Intervista: Pierre-Pandeli Simsia tregon pasionin e tij
Fansi i Festivaleve: Si i mbaj mend mbi njė mijė kėngė
-- Intervistė nga Dorina Topallaj
Pierre-Pandeli Simsia ėshtė njė koleksionist i veēantė. Ėshtė koleksionist kėngėsh. Ishte vetėm 12 vjeē, kur pa nė televizor pėr herė tė parė Festivalin e Kėngės, e deri 18 vite mė pas, ai do tė "regjistronte" nė memorien e tij ēdo kėngė. Dhe jo vetėm tekstin apo boom-boomet e orkestrės, por edhe radhėn e kėngės nė tre netėt e Festivalit, veshjen e kėngėtarit dhe fatin e tij. Ēfarė do lloj kėnge, nga viti 1972 deri nė vitin 1990, por edhe disa kenge me pare dhe pas kesaj periudhe gjendet mė shpejt nė "arkivin" e tij, sesa nė atė tė Radio Televizionit Shqiptar. Tashmė Pierre-Pandeli ėshtė 46-vjeē dhe jeton nė Nju Jork sė bashku me familjen e tij. Nė njė intervistė pėr gjeniu i kėngės, rrėfen pasionin e tij dhe dashurinė pėr festivalet.
Emri juaj ėshtė shumė i veēantė pėr tė qenė emėr shqiptar. Keni lindur nė Berat nė vitin 1960, besoj shumė vetė jua kanė bėrė pyetjen, cila ėshtė historia e emrit tuaj?
Dorina, ne radhe te parė ju falenderoj Ju qe me krijoni mundesine per te dhene kete interviste.
Une, siē po e thoni edhe Ju kam lindur ne Berat nga familje beratase. Nese do shprehemi se shume vete mund te me kene bere kete pyetje per historine e emrit tim, kjo pyetje besoj se nuk ekziston per amerikanet dhe Ameriken, por edhe shqiptaret qe jetojne prej disa vitesh ne Sh.B.A. nuk u bene pershtypje emri i dikujt, nese eshte i huaj apo vendes.
Ju thoni se emri im eshte shume i veēante per te qene shqiptar. Huazimi i emrave shqiptare ne Shqiperi eshte i hershem, por ne 30 vjeēarin e fundit morri nje pershpejtim, sidomos nga ēiftet e reja kur lindnin femijet e tyre. Ne emer te modernes u fshine emrat, nese do t'i quajme edhe ato shqiptare te gjysherve per t'ia vene emrin femijeve te porsalindur, duke u modifikuar ne emra te rinj. Keshtu raste ka plot po te permendim psh emrat Nasi qe u kthye ne Nasjon, Vasil ne Vasjol, Nuri ne Ernur etj.
Nuk mund te them se emri im eshte shume i veēante kur, siē e thash edhe me siper, historia e huazimeve ne Shqiperi eshte e hershme. Ne fund te viteve 70-te, kur ne Shqiperi erdhi kengetarja greke Marinela, njerezit filluan t'ua vinin emrin vajzve te porsalindur kete emer grek. Kur doli filmi Romeo dhe Zhulieta pjesa e madhe e femijeve te lindur ne ate kohe u pagezuan me keto emra. Po ashu emrat e artisteve te huaj qe ne i shihnim neper filma apo sportisteve te huaj hyne menjehere ne Shqiperi. Nje shoku im ne vitet 80-te ia vuri emrin djalit te tij Biklen dhe mburrej, se eshte emer anglez. Sot ne Shqiperi gjen shume emrat te huaj evropiane apo edhe amerikane.
E veēanta ne emrin tim mund te them, eshte se shkruhet ne origjinal ashtu siē eshte, pavaresisht se me therrasin Pjerr dhe sot emra Pjerr ne Shqiperi ka boll.
Une vij nga familje te hereshme me besim ortodoks, pavaresisht, se une i respektoj te gjitha fete dhe e them se jam nder te paktet shqiptare qe shkoj ne te gjitha kultet fetare dhe, pavaresisht se emrin e pagezimit ne dokument e kam Pandeli, por kam 9 vite ketu ne Amerike. Jam qytetar amerikan tani dhe emrin Pierre (Pjerr) e kam te dokumentuar dhe te ligjeruar ne te gjitha dokumentet amerikane, sepse emri Pandeli eshte i veshtire per t'u shqiptuar. E veēanta e emrit eshte edhe kjo, qe eshte e rendesishme per cilindo qytetar te kujtdo vendi qofte dhe qe duhet te veprojne si Amerika.
Amerika ka nje rregull te ligjeruar, qe cilido qytetar, pasi mbush moshen 18 vjeēare, nese deshiron, ka te drejten e tij te nderroje emrin sipas deshires, sepse emri ekzistues eshte vene nga prinderit, qe femijes edhe mund te mos i pelqeje. Ne rastin tim, mua me pelqen shume emri qe kam Pandeli, perderisa edhe e ruaj se bashku me emrin Pierre, (Pjerr), i cili eshte emer shume i dashur per mua.
Kush ėshtė Pierre-Pandeli Simsia? (edukimi, eksperienca e punės, familja, jeta nė emigrim)
Kam lindur ne qytetin e lashte dhe historik te Beratit, ne qytetin e magjishem 2400 vjecar me vlera te larta kulturore dhe arkitektonike. Ndjehem i lumtur dhe me fat qe kam lindur ne ate familje beratase me tradita te hereshme patriotike dhe qe jam trashegimtar i fisit te nderuar Simsia ne lagjen Gorrice te Beratit.
Te paret e mi Petro Simsia ne vitin 1878 dhe me vone Jani Simsia ne vitin 1906 ngriten sherbimin mjeko-farmaceutik ne qytetin e Berati.
Qe ne femijerine time te hereshme kam qene shume i apasionuar pas muzikes, kengeve dhe letersise.
Kam pasur fatin e mire qe ne shkollen 8-vjecare te me jepnin lenden e letersise dy mesuese teper te pegatitura ne kete lende, Elpiniqi Papa dhe Parashqevi Sahatciu. Ne ate kohe kam qene nxenes qe me vleresonin me noten 10 ne hartime dhe kam qene ne grupin e krijueseve te rinj, bashke me disa nxenes te tjere te dalluar ne shkolle.
Me vone, ne vitet e shkolles se mesme, dy mesuese te tjera te nderuara do vazhdonin te me jepnin lenden e Letersise, Zyma Berisha nga Kosova dhe Liri Zaka.
Sic e kam thene edhe me pare, ne ato vite kam pasur shume talent te shkruaja poezi, vjersha dhe sidomos te shkruaja tekste per t'u bere kenge, sepse kenga per mua ka qene nje ushqim shpirteror qe me ka ushqyer dhe shoqeruar gjithe jeten time.
Kujtoj me respektin me te madh mesuese Zymen, kur pasi mbaronte mesimi, une i tregoja vjershat e mija dhe, sigurisht ajo me vinte piketimin ku duhet te isha me i kujdesshem. Eshte interesant fakti se, kur ne diskutonim per krijimet e mija, "shembej" muri ndarres mesues-nxenes, madje mesuese Zyma ndjehej e lumtur se si nje nxenes i saj kishte talent per te shkruar poezi dhe qe i kerkonte mendimin asaj.
Kam shume mall per Zyma Berishen, sepse ne fillim vitet 80-te u largua nga Shqiperia per ne Kosove dhe i uroj gjithe te mirat te kete ne jete. Sa do deshiroj te me realizohet nje takim me te...!
Ne ate kohe disa nga poezite e mija u morren dhe u bene kenge nga disa kompozitore, si Asqeri Kadena, Fatmir Agalliu, madje me kete te fundit kemi fituar dy here cmime te dyta ne festivalet e rretheve.
Ne rinine time kam luajtur ne instrumentin e trombes. Mesimet e para i kam marre nga i talentuari Fatos Hazizi, qe per aresye te mallkuares biografi e keqe, nuk e mbajten ne Orkestren e Radiotelevizionit Shqiptar, i cili ka qene dy here ne orkestren e festivaleve te kenges si trombist. Ndersa nga mesuesit ne Tirane permend Muharem Berxolli, Shpetim Qafleshi dhe Syrri Roji, te cilet i vleresoj per talentin e tyre te jashtezakonshem dhe punen e tyre te palodhur.
Meqenese une kam pasur nje pasion te madh per muzike dhe letersi, me vjen keq qe nuk munda te vazhdoja specializimet per keto te dyja, sepse sic edhe dihet, ne ate kohe nuk te conin ne shkolle atje ku deshiroje ti, por ku kishte nevoje atdheu. Profesioni im eshte ekonomi financa te cilin edhe e kam ushtruar ne jete per disa vite, deri ne fillim vitet 90-te.
Menjehere ne fillim vitet 90-te, kur ēdo gje ne vendin tone po shkonte drejt shkaterrimit, si shumica e shqiptareve edhe une u largova nga Shqiperia ne Evrope. Pervec puneve te rrendomta atje, une gjeja kohe edhe te shkruaja, pavaresisht se me mungonin mjetet elektronike qe kemi sot, kompjuteri. Une ato krijime te atyre viteve i rruajta deri sa erdhi nje dite edhe i botova. Ne vitin 1996 e deri ne gjysmen e pare te vitit 1997 une nuk mund te isha i shkeputur nga bashkeatdhetaret e mij qe jetonin ne Athine dhe qe shkruanin e krijonin ne gazeten "Egnatia". U rreshtova edhe une midis tyre.
Jam i martuar. Bashkeshortja ime eshte nga qyteti i Durresit; kemi dy djem. Ne fillimin e gjysmes se dyte te vitit 1997 une dhe familja ime (bashkeshortja dhe dy djemte e mij 2 dhe 4 vjece) fluturuam drejt Nju Jorkut, Sh.B.A. si fitues te Llotarise Amerikane. Dihen veshtiresite e fillimit per ēdo te ardhur, por une kisha nje ender, deshire, vazhdimin e shkolles, njohjen e diplomes nga Shqiperia dhe fale Zotit e realizova ne kete vend dhe vetem ne kete vend te bekuar demokratik.
Nė shoqėrinė tuaj, njiheni si fans i Festivaleve tė Kėngės nė RTSH para viteve '90-tė. Sa ėshtė numri i teksteve tė kėngėve qė dini pėr mendėsh?
- Oh Dorina! Ti me pyet per festivalet dhe kenget e tyre ne ato vite. Me kengen ne buze, me festivalet, me anketat muzikore te muajit, me koncertet e pranveres, une jam rritur. E thash edhe me siper. Kenget kane qene ushqimi im shpirteror. Kam lindur per kenge dhe dua te vdes me kenge.Ju nuk mund ta imagjinoni shpirtin dhe ndjenjen time per kenget e festivaleve dhe te gjitha kenget e tjera te bukura shqiptare. Dritherrohesha nga emocionet para se te vinte festivali ne ditet e fundit te tij. Nuk mund ta pershkruaj dhe Ju nuk mund ta
imagjinoni dot ate cfare une kam ndjere, kur shihja perpara ekranit te televizorit te hapej perdja e skenes se festivalit. Syte e mi ishin para ekranit, ndersa shpirti im ishte atje, ne sallen e festivalit, ne skene, bashke me artistat, kengetaret. Kam nje memorie teper te rralle, te mprehte dhe di shume kenge te muzikes se lehte shqiptare, por edhe ato popullore. Nuk eshte mburrje, eshte fakt, kur te them per memorien time te mprehte.
Ēdo skene te festivaleve, duke filluar qe nga Festivali i 11-te(1972) e deri ne Festivalin e
29-te(1990) une t'i pershkruaj me detaje te hollesishme cdo skene festivali.
Ndermjet shembujve te shumte qe une i kam shkruar ne internet, po ju jap edhe disa
te tjere. Psh. Askujt nuk mund t'i kujtohet sot qe kenga "Buka e duarve tona"
ne Festivalin e 14-te ishte e gjashta ne rradhe ne naten e dyte te konkurimit
dhe po e gjashta ne rradhe ne naten e trete ne kenget me te mira te
festivalit. Per cfare po them, mund te shihni e ta verifikoni ne arkiven e
festivaleve ne RTV. Ose edhe nje tjeter. Po te them tre kenget e para te Festivalit te 15-te ne naten e pare.
E para ishte kenga "Partise", muzika Cesk Zadeja, e dyta "Vallja e festes se
madhe" muzika Reshat Osmani dhe e treta "Bisedon nje popull..." muzika Limoz
Dizdari. Une mund te shkoj edhe me thelle, nese te them se kam qene 7 vjec
kur kam degjuar radioposten, kerkesat e degjuesve, kur spikerja ka thene per
kengen "Feste ne Malesi"(Hidhni valle kendoni cika/ agronome na u kthye
Mrika/ e ka rritur-o vete malesia.../ se per kete kenge na kane ardhur ne redaksi
104 kerkesa dhe me kujtohet shume mire vendi se ku kam qene kur e kam degjuar kete.
Ju me pyesni per numrin e teksteve te kengeve. Une nuk i kam numeruar, por
ua them me bindje te plote se di shume, shume, shume, pothuajse te gjitha
kenget e cdo festivali. Pastaj eshte nje periudhe e tere njezet vjecare qe une i
kam ndjekur festivalet dhe brenda kesaj periudhe kane qene edhe anketat
muzikore te muajit, Koncertet e Majit, pastaj Koncertet e Pranveres, festivalet e
rretheve. Edhe nese them se di mbi njemije kenge, kjo nuk eshte hiperbole, zmadhim. Eshte fakt i vertete qe une i di.
Si ju ka lindur dėshira pėr t'i mėsuar tekstet e kėngėve?
- Pak me pare dhashė nje shembull per nje kenge ne moshen time 7 vjeēare. Kjo tregon se une i kam degjuar kenget qe i vogel. Prinderit e mi e kane pas dashur shume muziken, sidomos babi kishte nje ze tenori ne te kenduar, por jeta e denoi...
Ne familjen time ne jemi kater femije, dy vellezer dhe dy motra. Ne
fillimvitet 70-te vellai im Petraqi ka qene ushtar dhe fillimin me kenget e
festivaleve e kam me dy motrat e mija Xheni dhe Xhulieta pak me te rritura se une. Ne
ate kohe ato pane Festivalin e 10-te te kenges ne televizor. Nje shoqes se
tyre i dilte i ati me makine jashte shtetit dhe kishte televizor ne shtepi .U
kishte lene shume mbresa festivali, sidomos dueti Justina Aliaj Sherif Merdani
ne kengen "Ne mbremjen e vallezimit", levizjet e tyre ne skene. Gjithashtu
edhe kengetare dhe kenge te tjere si e bukura Rozeta Doraci. Ato, duke i
kenduar ato kenge ne ato vite, une kam qene 12 vjece, kendoja dhe une pas tyre.
Keshtu me kete fryme erdhi Festivali i 11-te, Festivali i pare per mua qe une e
shikoja ne televizor dhe e pash zhvillimin e tij ne te trija netet. Edhe
tani ne kete cast, e kam teper te fresket ate cfare une kam pare ne televizor,
Festivalin e 11-te. Pavaresisht se jeta e atij festivali ishte shume e
shkurter, 3 muaj, per aresyet qe dihen, kenget e tija u mesuan shume shpejt nga ne
dhe kendoheshin edhe me vone, ne shtepi dhe ne shoqeri. Madje per kujtimet nga
ai festival me ka kerkuar ndihme shkrimtari Skifter Kellici per nje shkrim
te tijin qe i eshte botuar ne nje gazete, i cili edhe vete shkrimtari Kellici
e permenend emrin dhe ndihmen time ne ate shkrim, pavaresisht se une ne ate kohe kam qene ndermjet moshes 12-13 vjecare.
Edhe pse festivalet e tjere pasardhes nuk kishin frymen e festivalit te
11-te ne i prisnim me shume kenaqesi, sepse ishin te vetmet aktivitete kulturore
artistike qe na benin te cliroheshim nga monotonia e jetes se zymte. Askush
nuk ka te drejte sot ta mohoje kete fakt, sepse edhe prinderit tane, sidomos
nenat tona, shpejtonin te mbaronin punet e tyre ne shtepi, pergatitjet per
Vitin e Ri, qe te shikonin festivalin. Madje edhe diten e neserme, diskutimet e
te gjitha moshave ishte me pyetje pergjigjet rreth festivalit dhe kengeve te tij.
Cila ėshtė kėnga qė ju ka pėlqyer mė shumė dhe kėngėtarja qė vlerėsoni mė shumė?
E veshtire t'i pergjigjem kesaj pyetje, sepse cdo kenge ka vleren dhe bukurine e vete, ashtu edhe kengetaret kane zerin dhe menyren e tyre te te kenduarit. Nuk mund te vecoj kengen qe me ka pelqyer, sepse ato jane nje numer i shumte dhe eshte veshtire per t'i ndare.
A mund te ndahet kenga "Te dua o det" kenduar nga Tonin Tershana? qe edhe
pse ka pothuajse 40 vjete qe eshte kenduar, kur e degjon edhe sot, te duket
gjithmone me e re. Mund te ndahet kenga "Djaloshi dhe shiu" nga kenga tjeter pas
16 vjetesh e kompozuar po nga i njejti kompozitor Agim Krajka "Ē'lumturi na
dha kjo jete" ne Festivalin e 20-te? Mund te ndahet kenga "Njerezit e
agimeve" nga kenga "Vajze moj, lule moj"? Mund te vecohen kenget e Flamur Shehut
"Agimet tona", kenduar ne Fest. 20-te nga duetet Theodhori-Tershana,
Kondakci-Ceka,"Emrin ty kush nuk ta di",Irma Libohova, "Kur flasin zemrat' Bashkim
Alibali, "Askush s'do ta besoje" Anita Bitri? Cilen kenge mund te ndash nga ato te
kenduara nga Frederik Ndoci, "Toka e Diellit" apo "Ne bijte e Lirise"? "Ne
cdo zemer njehere troket" apo "Pranvera do lule shume"? e keshtu me radhe.
Ju nuk mund ta imagjinoni cfare ndjeja une ne shpirtin tim kur degjoja
kenget. Psh. kur degjoja kengen "Shqiperi o vendi im", kompozuar nga Avni Mula dhe
kenduar nga Ema Qazimi. Po flas per muziken dhe jo per tekstin e saj. Kur
mbaronin vargjet e fundit te strofes se pare: "...Te na thote s'e kemi nene,
s'e nuk jemi pa atdhe, pa atdhe" dhe pastaj vazhdon orkestra me tingujt e saj
booom, booom, pastaj vazhdon perseri kenga: "Brez pas brezi larg atdheut...
Ato boom boom-et e orkestres frymore me jepnin nje trazim te paimagjinushem shpirteror.
Sa per kengetaret qe me kane pelqyer, ne fillim ka qene Justina Aliaj, por
edhe kjo e pati fatin e Fest. 11-te dhe e "zhduken" nga skena. Alida Hisku ka
qene "vajza" e shtepise sone, "motra" jone. E kemi pelqyer shume si
kengetare, aq sa edhe jemi perlotur kur e denuan. Nena ime e ka dashur shume Aliden
dhe e kemi thene shpesh, do ishte deshperuar shume, kur te mesonte per denimin
e Alides. Ajo nuk e mesoi kurre denimin e saj, se vdiq me pare se Alida te denohej.
Une i perkas atij brezi kengetaresh, qe kane qene me plot kuptimin e fjales kengetare. Vleresoj shume Kozma Dushin, Sherif Merdanin, Frederik Ndocin, Luan Zhegun, Tonin Tershanen, Ema Qazimin, L. Theodhorin, Vace Zela, Irma Libohova. Nuk duhet harruar kengetari i suksesshem i atyre viteve Qemal Kertusha.
Kanė kaluar kaq shumė vite, dhe ju ende i kujtoni varg pėr varg kėto kėngė si dhe detaje nga mė tė ndryshme tė festivaleve deri tek veshjet e kėngėtarėve. Mos keni mbajtur ditar gjatė atyre viteve?
(Qesh) Po, kam mbajtur "ditar" gjate viteve dhe ky ditar eshte truri im,
mendja ime. J'ua spjegova pak me siper per memorien time te mprehte dhe kjo me
ka ndihmuar qe cdo gje kam pare, ta "shkruaj" ne "ditarin" e trurit tim.
Kenget neper vite, jo vetem qe i kam degjuar, megjithese edhe degjimi i
kengeve ne ate kohe ka qene me "tollona", kur na i transmetonte Radio Tirana ne
ndonje emision te sajin, por une edhe i kam kenduar ato neper vite. Edhe nen
ze i kendoj, kur jam vetem, sepse sic e thashe, kenga eshte ushqimi i shpirtit tim, pa te cilin nuk mund te jetoj dot.
Kur degjoja kenget, pasi kisha mesuar tekstin e tyre, une perqendrohesha tek orkestracioni i kenges; psh. kur hynte flauti, oboi, korno, violina... Provoni te degjoni sot me vemendje kengen fituese te Festivalit te 11-te "Erdhi Pranvera", kenduar nga Tonin Tershana. Sa bukur tingellon flauti kur shoqeron kengen, sidomos ne fillimin e strofes se dyte.
Ju vetė jeni anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve nė SHBA dhe madje keni nxjerrė nė dritė librin ?Le tė jem unė Zamira?. Cilat janė raportet tuaja me letėrsinė?
Po, une jam anetar i Lidhjes se Shkrimtareve ne SH.B.A. dhe e them se kjo Lidhje eshte shume e rendesishme per ne krijuesit ne Diaspore. Lidhja e Shkrimtareve ka ne gjirin e vete emra qe i kane dhene Letersise Shqiptare si Naum Prifti, Rozi Theohari, Ramiz Gjini, Petraq Janko Pali, Mehill Velaj, por edhe emra te rinj te suksesshem dhe premues si Kozeta Zylo, Gjeto Turmalaj, Gjeke Marinaj, Klajd Kapinova, Agim Bacelli, Merita Bajraktari, etj.
Maredheniet me koleget e mij krijues jane te shkelqyera. Njehere ne vit Lidhja ben takimin e saj me krijuesit dhe organizon nje konkurs me librat e botuar. Kete vit takimi do te behet ne Cikago.
Lidhja luan nje rol te rendesishem ne jeten tone ketu ne SH.B.A. Here pas here organizohen aktivitete te ndryshme, promovime librash, ku ne njihemi dhe takohemi me njeri tjetrin.
Ne veren e vitit 2005 m'u botua libri "Le te jem une Zamira..." nga Shtepia Botuese "Arberia". Libri pati sukses dhe u prit mire si ne Shqiperi edhe ketu ne SH.B.A.
Sic e thashe me pare, krijimet e mija te hereshme i kisha te rruajtur ne dokument, por ishin disa aresye qe nuk u botuan me pare. Nje nga aresyet ishte edhe sponsporizimi.
Fola pak me pare per letersine dhe dashurine per te. Letersia, ashtu si edhe kenga kane qene dhe jane te pandare me mua ne jeten time. Me pelqen te lexoj shume, madje edhe kur jam ulur ne tryezen e ngrenies me vjen te kem liber te lexoj gjate ngrenies.
Kam dashur te kem raporte te ngushta me Letersine, qe ne rinine time, por
atehere nuk na botoheshin shkrimet tona, sepse ishin njerezit e vecante dhe te
besuar ata, qe duhet te "krijonin" dhe t'u botoheshin krijimet e tyre. Po j'u
jap dy shembuj. Ne vitin 1983 kam cuar per botim nje vjershe ne gazeten
"Drita" te titulluar "Gjyshes", asnje ngjashmeri me vargjet e kenges se gjyshes
kenduar nga Vace Zela. Vargjet i krijova duke shprehur ate ndjenje dhe mall
per gjyshen time(nena e babit) qe na ka rritur, qe ne ate kohe kishte disa vite
qe nuk jetonte. Vjershen ia kam derguar me poste dhe pas disa ditesh me vjen
pergjigjja negative. Vargjet fillonin: "Me kujtohet gjyshja ime e mire, kur
me ne prane zjarrit rrinte..." Pas disa javesh ate vjershe e lexova ne nje
shtyp tjeter, por me disa fraza te shtuara dhe e kishin titulluar "Gjyshja ime
e mire". Sigurisht, autori ishte dikush tjeter. C'te beja? Ku ta kerkoja te drejten?
Shembulli tjeter eshte ky: As vete nuk e di pse ia dergova ate shkrim
gazetes "Zeri i Popullit", kur ne Berat ishte gazeta lokale e qytetit. Ne Kalane e
Beratit dikur ka qene Kisha e Shen Gjergjit, por me shembjen e kulteve
fetare, ajo kishe u shnderua ne pike turistike. Nga ajo ndertese mes pishave te
gjelbera, sic eshte edhe vete kalaja e lashte shikohet Berati si ne pellembe te
dores. Ne shkrim pershkruaja se si qytetaret beratas mundohen te thyejne
monotonine e jetes qe, edhe pse rruga per t'u ngjitur ne Kala eshte malore, ata
shkojne, shijojne ajrin e paster dhe ambientet e bukura te asaj ndertese, kalojne nje mbremje te kendeshme...
Edhe kete shkrim nuk ma pranuan dhe me vone, dikush shkruajti nje
"reportazh" nga pika turistike e kalase, ku shume fraza ishin te mijat...
Me letersine jam gjithmone i pandare. Vazhdoj te shkruaj edhe pse kohen e
kam te kufizuar, por me mire eshte te besh nje ore me pak gjume, se sa te
humbasesh nje frymezim qe te vjen. Pervec librit me tregime "Le te jem une
Zamira...", une kam shkruar edhe tregime te ndryshme, disa prej tyre mund t'i
lexoni edhe ne internet.
Sapo me eshte botuar nje liber tjeter, roman, po nga e njejta shtepi botuese "Arberia" dhe se shpejti do te jem perseri per ta promovuar kete liber.
Po pas viteve ?90-te, a i keni ndjekur festivalet, apo ju ka ikur pasioni pėr tė mėsuar tekstet e kėngėve?
Jo, pas viteve 90-te nuk i kam ndjekur festivalet dhe kjo ne fillim nuk
ishte e lehte per mua, sepse po shkeputesha nga ajo pjese e jetes qe me shoqeroi
per vite e vite me radhe ne femijerine dhe rinine time. Po me mungonte
ushqimi shpirteror qe me ushqeu per shume kohe dhe ate mungese u mundoja ta
zevendesoja duke rikujtuar kenget e viteve te shkuara.
Me vone kur u njoha me kenget e festivaleve, nepermjet kasetave filmike,
sidomos te fillimviteve 90-te u deshperova shume, jo vetem me kenget, por edhe me interpretimet, veshjet, levizjet e kengetareve ne skene...
Kenget nuk kendoheshin drejtpersedrejti nga kengetaret, por te regjistruara
dhe kur degjoja strofen e dyte te kenges qe fillonte dhe kengetari harronte
te hynte ne kenge, ose hynte me vonese, sa humor me jepte aq edhe dhimbje. Te
pakten festivalet e Dhjetorit nuk duhet te katandisen ne nje gjendje te tille.
Kengetaret ne festivale sot kane mahnine kush te dale sa me i, e, zhveshur
ne skene, madje kane arritur deri aty, sa kane dale edhe zbathur, pa kepuce.
Veshja, paraqitja e jashteme e kengetareve sot ne skenat e festivaleve eshte
per te ardhur keq, sepse pa dashur kthehen edhe ne karnavale.
Nje mahni tjeter e kengetareve sot eshte ajo e te vetequajtureve kantautor,
ku pervec muzikes se zhurmeshe qe krijojne kane edhe nje tekst te
papranueshem per nje kenge. Nese dikush sot kerkon te krijoje tekst kenge, duhet te
krijoje poezi, te ktheje syte nga "mbreterit" e teksteve te kenges shqiptare si:
Agim Shehu, Sadik Bejko, Zhuliana Jorganxhi, Fatos Arapi, Betim Muco, Shaban
Murati, Natasha Lako, Xhevahir Spahiu, Gjoke Beci, Arben Duka, Jorgo Papingi, Bardhyl Londo etj.
Me vjen mire qe kompozitore te suksesshem si Osman Mula, Luan Zhegu dhe
ndonje tjeter, jo vetem qe e kane vazhduar traditen e tyre, por edhe e kane
rritur nivelin e tyre krijues.
Kengetaret sot ne skene duhet te jene pergjegjes perpara publikut ne
interpretimin e tyre te kenges.
Jeni baba i dy fėmijėve, po ata a kanė tė njėjtin pasion si ju?
Une kam dy djem. Djali i madh ne kete vit shkon ne klasen e tete dhe djali
tjeter ne klasen e gjashte.
Ēuditerisht, pasioni tek ata eshte i ndare, njeri me letersine dhe tjetri me muziken.
Djali i madh ka prirje per letersine, megjithese ne klasen e peste m'u duk
se do vazhdonte ne rrugen e instrumentit te trompes, sepse u aktivizua per tre
vjete me banden e shkolles... Duke me pare mua, qe nje pjese te mire te kohes
e shpenzoj ne kompjuter ne te shkruar mundohet edhe ai ne vetvete te krijoje diēka.
Vitin qe kaloi me imagjinaten e tij kishte shkruar nje krijimin e tij, nje minitregim, mund te them. Ishte interesant, se jo vetem mesuesi u ēudit me imagjinaten e tij ēfare ai kishte krijuar, por edhe drejtuesit e
shkolles, te cilet nuk harruan ta kujtojne duke e falenderuar ne festimin e mbarimit
te shkolles qe u zhvillua ne prani te nxenesve dhe prinderve te shumte.
Djali tjeter, duke pare edhe ai, mundohet te shkruaje vjersha per moshen e
tij dhe ka dershire qe ato te behen kenge. Njehere i tha Frederik Ndocit: "Na
i meso edhe neve studion tende ku i incizon kenget, qe te shkojme edhe ne atje kur te rritemi...(Qesh)
Shpesh here merr mikrofonin loder qe kemi ne shtepi dhe kendon duke imituar kengetaret te ndryshem amerikane, meqenese e flasin gjuhen angleze dhe i dine tekstet e kengeve.
Para pak kohesh nje reviste amerikane ne Nju Jork ka shkruar dicka per Ju. Mund te na thoni si u ndjete, kur e pate veten tuaj edhe me fotografine tuaj ne ate reviste?
Sigurisht, c'do njeri te ishte ne vendin tim do ndjehej i lumtur, ashtu sic
edhe u ndjeva une. Ishte befasuese per mua, kur ne pune me vjen nje grua,
Jennifer Hunley. Me prezantohet si gazetare me letren e identifikimit te saj te
gazetares dhe gjate bisedes me te me kerkoi nje interviste. Ne fund me beri
edhe fotografi, fotografi, e cila shoqeroi shkrimin e saj ne reviste.
U cudita pak gjate bisedes me te, sepse dinte dicka rreth krijimtarise time
dhe rreth librit tim: "Le te jem une Zamira...". Me kishte pare rastesisht ne
nje kanal televiziv te Nju Jorkut, kur une jepja nje interviste ne televizionin "Kultura Shqiptare".
Une vertete u ndjeva shume i lumtur dhe kete lumturi ma shtonin jo vetem shoket e kompanise ku une punoj kur me uronin, por edhe banoret perreth. Vinin e me uronin, duke me dhene edhe revisten.
Isha dhe jam i lumtur edhe per vete faktin tjeter se u ndjeva krenar si shqiptar ne mes te Nju Jorkut, ne mes te amerikaneve. E kunderta e asaj qe ndodh ne vende te ndryshme ne Evrope, ku shqiptaret ndjejne perbuzjen e vendesave.
|