Botime të veçanta
Ëndërrime që u bënë realitet /
Dreams That Came True
(Biografi të individëve që i mbaruan studimet në vendet evroatlantike, botim i Ministrisë së Arsimit e Shkencës dhe Teknologjisë, Prishtinë, 2005)
E pajisur me një parathënie në gjuhët shqipe, angleze dhe gjermane, me shpjegime dhe opinione lidhur me publikimin dhe studimet në vendet evroatlantike, me biografi të individëve që kryen studimet në këto vende, me literaturë profesionale dhe indeksin e emrave, ky botim i veçantë ka për ideator dhe redactor zotin Zenun Rexhepi,. Fjala është për një vepër me vlera reale që afirmojnë në përmasa kombëtare e ndërkombëtar bazat dhe zhvillimin e arsimit të shkencës në Kosovë, duke i dhënë prioritet afirmimit të shqiptarëve që patën fat të studjojnë në vendet e Evropës dhe tejmatanë kufinjve të saj.
Publikimi kap 256 faqe dhe është botuar në 500 ekzemplarë. Në të janë përfshirë biografitë e 86 individëve, shumë prej tyre edhe në gjuhë të huaja. Numri më i madh i tyre shoqërohet me fotografi (portret), disa sish me ndonjë dokument, diplomë, mirënjohje etj. Nga Fjala e botuesit, Isuf Zeneli, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit të Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), kuptojmë se libri në fjalë synon afirmimin e sukseseve që kanë arritur një numër individësh, të cilët i mbaruan studimet në Austri, Gjermani, Zvicër, Angli, SHBA etj., shqiptarë që me sukses janë inkuadruar në organizata e institucione ekonomike, arsimore e shkencore të Kosovës dhe në vendet evroperëndimore. Shembullin e tyre zoti Zeneli e konsideron si një nxitje për ata të rinj, të cilët kanë ambicje të studiojnë jashtë Kosovës, për t'u aftësuar sa më shumë dhe për t'u bërë faktor I rëndësishëm i zhvillimit të gjithmbarshëm të Kosovës në të ardhmen.
Në këtë kontekst, në këtë publikim flitet për hapjen e shkollës së parë të lartë në Kosovë (1958), të fakultetit të parë (ai Filozofik) më 1960, të Universitëtit të Kosovës (1970), inaugurimit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (1978), jepen opinione lidhur me publikimin dhe studimet në vendet evroatlantike, bëhet fjalë për themelimin e Ministrisë së Arsimit të Shkencës dhe Teknologjisë (2002), ministri e cila më 2003 miratoi projektin për përgaditjen dhe botimin e kësaj vepre me vlerë.
Kështu, në 250 faqet e këtij libri , në kuadrin e opinioneve lidhur me publikimin dhe studimet në vendet evroatlantike, citohet Alvin Tofleri cili e konsideron arsimin si ardhmëri (I tërë arsimi buron nga parafytyrimi I së ardhmes. Nëse sypozimet për të ardhmen e një shoqërie janë të gabueshme dhe defekte, po aq do t'I zhgënjejë të rinjtë sistemi arsimor). Ëndërrimet si burim frymëzimi dhe suksesi: Unë nuk di rrethana më frymnëzuese sesa aftësia e pamohueshme e njeriut të shkojë përpara në drejtim të idealit permes përpjekjeve të vetëdijshme, thekson Toro në veprën e tij Wolden, dhe shton: Nëse ju vërtet përpiqeni t'i realizoni ëndërrimet tuaja, ju do të arrini sukses që nuk mund ta pritni nëse keni sjellje të zakonshme. (fq.29).
Ja se si pasurohet dhe afirmohet Kosova, përmes gjeografisë shpirtërore të saj në botë! Në kapitullin biografik të individëve kosovarë që studiojnë apo kanë studiuar matanë kufinjve të Kosovës, defilojnë një varg emrash, disa tashmë të njohur në përmasa kombëtare e ndërkombëtare. Po i përmendim siç janë në libër, me nga 2-3 faqe shënime biobibliografike, sipas rradhitjes kronologjike:
Adriatik Kelmendi, Afrim Bytyqi, Agron Bajraktari, Agron Kamberi, Alban Rrustemi, Aliriza Arënili, Adrian Grezda, Arian Shala, Arif Riza, Artan Berisha, Arta Rama, Astrit Ademaj, Avni Islami, Bajram Berisha, Baki Ymeri, Bedri Dragusha, Beqir Pushkolli, Besart Kamberi, Besim Kabashi, Blerim Rexha, Donika Kaçinari, Driton Lajçi, Edita Kusari, Edita Tahiri, Enver Hasani, Eshref Januzaj, Fadil Çitaku, Fatmir Dalladaku, Faruk Ramadani, Fatmir Selimi, Fatos Bejta, Fitim Gllareva, Ganimete Arifaj, Gazmend Ahmeti, Gëzim Mekuli, Hajredin Kuqi, Hajrullah Binakaj, Ibrahim Gashi, Idriz Smaili, Ilir Iliri (Ademi), Imer Berisha, Jetish Jashari, Jakup Canaj, Kujtim Latifi, Lavdim Koshutova, Lumturie Çitaku, Mehmet Shala, Mentor Agani, Mimoza Kusari, Musli Musliu, Mytaher Haskuka, Naser Ashimi, Naser Myftari, Nazmi Jakurti, Nehat H. Krasniqi, Nevzat Morina, Nexhmedin Morina, Nexhmi Rudari, Nusret Musliu, Petrit Mirena, Petrit Nahi, Qëndrim Gashi, Ramadan Rexhepi (Osmani), Ramadan Xhema, Remzije Istrefi, Rifat I. Dobra, Rifat Latifi, Rrahim Kabashi, Safo Musta, Salihe Salihu-Abazi, Sami Arifaj, Sara I. Gashi, Sebiha Ahmeti, Sefer Gashi, Shqipe Duriqi, Shyqyri Haxha, Venera Radoni, Vesa Sahatçiu, Violeta Hamidi, Vitore Shala-Mayrhofer, Vullnet Latifi, Xhavit Zogaj, Yll Haxhimusa, Zeqir Shaqiri. (Baki Ymeri, bukureshti@yahoo.com)
Post Scriptum:
Në fillim të korrikut 2005, në Prishtinë doli nga shtypi publikimi me titull: "Ëndërrime që u bënë realitet" (Biografi të individëve që i mbaruan studimet në vendet evroatlantike), botim i Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë të Kosovës (MASHT). Ideja dhe realizmi Zenun Rexhepi, asokohe zyrtar për informim në MASHT, tani i pensionuar. Publikimi (i cili ka 250 faqe formati A/5,(500 ekzemplarë), përmban biografitë (CV), shumica në gjuhën shqipe dhe të huaj (anglisht dhe gjermanisht) të 86 kandidatëve, kryesisht edhe me fotografi të kandidatëve të përfshirë (portret), shumica nga Austria, Gjermania, Zvicra dhe Anglia, por edhe të tillë që jetojnë e punojnë në Kosovë. Publikimi ka pjesën hyrëse (Fjala e botuesit, Parathënia, Sumary - nga tri faqe, versioni anglisht dhe gjermanisht, Shpjegime hyrëse dhe Njoftime lidhur me publikimin) dhë një numër ilustrimesh. Të interesuarit mund ta porosisin atë në adresën elektronike: zenunrexhepi@hotmail.com.
|