HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


VEPRIMTARI E SHKRIMTARI KOSOVAR ENGJËLL KOLIQI, GJITHNJË E MË I KËRKUAR DHE MË I DASHUR NË VENDIN TONË:

MIKU I MIRË ME SHOKË SHUMË

-- nga Esmeralda Carvalho Castro

Gjatë bisedave të përzemërta miqësore, me mysafirin e këndshëm nga Kosova, kemi konstatuar se edhepse larg gjeografikisht, me tradita kombëtare të civilizimit, të besës, të nderimit dhe të respektimit reciprok, jemi shumë të afërt si popuj. Jemi dëshmitarë të presionit të madh që miqt e shumtë i bëjnë Z. Koliqit, për të qenë mysafir i tyre, së paku për një drekë ose për një darkë. Interesim i jashtëzakonshëm edhe për traditat kulturore shqiptare, që veprimtari kosovar na i shpjegon edhe konkretisht, madje edhe duke kënduar me çifteli.

Engjëll Koliqi, duke kënduar me çifteli
Engjëll Koliqi, duke kënduar me çifteli

Belo Horizonte, 4 qershor 2007 - Mysafiri i nderuar nga Kosova - veprimtari, gazetari e shkrimtari tashmë i mirënjohur - Engjëll Koliqi, i cili po qëndron në vendin tone, në një vizitë të gjatë pune, veç veprimtarive të shumta në shërbim të krijimit të kushteve të një bashkëpunimi të frytshëm mes dy vendeve tona dhe të karrierës së tij shumë të bujshme si shkrimtar, gjithnjë e më shumë po shton radhët e miqve brazilianë, këtu në kryeqytetin e shtetit Minas Gerais - Belo Horizonte e në shumë vise të tjera të Brazilit.

Engjëll Koliqi me miqtë brazilianë
Engjëll Koliqi me miqtë brazilianë

Miqtë e Engjëll Koliqit në Minas dhe përgjithësisht në Brazil, jo vetëm që janë të kënaqur me sjelljet, me kulturën e lartë nbjerëzore dhe me karizmën e tij speciale, por edhe me faktin se ata po mësojnë shumë gjëra nga miku i tyre, që tashmë llogaritet edhe si qytetar i Belo Horizonte-s, respektivisht si mineir-brazilian. Ata janë shumë të kënaqur se përmes mikut të tyre nga Kosova, po mësojnë shumë gjëra të bukura dhe interesante nga traditat kombëtare të popullit shqiptar - traditat e besës, të nderimit dhe të respektimit reciprok, që na duken shumë të afërta me traditat tona. Edhe miku ynë kosovar na ka konfermuar se traditat shqiptare janë shumë më të afërta me traditat braziliane, se me ato të popujve që i rrethojnë, konstatim që e kishte shprehur edhe kryetari i Komunës së Vitisë - Musa Misini, gjatë vizitës së tij, në marsin e kaluar.

Engjëll Koliqi me miqtë brazilianë
Engjëll Koliqi me miqtë brazilianë

Kësaj radhe, Engjëlli Ynë - siç po e quajnë miqt e shumtë këtu mikun kosovar - ka sjellë me vete edhe çiftelinë e njohur shqiptare dhe kur bëhet fjalë për traditat kulturore, ai pa përtesë merr çiftelinë dhe ia thotë këngës së bukur shqiptare. Përmes këngëve të tij ne kuptojmë shumë gjëra interesante nga historia e popullit shqiptar dhe nga traditat kombëtare shqiptare. Gjatë dollive, miqtë e shumtë e përshëndesin, duke i thënë "gëzuar ambasador". Kur ai ua tërheq vërejtjen, të mos e quajnë ambasador, ata i thonë se sido që të jetë dhe kushdo qoftë ambasador i Kosovës në Brazil, ata e njohin atë si ambasador të pare, sepse përmes tij kanë mësuar shumë gjëra interesante për Kosovën dhe përgjithësisht për popullin shqiptar. Besoj se edhe nga fotografitë (nga drekat në shtëpitë e miqve, të shtunën dhe të dielën e kaluar) që do e shoqërojnë këtë artikull do të kuptoni ngrohtësinë dhe kënaqësinë e miqve brazilianë me mikun e tyre kosovar.

Engjëll Koliqi me miqtë brazilianë
Engjëll Koliqi me miqtë brazilianë Engjëll Koliqi me miqtë brazilianë
Engjëll Koliqi me miqtë brazilianë


Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara