HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


S'e kanë fajin "këngëtarët" grekë, por Greqia "demokratike evropiane"

-- nga Prof. Dr. Mehdi HYSENI

Mehdi Hyseni Nuk është tragjike se çfarë këngësh antishqiptare këndojnë nacional-shovinistët grekë në Greqi, por është absurde, e papranueshme dhe tragjike se si në heshtje dhe haptazi ka vërshuar me të madhe vala e greqizimit përbrenda në Shqipëri duke ndërtuar kisha të panumërta dhe shkolla jo vetëm në mjediset e banuara me minoritetin grek, por edhe në ato vise (fshatra dhe qytete) ku nuk ekzisotn asnjë pjesëtar i këtij minoriteti.

Gjithashtu, tragjike dhe e pakuptueshme është se si në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, qe dy dekada është "fronëzuar" peshkopi grek, Anastas Janullatos. Po ashtu, tragjikomike dhe iracionale është se si Anasatas Janullatosi është shpallur "qytetar nderi" i Tiranës nga ana e disa autoriteve qeveritare shqiptare.

Krahas këtyre të të gjitha defekteve dhe të metave, gabimi më i madh dhe i pafalshëm politik dhe diplomatik i qeverisë së Shqipërisë është normalizimi i marrdhënieve ndërshtetërore me Greqinë në vitet '90 të shekullit XX, kur dihet se (as atëbotë e as sot), Greqia genocidale s'e njeh problemin çam dhe të Çamërisë shqiptare?!

Pyetjet
Parë në këtë prizëm të këndvështrimit tonë, nolens volens shtrohen edhe këto pyetje qenësore:

(1) Pse qeveria shqiptare e Tiranës ka lidhur marrëdhënie diplomatike me Greqinë, para se të zgjidhet problemi kolonial i Çamerisë?

(2)Pse qeveria e Tiranës qe pothuajse dy dekada nuk ka qenë e interesuar që të zgjidhë problemin e emigrantëve shqiptarë në Greqi, duke krijuar dhe hapur vende pune në Shqipëri në mënyrë që t'i shpëtonte ata në aspektin ekonomik, material, social dhe ekzistencial, etj?

(3)Pse që 20 vjet në Shqipëri nuk është ndërtuar asnjë fabrikë, asnjë kombinat i industrisë së lehtë të prodhimit dhe të përpunimit të frutave, të perimeve, si dhe të produketeve të tjera nga fusha e bujqësisë, e blegtorisë dhe e turizimit etj, ku do të gjenin punë me qindra dhe mijëra punonjës shqiptarë?

(4) Pse qe 20 vjet qëndrojnë të mbyllura, të braktisura, nuk funksionojnë dhe, ende nuk janë rinovuar dhe modernizuar fabrikat dhe uzinat e industrisë së rëndë?

(5) Pse fuqia punëtore shqiptare dhe Shqipëria qe 20 vjet të "mbijetojnë", të varura dhe të ndërvarura nga ekonomia dhe tregtia e Greqisë, kur dihet se Shqipëria nuk ka 30 milionë banorë, por mbi 3 milionë sish?

(6) Edhe sa dekada nevojitet të kalojnë, që qeveria shqiptare të vendosë për fatin e çdo qytetari shqiptar, e jo ata t'i lërë në "mëshirën" e keqtrajtimit dhe të torturës së shtetit grek?

(7) Pse qe 20 vjet asnjë nga qeveritarët shqiptarë nuk treguan kurrfarë aftësie, as kapaciteti intelektual, politik, kombëtar dhe shtetëror, që me veprat dhe me të arrirat e tyre konkrete, t'i bindin shqiptarët se shpëtimi dhe e nesërmja e tyre e lumtur dhe ndritshme, duhet kërkuar vetëm në Shqipëri, jo në Greqi, në Serbi, në Mal të Zi, në Maqedoni, në Evropë, në Amerikë, në Argjentinë, në Australi, në Kinë dhe në Rusi etj?

Përderisa në mendje dhe në praktikë, të manipulohet me fatin dhe me ekzistencën e shqiptarëve, nën parullën demagogjike të "reformatorëve" dhe të "demokratëve" të korruptuar të "elitës politike" zyrtare të Tiranës, se "emigrimi ekonomik (me theks të posaçëm në Greqi!) është i vetmi shpëtim i shqiptarëve", kuptohet as Greqia me aleatët e saj kolonialistë sllavë dhe asnjë shtet tjetër në botë nuk do të na "bëjë hesap", nuk do të çmojë, as respektojë si partner serioz dhe të denjë, në asnjë aspekt të zhvillimit të bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve të ndërsjella ekonomike, politike, diplomatike dhe tregtare etj. Ndër të tjera, të gjitha këto deformime dhe devijime kardinale të politikës së qeveritarëve "demokratë" dhe "reformistë" të Tiranës (drejtazi dhe zhdrejtazi) kanë ndikuar negativisht, edhe në marrëdhëniet ndërshtetërore ndërmjet Tiranës dhe Athinës, si rrjedhim i mungesës së ndërtimit të mirëfilltë të staregjisë së objektivave prioritare të politikës së brendshme dhe të jashtme në favor të mbrojtjes dhe të avancimit të interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të Shqipërisë.(1) Jo befasi, as frikësim e as kanosje nga "Bregu i Fildishtë", por preventivë, vigjilencë dhe veprim konkret kundër së keqes greke dhe grekomane në Shqipëri.

Ne, nuk duhet të shqetësohemi, as të befasohemi tej masës se çfarë këndojnë ushtarët grekë gjatë stërvitejve ushtarake nëpër poligonet e kazermave të tyre në Greqi, sepse, fundja, ata janë në shtëpinë e tyre. "Mësuesit" e tyre e dijnë se çfarë këngësh antishqiptare apo antiturke, duhet të këndojnë ata. Ajo është "çështje e tyre e brendshme" (!).

Përgjegjësia
Mirëpo, ne mbajmë përgjegjësi dhe e kemi për detyrë që të interesohemi jetësisht se çfarë "këngësh patriotike dhe demorkatike shqiptare" janë duke kënduar që dy dekada me radhë në Tiranë, peshkopi grek, Anastas Janullatos dhe minoriteti grek në Himarë, në Gjirokastër etj, sepse ndodhen brenda territorit të shtetit shqiptar dhe si të tillë e kanë për detyrë që t'i respektojnë ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë e jo të veprojnë në shpërputhje me to, duke tentuar që t'i fajësojnë shqiptarët për qëndrimet e tyre destruktive dhe për veprimet e tyre antishqiptare, në saje të mbështetjes dhe të instruksioneve grekomëdha të shërbimeve të ndryshme të politikës zyrtare të Greqisë.

Prandaj, ne duhet të interesohemi seriozisht dhe denjësisht se si të gjejmë rrugën e arsyeshme dhe të drejtë të preventivës për t'i ndaluar përzierjen, ndërtimin e shkollave dhe të kishave greke. të panevojshme grekekëngët, brohortijet, parullat dhe veprimet antishiptare të politikës zyrtare greke, e cila ka penetruar në të gjitha hapësirat e Shqipërisë.

Zakoni
Sipas gazetës greke "Ta Nea", qëmoti qenka bërë "zakon i detyrueshëm" që në radhët e ushtrisë greke (gjatë ushtrimit të stërvitjeve të ushtarëve të saj në terren) të këndohen këngë me moto anti-shqiptare dhe anti-turke etj. Së fundi, këtë dukuri të shëmtuar, gazeta "Ta Nea" e ka nxjerrë në dritë përmes rënies në gjurmë të tri viedokasetave të tilla ekzistuese, ku ndër të tjera, ushtarët grekë këndojnë edhe kështu: "litar do të bëjmë nga zorrët e shqiptarëve, kurse këpucë do të bëjmë nga lëkura e turqve".

(www.liriakombtare.com, 4.03.2007). Lidhur me "eurekën" e këtij fenomeni "racist" të ushtrisë greke, siç është shprehur edhe shkrimtari ynë, Sabri Godo, kohëve të fundit, me të drejtë po debatohet me të madhe në opinion publik shqiptar. Mirëpo, deri tani, si duket, trajtimi i këtij problemi është bërë në mënyrë tejet simplifaktive dhe, madje edhe euforike, si rrjedhim i pushtimit të emocioneve spontane kundër "befasisë së çastit" të ushtrisë greke.

S'ka dilemë se këndimi i këngëve të ushtarëve grekë me përmbajtje antishiqptare është për çdo gjykim, sepse nxit dhe apostrofon ringjalljen e urrjetjes dhe armiqësinë ndërnacionale dhe ndërshtetërore mes dy popujve, të armiqësuar me shekuj për shkak të politikës pushtuese hegjemoniste dhe kolonialiste të Greqisë mbi territorin dhe mbi popullin etnik shqiptar (Çameria dhe Epiri).

Pra, në rastin konkret, shkaku dhe pasoja duhet kërkuar në një sfond më të thellë, më të gjerë dhe më kompleks të historisë gjeopolitike të marrëdhënieve të derisotme midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Reagimi
Kuptohet, e drejtë e çdo inidividi apo kolektiviteti është që, kur vjen në shprehje cenimi dhe fyerja e rëndë e tyre qoftë mbi bazën e dinjitetit njerëzor, qoftë mbi bazën kombëtare, fetare, etnike etj., të reagojnë atypëraty edhe si individ, edhe si kolektivitet i organizuar, sepse e keqja, shpifja dhe e pavërteta nuk duhet pranuar kurrë, pavarësisht nga çmimi dhe, pavarësisht se kush qëndron pas tyre (individi, grupi, populli apo shteti).

Pse gjatë periudhës së viteve të pushtetit popullor socialist në Shqipëri, në ushtrinë, as në shoqërinë e Greqisë nuk këndoheshin këngë me "nota antishqiptare"?

Sepse, Shqipëria nuk ishte e varur nga Greqia, duke kërkuar nga ajo shpëtim, punësim, pensione, kredi, investime dhe mallra të ndryshme etj, për të greqizuar shqiptarët dhe Shqipërinë, ashtu siç po ndodh qe 18 vjet me regjimet antipopullore dhe antidemokratike të Shqipërisë, të drejtuara nga individë, grupe dhe haranga të ndryshme politike, që lufotjnë vetëm për të qëndruar sa më gjatë në pushtet, jo për të mirën e interesit të përgjithshëm të popullit dhe të shtetit shqiptar, por për ledverdinë e interesit të tyre personal, grupor, partiak, ideologjik, ekonomik, tregtar dhe karrierist. Pra, edhe në këtë kontekst, duhet të vështrohet "fenomeni i ri" paradoksal i këndimit të këngëve antishqiptare nga ushtria greke.

Neve nuk kemi nevojë të angazhohemi, as të shpenzojmë kohë për t'i gjetur se cilët janë ata ushtarë, që paskanë kënduar apo që do të këndojnë edhe në të ardhmen "parodi" me nota muzikore antishqiptare, por për ne, e rëndësishmja është që, t'i identifikojmë dhe t'i neutralizojmë me kohë, interesat dhe veprimet subversive të parapavijës së thellë të politikës pushtuese shekullore të "kompozitorëve" dhe të "dirigjentëve" të "korit diplomatik" ndërsyes të qeverisë greke,

e cila qe 18 vjet rresht është infilturar në çdo segment të jetës ekonomiko-politike dhe shoqërore të shtetit shqiptar, me të vetim qëllim të fundit që, përmes "reformave demokratizuese-integruese" politike, ekonomike dhe tregtare (natyrisht, duke manipuluar para bashkësisë ndërkombëtare, edhe me minoritetin grek në Shqipëri, ashtu sikurse Serbia me minoritetin serb në Kosovë, kinse janë të ?ndrydhur nga padrejtësitë? e shumicës dërrmuese shqiptare), ta realizojë strategjinë e interesave të saj prioritare në asmilimin e numirt sa më të madh të shqiptarëve.

Këtë strategji dhe taktikë perfide në kurriz të greqizimit të territoreve të caktuara shqiptare, e provojnë edhe ndërtimi i qindra kishave e mejtepeve greke jo vetëm në Jug, por edhe në pjesët e tjera të Shqipërisë. Vërtet, politika zyrtare e Shqipërisë, duhet ta dënojë botërisht aktin skandaloz të ushtarakëve grekë, të cilët kanë kënduar këngë antishqiptare.

Mirëpo, kjo nuk mjafton, që qeveria greke të ketë marrë ndonjë mase ndëshkuese kundër "këngëtarëve" ushtarakë grekë, pavarësisht nga përgjigjet e saj premtuese "notave" dhe "prememorieve" të qeverisë së Shqipërisë, drejtuar qarqeve dhe institucioneve më të larta të shtetit grek.

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara