HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


PERCARTJET E ISH AMBASADOR TARIFES

-- nga Sami Milloshi, 27 Maj 2006

Sami Milloshi Nuk kisha per t'u marre me ish ambasadorin shqiptar ne SHBA, Fatos Tarifa, nese nje mik i imi, profesor ne Univeristetin e Omahase, Nebraska, te mos me kishte ftuar te lexoja nje artikull qe Fatos Tarifa paska botuar ne shtypin amerikan keto kohet e fundit. I thashe gojarisht mikut tim se i lexoj kalimthi ca artikuj qe shkruan Tarifa ne shtypin shqiptar, por nuk me bejne kurrfare pershtypjeje sepse perserit gjera qe dihen.

I thashe gjithashtu se ai, domethene ambasadori Tarifa, duhet te shkoje t'i dorezohet drejtesise ne Shqiperi, sepse eshte shkarkuar nga detyra nga Presidenti shqiptar Alfred Moisiu se akuzohet se ka marre ryshfet. Por jo, Tarifa behet trim ne nje menyre tjeter. Nga nje skute, nuk dihet se ku, qellon Anglisht Sali Berishen ne shtypin e huaj.

Shkurt Fatos Tarifa ka botuar ne "Mediterranean Quaterly" artikullin me bashkeautor Peter Lucas: "Albania: Authoritarianism eithout Oil". Artikulli ka nje shenim sipas te cilit, Tarifa ka qene ambasador i Shqiperise ne SHBA dhe Peter Lucas, nje gazetar politik qe shkruan per Boston Globe. Ajo qe me ben mua te shkruaj keto pak radhe nuk eshte ndjesia per t'i dale ne mbrojtje Sali Berishes, kryeministrit aktual shqiptar.

Mua me ben pershtypje se si eshte e mundur qe per shtate tete muaj pas humbjes se Fatos Nanos qe e emeroi ambasador Tarifen, Shqiperia paska bere kaq mbrapa, saqe, sic shprehet i llahtarisur Tarifa, "Shtetet e Bashkuara dhe pjesa tjeter e Perendimit nuk duhet t'i bejne syte qorr perballe Shqiperise." Kaq teposhte paska marre Shqiperia sipas veshtrimit te Tarifes dhe Sancos se tij Lucas, saqe kryeministrin shqiptar e krahason me Hugo Chaves dhe me Aleksander Lukashenkon.

Por cfare ka marre per baze Tarifa ne pseudoanalizen e tij? Asgje me shume se "gogolin e 1997 s", te cilin e perdoren per te fituar zgjedhjet socialistet e tij dhe i humben megjithate. Perseri pra, tellallet e 1997 s, megjithese u ndeshkuan nga vota e popullit shqiptar me 3 korrik 2005, kerkojne te mbajne ndezur edhe ne ambiente nderkombetare nje zjarr kur u perveluan vete.

Artikulli i Tarifes nuk ka asnje fakt, pervecse paragjykime, shpifje nga me ordineret per Sali Berishen. Tarifen nuk e gezon udha e mbare e nenshkrimit te Marreveshjes se Asociimit me Bashkimin Evropian nga Tirana zyrtare, por shkon larg te na kujtoje se si Slovakia u be anetare e Bashkimit Evropian apo se si Kroacise i qenka hapur drita jeshile per ne BE.

Tarifen nuk kane se si ta gezojne komplimentet qe ka marre qeveria aktuale shqiptare nga adminstrata e Bushit dhe nga mjaft personalitete te Bashkimit Evropian, sepse ai ka thjesht nje urrejtje patologjike per Sali Berishen. Por, kjo e fundit ,pra urrejtja, nuk perben ende nje argument per tee mohuar se nen qeverine e Sali Berishes gjate ketyre muajve jane vene ne pranga disa banda kriminelesh qe shqetesonin jo vetem Shqiperine, por edhe Evropen me krimet e tyre te perbindshme.

Tarifes i pelqen t'i jape keshilla Amerikes se si nuk duhet te behet e verber perballe Sali Berishes, por ne fakt eshte Tarifa ai qe eshte bere i verber perpara ketyre arritjeve qe ka qeveria e Berishes me berjen zap te Mafias qe interferonte dhe mbijetonte per bukuri nen qeverisjen socialiste te kapur nga krimi. Ne ate qeverisje te kapur bente pjese edhe ish Ambasadori shqiptar Fatos Tarifa, i cili e ka sot e gjithe diten nje akuze per marrje ryshfeti, nje akuze se ciles nuk ka kurajon t'i dale perballe ne Tirane.

Artikujt si ky i botuar ne "Meditarranean Quaterly", deshmojne se tipa si Tarifa perdorin cdo lloj kredenciali per te fshehur gjurmet dhe per te mbijetuar. Por, drejtesia shqiptare nuk duhet ta haje sapunin per djathe. Aq me teper administrata e zotit Berisha nuk duhet te behet syleshe perballe akuzave te tilla pa asnje baze qe kerkojne te shperfytyrojne ndryshimet pozitive qe po ben Shqiperia ne drejtimin e duhur qofte persa i perket ringritjes se shtetit ligjor te kapur deri tash nga Mafia, qofte per clirimin e energjive pozitive te ekomomise se tregut te lire.

Nuk jam shume i bindur nese revista " Mediterranean Quaterly" e ka ditur faktin se ish ambasadori shqiptar Tarifa eshte shkarkuar nga posti i ambasadorit per arsye se akuzohet per marrje ryshfeti. Mendoj se po ta kishin ditur botuesit kete fakt, zor se do t'ia kishin hapur driten jeshile percartjeve te tij dhe atyre te Sancos se tij Lucas. Kjo do te thote qe ata qe merren me shtypin ne Ministrine e Jashtme te Shqiperise duhet t'ia bejne te njohur kete fakt botuesve te "Mediterranean Quaterly."

Kjo eshte me e pakta qe mund te bejne. Ndersa me e mira do te ishte qe te shkruanin vete ne revista te huaja ate cka po ndodh ne Shqiperi. Perndryshe, nuk eshte cudi qe Tarifa apo ndonje tjeter te shkruaje perseri percart per te kenaqur egon e tij dhe per te perbaltur njekohesisht vendin e tij.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara