HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kandilat e Dokës

-- nga Sabit Rrustemi

Sabit Rrustemi

I

U ndezën kandilat mbi varrin e Dokës
Në kurrizin e gurtë të gurinës
U ndezën
E po bëjnë dritë
Për shpirtin e Dokës
Dritë po bëjnë

Se kush i ndezi
Nuk e pamë

As Dokën kur u ngrit përshpirtshëm
Dhe u nis
U nis i forti e i shkreti Dokë
Rrugës së gjatë
Për tek ai det i zi
Që e m’loi n’mërzi

Ai det
ah në atë det
i mbeti më e ëmbla dashuri


II

Kandilat ndizen
Ndizen e nuk fiken

Doka ec e ec e ec
Nëpër natë Ec

Ajo e ecur s’ndalet
Kapton lugjet
Malet

Me detërat përplaset

E s’ndalet
As kandilat fiken

Derisa Doka kthehet
Në varr rimbulohet
Me gurët e kaltër të gurinës

Ata gurë s’janë gurë
Lotët e pashkrirë të Dokës janë
Sytë e kaltër të Prenës
Ato kokrra sysh
Dokës
As në atë botë
S’i hiqen


III

Kandilat ndizen
Ndizen e shkrihen
Të tjerë kandila sjellin

E Doka s’ndalet as shihet

As prej dritares
As blinit nën shtëpi

Te kroni i gurtë thonë e kanë parë
Me Prenën duke lyer gishtërnjtë
Duke bërë dashuri

Kryqas lidhen e rrëfehen
Ata ishin vetë
Nën dritën e kandilave

Gjurmë s’lanë
As gjëmë

Për zotin u lutën
Në emër të zotit
Martirë te besimit u bënë
Dashurinë flijuan

Zoti ish me ta
Të dashurit e tij u bënë


IV

Dokës i shkoi jeta ters
E nuk u dha

Udhë të gjatë bëri
E s’ju bë boll as në Stamboll

Kot se e pranguan
Nën barqe kuajsh e zvarritën
Dhe kryqin qafesh ia shkulën

Ai mbeti Dokë
sërish bëri kryq
e u kthye prej nga erdhi

as një pikë lot’ derdhi

Ters i shkoi jeta
Kjo e shkutëra
E shkreta

Në Ters u mbyll
Fikall
Duke pritur Prenën
Se mos po del prej Lugjesh
Se mos po ngjitet kronit

Doka në kurriz
Me kandila ndezur

Të fikur kurrë s’mbetën
Sytë e Dokës

Për ta parë dhe një herë
Për t’fundit herë
Sykaltrën Prenë

(5 Gusht 2006)

* Doka - Dokë Karadaku nga fshati Terzijaj, njëri nga të syrgjynosurit e viteve 1846 – 48, që mbijetoi torturën e gruan ia hodhën në det turqit, gjatë transferimit për në Mihaliq të Turqisë.

-- dërguar nga Shefqet Dibrani

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara