“E LASHË ZEMRËN TË JETOJË”
-- nga ROZI THEOHARI, B o s t o n
REKUIEM PER ARTISTIN E POETIN DARDHAR GAQO ZDRULI
Me 29 tetor 2005 ne restorantin “Pier 4” te Anton Athanasit ne Boston shqiptaro-amerikanet zhvilluan nje mbledhje perkujtimore dhe darke solemne me rastin e 600-vjetorit te lindjes se Skenderbeut. Ne nje pushim midis kumtesave, ne tavolinen tone ku ishin ulur vetem familje dardhare, Sotir Pani, bashkefshatari yne, nxori nga canta e na tregoi nje liber me titull: “Serenata dhe kenge qytetare korcare”, me autor Gaqo Zdrulin. Kengetarja veterane znj. Jorgjia Misja, duke shfletuar librin plot kenge e partitura, filloi te kendonte, ne fillim
solo, pastaj e pasuar nga te gjithe te pranishmit ne salle: “Per memedhene”, “Debora zbardhi malet”, “Vlora-Vlora”…etj. Kenget, njera
pas tjetres, sollen nje atmosfere te ngrohte vellazeruese e emocionuese tek pjesemarresit e tubimit, te cilet i drejtonin duartrokitjet
tavolines se dardhareve, por ne realitet duartrokitjet i perkisnin Gaqo Zdrulit. Gaqos, bilbilit dardhar, i cili na dukej se ndodhej aty, ne feste, mes nesh, me kitare, e kendonim se bashku si dikur. Por Gaqoja ate cast ndodhej i shtrire ne shtrat duke luftuar me semundjen e rende.
Nje muaj me vone, me 30 nentor 2005, Gaqo Zdruli, kengetari lirik, poeti, pedagogu, biri i Dardhes, nderroi jete ne Tirane duke lene ne
pikellim familjen, te afermit, miqte e shoket, dardharet e devollinjte. Por ai deshperoi edhe shqiptaro-amerikanet, me te shumtit dardhare e korcare, te cilet e njihnin dhe ruanin kujtime e mbresa nga jeta e aktiviteti i tij.
Ne letren qe me shkruante Vaske Zdruli, i vellai, tregonte se Gaqoja vuajti nga nje semundje e rende ne veshkat dhe mbeti ne krevat i
paralizuar per gjashte muaj. Por ai e luftoi semundjen, kurre nuk e dha veten dhe kurre nuk u dorezua. “I qendronim prane,- vazhdon i
vellai,- e na dukej sikur e sheronim. Sidomos e shoqja, Tefta, e cila eshte edhe doktoreshe, ia beri te gjitha sherbimet. Ai qendroi me
vullnet e i paperkulur deri ne ditet e fundit te jetes”,- shkruan Vaska.
NA ISHIN TRE VELLEZER KEPUCARE
Eshte e pamundur te shkruash per jeten e Gaqos pa permendur edhe
dy vellezerit tij, Kocin dhe Vasken. Tre vellezerit, bashke me Marien,
motren e vetme, u linden e u rriten ne nje familje te varfer dardhare,
por me tradita patriotike, e cila kishte dhene kontribut ne ceshtjen
atdhetare. I ati, Pandi Zdruli, ishte kepucar dhe zanatin ua mesoi tre
djemve, mes te cileve Koci ishte “ustai i madh.” Tre vellezerit
kepucare dalloheshin mes moshatareve te fshatit si tre djelmosha
simpatike e bukuroshe, por mbi te gjitha ishin punetore e gazmore.
“Dyqani i kepucareve” ndodhej ne katin e pare te shtepise se tyre, buze
rruges, me dy dritare te mbrojtura nga hekura te trashe, te cilat
veshtronin nga korija e Shen Pjetrit. Ne ato dritare ndaleshin shpesh
kalimtaret, te cilet shkembenin ndonje bisede te rastit apo shaka me
kepucaret. Gaqoja, vellai i trete, i datelindjes 1927, e filloi zanatin
duke drejtuar peronat e vogla te kepuceve, te cilat ishin perdorur nje here.
Me nje cekic te vogel mbi nje kudher metalike perpiqej t’i bente
si te reja gozhdet qe ia vinin te vellezerit perpara. Por shpesh cekani
godiste pa dashur dy gishtat e tij, sepse, me natyren romantike,
shpesh e perqendronte veshtrimin ne pyllin e dendur te ahut te korijes
perballe. Ishin vitet e veshtira te Luftes se Dyte Boterore, kur
mungonte gjithcka. Kepucaret e fshatit benin kepuce te reja duke
shqepur kepuce te vjetra dhe duke perdorur nje fare sholle qe sherbente
si veshje ambalazhi per arkat e municioneve te topave dhe gjendeshin
plot te tilla pas Luftes Italo-Greke. Me tej, pas luftes, kur Koci
gjente ndonje lekure te mire, e perdorte per te bere kepuce per vajzat
qe martoheshin dhe per nxenesit e shkolles. Me kujtohet, ne femijet
rrinim me ore te tera te mbeshtetur tek hekurat e dritares duke ndjekur
me padurim te na mbaroheshin kepucet me qafa qe na kishin porositur prinderit.
Me ne fund Gaqoja u mberthente prroqe ne taban e ne thembra,
per te na mbrojtur nga rreshqitja ne rruget me akull. Ne netet e
ftohta te dimrit mblidheshin djemte e fshatit tek dyqani i tre
vellezerve kepucare per te ndihmuar ne ndreqjen e peronave. Por ata i
terhiqte edhe magjia e kengeve. Tre vllezerit punonin e njekohesisht
kendonin. Mbasditeve, pasi linin punen te tre uleshin ne ballkonin e
drunjte e kendonin te shoqeruar nga mandolina e kitara.. Gaqoja, qe ne
moshen e re kishte nje ze baritoni te embel, i cili terhiqte vemendjen
dhe admirimin e fshatareve qe e degjonin. Dardhari Kico Ceku, me banim
ne Florida kujton: “Gaqoja ishte 2-3 vjet me i madh se une, por ne
moshen e femijerise ai na dukej i madh. Mblidheshim djemte e mehalles
tek dyqani i Zdrulit, i cili per ne kishte cilesine e nje vatre
kulture…Gaqoja i femijerise sime ishte nje njeri me shpirt te holle
artisti e zemer te mire. Me durimin dhe shkathtesine e tij na futi
dashurine per muziken edhe neve moshatareve me te vegjel, na ngjalli
pasionin e kenges, duke na mesuar t’i binim kitares e mandolines.
Nuk kishte shtepi ne Dardhe qe te mos kishte nje kitare apo nje mandoline.
Duke ndjekur zerin e Gaqos, ne, shoket tij, mesuam kenget
karakteristike te folklorit dardhar, kenget partizane te Dhora Lekes
dhe te autoreve te tjere. Aty spikati talenti i Gaqos si kengetar i
vertete. Zerin e tij e kishin zili jo vetem kengetare te degjuar te
fshatit, por edhe kengetare te njohur te qytetit te Korces si Gaqo
Jorganxhiu, Petro Dula, Gaqo Hyrka e te tjere.”
Pasi shtepia e tyre u dogj nga fashistet italiane, i rritur me
edukaten qytetare dhe ndjenjat liridashese te familjes dhe
pergjithesisht te fshatit te Dardhes, Gaqoja qysh ne moshen e njome u
bashkua me te rinjte e te rejat e fshatit ne lufte kunder pushtuesve
nazi-fashiste. Koci dhe Vaska dolen partizane, ndersa Gaqoja, si i ri
antifashist, u bashkua me njesitin guerril te fshatit.
Ne vitet qe pasuan, Gaqoja e Vaska banuan larg fshatit, ndersa
vellai i madh, usta Koci, nuk u nda nga Dardha, ku, vec zanatit, u be
dhe nje nga pjesemarresit e jetes artistike te fshatit. Qysh nga viti
1948 ai filloi te regjistronte kenge popullore, perralla, rite e zakone
te Dardhes dhe te krahines se Devollit. Gjate viteve ’50 e ’60 Koci e
dendesoi punen e mbledhesit te folklorit, ku ndikoi talenti dhe pasioni
i tij ne shijet artistike dhe dashurine per kulturen folklorike. Nje
pjese e materialit te tij u publikua ne nje permbledhje te bukur e te
zgjedhur te poezise popullore te Devollit, qe u botua nga Instituti i
Kultures Popullore. Kjo poezi popullore e ka frymezuar edhe Gaqon qysh
ne femijeri dhe me pas, kur ai ka ndjekur edhe poezine tone klasike
shqiptare. Muzika dhe fjala poetike e shoqeruan Gaqon gjate gjithe jetes.
“JETOVA ME ART—ENDERRASH TRAZUAR”
Nga nje poezi e hershme e Gaqos zgjodha kete varg: “jetova me
art—enderrash trazuar!” Dashurine e tij per artin, muziken dhe
interpretimin e ndjenjave nepermjet telave te kitares e mandolines ai e
shfaqi qysh me serenatat dardhare, te cilat nuk binin me poshte nga
serenatat korcare…Naten, ndricuar nga hena qe sapo kishte nxjerre
vetullen mbi “Gurin e Rrahut”, djelmuria e Dardhes ecnin ngadale mbi
kalldremet e rrugeve te pastruara me kujdes nga duart e vajzave…Nje
qendrim i befte tek muri i gurte rrethues i nje oborri, mbi te cilin
vareshin trendafilat e kuq renduar nga vesa e mbremjes. Fillonte kenga
e merrte krahe:
“Ne mes te nates ne qetesi,
Ti ne ballkon po rrinje…”
Tingujt dramatike perplaseshin neper ballkonet e shtepive te
mehalles, zeri i Gaqos, i cili arrinte tonet me te larta, zoteronte mbi
zerat e tjere. Diku, ne erresire, levizte perdja e nje dritareje…Me
tutje, nje avlli me lart, i kendohej “perendeshes se bukurise…”
Ne Dardhe, pikniket, argetim i sjelle nga kurbetlinjte e Amerikes,
fillonin qe ne pranvere, kur celte gjethi, deri ne vjeshten e pare kur
fillonin te piqeshin kumbullat. Kenga e pare karakteristike qe kendonin
dardharet ne piknike ishte:
“O vemi, ah, vemi
Në mes të pyllit do vemi…”
Mes tyre ndodhej edhe Gaqoja e melodia kumbonte ne korijen e Shen
Pjetrit, jehonte deri ne Devoll dhe e kthente valen e tingujve pertej
qiellit. Aty mberrinin dhe tonet e zerit magjik te birit te Dardhes.
Aktivitetin e tij si kengetar Gaqoja e filloi ne vitin 1947 me
pjesemarrjen ne korin e Ansamblit te Ushtrise me dirigjent Gaqo
Avrazin. Ne vellimin me poezi: “Shperthen zeri ne suferine” G.Zdruli
ka perfshire edhe nje poezi : “Ne gjoksin e kenges” kushtuar Artistit
te Popullit Gaqo Avrazi, muzikant i talentuar e dirigjent i pasionuar.
Ai ngriti e krijoi korin e ushtrise, qe, per nga forca e interpretimit,
ndjesia e dinamika u be i famshem jo vetem brenda Shqiperise, por dhe
jashte kufijve te saj. Nga gjiri i ketij ansambli dolen solistet e
talentuar te Teatrit te Operes, si: Mentor Xhemali. Lluk Kacaj, Stavri
Rafaeli, Avni Mula, Ibrahim Tukici, Xhoni Athanasi, Maliq Herri, Gaqo
Zdruli e te tjere. Ne poezine: “Berlin, 1 gusht 1951” Gaqoja pershkruan
emocionet e mbresat nga udhetimi bashke me Ansamblin e Ushtrise per te
dhene shfaqje ne festivalin e rinise ne Berlinin qe akoma s’e kishte marre veten nga lufta.
/Te erdha ty, o Berlin, qe na fute tmerrin,/ Te erdha une, nje
fshatar i varfer, te erdha,/ Nje ish-partizan i vogel me nje enderr te
madhe,/ Te erdha…te te them se edhe une e kam urryer Hitlerin…/ Te
erdha…jo me pushke…/ Kengen time tani, degjoje…llauten shqiptare,/ Sa
bukur ia thote kabaja me valle../
Ne gusht 1955 Ansambli i Ushtrise udhetoi per ne disa vende te
Azise: ne Kine, Kore, Vietnam e Mongoli, ku Gaqoja shkroi shume poezi
te frymezuara nga vendet e reja te panjohura. Ja disa vargje te tij:
Era pershtyn rete
Ne pirgje valezon e ngrihet rera
Mes sahares mongole…
Mbi vargmale dredhur mure lashtesie…
Ne kolone buze thare karvani me gamile…
Treni guget stepes dhe shkretetires,
Ne mbremje Pekini pret miqte prej Shqiperie…
Kur Ansambli i Ushtrise po kthehej nga turneja e Azise, duke
udhetuar me vapor mbi detin Egje, Gaqoja shkroi per kujtim keto vargje:
/Egje magjiplote,/ Lundroj sot mbi valet e tua,/ Kerkoj mbi ty
perendite,/ Te kuvendojne me mua…/Egje, det i thelle mbuluar me enderra
dhe yje/ Zanat vetullholla mes teje dredhin valle,/ Manteli i arte,
purpurin ne dallge./
Keto vargje-dallge me cojne tutje, ne vite. Me kujtohet kur
Gaqoja krijoi korin e femijeve te Dardhes, ku merrnim pjese ne,
nxenesit e shkolles 7-vjecare. Provat i benim ne sallen e shkolles
gjate muajve korrik-gusht, kur familjet dardhare ktheheshin ne fshat
per pushimet verore. Kori ndahej ne zerin e pare ku merrnim pjese ne,
vajzat, dhe ne zerin e dyte—djemte. E mbaj mend mire, kenga e pare qe
na mesoi Gaqoja, ishte “Vollga, Vollga”, nje kenge ruse per lumin e
Vollges, qe ate kohe ishte ne mode te kendohej ne te gjitha koret e
Shqiperise. Kur Gaqoja na mesonte me durim kengen, ne shtangeshim tek
degjonim ate ze bubullues dhe nuk na besohej se ata tinguj delnin nga
gjoksi i tij. I luteshim ta perseriste edhe nje here melodine, mbasi na
dukej se kenga e tij na e sillte Vollgen aty, para syve, dhe zeri i
shtruar i Gaqos lundronte tok me dallget e ngadalta te lumit… e ne nuk ngopeshim se degjuari…
Ne vitin 1958 Gaqon e gjejme student ne degen e kantos ne
konservatorin “P.I.Cajkovski” te Moskes. Mbasi perfundoi kete
konservator brezi i pare i artisteve shqiptare, erdhi brezi i dyte me
Gaqo Cakon, Gaqo Zdrulin, Irena Gjergon, Gjenovefa Heben, Luiza Papen e
te tjere. Por artistet e brezit te dyte nuk arriten t’i perfundonin
studimet plotesisht, per shkak te situatave politike te kohes. Keshtu,
nga vitet ‘61-’62 ata u kthyen ne Shqiperi dhe u diplomuan ne konservatorin e Tiranes.
Ne te njejten kohe me Gaqon, ne Moske, studionte dhe i vellai, Vaska,
ne shkollen e artit ushtarak. Dy vellezerit e pandare blene nje kitare
dhe ne kohen e lire kendonin se bashku me grupin e studenteve shqiptare
kenge qytetare te vendlindjes, pa harruar kenget e serenatave korcare e
dardhare. Dhe paten aq sukses keto “koncerte” te improvizuara, sa
kengetaret ruse i mesuan shpejt kenget tona e filluan te kendonin tok
me shqiptaret. Zerin e Gaqos e vleresonin pedagoget e konservatorit,
por ata pelqenin gjithashtu edhe edukaten e sjelljen e tij qytetare,
pasionin e tij per muziken dhe kembenguljen per te dale me rezultate sa
me te mira. Nje dite pedagogu i kantos i tha Gaqos: “ Ju shqiptaret e
keni Italine ne prag te deres dhe vini e studioni per kanto ne stepat
e Rusise! Ne, ruset, mjaftohemi te jemi te lumtur vetem kur kemi fatin
te jete moti i mire per te mundur te degjojme ne radio programin me muzike nga Italia.”
Gjate kohes se studimeve ne Moske Gaqoja nuk e harroi kurre
Dardhen . Ai thurte vargje per te, qe te shuante mallin per fshatin e
larget, pershkruante ujin e ftohte te krojeve te shumta qe burojne nga
debora e maleve. Perpiqej te krahasonte dimrin mesdhetar, duke e
quajtur veten “jugor”, me dimrin e ashper te Moskes, te cilin e quante
“dimri i vendesve”. I bente pershtypje moti i eger ne dimrat e gjate te
Rusise, ndersa kujtonte deboren e fshatit te tij…Moskovitet, te mesuar
me te ftohtit, e prisnin gati me gezim deboren e dimrin.
Disa vagje nga poezia “Ftohte, oh sa ftohte ne Moske”:
Jugori ia ndien dimrit ftohtesiren, / Kur bora dridhet e
percellon fytyren…/ Vendesve, kur qan e ulurin furtuna / Veshur bukur
porsi Dubina, / Vodka ua ngroh e u gezon te bardhat zemra, / Shkasin me
patinazh vocerrake, / Pleqte, te rinjte dhe grate…/Ftohte, oh sa
ftohte…/ Neser shpresohet te jete me ngrohte, / Provimin ne kanto kam,
vertet, /Rrugen “Gorki” pershkoj shpejt, / Dhe mberrij ne konservator./
Disa vargje nga poezia : “Mbreme”
Mbreme rreshqita per gjith’naten mbi akull…/ Dhe here-here me
dukej se fluturoja diku/ Duke kapur floke bore pambarim/ Qe shkriheshin
mbi shuplaken e ngrohte te trupit tim…/Rendja, rreshqisja mbi akull…/
Cepat qerpikeve u mbyllen ne largesi, /Me zuri gjumi i vendlindjes,
perseri…/
Disa vargje nga poezia “Tek portat e tua.”
”Mire se erdhet ju albaneze” dikush na uron…/ Mbi Neva cajka
gugatjen numeron…/ Garmoshken luan vajza ne te bardha veshur,/ Para
pallatit “Pjetri i Madh” i teri i zhveshur…/ Qyteti i lashte zemren na
roberon,/ Lulekuqe sallave na sollen ku ziente kenga jone,/ Leningrad i
bukur, per ty kenga nuk mbaron…/
Gaqo Zdruli kendoi e punoi me profesionalizem te larte si solist
i Teatrit te Operas e Baletit per 30 vjet rresht. Ai krijoi nje mori
figurash skenike operistike nga repertori i huaj e ai kombetar. Me 1956
ai interpretoi rolin e markezit ne operen “Traviata” te Verdit. Me
1962, mbasi u kthye nga studimet ne Moske, interpretoi figuren e
reshterit Morales ne operen “Karmen” te Bizese. Me 1963 dhe 1971, rolin
e Shonarit ne operen “Bohem” te Pucinit. Me 1965 interpretoi rolin e
oborrtarit Marulo ne operen “Rigoleto” te Verdit. Me 1966 interpretoi
rolin e Almavives ne operen “Dasma e Figaros” te Moxartit. Me 1968,
rolin e Bal Gjinakut, nje figure terheqese qe te ben per vete, ne
operen “Skenderbeu” te Prenk Jakoves. Me 1971 interpretoi ne menyre te
shkelqyeshme figuren e Ferenc Qerekeshit ne opereten “Princesha e Cardashit” te Kalmanit.
Kengetarja dardhare, solistja e Teatrit te Operes e Baletit,
Jorgjia Misja, me banim ne Worcester, Mass., ruan shume kujtime per
Gaqon, gjate kohes qe ata punonin te dy ne teater. “-Gaqoja, thote
Jorgjia,- ishte njeri punetor, i thjeshte, i dashur e gojembel me te
gjithe. Shpeshhere ne pushimet e punes gjate intervaleve te skenes,
rrinim bashke dhe kujtonim natyren e bukur te Dardhes sone dhe njerezit
e saj aq punetore e te edukuar, burrat e mencur dhe nenat tona aq
punetore e pa fjale, duarartat qe nuk u lodhen kurre…Gaqoja e donte
shume artin, e kishte pasion. Ai ishte artist ne shpirt.
Nuk iu nda kurre skenes.” Jorgjia tregon se te dy i lidhte jo vetem Dardha, por
edhe interpretimi i roleve te dyta. Por, sipas artistes, kishte raste
kur ata interpretonin edhe role te para kur mungonte ndonje kengetar.
Sepse Gaqoja ishte nje artist i kompletuar dhe punonte me seriozitet e
kembengulje per te dhene maksimumin e aftesive. Ne kritiken e artit
skenik e atij muzikor amerikan, nje rendesi e vemendje e vacante u
kushtohet edhe roleve te dyta, te cilat vleresohen me cmime dhe
reklamohen ne media. Pa persosmerine e roleve te dyta nuk mund te
plotesohen e te shkelqejne rolet e para, sidomos kur eshte fjala per veprat operistike.
Jorgjia vazhdon te tregoje per turnete qe organizonte teatri dhe
koncertet e shumta qe kishin dhene anekend Shqiperise ne kooperativa
bujqesore, ne reparte ushtarake, deri ne Tomorrice e fshatrat e largeta
te Skraparit. “Shume here ecnim ne kembe ,thekson ajo, shpesh binim te
flinim te lodhur pa patur gje per te ngrene…Benim punen fizike nje muaj
ne Cerme e vende te tjera te papershtatshme e me veshtiresi banimi, ku
nuk gjeje uje per te pire etj. Por Gaqoja nuk u ankua asnjehere, si
gjithmone modest, buzagas e me kenge ne buze, ai punonte me shume nga
te gjithe dhe ushqimin e paket e ndante me te tjeret.”
B I G L L E S M B I M O R A V E
Duke degjuar kengen “Vlora-Vlora”, ne dardharet kujtojme jo pa krenari,
autorin qe e kompozoi kete kenge, muzikantin e degjuar dardhar Thoma
Nashi. Ja c’shkruante per te Gaqo Zdruli ne nje kumtese mbajtur ne
sesionin shkencor ne Dardhe, me 1984: “Me 1920, me ardhjen e bandes
“Vatra” nga Amerika ne Shqiperi, Dardha e priti Thomain me aq dashuri
sa dhe gjithe Shqiperia. Ne krye te bandes qendronte Thomai i
permalluar, ai ngriti koken dhe veshtrimin e drejtoi te “Guri i
Vjeshtes”. Fshati u mbush me tingujt qe leshonin instrumentet,
“Vlora-Vlora”—pergjigjej jehona e korijes perballe. Femijet, por jo
vetem ata, edhe te rriturit e te moshuarit, burra e gra rendnin pas
bandes qe po ecte neper rruget e fshatit. Gezim te madh na solle, o
Thoma,- i thane fshataret duke e pershendetur.” Ndersa ne vitin 1988
G.Zdruli shkroi poezine : “Vlore. Ulur te Monumenti i Lirise”:
“Erdha per te pare ty, moj Vlore…/Monumentet kuvendojne…/Dhe
imazhi zbret tutje viteve 20-te/ Thoma Nashin, per te kujtuar/ Telat me
gjemba vija pentagrami iu bene/ Gunat e dhirta—flete muzike/
“Vlora-Vlora” per ta shkruar…
Duke ecur ne gjurmet e bashkefshatarit, pionierit te muzikes
dardhare, Thoma Nashit, Gaqoja kendoi me pasion, kompozoi nje varg
romancash vokale, dha koncerte te panumerta brenda e jashte atdheut. Me
se nje dekade Gaqo Zdruli ka dhene kontribut si pedagog ne degen e
kantos ne Liceun Artistik “Jordan Misja” te Tiranes. Ai pergatiti dhe
edukoi breza te rinj artistesh te vokalit. Gaqoja ishte studiues i
teorise muzikore. Vecanerisht ka ndihmuar per pasurimin e materialeve
ndihmese per librin shkollor muzikor, hartoi tekste pedagogjike ne
ndihme te nxenesve dhe studenteve te artit, me vepren “Ushtrime
pedagogjike per kengetaret”. “Ushtrime pedagogjike” eshte metoda e pare
shqiptare per impostimin e zerit te kengetarit. Ne “Cikel romancash
vokale” permendim titujt: “Te zemra me ke”, “Buzet e tua dicka duan te
thone”, “Ty te dua zemren pranvere” etj. Koheve te fundit Gaqoja botoi
albumin e ilustruar me nota muzikore “Serenata dhe kenge qytetare
korcare”, ku rigjallerohen edhe nje here tingujt e pavdekshem kushtuar
Korces, zemres se urtesise dhe qyteterimit shqiptar.
Gaqo Zdruli ka pasur nje vizion te gjere interesash artistike jo
vetem ne muzike, por edhe ne fushen e letersise. Pervec romanit “Ne
krah te suferines”, botoi edhe tri vellime me poezi. Ne vitin 1999
botoi vellimin poetik “Shperthim zeri ne suferine”. Vargjet e ketij
vellimi, sa origjinale aq edhe jetesore, jane shkruar ne luginen e
Devollit dhe ne vargmalet e Moraves ku kerciste pushka. Vargjet jane
nje buqete trendafilash kushtuar 164 djemve te Devollit qe e bene jeten
fli per clirimin e atdheut nga nazifashistet.
Disa vargje nga poezia “Krisma e tinguj partizane”:
/…Rruges nga kaluam,/ Shtigjeve te acarta ku luftuam,/ Mbollem
vetem trimerine!/ Jehona vjen e kompozuar maleve,/ Me krisma e tinguj
partizane,/ Shperthen zeri ne suferine,/ 164 djem devolli jeten dhane…/
Gjaku mbuluar nen dafine…/ Gruri rritur mbi are,/ ne jete do t’i
ledhatoje bijte,/ per liri, atdheut rene./
Nga poezia “Tek portat e fukarait”:
/ Losnja me top lecke kur gjemoi,/ Bersaljeri me motor “Guxi”
kaloi…/Urrejtja e fukarait, trimerine rizgjoi./
Ne poemen kushtuar deshmorit dardhar Ilo Comi, rene ne kampin e
shfarosjes te Mathauzenit me 1945, Gaqoja vargezon:
/Iloja veshi xhaketen e shokut te vdekur,/ Dhe nje cope laps ne
xhep pat gjetur/ Dhe shkroi derrases se gjakosur: /”Jeta mbi vdekjen do te fitoje!”
Vellimi i dyte me poezi “Syte e dashurise”, botuar me 2001,
permbledh poezi me tingujt qe i burojne nga zemra per jeten, luften,
kengen, peizazhe te natyres ne Dardhe dhe te vendeve te botes ku ka
udhetuar. Gaqoja eshte perpjekur qe cdo ngjarje artistike te jetes ta
pershkruaje ne vargjet e tij duke dhene, pervec kujtimeve, edhe mesazhe
te dashurise e te respektit per njeriun.
Nga poezia “Mes malesh”:
/Mes malesh ec ku rinine time lashe…/ Maleve te thepisura gjere e
gjate,/ Pyjeve cava, burimeve uje s’u lashe…/ Perrenjve te isha arush
mali vrapoj,/ Nga maja e boriges ketri merr horizontin…/ Mes malesh ec
e s’ngopem nga jeshili./ Luleshtrydhja skuqet nen lendine / Zgorrofetja
mbin ne dite prilli…/
Nga poezia “Biglles mbi Morave”:
/Biglla ime, e arta Biglle…/Veres mbi krahe i mban rete,/
Ligjeron pisha malit mbi Morave,/ E flladi fryn lehte-lehte…/Biglla
ime, bredhave te tua,/ Shikoj trimat qe shkuan,/ hipur kuajve samare
gunembuluar…/ Biglla ime…/Prej mallit ngjitem lugines perpjete,/ Te
ulem, te sodis…tutje…”Gurin e mprehte”./
Nga poezia “Te kroi”:
/Furfurin gjethi ahut ne mes majit/ E cicerrima embel ledhaton
mengjesin/ Duhan te forte Devolli, udhtaret dredhin,/ Dhe eshken
gur-masat ndezin./
Gati ne cdo poezi te Gaqos gjejme nje kronike te poetizuar ngjarjesh
artistike, te cilen ai, nganjehere e le me dashje, te paperfunduar,
sikur kerkon te kthehet dhe nje here me vone aty e te rigjeje
frymezimin. Ai i kendon me shperthime shpirti nje vije uji, nje
bokerrime e nje shurige, nje pylli me boriga, aromes enderrimtare te
molleve te kuqe ne kopshtin e familjes buze lumit, mjegulles qe
shperndahet nga korija e ahut nga vrundujt e eres se lindjes, qe vjen nga Arreza.
Agronomi dhe punonjesi shkencor Kico Ceku kujton: “Jeta e puna na
ndane me Gaqon, une si agronom, Gaqoja si artist, por erdhi prape nje
moment qe u bashkuam ne Dardhe gjate pushimeve verore kur une me pasion
beja studime per kultivimin e cajit te malit. Kishim mobilizuar te
rinjte e te rejat e kooperatives bujqesore te Dardhes dhe Gaqoja e
ndiqte me interesim kete aktivitet. Niseshim me brigaden qysh ne
mengjes heret per te shkuar ne maje te Gramozit, per te mbledhur faren
e cajit te malit. Gaqoja, vinte edhe ai me ne e na shoqeronte deri ne
fusheperpjeten e Shen Pjetrit, por me tutje nuk vinte dot.
Ai na e kishte zili qe do te ecnim 6-7 ore ne kembe deri sa te arrinim te
“Cezma me gozhde” ne maje te Gramozit. Por kur ktheheshim te ngarkuar
me materialin gjenetik te cajit te malit, me kujtohet, Gaqoja na priste
ne pllaje tere gezim dhe na lexonte vargjet qe kishte shkruar apostafat
per ne. Ishin vargje te bukura e te frymezuara, ku u kendonte vajzave
dardhare kapelegjere qe hidhnin vrahun e cajmalit, pershkruante
shurigat e zhveshura qe po visheshin me bimen e cajit te malit dhe
aromen e tij riperteritese. Ashtu sic ishte riperteritur edhe shpirti i
artistit kengetar, tek i cili, ne nje moshe te pjekur spikati edhe talenti i tij si poet.”
Ne vellimin me vjersha “Panorame e trazuar”, botuar me 2002,
Gaqoja si poet, artist e patriot, nepermjet vargjeve te tij disa here
fshikulluese, kerkon te afirmoje te verteten, progresin, humanizmin.
Sepse Gaqoja kishte shpirt poetik dhe qytetar. Ai ishte vezhgues i
holle i dukurive te reja sociale, qe u shfaqen pas viteve ’90. Ai i
thur vargje fitores se demokracise, filozofon dashuri per te miren,
perparimin e prosperitetin e njeriut shqiptar. Gaqoja ka guximin
qytetar per te treguar te verteten e jeton permes se vertetes
artistike. Ndryshimet emocionale ne disa poezi te Gaqos ndonjehere
prishin ritmin e brendshem me kapercime te menjehershme nga e tashmja
tek e kaluara, nga e bukura tek e shemtuara, duke e lene shpesh poezine
te paperfunduar. Ndersa ne poezite kushtuar fshatit te lindjes spikat
lirika, etosi, fantazia dhe ritmi i vargut. Poeti dardhar pershkruan me
ndjesi zemre malet me debore, udhet e kembesoreve neper rrahe e
shuriga, nenat duke tjerre lesh e duke thurur corape dimeri…Ulur ne nje
shkemb mali tek ndjek perendimin e diellit syri i tij prehet ne qetesi
dhe perjeton peisazhin skenik te drite-hijeve te natyres se fshatit, qe
ndryshojne gjate dites si dekori i nje teatri.
Gaqoja shkroi shume poezi e balada per Luften Antifashiste, si
dhe per vitet e gjata te punes si kengetar lirik. Ai u qendroi besnik
parimeve qe ka pasur gjate gjithe jetes se tij artdashese. Gaqoja ka
qene pjesetar aktiv i grupit te kengetareve veterane te LANC, grup qe
interpretonte sistematikisht kenge partizane dhe atdhetare ne
veprimtarite e ndryshme perkujtimore. Presidenti i Republikes se
Shqiperise ne vitin 2003, duke cmuar kontributin dhe personalitetin e
Gaqo Zdrulit, e dekoroi artistin dardhar me urdherin “Naim Frasheri” i arte.
F L I, N E N E, F L I…
Gaqoja u rrit ne familjen Zdruli, ne nje rreth familjar me nje
kujdes dhe besim te forte ne edukimin e femijeve. Ai u rrit me
dashurine e respektin qe tregonte per prinderit e vet, per nene
Fotinine, e cila ishte pika delikate e shpirtit te tij.
Disa vargje nga poezia “Fli, nene, fli!”:
/Lidhur kokes e mban fjongo shamine,/ Syrin geshtenje, gersheti
dredha-dredha,/ Ballit nje quke i shton bukurine,/ E mira nene, kurore
vetull hene./
Kete kujdes e zemerdhembshuri Gaqoja do ta tregonte me tej edhe
per nenat e tjera dardhare, rritur e rrojtur me halle e lodhje te
stermundimshme, pa e hequr litarin nga kurrizi dhe dhembjen nga
shpirti. Por grate dardhare kane qene edhe kurajoze, te mencura e
sypatrembura. Kur fashistet italiane ia dogjen shtepine nene Panajo
Gjikes, me 1943, Gaqoja vargezonte:
/Ulkonjat e zeza ulerinin rreth e qark, / Nene Panajoja doli ne
cardak: / C’beni, more romake? / Shpirti iu ndez, iu be flake,/ Kokes
ia flakeriu karabinierit uren e zjarrte…/
Disa vargje nga poezia shkruar per nene Todi Ballin, me 1946:
/Nene Todi/ E brengosur…e lodhur varferie,/ Me mundin e duarve
neper ngrice/ …Me thase plehu ngarkuar ne shi e shtrengate/ E ngjite
Propasin…te perpjeten lart, / E prape ngarkuar zbrite qetesisht,/ Me
barren e druve mbi kurriz…/
Gaqos, kengetarit e poetit, nuk i shpetoi nga objektivi i
vjersherimit edhe nene Nume Peci, (1870-1946), skicuesja dhe prodhuesja
e xibunit te rende karakteristik dardhar.
Disa vargje per kete nene te paharruar dardhare:
/Gershera preu cohen, shajakun e zi,/ Palat perhapen porsi vale
deti,/ Gjilpera gajtanin qendisi,/ Fustanin xibun—flamur kuqezi./ Nume
Peci makinen “Singer” me dore rrotullon,/ Sic vjen rrotull vallja,/
Dardharet radhe-radhe,/ Me eren e maleve fluturojne,/ tek sheshi i
valles po i tund fustani,/ Vajzat faqekuqe, beleholla minjolle,/ Pafta
dhe gjerdani u ndrit porsi ari,/ Memen, Nume Pecin,…mos e harrojne…/
Kthehemi perseri te nene Fotinia, se ciles i biri i kushtoi shume
vargje qe ne gjallje e pas vdekjes:
/ Bukethate rritur e sopatemprehur,/ Shpirti fllad pylli, zemra
prush ndezur,/ Ishe furtune e panderprere kurre…/ Fli, nene, fli…fli o
e mire./
Artistja Jorgjia Misja vazhdon me kujtimet e saj per kolegun Gaqo
Zdruli: “Gaqoja,-thote ajo,- nuk e leshonte nenen nga goja, cdo poezi
qe thurte per te, ma lexonte dhe mua e me kerkonte opinionin tim. Nuk
do ta harroj ate dite kur benim provat per shfaqjen. Gaqoja e kishte
nenen shume te semure dhe vazhdonte provat e operes normalisht. Biletat
ishin shitur dhe Gaqoja erdhi i gatshem per te kenduar ne shfaqje. Nje
ore para se te nisej nga shtepia, i kishte vdekur nena. Por kete lajm
nuk ia tha asnjeriu. Cfare ndodhi? Shkoi drejt e ne kabine, veshi
rrobat e shfaqjes, beri makiazhin e doli ne skene. Une rrija ne ane te
skenes,- vazhdon Jorgjia,- e ne pushimin e aktit te pare e pyeta Gaqon,
“Si u be nena?” Ai m’u pergjegj: “Mos me pyet. Me ler se kam per te
kenduar…pasi te mbaroj do te te tregoj.”
Vargjet e fundit te Gaqos per nenen, nga poezia “Fli, nene, fli”
/ Per nenen e thura kete melodi,/ Vargje- nje ninulle mbi djepin e
ngrire,/ Gjunjezaj perulem i puth fotografine,/ Fli, nene, fli…fli o e
mire./ Endrrave na sillesh deri ne te gdhire,/ Nga i pafundmi gjume na
buzeqesh,/ Lule kur te sjellim na bekon femijet,/ Fli, nene fli…fli o e
mire./
Gaqoja i vajti nenes prane.
“E L A S H E Z E M R E N T E J E T O J E”
Shkrimtari dhe kritiku Dalan Shapllo ka shkruar per poezite e
Gaqos: “Vellimi poetik “Syte e dashurise” eshte nje shprehje e sinqerte
dhe e drejtperdrejte qe buron nga zemra dhe perfshin ne vetvete nje
kohe te gjere, nje jete me kenge, luften, peisazhe, fshatin dhe
kujtimin e krijuesve, me te cilet Gaqoja ka punuar. Eshte deshmi e nje
jete, e soditjeve pas cdo ngjarjeje artistike, eshte nje peng dashurie
ndaj kujtimeve me te shtrenjta qe ai ka pasur ne jete. Ne vellimin e
tij ka vjersha te bukura qe hulumtojne rrjedhshem dhe veren nje
respektim te rrepte te nje menyre poetike klasike…Le te gjejme bukurine
e ketyre vargjeve ne rrahjen e zemres, te nje kronike te poetizuar
ngjarjesh artistike, ne portretet e arrira te kengetareve lirike e te
kompozitoreve qe s’jane me.“
Ne kete vellim Gaqoja i ben homazh kujtimit te kolegeve:
Artistes se Popullit Marija Kraja:
/Fustanin e Violetes virtuoze, veshe,/ Duket, Xhuzepe Verdi,/ Per ty
e pati shkruar…/
Ne baladen per Artistin e Popullit Mentor Xhemali:
/Dallgezon zeri e rritet Mentor Xhemali,/ Nga del ky ze kaq i arte?/
C’gjoks i fuqishem mrekullisht e shpertheu?/
Per Artisten e Popullit Lola Gjoka krijoi poezine “Zonja e madhe”:
/E perkulur ne mbreterine tende/ Te brishtat gishta levrijne
fortepianos,/ Dhe muzgut fluturojne shkendia,/ Imazh ngurosur ne
thellesi te pafundme./ Zonje e madhe, dritendezur Lola Gjoka./
Per Artisten e merituar Gjysepina Kosturi shkroi:
/Tinguj-trendafile skenes i dhuroi,/ Gjysepina me thellesine e
shpirtit ishte Baterflai,/ Zjarr qe digjej perbrenda ne shperthim,/
Dashuri mbolli e mbeti ne kujtim…/
Gaqoja gjithashtu vargezoi per Jorgjia Trujen, Mihal Cikon, per
kompozimet e Nikolla Zoraqit, Tonin Harapit, Cesk Zadese, kengen e
Kristaq Antoniut apo tingujt muzikore te Lili Tafajt e shume portrete
te tjere, figura dhe faqe te paharruara te kultures sone kombetare.
Kengetari dhe poeti i frymezuar dardhar vargezoi ndjenjat e sinqerta te
dashurise ndaj popujve te tjere, ndaj kultures ruse, italiane, aziatike
e kudo ku artisti pat udhetuar neper bote e ka shpene frymezimin shqiptar.
Dhe ja tani cfare shkruajne shoket e koleget e Gaqos ne Amerike.
Kur i telefonova Artistit te Merituar, Xhoni Athanas, me banim ne
Boston, te me jepte disa kujtime per Gaqon, ai m’u pergjegj: “E kam
shume te veshtire te flas me ty ne telefon per shokun, mikun dhe
kolegun tim Gaqo Zdruli, sepse do te me shpetonin lotet, prandaj po ta
dergoj me shkrim.” Ai me dergoi me email tekstin e meposhtem: “ Kur
morem vesh lajmin e hidhur per vdekjen e tij, familjarisht u hidheruam dhe u mallengjyem shume.
Me Gaqon kemi qene kolege, artiste-kengetare, per me shume se 50 vjet.
Se bashku kemi kenduar ne korin e Ansamblit te Ushtrise dhe me vone ne
Teatrin e Operas dhe te Baletit. Kemi marre pjese ne shume shfaqje
operistike dhe koncerte te ndryshme ne Shqiperi dhe jashte saj.
Gaqoja gjithmone eshte cilesuar si nje artist me shpirt te gjere e
shume komunikues me publikun ne te gjitha rolet qe ka interpretuar. Ai
kishte nje natyre te qete, ishte i dashur me te gjithe koleget, prandaj
me te drejte kishte fituar simpatine dhe respektin e te gjitheve.
E ka merituar plotesisht dekoraten e arte “Naim Frasheri”, qe iu dha ne
vitin 2003. Kohet e fundit Gaqoja me dergoi nje liber me poezi. Disa
prej tyre ishin shkruar ne kujtim te artisteve qe nuk jetojne me.
Gjithashtu ne to ndihej nostalgjia qe kishte per Dardhen, vendlindjen e
vet, dhe per Grapshin, vendlindjen e bashkeshortes, Tefta Pikuli, me
origjine nga fshati yne…Tani, ne keto momente, eshte e veshtire per mua
te mendoj qe Gaqoja nuk eshte me midis nesh. Me respekt do ta kujtojme gjithmone artistin Gaqo Zdruli… Xhoni Athanas.”
Bashkefshatari dhe punonjesi shkencor Sotir Pani, me banim ne
Kuinsi, Mass, ruan gjithashtu shume kujtime : “Me Gaqo Zdrulin,-thote
ai,- edhe pse jam ne moshe pak me i vogel, them se kohen e femijerise e
kemi kaluar bashke, duke luajtur neper oborret e shtepive te Zdrulit e
te Gjikes deri sa ato, me 25 prill 1943 u dogjen nga pushtuesit
italiane. Gaqoja u rrit ne natyren e bukur te Dardhes, e cila i fali
shpirtin poetik dhe zerin bilbil per te kenduar. Kenga e Gaqos buciti
ne Dardhe, ne korin e Ushtrise, ne opera e opereta, por edhe ne dasma e
serenata. Gjithnje i kudondodhur per t’u ardhur te tjereve ne ndihme e
nevoje, kurdohere i qeshur dhe gazmor ne shoqeri…Ne gusht te 2005-s,-
vazhdon Sotiri,- kur ndodhesha ne Dardhe, Vaska, i vellai, me zerin qe
i dridhej e me lot ne sy me njoftoi se Gaqoja ishte semure rende, ne
Tirane. Ne fillim te shtatorit shkova ne Tirane dhe i bera nje vizite
bashkefshatarit dhe shokut tim te femijerise. Gaqoja me priti me
buzeqeshje, biseduam, kujtuam kohen qe kishim kaluar se bashku ne Dardhe e ne Tirane kur ishim te rinj.
Ndersa ai fshinte djerset, ashtu, lehte-lehte ia morem kenges “Debora zbardhi malet”, shoqeruar me
kitare. Ishte optimist e me kurajo per te jetuar. Me dhuroi me autograf
librin e fundit qe kishte botuar. E falenderova, u ngrita, e putha ne
balle. Ne veren e ardhshme, -i thashe,- do te takohemi ne Dardhe, une
do te vij prape nga Amerika , do te ulemi te “Trari i Cekut”, do te
hedhim syte nga ballkoni i shtepise suaj, do te kujtojme kur aty
kendonte yt vella, Koci. Do te marrim kitaren e do te kendojme si
dukur, nen driten e henes, bashke me Teodor Lacon, Koco Kotepanon, Kico
Cekun, me Jorgjia Misjen (Batelli). I lashe shendet dhe shprese per
sherim…Por Gaqoja nuk u ngrit me nga shtrati. Ne buzet e tij kenga
ngriu me 30 nentor 2005, nje dite pas dites se clirimit, te asaj feste, se ciles Gaqo Zdruli sa jetoi, i pat kenduar shume kenge.”
Shqiptaro-amerikanet e Bostonit, dardhare e korcare, e kujtojne
Gaqon si te ishte njeriu i aferm i familjes, sepse ata ruajne kujtimet
me te mira per birin e Dardhes. Ai ishte i njerezishem, i sjellshem dhe
teper i ndjeshem, veti te trasheguara nga familja e tij. Ai u rrit e u
edukua me keto virtyte mes dashurise se nenes dhe vellezerve. Atij i
pelqente te udhetonte, te njihte njerez e te bisedonte me ta. Mbase me
i rendesishmi tipar ne jeten e tij ishte qe t’i trajtonte te tjeret me
respekt. Ai e donte familjen, gruan, e cila iu be njeriu me i afert ne
gezime, por edhe ne kujdesin per t’i sherbyer gjate semundjes se rende.
Ai i donte me shpirt dhe thurte vargje per dy femijet e vet sa te bukur
aq edhe te edukuar. Shume vjet me pare, per te strehuar familjen e tij,
Gaqoja punoi se tepermi, krahas muratoreve, dhe me duart e tij
kontribuoi ne ndertimin me pune vullnetare te nje apartamenti te vogel,
modest. Ai kurre nuk u ankua per rrogen e vogel, por gjithnje kujdesej
te ishte i dobishem per te tjeret. Keshtu plotesohet portreti i
artistit lirik: nje kengetar i frymezuar, qe ka cmuar kengen, skenen,
koleget, familjen e te afermit, i cili jetoi me ndjenja te pastra e sublime.
Dalan Shaplloja thekson edhe keto per Gaqon: “ Ne ndergjegjen e
tij le oshetime gjithcka e ndershme qe ka pasur jeta dhe puna per te
sjelle te nje Shqiperi e lire, te nje kulture me thelb popullor, nje
kulture fisnike, larg vogelsirave dhe meskinitetit. Kur jeton me eren e
maleve te Moraves e te Gramozit, kur jeton me tingujt e Teatrit te
Operas, kudo ne Shqiperi dhe ne bote, kur jeton mes dashurise
njerezore, kur nuk harron ata qe rane apo pushojne nen dhe, per te mos
heshtur asnjehere me kujtimet e tyre, atehere behesh me i ri ne shpirt
porsi vete poezia.”
Poezine “E lashe zemren te jetoje” Gaqo Zdruli e shkroi ne maje te shkembit gjigant “Guri i vjeshtes”, nje monument i gurte i natyres, pa
te cilin nuk do te kishte kuptim pamja piktoreske e Dardhes. Fotoreporteri dardhar Niko Stefani, me banim ne Boston, kujton çastin kur e ka fotografuar Gaqon duke kenduar ne maje te “Gurit te vjeshtes”, gjate nje pikniku me dardharet. “Nuk kishte nevoje per altoparlant zeri i Gaqos,- kujton Nikoja,- tingujt e zerit te tij magjepses elektrizonin ajrin e Propasit dhe jehonen e degjonin shtepite e fshatit aty poshte, mbi kodrine.”
“E lashe zemren te jetoje”
“M’u be sikur
Ne gjume fluturoja
Dhe qiellnajen mora
Yjet kapja me duar…
Bukuria
Me ishte e rralle
Desha te zbrisja
Tek fshati im
I blerte
Dardhe…
Balle per balle
Guri i vjeshtes
Me ftoi:
“Eja ketu, o djale…!”
Bukuria
Me ishte e rralle…
U zgjova
Maje shkembit.
Po, atje,
E lashe
Zemren
Te jetoje.”
Po, atje, ne shpirtin e artistit dardhar takimi i jetes e i vdekjes u krye qysh ne te gjalle te tij, si refreni i nje kenge: “E lashë zemrën të jetojë!”
|