COLADRI E DIPROJINT PĖRKRAHIN
VEPRIMTARIN NGA STUBLLA - ENGJĖLL KOLIQI:
ZĖRI I ARSYES NĖ SHĖRBIM TĖ REALITETIT TĖ KOSOVĖS
-- nga Caio WERNECK
Organozatorėt e COLADRI (Conferźncia Latino-Americana de Direito e Relaēões Internacionais - Konferenca Latino-Amerikane e sė Drejtės dhe tė Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare) dhe drejtuesit e kompanisė DIPROJINT (Diplomacķa e Projetos Internacionais - Diplomaci dhe Projekte Ndėrkombėtare) i kanė mundėsuar Profesor Koliqit takime me ambasadorė, ekspertė dhe profesorė tė sė drejtės ndėrkombėtare, nga shumė vende. Pėrfaqėsues tė shumė universiteteve anekėnd Brazilit i kanė kėrkuar profesorit nga Kosova tė mbaj ligjėrata mbi realitetin historik dhe aktual tė Kosovės dhe pėrgjithėsisht tė popullit shqiptar.

Engjėll Koliqi me Mark W. Atwood - prokurator
nė Qendrėn Ndėrkombėtare tė Partnershipit Juridik
"Sher Blackwell", nė Washington D.C.
Belo Horizonte, 11 shtator 2007 - Siē kemi informuar edhe mė parė, nė Konferencėn e parė latino-amerikane tė sė drejtės dhe tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare (COLADRI 2007), nė kryeqytetin mineir Belo Horizonte, ėshtė pėrfaqėsuar edhe Kosova - vendi mė i vogėl ballkanik, nė pritje tė njohjes sė pavarėsisė dhe tė sovranitetit shtetėror. Pėrfaqėsuesi i Kosovės nė kėtė konferencė - Prof. Engjėll Koliqi, i ndihmuar dhe i pėrkrahur nga organizatorėt e COLADRI-t - Prof. Dr. Roberto Luiz Silva - profesor i sė drejtės ndėrkombėtare e prorektor i Universitetit Federal tė Minas Gerais-it (UFMG), nė cilėsinė e mbikėqyrėsit kryesor dhe Diego Vasconcelos Valadares Neto, nė cilėsinė e ideatorit dhe tė organizatorit kryesor dhe nga drejtueset e Ndėrmarrjes Ndėrmjetėsuese pėr Diplomaci dhe Projekte Ndėrkombėtare DIPROJINT - presidentes Dr Vera Lucia Alves Neves dhe drejtoresha e pėrgjithshme Esmeralda de Carvalho Castro, ėshtė takuar me shumė pjesėmarrės aktivė tė konferencės - ambasadorė, ekspertė dhe profesorė tė sė drejtės ndėrkombėtare, pėr tė lobuar kėshtu mbi realitetin e Kosovės, nė kėrkim tė njohjes sė pavarėsisė dhe tė sovranitetit shtetėror, nga bashkėsia ndėrkombėtare, deri nė KS tė OKB-sė.

Engjėll Koliqi me operatorin e Shtėpisė sė
Produkcioneve Filmike "Supernova" - Carlos Mineiro
dhe me drejtorin Carlos Henrique Ferreira
Ai, nė tė gjitha takimet - me pėrfaqėsues tė universiteteve tė shumta braziliane dhe me ambasadorė, ekspertė e profesorė tė sė drejtės ndėrkombėtare nga SHBA-tė, India, nga Gana, Gjeorgjia, Bjellorusia, Kanada, nga Irani dhe nga Nigeria, ka trajtuar zhvillimet aktuale nė procesin e vendosjes sė statusit final tė Kosovės. Nė kėto takime, nga tė cilat pak mė vėshtirė e kishte me pėrfaqėsues tė Ganės - Prof Koliqi i ka bindur tė gjithė me argumentet historike, juridike, faktike e morale me realitetin e ri tė Kosovės, nė kėrkim tė njohjes sė pavarėsisė dhe tė sovranitetit shtetėror, si njė identitet dhe etnitet i ri nė Ballkanin e trazuar, si kompromis i fundit nga pala shqiptare. Me kėto argumente ai i ka bindur bashkėbiseduesit se vendi i tij, me resurset e bukura njerėzore dhe natyrore, si njė shtet i ri i dalė nga ky kompromis, do tė jetė faktori kryesor i stabilitetit tė rajonit ballkaniko-mesdhetar dhe do tė shėrbejė si shembull i mirė i zhvillimit tė shteteve dhe tė demokracive njerėzore. Qė tė gjithė e kanė shprehur bindjen se mė nė fund, edhe Moska zyrtare me komkpanitė e Putinit do tė binden dhe do tė jenė pjesė e kompromisit tė bashkėsisė ndėrkombėtare, pas pėrfitimeve diplomatike e strategjike qė do tė kenė, dhe kjo ēėshtje shumė e ndjeshme do tė mbyllet sė shpejti - sipas vlerėsimeve, nė mos jo nė dhjetorin e kėtij viti, mė sė largu nė marsin e vitit tė ardhshėm. Nga bisedimet me pėrfaqėsuesit e vendeve tė pėrmendura, qė ka pasur kėto ditė tė konferencės Z. Koliqi, ėshtė kuptuar se tė gjitha kėto vende, veē Ganės, nė rast tė shpalljes unilaterale tė pavarėsisė nga Kuvendi i Kosovės, janė tė gatshėm ta njohin atė menjėherė.

Engjėll Koliqi me presidenten e
DIPROJINT - Dr. Vera Lucia Alves Neves dhe
me prorektorin e UFMG - Prof. Dr. Roberto Luiz Silva
Pėrfaqėsuesit e Qendrės sė Video Produkcionit "Supernova" - Carlos Henrique Ferreira e Carlos Mineiro i kanė kumtuar pėrfaqėsuesit kosovar, se shtėpia e produkcionit tė tyre, nė bashkėpunim me televizionin publik tė Minas Gerais-it "Rede Minas" kanė marrė autorizimin e Ministrisė sė Kulturės, pėr xhirimin e filmit dokumentar "Engjėll Koliqi - Zėri i Kosovės", nė gjatėsi prej 90 minutash, film ky qė do tė shfaqet nė shumė festivale tė filmit dokumentar.
Profesorė dhe pėrfaqėsues tė shumė universiteteve braziliane e kanė ftuar profesorin nga Kosova pėr ligjėrata mbi realitetin historik dhe aktual tė vendit dhe popullit tė tij, qė do t'i fillojė tė mėrkurėn e 11 shtatorit nė Universitetin FUMEC, nė Belo Horizonte. Mbikėqyrėsi i kėsaj konference - prorektori i Universitetit Federal tė Minas Gerais-it - Prof Dr Roberto Luiz Silva, i ka dhėnė atij dokumentacionin komplet tė kėtij universiteti, adresuar Universitetit tė Prishtinės, pėr tė filluar bashkėpunimin e rregullt nė mes kėtyre dy universiteteve publike. Grupe studjuesish dhe ekspertėsh tė sė drejtės ndėrkombėtare, kanė shprehur interesimin pėr vizita tė organizuara nė Kosovė, pėr tė mėsuar realitetin e atjeshėm nga afėr, pėr ēka z. Koliqi i ka falėnderuar dhe i ka siguruar me garanci pėr mikpritje tradicionale shqiptare.
Duhet theksuar faktin se prof. Engjėlli, qė tė gjithė bashkėbiseduesve, si edhe tė gjithė pjesėmarrėsve, gjatė ligjėratės sė tij, ua ka pėrcjellur pėrshėndetjet e Presidentit tė Kosovės - Dr. Fatmir Sejdiu-t.
|