HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Një ligj i ri për Green Cards (Karten Jeshile)
- 370 dollarë të marrësh katën e re

Beqir Sina

-- nga Beqir SINA, Nju Jork

Kush nuk zbaton ligjin, dënohet 30 ditë burg dhe 100 dollarë gjobë

WASHINGTON D.C: Qindra mijra emigrantë qytetar të rregullt amerikanë, të cilët nuk kanë të shënuar në Kartën Jeshile(Green Cards) datën e përfundimit të afatit (vlefëshmërinë) e saj, do të paguajnë 370 dollarë të marrin Kartën Jeshile(Green Cards) të re, ose rrezikohen të dënohen me 30 ditë burg dhe 100 dollar gjobë. Në këtë ligj janë të përfshirë, gjithashtu të gjithë ata qytetarë amerikanë që janë të rregullt dhe janë me Kartën Jeshile(Green Cards), por kanë gabime të gërmave të indetitetit dhe ndonjë datë gabim. Edhe ata duhet të paisen me Kartën Jeshile(Green Cards), origjinale dhe pa gabime në indetifikim. Afati i fundit të kryerjes së këtyre dokumentave është 21 shtatori 2008.
Një Departament i Sigurisë së Brendeshme, dje, propozoi duke i kërkuar qytetarve të rregullt (legal residents) të cilët, nuk kanë datën e skadimit të shënuar në Kartën Jeshile (Green Cards) të paguajnë 290 dollarë zvendësimin e datës dhe 80 dollar plus për të bërë elektronikisht gishtat dhe foton. Mbasi në të kundërtën në mos paraqitje, të dokumentacionit ligji dënon ata me me 30 ditë burg dhe 100 dollarë gjobë.

Zyra e Shtetësisë dhe Zyra e Shërbimeve të Imigracionit, ka bërë një studim për këtë qëllim i cili rezulton se rreth 750.000 qytetar të rregullt (legal permanent) në SHBA-s, të cilët përdorin Kartën Jeshile (Green Cards) të viteve 1977-1989. E kanë datën të skaduar (të pavlefshme)
Karta Jeshile (Green Cards) është mjet indetifikimi zyrtar në SHBA, e cila e autorizon qytetarin amerikanë, i jep të drejtën të jetojë dhe të punojë në SHBA. Çdo qytetar i rregullt duhet patjetër të paiset me Kartën Jeshile (Green Cards), sipas ligjeve të shtetit amerikan. Qytetarët e rregullt, 120 ditë pasi shkelin në territorin e SHBA-s, duhet të marrin Kartën Jeshile (Green Cards).

Në qoftëse t'i ke aplikuar të marrësh Kartën Jeshile (Green Cards), dhe ajo nuk u ka ardhur, deri në datën e limitit të ditëve të parashikuara, duhet të drejtohesh menjëher tek zyrat e emigracionit, të vijë më pasë. Skadimi i datës nuk ka të bëjë me statusin tuaj të imigrantit në SHBA, por ju nxjerr shumë probleme gjatë udhëtimeve jashtë SHBA-s, dhe për punë sidomos e probleme të ndryshme financiare. Kështu që çdo qytetar i rregullt(legal resident) duhet të zvendësojë Kartën Jeshile (Green Cards) të vjetër (1977-1989), me Kartën Jeshile (Green Cards) të re. "Kjo ka të bëjë me ligjin e ri të çështjeve të sigurisë së brendeshme" thotë Bill Wright, zëdhënës i nga Zyra e Shtetësisë dhe Zyra e Shërbimeve të Imigracionit. "Do të bëjmë çdo gjë të sigurt dhe t'a paisim me të gjitha të drejtat çdo person, i cili ka të drejtën e Kartën Jeshile(Green Cards), tha ai.

Ligji i ri për Imigracion, thotë se ndonjë qytetar i rregullt, i cila ka rekord të keq(probleme me policinë, dhunime të ndryshme ligji, i dënuar me burg për drogë e krime) aplikimi për Kartën Jeshille, të re, e çonë atë andej nga ka ardhur (deportation). Në këtë ligj janë të përfshirë të gjitha llojet e krimeve të dënuar me ligj në SHBA-s, pavarësishtë se kur ka ndodhur krimi dhe dënimi i juaj.

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara