HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


INTERVISTĖ-BISEDĖ ME SHKRIM ME KASEM TREBESHINĖN

-- nga Hans-Joachim Lanksch

Kasėm Trebeshina 1)
Zoti Trebeshina, gjatė takimeve letrare nė Rauris hasi nė interesim tė veēantė leximi i poezive tuaja. Publikut i ra nė sy sidomos bukuria dhe pėrsosmėria e formės sė tyre klasike, dukuri kjo qė qėllon vetėm rallėherė nė poezinė e sotme. Si i shkruani - dmth. a i hedhni poezitė nė letėr me njė hov dhe me frymėzim spontan, a i pėrpunoni mė vonė, ose a i "punoni" qė nga fillimi. Me fjalė tė tjera, si zhvillohet procesi krijues?

Nganjėherė poezitė mė dalin shumė thjeshtė dhe lehtė, kurse herė tė tjera mė mundojnė pėr ditė dhe pėr netė me radhė. Gjėja mė e rėndėsishme nė art ėshtė qė nė tė gjitha rastet tė mos duket mundi… Tė mos duket vepra e lodhur, qoftė kjo e gjatė ose e shkurtėr. Lexuesi duhet tė ketė pėrshtypjen se ajo ėshtė shkruar me njė frymė. Pėr tė dhėnė sa mė lehtė atė qė dua tė jap mua mė ka ndihmuar “memorja”. Njė pjesė tė madhe tė poezive tė mia dhe tė veprės time e kam shkruar mė parė nė kujtesėn time dhe duke ecur nė natyrė, nėpėr dhomė ose nėpėr qelitė e burgjeve. Hedhja nė letėr ka qėnė gjithnjė njė veprim krejtėsisht formal. Hapat mė ndihmojnė shumė pėr tė krijuar ritmin e kėrkuar. Kėtu dua tė jap njė shembull. Njė ditė pranvere, duke kaluar nė njė rrugicė tė vogėl pranė shtėpisė time, pashė se mollėt, dardhat dhe qershitė ishin mbushur me lule tė bardha!… Pėrshtypja e parė ishte sikur mbi ata drurė kishtė rėnė dėborė!… Kėshtu, gėzimi i ardhjes sė pranverės shoqėrohej ēuditėrisht me dhėmbjen e ftohtėsis sė dimrit!… Gjithė javėn shetita nėpėr qytet pėr tė parė drurėt qė kishin ēelur. Ndjenjat e gėzimit dhe tė dhėmbjes nuk m’u ndanė pėr asnjė ēast dhe poezia e shkruar nė fund tė javės i jepte qė tė dyja ato ndjenja.

2)
Tė flasim praktikisht dhe reporterēe: kur dhe si shkruani? Ma merr mendja se pėr punėn tuaj krijuese duhet aq shumė disiplinė pune sa edhe frymėzim dhe imagjinatė krijuese - a punoni sipas ndonjė orari ose regjimi tė pėrcaktuar?

Duke mos pasur shumė nevojė pėr letėr, unė shkruaj kudo dhe kurdo… Ndofta edhe nė gjumė!… Kurse pėr hedhjen nė letėr pėrdor zakonisht kohėn e paradrekės dhe me njė orar tė rregullt. Pasdreka dhe nata i pėrkasin vetėm fantazisė time.

3)
Rallėherė bėhet ndonjė bisedė me njė shkrimtar pa e lėrė anash pyetjen pėr "ndikimet" ose "shembuj" (modele). Po kėrkoj falje se nuk i shmangem asaj pyetjeje reportereske. Pėr punė pėrkthimi ju mė keni dhėnė njė zgjedhje poezish tė veta tė cilėn zgjedhje e keni pėrpiluar pėr shokėt e vjetėr nė Shqipėri; nė kėtė pėrmbledhje vjershash shihet qė prej krijimeve mė tė hershme njė ton personal, njė zė individual dhe i pazėvendėsueshėm, me njė fjalė: njė origjinalitet dhe individualitet prej poeti tė vėrtet; brėnda kėtij kozmosi individual krijues, nė melodinė dhe ritmin si dhe nė dendėsimin poetik tė lirikės suaj mė duket se mund tė ndėgjohet edhe diē si jehonė e kėngės popullore tė Shqipėrisė sė jugut qė me siguri ka kontribuar edhe ajo pėr formimin dhe plotėsimin e individualitetit tuaj artistik dhe letrar. A mund tė ma thoni a ka nė veprėn tuaj poetike reminishenca kėndimi nga veprat e poetėve tė tjerė qė kanė lėnė gjurmė te ju resp. me njė fjalė e cila mė dishpėlqen fort: a ka ndonjė "ndikim" nė poezinė tuaj, nė vargun tuaj tė pėrsosur e klasik, nga leximi i poezisė sė traditės shqipe, italiane, ruse, frėnge, gjermane, angleze?

Padyshim “kėngėt” e fshatit tim me shkurtėsinė tipike tė kėngėve tė folklorit tė jugut qenė qė nė hapat e para tė jetės sime njė shkollė e madhe pėr mua. Nga autorėt e rėndėsishėm tė letėrsisė botėrore ata qė ndikuan mė shumė nė poezinė time qenė Gėtja, Bajroni, Uordsuorthi, Bėrnsi, Hajne dhe poezia ruse me ato krijime qė mbanin vulėn e ndikimit anglez. Poeti mė i dashur nga Lashtėria ishte dhe mbetet Katuli.

4)
Mė bie nė sy se poezia juaj si dhe ajo e Lasgushit shpesh ka tė bėjė me qiellin dhe hapėsirėn kozmike ndėrsa ajo e Veriut ėshtė e ngulitur nė faqe tė dheut dhe fenomene tokėsore (rrėnjė, gjarpėrinj, ujqėr etj.). Si tė shpjegohet se poezia e jugut, pra, merret mė shumė me shenjat e pambarimit e tė amshueshmėrisė (qielli, dielli, yjtė), kurse poezia e Dukagjinit merret mė shumė me simbolet e amshueshmėrisė (shkėmbenjtė, gurėt, lumenjtė)?

Fqinjėsia me Greqinė e Lashtė duket e ka bėrė tė sajėn. Populli i jugut ėshtė mė i mbyllur nė botėn e tij tė brėndėshme, kurse botės sė jashtme i jep mė pak rėndėsi, ose edhe e kalon se duhet kaluar. Prandaj edhe pėr poetėt e atij populli shpirti qėndron mbi lėndėn.

5)
Duke jetuar nė njė vėnd tė izoluar plotėsisht dhe nė ēdo pikėpamje, si auktor i persekutuar dhe i burgosur a keni patur mundėsi t'i lexonit edhe poetėt bashkėkohore tė botės sė jashtme?

Poetėt bashkėkohorė tė botės sė jashtme nuk kam pasur mundėsi qė t’i lexoj. Vonė mė ka rėnė nė dorė ndonjė gjė prej tyre. Lorkės, nga qė lejohej, i kam pėrkthyer tri drama, botuar pa emrin tim.

6)
Ju, si auktor i persekutuar, i burgosur politik me pėrvojė shumėvjeēare nėpėr burgjet, kampet e pėrqėndrimit dhe psikiatritė e Shqipėrisė mė keni thėnė para ca kohe se "politika nuk mė ka interesuar fare. Jetėn time ia kam sakrifikuar letėrsisė". PSE? A ia keni dhėnė letėrsisė pėrparėsi p.sh. para familjes (sė shoqes dhe dy fėmijėve)?

Gjithkush vjen nė jetė pėr tė pėrmbushur diēka tė caktuar. Duket unė kam ardhur nė kėtė botė pėr tė bėrė letėrsi! A nuk kanė shkuar shumė njerėz mbi turrėn e druve pėr njė qėllim tė tyre? Pėr mua letėrsia ėshtė gjithėēka!

7)
Ju keni shkruar mė shumė se 100 tituj. Nė Shqipėrinė komuniste jua kanė botuar vetėm njė vepėr mė 1957 - romanin nė vjersha "Artani dhe Min'ja" - dhe e kanė ndaluar vetėm 14 ditė pas publikimit. Pėr kė keni shkruar?

Pas meje ishin gjithė ata qė kishin vdekur, kurse pėrpara ishin brezat pambarim qė do tė vinin dallgė-dallgė. Kam shkruar pėr brezat qė do tė vinin. Njė vajzė qė nuk kishte lindur kur unė shkrova poezinė “SHKON VAJZA RRUGĖS…” u magjeps kur e dėgjoi atė nė radio nė shkurt 1992. Duket e kisha shkruar edhe pėr atė.

8)
Gjatė bisedės nė fjalė, duke u pėrgjegjur nė pyetje se "tėrė kėto vite me gjithė bllokimet e pengimet - si keni mundur tė shkruanit, ta vazhdonit punėn letrare?" jeni shprehur se "Mendoj se jam njė pėrzierje e ēuditshme nga njė kalorės mesjetar dhe njė samurai. Pėr kėtė jam si jam". Kjo nuk do shpjegim. Nė kushtet e Shqipėrisė komuniste, nė kushtet e shtetit policor, terrorist dhe totalitar ku sundonte Sigurimi me rrjetin e tij spiunėsh ku ishte e ndaluar prona private e makinave shkrimi - si keni mundur tė shkruanit, sidomos nė burg?

Sigurimi kishte tė rregjistruara gėrmat e makinave, por makina shkrimi mund tė mbante gjithkush. Pėr kėtė jeni informuar keq. Unė kisha blerė njė makinė tė vjetėr dhe e kisha blerė relativisht lirė. Mėnyrėn se si kam shkruar e kam shpjeguar mė lart. Kėtu mund vetėm tė shtoj se duket unė isha mė i zgjuar se ata tė Sigurimit. Pastaj ju europianėt e dini qė njerėzit kanė shkruar nėpėr burgje!… Apo mendoni se njė gjė qė dini ju ta bėni ne shqiptarėt nuk dimė ta bėjmė? Ajo qė ka rėndėsi nė letėrsi nuk ėshtė vendi ku ėshtė shkruar njė vepėr, por niveli i saj artistik.

9)
Mos tė lindin legjenda ose tė dhėna tė pasakta: sa vjet keni bėrė?

Askujt nuk i shėrbejnė legjendat dhe mua mė pak se tė tjerėt: kam bėrė trembėdhjetė vjet burg.

10)
Qė tė flasim konkretisht, ēfarė ushqimi keni ngrėnė nė burg?

Nė burg kam ngrėnė si ushqim tė pėrditshėm dhe tė pandryshuar 15 gramė barishte, 15 gramė makarona (ose oriz), 10 gramė sheqer, 7 gramė vaj, 600 gramė bukė. Gjysma e kėtij ushqimi vidhej nga Komanda e burgut pėr tė ushqyer spiunėt e burgjeve.

11) A keni ngrėnė edhe dru (dajak)?

Pėr kėtė pyesni xhelatėt e burgjeve. Disa prej tyre kanė dhėnė edhe intervista pėr revistat “demokratike” tė Europės.

12)
A keni punuar punė ndėshkuese?

Jo!… Dihet nga tė gjithė: tė sėmurėt psikikė nuk dėnoheshin me punė ndėshkuese.

13)
A po bėhem qesharak po t'ju pyes pėr respektimin e tė drejtave tė njeriut ndaj tė burgosurve politik dhe juve, personalisht, nė burgjet e Shqipėrisė enveriste?

Nė Shqipėrinė enveriste nuk ėshtė respektuar asnjė e drejtė njerėzore ndaj tė burgosurve politikė.

14)
Dikush, tiranas, ma tregoi se "Kasėmi nuk e pati aq rėndė, nė bazė tė marrėdhėnieve familjare me ndonjėrėn e familjeve tė kryesisė ai pati lehtėsime dhe kushte mė tė mira se tė tjerėt". Si qėndron puna?

Ai zagari nga Tirana do tė bėnte mirė tė delte hapur me emrin e tij. Nuk dua tė merrem me zagarėt! Unė kam dokumenta tė sakta prej tė burgosuri politik. Gruaja ime ka qėnė aq e zgjuar sa mė ka siguruar edhe nga ato lloj dokumentash qė edhe sot shteti i tanishėm nuk i jep!… Prandaj, nuk e ēaj kokėn as pėr ata tė burgosur qė jepnin nė burg shfaqje pėr tė argėtuar komunistėt!… Ata mund tė gėzojnė sot statusin e diplomatit, por ai status nuk mund ta mbulojė kohėn kur kėndonin nė burg kėngėt e bukura komuniste!… Unė gjatė gjithė kohės sė burgut kam fjetur bashkė me gjithė tė tjerėt dhe kam ngrėnė si gjithė tė tjerėt te kazani i pėrbashkėt.
Ndofta ai tiranasi i yt nuk e di njė gjė tė tillė nga qė bridhte birucave si spiun burgjesh. Kėto tė gjitha nuk i thashė pėr t’u justifikuar, por janė njė e vėrtetė e dokumentuar plotėsisht. Dhe, me kėtė rast dua t’ju kujtoj se nuk kam ardhur kėtu nė Europėn Qendrore si njė i burgosur politik qė kėrkon tė shpėrblehet pėr burgjet qė ka bėrė. Po tė jetė puna pėr politikė, e bėj nė vėndin tim dhe vetėm kur tė ma kėrkojė populli im. Unė jam vetėm shkrimtar dhe kėtu kam ardhur pėr njė libėr qė do tė botohej Vjeshtėn e kaluar.

15) Nė Shqipėrinė e diktaturės komuniste keni vuajtur shumė, keni hequr keq nėpėr burgje, keni pėsuar denoncimet dhe tradhtitė e shokėve shkrimtarė tė LSHASH, si ish-komandant njėsish partizane dhe trim lufte rėnia juaj ka qėnė shumė e thellė. Tash, ju po e lėni pėrshtypjen e njė tė urti i cili grumbullon nė vete urtėsinė e shumė shekujve dhe kohėrave, nga njė anė, kurse nga ana tjetėr dukeni jashtėzakonisht i ri dhe i gjallė, shakaxhiu dhe gaztor. Si keni mundur t'i mbijetonit tė gjitha kėto poshtėrime, ndytėsira, mbyllje, keqtrajtime ēnjerėzore? Cila ka qėnė mburoja me tė cilėn i doli pėrpara padrejtėsisė, dhunės dhe terrorit kalorėsi mesjetar? Po armatura dhe armėt e kalorėsit?

Mburoja ishte shakaja, armatura ishte letėrsia, armėt ishin pena dhe letra e rėndomtė.

16)
Mė falni njė pyetje naive: Ēka ėshtė letėrsia? Duke pasur para sysh se vjet dhe dekada me radhė nė Shqipėri dhe vėnde tė tjera tė Evropės lindore "shkrimtarėt" grumbullonin kontribute pėr njė antologji tė turpit, tė njollosjes e tė shtrėmbėrimit tė mėndjes sė njeriut - ku veprat e tyre kulminonin nė vargje tė pavdekshme si, p.sh.: "Besoj se e nesėrmja botėrore do tė jetė/KOMUNIZĖM" (Ndoc Papleka, 1976), "Jam partizani yt, Republikė e Komunizmit" (Luan Qafėzezi, 1980), "Por mbi gjithė kalbėsirat do tė ngrihen lart/Kolonat e mendimit proletar" (Ismail Kadare, 1960), "Mbetem komunist pėr jet' tė jetėve" (Dritėro Agolli, 1965) - aso krijimesh a janė letėrsi, pseudoletėrsi, joletėrsi, mosletėrsi?

Unė mendoj se letėrsia ėshtė njė udhėtim drejt sė panjohurės pėr tė zbuluar botėn e brėndėshme tė njeriut. Po tė shprehesha nė mėnyrė mė simbolike, do tė thosha se letėrsia ėshtė njė udhėtim pėr tė zbuluar hapėsirat mė tė panjohura dhe ēdo shkrimtar qė ėshtė me tė vėrtetė i tillė, zbulon jetė tė reja, tė veēanta nė pafundėsinė e tmerrėshme qė nuk mund tė njihet. Nė kėtė udhėtim rėndėsi nuk ka zbulimi, por dėshira pėr tė zbuluar, duke kėrkuar tė pamundurėn. Ajo dėshirė duhet tė jetė e sinqertė dhe nė atė sinqeritet qėndron vlera e krijimtarisė. Pėr pseudoletėrsinė e realizmit socialist nuk kam asnjė respekt. Mė drejtė do tė ishte qė realizmin socialist ta quanim “realizmi burokratik” dhe kuptohet ēfarė veprash mund tė japė njė “realizėm” i tillė. Realizmi socialist shqiptar ėshtė shkolla e turpit pėr Historinė e Letėrsisė Shqipe. Shkrimtarėt e asaj shkolle tashti, po tė duan, le t’ia japin tė qarit nė Shqipėri dhe nė tė gjithė Europėn. Pėr mua ata vėndin e kanė nė komeditė e mia.

17)
Si tė shikohet socrealizmi shqiptar dhe ē'tė bėhet me tė? Tė bėrat a mund tė bėhen tė pabėra? Tė trajtohet si ēdo fazė tjetėr e letėrsisė shqipe, tė shpallet pleh, tė hidhet nė kosh letrash tė historisė sė letėrsisė shqipe e tė shlyhet nga letėrsia shqipe, tė ruhet si material dokumentar, tė mbetet ashtu siē ėshtė - e paprekur dhe e pakomentuar, tė arkivohet si tregues dhe shembull i trishtueshėm pėr ēoroditjen e vlerave dhe prostitucionin e shkrimtarėve tė njė letėrsie servile nė shėrbimin e politikės, ose tė pėrsėritet fati i librave tė tuaj dth. djegia e librave?

Shumė po flitet pėr realizmin socialist shqiptar dhe nė mėnyrė tė veēantė pėr Kadarenė dhe Agollin, madje edhe ish i burgosuri politik Visar Zhiti shpesh ka ngulur kėmbė nė kėtė drejtim. Pėr mua problemi ėshtė shumė mė i thjeshtė. Kur vetė shkrimtarėt e realizmit socialist kanė deklaruar me gojėn e tyre dhe kanė shkruar nė shtyp se do ta rishikojnė veprėn e tyre, pse nuk gjeni njė depo tė rehatėshme dhe aty tė mendohen sa t’iu dojė qejfi?!… Aty, nė depo, le tė bėjnė edhe ndryshimet qė ua kėrkon interesi i tyre.
Ėshtė turp qė ne tė humbasim tashti kohėn e ēmuar duke u marrė me spiunė si Kadareja dhe Agolli. Unė nuk mund tė pajtohem me djegie dhe masa politike. Njė dėnim shoqėror letrar ėshtė i mjaftuarshėm kundėr tyre.

18)
A duhet tė rivlerėsohet apo bile edhe tė rishkruhet historia e letėrsisė shqipe?

Tė dyja: Historia e letėrsisė shqipe duhet tė rivlerėsohet dhe tė rishkruhet.

19)
E vetmja antologji e poezisė shqipe nė gjuhė gjermane e paraqet poezinė e traditės nė 73 faqe, atė tė Kosovės e tė diasporės nė 37 faqe, kurse realistit social Migjeni ia kushton 28 faqe dhe poezisė sė Realizmit socialist ia kushton 146 faqe. Nė kėtė antologji mungojnė Prennushi dhe Fishta; Mjeda dhe Noli prezantohen secili me dy poezi, Camaj paraqitet me njė poezi 9 vargjeshe - ndėrsa krijimet e Dritėro Agollit pėrkthehen nė 28 faqe dhe ato tė Ismail Kadaresė nė 52 faqe. Si do tė dukej antologjia juaj e poezisė resp. e letėrsisė shqiptare tė shekullit XX?

Tekstet mėsimore letrare dhe antologjitė e ndryshme letrare tė botuara gjatė sundimit komunist nė Shqipėri dhe gjatė katėr vjetėve tė postkomunizmit pėrbėjnė turpin mė tė madh pėr vėndin tonė. Njė antologji e poezisė sė shekullit tė XX duhet tė ketė vetėm autorėt e padiskutuarshėm. Me njė fjalė, nė tė duhet tė jetė vetėm ajo poezi qė ėshtė shkruar me sinqeritetin e artistit dhe tė fėmijės.

20)
Nė antologjinė tuaj a do tė kishin vėnd edhe autorėt kosovarė? Dhe arbėreshėt e Italisė?

Letėrsia shqipe ėshtė e tė gjithė shqiptarėve, prandaj si mund tė mendohet ajo pa kosovarėt dhe arbėreshėt e Italisė?

21)
Pasi qė u tha pėr Fishtėn se "nxorri nga pena poemėn e gjatė monotone «Lahuta e Malcisė», njė kronikė sterile e cila duke qenė, veē tė tjerash, moralizuese e didaktike, ngjante me epet e Veriut aq sa ē'mund tė ngjante ujėt e destiluar me ujvarat e bjeshkėve" (I. Kadare, "Ardhja e Migjenit nė letėrsinė shqipe", 1991, f. 40) dhe pasi qė u shpifen, u mospėrfillėn, u persekutuan, u mbyllėn dhe u mbytėn shkrimtarėt katolikė, pasi qė u pėrflakėn nga letėrsia shqipe autorė tė nivelit botėror si Mitrush Kuteli dhe Martin Camaj - si mund tė rivendoset vazhdimėsia e letėrsisė shqipe?

Nuk ka gjė mė tė thjeshtė. Qė tė vendoset vazhdimėsia nė letėrsinė shqipe duhet mė parė tė flaket diktatura e Enver Hoxhės dhe e Ismail Kadaresė. Kur tė jetė bėrė njė gjė e tillė, vazhdimėsia e letėrsisė shqipe vendoset vetė.

22)
A e njihni poetin Ibrahim Hasnaj, a ia keni lexuar vjershat?

Nuk kam pasur rastin qė ta njoh poetin Ibrahim Hasnaj.

23)
Nė Shqipėri ndėr brezat e rinj a ka talente, shpresa tė reja? Rudolf Marku, Mimoza Ahmeti, Lazėr Stani, Luljeta Lleshanaku? Emra tė tjerė?

Komunizmi bėntė sikur interesohej shumė pėr talentet e reja dhe poshtėronte dhe flakte vlerat e vėrteta tė letėrsisė shqipe. Mua mė habit fakti se si ju nė Europė kėrkoni qė tė gjeni njė “divizion” tė tėrė tė blinduar shkrimtarėsh nė Shqipėri!… Tė gjithė ne kemi ēarė dhe po ēajmė me mundime tė mėdha. Pse nuk prisni qė ata talente ta tregojnė veten?!… Pse duhet tė bėjmė supozime dhe tė shtjemė fall?!… Kėtu duhet tė ketė njė farė nxitimi dhe pas tij mund tė ketė diēka politike!… Ndofta nė sytė tuaj prej europiani letėrsia shqipe nuk ka asnjė vlerė!

24)
Mė vjen pakėz ēudi pėr deklaratat e letrarit shqiptar me nam tė konsiderueshėm nė Francė, Kosovė, Gjermani, Austri - Ismail Kadare - vjetve tė fundit. Nuk e kam fjalėn te pretendimet e tij tė tanishme se ai qenka njė kundėrshtar i qėkurshėm i komunizmit dhe i Enver Hoxhės dhe disident, sepse janė tejet tė tejdukshme dhe qesharake. M'intereson mendimi juaj pėr kėto tri citime tė kolegut tuaj shkrimtar:
- "nė Shqipėrinė e pasēlirimit nuk ka ekzistuar asnjėherė dhe nuk ekziston institucioni i Cenzurės, ēka ėshtė nė nderin e shtetit tonė socialist." (Nė "Nėntori" 1/1990, f. 65)
- "Pėrmend sistemet tjera tė Lindjes dhe sidomos pėrpjekjet e tyre pėr tė krijuar tė ashtuquajturin njeriun e ri, pėrpjekje kėto qė pėr fat nuk depėrtuan nė Shqipėri" (takimi letrar nė Bernė tė Zvicrės mė 5.12.1993, cituar sipas gazetės RILINDJA tė datės 6.12.1993)
- "Mesazh nacionalist qė herė-herė merrte permasat e njė ksenofobie totale e qė synonte izolimin e plotė tė Shqipėrisė prej botės sė jashtme ..." (Mbi klasikun e letrave shqipe, At Gjergj Fishtėn, nė librin "Ardhja e Migjenit nė letėrsinė shqipe", 1991, f. 41).

Kadareja si spiun i Sigurimit tė Shtetit, nuk lė tė kalojė qoftė edhe njė rast pa gėnjyer. Nė Shqipėri ka ekzistuar cenzura mė e egėr qė njeh historia njerėzore dhe ajo ushtrohej nga reparte tė tėra nėpunėsish tė komunizmit. Cenzura ushtrohej nė tė njėjtėn kohė nga:
a. Lidhja e Shkrimtarėve;
b. Shtėpia Botuese;
c. Nėpunėsi i Kulturės nė degėn e punėve tė Brėndėshme tė Rrethit;
d. Ministria e Punėve tė Brėndėshme;
e. Prokuroria e pėrgjithėshme;
f. Gjykata e Lartė;
g. Kryeministria;
h. Komiteti i Partisė sė Rrethit;
i. Persona tė fuqishėm tė veēantė si Kadareja me shokė;
j. Enver Hoxha.

Pėr fat tė keq, me mjete akoma mė tė stėrholluara, cenzurimi vazhdon akoma nė Shqipėri. Kadareja gėnjen kur thotė se nė Shqipėri nuk u krijua i ashtuquajturi njeri i ri dhe se nuk pati revolucion kultural. Shqipėria nuk ka qėnė siē pretendon ndonjė studjues nė perėndim “njė botė mė vete”, por vėndi mė tipik komunist, ku feudalizmi mesjetar ishte gėrshėtuar me feudalizmin komunist. Nė dosjen time deklarata e Lidhjes sė Shkrimtarėve ėshtė e qartė: “Kasėm Trebeshina, me komedinė MUZEU ka sulmuar njeriun tonė tė ri”. Shqipėria e Enver Hoxhės dhe e Ismail Kadaresė qėndron akoma mė poshtė se Koreja e Veriut. Kadareja e sulmon Fishtėn duke i ngarkuar ndyrėsirat qė ka bėrė vetė. Ai i ka sulmuar tė gjitha vlerat e letėrsisė shqipe dhe botėrore me qėllim qė tė krijonte rreth vetes njė shkretėtirė dhe tė sundonte i patrazuar.

25)
Shqiptarėt a janė popull mė trim se popujt e tjerė? A janė "bijtė e shqiponjave" - heronj tė patundur e patrembur?

Shqiptarėt janė si gjithė tė tjerėt. Njė kompozitor i madh ka thėnė: “Njeriu flet shumė pėr atė qė i mungon”.

26)
Pėrveē ndarjes politike tė kombit shqiptar tė shpėrndarė nėpėr shtete tė ndryshme, popullatėn e Shqipėrisė e pėrshkon edhe njė ēarje e thellė, dmth. ajo ndėrmjet torturuesve dhe tė torturuarve, gėnjeshtarėve dhe tė gėnjyerve, tė kompromituarve dhe tė panjollosurve, fajtorėve dhe viktimave ... Ka zėra tė cilėt kėrkojnė qė "ata ta paguajnė me kokė", nga ana tjetėr, bie fjala, qeveritarėt "nė shenjė pajtimi" i mbyllin resp. nuk i hapin dosjet ... Si mund tė pėrballohet honi nė mes tė shoqėrisė shqiptare? Hakmarrja, falja, "autokritika", pranimi i fajeve, rrėfimi "Pater, peccavi", harrimi...?

Popullatėn e Shqipėrisė nuk e pėrshkon asnjė ēarje e thellė. Komunistėt nė Shqipėri dhe nė Kosovė e bėjnė mizėn buall me qėllim qė tė shpėtojnė ēfarė mund tė shpėtohet nga enverizmi-kadarean. Popullit shqiptar nuk i duhet pajtimi me Ramiz Alinė dhe me Kadarenė. Prandaj kėtu nuk mund tė bėhet fjalė as pėr pajtim dhe as pėr rrėfim: Drejtėsia duhet tė thotė fjalėn e saj pėr kriminelėt komunistė.

27)
Njerėzit e "Bllokut" dhe shkrimtarėt zyrtarė tė realizmit socialist si predikonjės tė ideologjisė sė Partisė dhe tė shtetit a i kane tradhtuar idealet pėr tė cilat keni luftuar me pushkė e penė?

Pjesa mė e mirė e dėshmorėve shqiptarė nė Luftėn e Dytė Botėrore ishin nėn njėzetė vjetėt. Ata luftuan pėr demokraci dhe pluralizėm dhe idealet e tyre u tradhėtuan qė gjatė luftės. Shkrimtarėt shqiptarė dhe nė mėnyrė tė veēantė Kadareja dhe Agolli, duke zbukuruar me insistim dje dhe sot realitetin enverist-kadarean, kanė tradhėtuar idealet pėr tė cilat luftuam ne.

28)
Revolucioni nė Shqipėri, pra, dėshtoi. A ishte i kotė? A janė tė tepėrta revolucionet?

Kuptohet qė revolucioni nė Shqipėri dėshtoi. Mendimi im ėshtė se qoftė luftėrat, qoftė revolucionet nuk i zgjidhin problemet por vetėm u ndryshojnė vendosjet. Luftėrat dhe revolucionet ndodhin nga paaftėsia e politikanėve pėr tė drejtuar, prandaj janė tė kota.

29)
A ėshtė e vėrtetė se ē'thuhet nė "Manualin e Evropės juglindore", vėllim pėr Shqipėri, se nė Shqipėri disi ka pasur disidencė por se assesi nuk ka pasur opozitė, gjė qė dėshmohet me fjalėt e ish-kryetarit shumėvjeēar tė LSHASH, Dritėro Agolli, se "tė gjithė shkrimtarėt shqiptarė ishin konformista"?

Vetė dėshmitari qė thirret pėr tė dėshmuar tregon sa tė vėrteta janė ato qė shkruhen nė atė Manual. Ka shumė tė ngjarė qė ai shkrim tė jetė bėrė me qėllime tė caktuara. Nuk dua tė hyj nė hollėsira. Dua vetėm t’i them shkruesit se, po deshi tė vajtojė pėr faktin se komunistėt e tij tė dashur nuk arritėn tė krijonin njė dramaturgji shqiptare, mė mirė le tė qajė fshehurazi se sa tė shkruajė nė manuale. Se gazetarėt komunistė si Agolli, Kadareja dhe tė tjerėt, nuk mund tė shkruanin drama. Ato i ka shkruar tjetėrkush dhe mos tė shqetėsohet pėr Theatrin Shqiptar: ai ekziston dhe me njė repertor shumė tė pasur!… Dhe ky theatėr u krijua gjatė diktaturės komuniste tė Enver Hoxhės dhe tė Kadaresė! Fraza e fundit nė atė shkrim mė duket se ėshtė njė bojatisje e kotė.

30)
Nuk mė keni thėnė as me gojė as me shkrim, por ma merr mendja se e keqja e tė keqijave e tė gjitha persekutimeve pėr ju ka qėnė fakti se jua kanė qitur akuzėn se "ti je tradhtar!" A ėshtė kėshtu?

Nuk jam shqetėsuar kurrė kur mė kanė sharė njerėzit e poshtėr.

31)
Pėr ēfarė ju kanė akuzuar zyrtarisht, ēfarė pikash jua kanė vėnė nė barrė nė aktakuzat dhe pėr cilat vepra penale ju kanė dėnuar?

Gjithnjė jam arrestuar dhe dėnuar nė bazė tė nenit 55/1 dhe jam akuzuar:
a. Pėr tradhėti tė lartė;
b. Pėr propagandė dhe agjitacion pėr dobėsimin dhe pėrmbysjen e pushtetit popullor;
c. Se kam dashur tė krijoj njė shkollė tė re letrare;
d. Si agjent i imperializmit;
e. Se kam sulmuar publikisht Enver Hoxhėn dhe Ismail Kadarenė.

Kėtu mė poshtė dua t’ju jap njė copė tė shkruar nė shtypin e asaj kohe, kur unė vuaja dėnimin e burgosjes sė parė:
“Partia e jonė zbuloi dhe demaskoi pikėpamjet antipatriotike nė letėrsi tė Kasėm Trebeshinės me shokė, tė cilėt e mohonin nė mėnyrė tė hapėt realizimet dhe sukseset e letėrsisė sonė tė re, fetishizonin tė kaluarėn, shtrėmbėronin vlerėn edukuese tė klasikėve, nėnēmonin rėndėsinė revolucionare tė realizmit socialist dhe tė letėrsisė sovietike dhe pėrpiqeshin nė kėtė mėnyrė tė godisnin fuqitė krijuese tė popullit tonė, mundėsitė dhe besimin e tij nė ndėrtimin e tė sotmes heroike dhe tė sė ardhmes sė tij tė lumtur. Kėto pikėpamje janė shprehur edhe nė veprat e tyre, disa prej tė cilave janė tė ngjeshura me frymė kozmopolitizmi, subjektivizmi tė theksuar, megalomanije dhe narcizimi.” (Marrė nga NENDORI, Nr. 8, 1954, f. 125).
Siē shihet nuk ka nevojė qė unė tė paraqis akuzat qė mė janė bėrė, se i kanė paraqitur shkrimtarėt e realizmit socialist. Atij zagari nga Tirana jepjani qė t’i lexojė!

32)
Ndokujt, ndoshta, pėrgjigjja juaj do t'i duket mjaft e pabesueshme. A mund ta dokumentoni?

Mund tė paraqis sa dokumenta qė tė dėshironi, por nuk e ndjej tė nevojėshme, pasi kėto dokumenta janė nė Kryeministri dhe unė nuk kam ardhur nė Europė qė tė kėrkoj lėmoshė!

33)
Nė "Ēertifikatė" tė Gjykatės sė Lartė tė Tiranės - e gjeta nė gazetėn kosovare RILINDJA - u vėrtetua se "Kėtė agjitacion nuk e ka bėrė rastėsisht dhe pa dasht, por me qėllim qė tė pranojė se atmosfera pėr tė jetuar dhe pėr tė krijuar vepra letrare nė Republikėn Popullore tė Shqipėrisė nuk ėshtė e pėrshtatėshme pėr njė njeri tė lirė..." Ēertifikata u lėshua 1954, mė saktė: mė 15 05 1954. Sot, pikėrisht dyzet vjet mė vonė - si ėshtė gjendja nė Republikėn e sotme tė Shqipėrisė, si ėshtė atmosfera, si janė kushtet pėr tė jetuar lirė dhe pėr tė krijuar vepra letrare?

Pėr njė shkrimtar tė ndershėm ėshtė e vėshtirė tė jetojė edhe tashti nė Shqipėri. Bėhet njė presion nga mė tė ndyrėt qė medoemos tė pranosh “pozitivizmin e realitetit enverist-kadarean”. Pėrndryshe librat tė mbeten nė depo dhe dyert e theatrave tė mbyllen. Komunistėt me tė vėrtetė qė nuk e kanė mė FRONTIN DEMOKRATIK tė Hoxhės dhe Kadaresė, por kanė njėmijė mėnyra tė tjera pėr ta vėshtirėsuar jetėn.

34)
Sa u pėrket shkrimtarėve dhe pėrkitazi me qėrimin eventual tė hesapeve, ju jeni shprehur se "midis shkrimtarėve nuk ka luftė dhe nuk ka asgjė personale - ka vetėm vlera dhe parime". Nė ēfarė parimesh mbėshtetet shkrimtari Kasėm Trebeshina? I ndjeri Martin Camaj ka thėnė: Kryesorja āsht vėrtetėsia nė art dhe nė jetė. Ēfarė ėshtė kryesorja pėr ju?

Asnjė qerim hesapesh nuk do tė ketė nė mes tė shkrimtarėve. Jeta vetė do tė zgjedhė vlerat dhe parimet… Dhe po i zgjedh. Pėr mua gjėja mė kryesore ėshtė tė jap me sinqeritet nė letėrsi atė tė veēantė tė papėrsėritėshme qė mė dha nėna ime kur mė lindi.

35)
Pėrkitazi me metodėn tuaj krijuese tė realizmit simbolik shpesh cekni konceptin e dy boshteve respektivisht "prezentin historik" ose "prezentin e amshueshėm" i cili qėndron aty ku priten boshti i kohės dhe i hapėsirės reale me boshtin e kohės dhe tė hapėsirės ireale. A mund tė ma tregoni mė konkretisht se si zbatohet dhe pėrdoret kjo metodė, a mund ta tregoni me njė shembull nga "Odini"? Dhe, - ēfarė ėshtė, nė kėtė mes, prezenti historik ose i amshueshėm?

Metoda ime e realizmit simbolik grafikisht mund tė paraqitet me dy boshte. Pika ku priten ata dy boshte imagjinarė (ai i kohės-hapėsirės reale me atė tė kohė-hapėsirės fantastike) jep prezentin e pėrjetshėm. Prezenti i pėrjetshėm jepet praktikisht me dy ngjarje paralele: njėra nga e tashmja dhe tjetra nga e kaluara historike. E pėrbashkėta e tė dy ngjarjeve jep tė pėrjetėshmen. Le tė marrim njė shembull nga ODINI. Nė kėtė libėr tregimi bėhet vazhdimisht nė dy plane. Nė plan tė parė jepet e tashmja reale, kurse nė plan tė dytė duket herė pas here e kaluara historike dhėnė pėrmes mėndjeve tė pėrmbysura tė personazheve. Si rrjedhim i kėtyre dy planeve shfaqet nė mes tė tyre plani i tretė qė pėrbėn prezentin e pėrjetshėm. Nė vepra tė mėvonėshme si ANTONI DHE KLEOPATRA, PESHKU I MREKULLISHĖM, MUZEU, MEKAMI dhe nė vepra tė tjera kjo gjė del akoma mė e qartė. Kurse nė vepra tė tjera si METEORITI I KOTVANIT, DY NETĖ NĖ ODERRAS, AVENTURAT E ZOTIT RRAKATAKE del nė plan tė parė fantastikja. E tashmja, e shkuara dhe e ardhėshmja shkrihen nė prezentin e pėrjetshėm dhe tregimi shkon lirshėm nė njė plan tė vetėm.

36)
Dhe, tekefundja, pyetja e fundit: E vėrteta - a ėshtė njė, a ėshtė absolute? Kush e njeh, kush e thotė?

Asgjė nuk ėshtė absolute, pėrndryshe imagjinata njerėzore nuk do tė krijonte edhe Dritėn edhe Errėsirėn!

Ju falenderoj pėr kėtė intervistė.

20.05.1994

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara