HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


NË KUADËR TË VEPRIMTARIVE KULTURO-ARTISTIKE, NË SALONIN E TETË TË LIBRIT NË BELO HORIZONTE:

DASHAMIRËSJA E MADHE E KOSOVËS KA MBAJTUR NJË LIGJËRATË TË MREKULLUESHME MBI OPERËN "OTELLO"

-- nga Engjëll KOLIQI

Prof. Dr. Vera Lucia Alves Neves, në mbrëmjen e 15 qershorit ishte në program bashkë me Maestron e Madh të muzikës - Angelo Heleodoro i cili ka mbarështruar një ligjëratë didaktike mbi zanafillën e operas e pastaj ka folur mbi operën "La Bohème", të Giacomo Puccinit. Përgatitja professionale dhe karizma e ligjëruesve kanë shtuar interesimin e publikut.


Ligjëruesit mbi operat muzikore -
Prof. Dr. Vera Lucia Alves Neves dhe Maestro Angelo Heleodoro

Belo Horizonte, 16 qershor 2007 - Mbrëmë në Salonin e Tetë të Librit, në kryeqytetin mineir Belo Horizonte, janë zhvilluar veprimtari të bujshme dhe shumë të rëndësishme kulturo-artistike dhe letrare. Në këtë shkrim po veçojmë një veprimtari në lëmin e muzikës klasike, të operas, respektivisht ligjëratat e dy ekspertëve të kësaj lëmie - të Maestros së Madh, Angelo Heleodoro dhe të mikes sonë të madhe, e cila tashmë thotë se është edhe kosovare - Prof Dr Vera Lucia Alves Neves.


Profesoresha Vera - dashamirësja e Kosoves, duke ligjëruar

Maestro ka mbajtur një ligjëratë didaktike mbi zanafillën dhe zhvillimin e operas, me një ilustrim fantastik të operas së Giacomo Puccini-t "La Bohème", kurse profesoresha e nderuar ka mbajtur një ligjëratë të mrekullueshme mbi operan e Giuseppe Verdit "Otello" dhe mbi autorin e tekstit të kësaj opere - Arrigo Boito, gjithashtu duke ilustruar me DVD, madje edhe duke emocionuar të pranishmit me interpretimin fantastik të kësaj opere.


Prof. Dr. Vera Lucia Alves Neves, para ligjëratës

Se ligjëratat ishin të një niveli të lartë profesional dhe artistik, megjithë ilustrimet e tyre konkrete, tregon vetë interesimi i jashtëzakonshëm i publikut. Organizatorët sikur e kishin ditur këtë fakt, sepse për këto dy ligjërata kishin përgatitur sallën më të madhe të improvizuar në hapsirën e Salonit të Tetë të Librit. Asgjë nuk i ishte lënë rastësisë, por gjithçka ishte përgatitur në mënyrën më profesionale, qoftë nga ligjëruesit, qoftë edhe nga organizatorët e këtyre veprimtarive shumë të frytshmne, sivjet të udhëhequr nga miku ynë - Sergio Fantini.


Ligjëruesja me mikun nga Kosova, Engjëll Koliqi
(autorin e këtij shkrimi)

Ka qenë, sigurisht, përgatitja e lartë profesionale e ligjëruesve dhe karizma e tyre specifike, që nga minuti në minutë kanë shtuar interesimin e të pranishmëve, të cilët herë-herë edhe janë emocionuar deri në eufori, duke i ndërprerë madje ligjëruesit edhe me duartrokitje frenetike, veçori kjo që do e dëshironte çdo ligjërues, në raste të tilla. Sidomos ka bërë përshtypje fantastike profesoresha e nderuar - Verra Lucia, e cila për këtë ligjëratë kishte përgatitur edhe veshje speciale, që dukej sikur të ishte në skenën e këndshme të operas.

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara