate mori njerezish e dinim te gjithe qe kishte edhe nga ate qe nuk ia duan te miren demokracise. Ndofta kishte edhe kriminele qe kane qelluar ne deshmoret e "2 Prillit", ndofta kishte edhe kriminele qe perdoreshin nga partia ne pushtet per te shtypur me zjarr e me hekur levizjet demokratike ne qytetin e Shkodres, ndofta kishte kameleone, qe, kur e kane pergafuar ne turmen Marlenin me urimin: "Te lumte, o Djalosh"! dhe duke i ferkuar floket, ashtu siē i ferkoi "Rama" floket Arben Brocit dhe pastaj, me vone, me snajper i "dhuruan" plumbin per ta perjetesuar ne memorial bashke me Besnik Ēekėn, Bujar Bishanaku dhe Nazmi Kryeziu dhe duke plagosur afro 100 qytetare...

Bishat e uritura kur japin shpirt, behen tepėr agresivė. Ekziston nje foto ku vellai i "Deshmorit te Demokracise" Nazmi Kryeziu, Vildan Kryeziu, qe posa zbriti nga tribuna ne nje miting te forcave te djathta, ne Tirane, ne Sheshin "Skenderbej", te jete keqtrajtuar nga policia politike e partise se majte e ardhur ne pushtet me vota te vjedhura. Police te shumte ju versulen vellait te Deshmorit te Demokracise, Vildan Kryeziut. Sa skandaloze! Sa banalitet kriminal!... Turma ia hoqi nga duart "gjahun" neodiktatorave. Edhe ne Shkoder Vildani ndiqej nga kundershtaret politik, por s'u largua nga Shqiperia pa mbaruar zgjedhjet dhe pa i fituar ato. Ishte nje demokrat i flakte por ia kishin prure "ne maje te hundes" forcat e erreta dhe pseudodemokrate qe me dy gishta lart, bashkepunonin me ekstremistet e majte. Ai vendosi te ike nga Shqiperia, pasi beri pasurine "rrush e kumbulla" per te siguruar parate per udhetim. Me brenge ne e zemer e me lote ne sy, Vildani, u largua nga Shqiperia dhe kerkoi strehim politik ne Evrope. Edhe Marleni me shoke e dinin se nje dite do te perplaseshin me neodiktatoret. Asnje garanci s'kishin. Ishin familje me bindje e veprime antikomniste: babai i Marlenit, Nikolla, kishte themeluar seksionet e para ne Nikaj-Mertur, axha Leka ishte burgosė dhe me ardhjen e demokracise u be militant i flakte. Gjoni, axha i Marlenit, kryeplak dhe kryetar i seksionit i PD, faniljarisht mbeshtetes te vendosur te zhvillimeve demokratike dhe komisionere besnik.

Per keto veprime dhe me bindje antikomuniste ishin ne shenjester. Edhe Sadik Doēi ishte nje militant i flakte i levizjes per demokraci Baba, Gjon Rak Doēi, ka qene drejtues i proēeseve demokratike dhe kryeplak e komisioner ne fushatat elektorale, gjithnje me fitore. Daja i Sadikut i burgosur politik dhe gjithe familja mbshtetes te levizjeve demokratike ne Dukagjin dhe ne Shkoder, si dhe komisionere te vendosur per te mbrojtur voten e lire. 85% te pjestareve te Tragjedise se "9 Janarit" kanė zhvilluar veprimtari tė dendur ne sherbim te demokracise, prandaj duhej te largoheshin sa me pare.

Ky qellim i tyre u kishte rene ne vesh agjenteve te policise kriminale, ndaj me nje dinakri per te zene ne gracke te rinjte antikomunise na qenkesh bere nje plan sipas te cilit na qenkan ngarkuar punonjes te policise se Shkodres per veprim, te cilet siē thuhet me vone, i paskan qetesuar edhe klandestinet se jeni te "siguruar" dhe nga policia e shtetit!
Ishte hartuar lista dhe ishte gati ne perfundim.Nikolle Mehillaj kishte vene re nje fenomen qe e kishte bere te dridhej i teri. Ai tregon:

- "Djali im Marleni, kishte nje shok qe kishte qejf ta regjistronte me vete, por duhej miratuar nga lart. Emri i tij u mor ne shenim dhe me vone pasi u analizua tek eprori, u dha prgjigje negative: nuk regjstrohet shoku i Marlenit!" - vazhdoi Nikolla. Shoku i Marlenit dhe disa klandestine te tjere nuk u miratuan.
- Pse? - kishte pyetur Marleni?
- Nuk jane miratuar. Kaq kemi ne nė dore, - ishin pergjegjur i ngarkuari per verifikim. Ata qe s'u pranuan dolen perjashta me koke ulur. Me koke ulur dolen edhe Marleni e shoku i tij.
Ne kete mes ka diēka...
- Ēfarė ka babė? - pyeti Marleni.
- Kurrgja te paste baba, ja kishte prit Nikolla te birit.
- Nuk munden me marre me teper se s'kane vende, te paste baba!

Babe e bir "e morėn me tė qeshur...".
Ēfarė kam verejtur deri tash, ne liste paska vetem ata qe kane biografine e keqe!! - I kishte thene Nikolla vehtes. Kjo e kishte ēmendur Nikollen por mundohej ta permbante veten. Shoqerimi qe po u benin punonjesit e policise e lehtesonte, por edhe e tmerronte, sepse e dinte se te majtet e pareformuar s'kane as s'kan me pasė kurre besė. Dyshimi ishte aq i madh, sa s'kishte ku te shkonte!!...
Po. Ishin zgjedhur me kujdes qe te dergoheshin ne gomone vetem kundreshtare te regjimit dhe antikounist. Kjo liste ishte kontrolluar me vemendje edhe nga SHIKU - thote Nikolla super i shqetesuar.
- Na ndihmofsh, o Zot! - kishin thirrur te gjithe.

Kushtrimi

2. Ishte 9 Jjanari. Moti ishte egersuar se tepermi. Shterngatat e shiut i kishin mbushur pellgjet plot e perplot me uje. Gjthkush, ne keto dite me mot te keq, ishte strukur ne shtepine e tij, here me zjarr e here pa zjarr, por pa drita gati vazhdimisht. Rradhe here shikoje drita naten. Kur kishte drite ne ndonje kabine per nje grup shtepiash, te gjķthe e dinin se ne ato shtepia dikush ka vdekur.

- Paste drite! Kjo ishte shprehja qe i dhuronin te vdekurit diten e varrimit. Qeveria e majte jepte drite per te vdekurit dhe erresire per te gjallte. E pra, ne kete nate te errte te 9 Janarit, do te ndodhte nje ngjarje qe do te trondiste tere Shqiperine. Femijet me thirren:
- O Babe, o babe!
Nxitova per ne dhomen e televizionit, ku qene femijet e po ndiqenin lajmet. - Ē'ka ndodhur? - pyeta.
- "Top Ēeni" njoftoi se disa klandestine kishin dhėnė kushtrimin se po mbytena! Te gjithe u zverdhem ne fytyre. Na erdhi shume keq dhe u pikelluam pa mase. - Zeri te mbytur!
- Jo, babe, mos thuaj ashtu, mos ndill keq, se asht gjynah! - m'u pergjigjen femia.
- Ju nuk e dini se tashti eshte nate. Me qeveritaret tane nuk merret kush vesh deri ne oret e vona te mengjesit te dites se neserme, e jo ma naten. Ata tani jane duke bere qejf dhe do t'i kete zene alkoli.
- Me duket se edhe Kryeministri ndodhet jashtė shtetit - me thane femijet te zbete ne fytyre.
- Deri ne oren 9 te mengjesit s'ka burre qe bisedon me ta. Ata jane parti-shtet, si partia e qoftelargut.
Nuk i japin askujt llogari:
Gjykatat jane te tyre, eproret i kane te tyre. Krejte klane e nepotike jane. - Athua jane nga Shkodra ata klandestine? - Po qene nga Shkodra edhe me te rrezikuar jane. Kundershtaret politike te majtet eksremiste i sulmojne pa meshire, - vazhdova une.
-Po mediat e Shkodres pse s'japin njoftim?
- Kur u vra Azem Hajdari ne fillim filluan japin muzike argetimi, por kur zjeu revolta, ate muzike, e kthyen ne funeber. - vazhdova une.
- Po, Po, zeni te mbytur sonte ne kete nate te tmerreshme me shi dhe shterngata shiu. Te gjithe u pikelluam dhe filluam nje heshtje e cila na trishtonte te gjtheve... Ndigjonim... Heshtje... Prisnim, por me kot.
Shteti heshti. Heshti se s'donte te shpetonte kundershtaret politike. Heshti se klandestinet ishin shkodrane. Heshti se Partia ishte mbi te gjitha!

Shkodra nderon viktemat e tragjedise "9 JANARI"

3. Ishte ora 6 e mengjesit e dastes 10 Janar 2004. Qyteti kishte rene ne nje qetesi absolute dhe kjo per Shkodren perbente nje rast te jashtezakonshem. Rruget ishin te boshatisura. Edhe ndonje kalimtar ecte me kujdes sikur rruga te ishte mbushur me thumba qe te shponin. Ishte dite zije, zi kombetare. Flamujt ishin ulur gjysme shtize. Urrejtja e shkodraneve kishte arritur kulmin.
- Zi ka Shkodra, por jo autoret e krimit, - tha njeri qe s'u permbajt.
- Kam ndigjuar se djemte e Shkodres i preu ne bese policia e Shkodres, - tha njeri. - Plani i kesaj tragjedie ka ardhur nga lart dhe do te kete qene i studiuar me kujdesin me te madh, atje ne maje te piramides, - vazhdoi tjetri.
Urrejtje. Perseri urrejtje... Mallkime... vaje... lotet s'pushonin as nga kalimtaret... - Ptu, ptu! - peshtynte ne toke plot urrejtje nje qytetar i moshuar. Vetem kur jane pushkatuar burrat e Shkodres ne Rremaj ka pase nje terror te tille, - nxorri keto fjale dhe plot nerva e me lote ne sy u largua dhe ishte gati te perplasej me dike, por e mblidhi vehten e iku si i trumhasur.

Kur arrita ne Sheshin "2 Prilli", pashe tmerrin e vertete. Makinat e ushtrise, blinduar sikur te ishin ne Irak, ishin ngarkuar me arkivola, brenda te cileve, ishin djemte e Shkodres te djegur ne lende kimike dhe te masakruar per se vdekuri. Ēdo minut, ne at pozicion, prodhonte urrejtje dhe lote.
S'e zgjata. Aty pash Prefektin Gjergj Liqejza.
I dhashe doren dhe u interesova per nje problem varrimi.
Pushtetaret vendore te Shkodres dhe te zonave rurale, asaj radhe, po vepronin me kujdes te jashtezakonshem, perballe urrejtjes, qe kishte ngjallur mosveprimi i Qeverise per t'u shpetuar jeten bijeve te Shkodres, prere ne bese nga policia e shtetit kriminal, atje ne gomonet e vdekjes, qe u nisen nga brigjet e Karaburunit permes dallgeve te ēmendura dhe stuhive e vetetimave atje ne detin e zhurmeshim.

Familiare dhe makinat u nisen ne drejtime te ndryshme per te derguar viktimat prane shtepive te tyre,ku, nje dite me pare, ishin nisur pa ju dhene doren prinderve,qe Vu ecin mbare udhetimi.Por me kot ...Kerkesa e djemeve te Shkodres per ndihme ra ne vshin e shurdhte te shtetit. Ata u lane te mbuten se ishin shkodrane, se ishin me bindje te djathta dhe mbi 85% te persekutuar politik.
Gjama shpertheu dhe temerri kishte mbuluar gjithe Rrethin e Shkodres dhe te Malesise se Madhe. Njerezit kete redhe u zune ngusht. Gjithe ato viktima duheshin perciell me nderime me te medha. Po, a ishte e mundur te shkonje ne te gjith ato familje? Ishte krejte e pamundur, por njeriu duhet ta justifikoje veten brenda mundesive. Turma njerezish levizni sa ne nje shtepi, ne tjetren. Po a duroheshin dhimbjet, kur shkoje njerez qe ju binte te fiket? Ne ate dite, shume nena e mora, vellezer e micie gerdhishteshi me thonj nga temerri. Gjaku rridhte ne fytyra te gjakosura. Mallkimet qe buronin nga palca e shpirti te trazuar s'pushonin: He, i vrafte i madhi Zot ata kriminele qe ban kasaphane me bijte dhe bijat e Shkodres!!...

Kryetari i Partise Demokratike, Profesor Doktor Sali Berisha po viziton familjet. - Zoti ju dhashte force per keto dhibje te medha!- iu drejtua ēdo familjeje duke derdhur lote bashke me grupin qe e shoqeronte, si: Jozefina Topalli, Artan Haxhi, Astrit Bushati e shume te tjere... Vizita te shumeta... Gjon Raka, Nikolle Mehillaj e me radhe...
Premtime... Se shpejti do te vime ne pushtet e te shporrim kete qeveri kriminale dhe te vėrė para pergjrgjesise shkaktaret e vertete te kesaj tragjedie te papare, - vazhdoi Berisha dhe derdhi lote te sinqerte ne ēdo familje, bashke me ekipin qe e shogeronte. Per te shprehur ngushellime, pa pike turpi, erdhen edhe ndonje qeveritare qe kishte ideuar e realizuar tragjedine. Po erdhen per te lare duarte si Pilat dhe familiaret i percollen me "dashamiresi" qe meritojne kriminelet...

Nė emėr tė shoqatės

4. Kryetari i Shogates "9 Janari", Nikolle Mėhillaj, u shpreh:
"Qeveria e Fatos Nanos..."
- Me fal, zoti Nilollė. Ju jeni shume i nderuar, por mua po me del nje problem:
- Ju lutemi, Nikolle, ma jepni vendimin e gjykates qe jeni person juridik si Kryetar i Shogates "9 Janari"! Nikolla, u ngrit dhe nga nje dosje blu, qe kishte edhe dokumenta te tjere, nxori vendimin e Gjykates se shkalles se Pare Tirane me 17.02.2005, Nr.1272 dhe ma dha plot nerva.
- Pse po nxehesh? - iu drejtova.
- A ke ardhe per ngushellim, a per kontroll, - me tha.
- Ndigjo Nikolle!
- Me erdhi shume keq qe ta kerkoj kete dokument, por isha i detyruar, se ju me dhate gazeten "Shqiptare" te dates 9 Janar 2008, faqe 15 me titull. "Berisha na zhgenjeu pėr autorėt".
...Nder te tjerat autorja e shkrimit, B.Sh., kishte marre ne interviste "Kryetarin" e Shoqates "9 Janari" z. Marash Vuksani, i cili i ka kerkuar kreut te ekzekutivit shqiptar te mbaje premtimin e dhene dhe te mendoje per ata prindėr qe ende nuk kane nje varr per femijet e tyre...

U habitem, Zonja B.Sh. nuk duhet ta kishte marre nje interviste pa u siguruar se kush eshte person juridik qe ka te drejte te fiase ne emer te shoqates. Nje shoqate ka vetem nje kryetar. "9 Janari 2004", Ka kryetar z. Nikollė Mėhillaj, siē u tha me lart. Eshte i detyruar gazetari te flasė me baza ligjore. Ne kete rast shume njerez pyesin: Kur eshte hequr nga detyra e kryetarit z. Nikolle dhe kur eshte ngarkuar me detyren e kryetarit z. Marash Vuksani dhe nese eshte e vertete, te tregoje vendimin, Nr. date.

As une as shoqata s'don t'ia dije manipulimeve te tilla. Shoqata e di se ēdo veprim i paraqitur me lart, pavarsisht se kush ka te drejte, nje gje shihet qarte: tendenca te panumerta per per te anatemuar zbardhjen e "9 Janarit".
- Shkaktaret e tragjedise jane te qarte - thote Kryetari i kesaj shoqate, Nikoll Mhillaj - dhe vazhdoi:
- Ne nje debat televiziv ish kreu i Qeverise rezulton te jete shprehur se ishte koha per te goditur klandestinet. Dhe klandesttinet u goditen me nje pikesynim te caktuar: te jene kundershtarė poliitikė. Per te realizuar kete, klandestinet u muaren nga Shkodra dhe ne realizimin e kesaj masakre u angazhuan funksionare te larte te shtetit te tveshur me pushtet, duke bashkepunuar me oficere nga Komisariati i Shkodres. Eshte bere lista e zgjedhur me 85% me persona me bindje politike te djathta e te prsekutuar politike, duke i hedhur ne det permes dallgeve ne nje nate me shkreptima rrufeshe e buullima.
Pse s'u moren klandestinet nga jugu, pse u zgjodhen vetem me bindje te djathta, pse u hodhen ne det ne nje nate kaq te trazuar, pse s'u veprua kur u dha alearmi?! Ekzistojne fakte te pakundershtuara se funksionare te larte te shteti qe shkoi ngarkohen me pergjegjesi te rende ligjore per tragjedine e 28 viktimave nga te cilet 8 te zhdukur.

Kater vjet po sillemi poshte e lart neper Shqiperi per te zbardhur kete tragjedi. Gjykata e Vlores na ka detyruar te hapim pa mbarim seanca. Ta marrė vesh publiku, se gjykata penale e Vlores s'i pranon shoqates tone, as dokumenta zyrtare, as deshmitare, as kaseta filmike. Pa na thoni zoterinj prokuror e gjygjtare se si munde te zhvillojme gjygj pa te tille dokumenta?!
Ne, dhe ēdo shiptar i ndershem, e dime se 28 viktima te pafajshme, te prera ne bese, u bene kurban per te ēimentuar themelet e Qeverise se Majte dhe per te terrorizuar Shkodren, bastionin e Demokracisė.
Viktimat, te afermit e tyre, ishin te paret qe dhane voten kunder te majteve, ishin qendrestare te vendosur per te mbrojtur voten e lire e te ndershme ne ēdo fushė, qe ne Shqiperi te funksionojne shteti i se drejtes dhe te garantohet e drejta per te jetuar.

Gjykata e shkalles se pare ne Vlore nuk ka kompetence te hetoje ish-funksionare te larte te shtetit, prandaj shoqata jone i ben thirrje Kreut te Mazhorances, Kreut te Shtetit, Prokurores sė Pėrgjithshme qe tė hapin driten jeshile per zbardhjen e Tragjedise se "9 Janarit 2004" - proēesi hetimor t'i kaloje Gjykates se Krimeve te Renda duke bere gjygj te hapur para mediave, qe te vihet ne vend e drejta e mohuar nga drejtesia e politzuar deri tani, - u shpreh ne emer te Shoqates "9 Janari", z. Nikolle Mėhillaj.

Shkoder, me 09.01.2008

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara