Kultura dhe integrimet
-- nga Ndue Ukaj
1.
Nė sfondin e zhvillimeve tė hovshme politike nė vend, u shėnua nėntė maji dita e europės. Ajo qė e karakterizoj kėtė ditė, natyrisht mbetet diskursi patetik pėr tė ardhmen europiane tė Kosovės, proklamuar nga institucionet dhe segmentet tjera shoqėrore. Cėshtė e vėrteta, nė jetėn publike shqiptare, nuk ka fjalė mė tė shpeshta qė pėrdoren dhe njėkohėsisht abuzohen mė shumė, dhe atė, nga ēdo kush, se fjalėt: Integrime nė Familjen Perėndimore. Pėrsiatjet pėr kėtė orientim nacional janė nga mė gjithfarshmet. Ėshtė bėrė tashmė klishe nė mendėsinė shqiptare, tė flitet mė diskurs tė lartė ēėshtja e integrimeve nė Familjen e madhe Perėndimore, por duke ju shmangur esencės.
Madje ky aspekt orientues nacional, thuhet nė ēdo vend, pėr ēdo lloj organizimi, nga ēdo kush, me vend e pa vend. Sidomos sforcohet ky soj diskursi kur kemi data tė rėndėsishme, sikur tash nėntė maji. Nga e gjithė kjo, krijohet pėrshtypja se jemi bėrė tė veēantė nė kėtė ēėshtje, mbase edhe ekstra-ekspert. Natyrshėm nė kėtė aspekt prijnė politikanėt, tė cilėt pėrmes njė diskursi, nė esencė retorikė (mbase edhe tė rrejshėm e heretik) trumbetojnė fuqishėm kėtė filozofi politike. Mirėpo nė praktikėn e pėrditshme, shihen qartė, anėt e kundėrta tė kėsaj medalje, qė nisen prej godinave nga proklamohen kėto politika, e deri tek shkollat e nivelit tė ultė qė formėsojnė shoqėrinė tonė, pastaj universiteti anarkist, televizioni publik, akademia, e gjetiu, nė tė cilat shpėrfaqet njė arrogancė e pėrgjithshme kulturore; mendėsi kjo joperėndimore.
Ėshtė fakt i pakontesutueshėm se orientimi i shqiptarėve pėr ofrimi dhe integrimi nė
vlerat perėndimore, mbetet shekullor. Fatkeqėsisht mė shumė se gjithė popujt
europian shqiptarėt, pėr shekuj jetuan shkėputur nga Europa pėr shkak tė
konformizmit me ideologji, kultura dhe orientime tjera qė na u vėrsulėn. Rikthimi i
dinjitetshėm mbetet ideal i kamotshėm i shqiptarėve, i artikuluar pėrmes luftėrave
dhe filozofisė sė Gjergj Kastriotit- Skėnderbeut, me aspiratat e tė madhit Pjetėr
Bogdanit, eruditit tė pashembullt (prototipit tė lėvizjes sė gjerė panperėndimore,
prej sė cilit u frymėzua njė lėvizje e gjerė nė dy dekadat e fundit tek shqiptarėt)
dhe, e shumė personaliteteve tė mėdha kombėtare, nė altarin e sė cilit angazhim u
shkrin shumė figura ndritura tė kombit, deri te Lėvizja e dekadės sė fundit nė Kosovė, qė u nis nga kolosėt Anton Cetta, Ibrahim Rugova dhe shumė idealist, qė zgjedhjen e ēėshtjes sė Kosovės nuk e shihnin si njė ndarje me kufi, por mundėsi pėr tu integruar nė strukturat Perėndimore, nė vlerat e pėrbashkėta tė kėtij civilizimi.
Pėrbashkimi pėr integrimin nė strukturat perėndimore, pėrveē aspekteve tjera, duhet
ketė njė konensues psikologjik, qė nėnkupton manifestimin e vlerave dhe kulturės
perėndimore, nė gjitha aspektet e organizmit tė jetės sonė kombėtare, pa ju shmangur
edhe ēėshtjeve tė ndjeshme. Nė dukje tė parė, tė krijohet pėrshtypja se pėr kėtė
objektivė ekziston njė kompromis nacional. Mirėpo, segmente tė caktuara shqiptare
kėtė objektive e kanė keqkuptuar. Mbase, edhe kamufluar nga ithtarė tė rrymave tjera
destruktive, qė kanė sytė nga errėsira dhe janė barikaduar nė taborre tjera
kulturore. Shembull i fundit mbetet diskursi ideologjik i Rexhep Qosja dhe ithtarėve
tė tij, qė interpretojnė ēėshtjen nė fjalė, sipas apetiteve tė ulta, naive e
primitive dhe duke shmangur thelbin e integrimin nė familjen Perėndimore, qė nėnkupton njė shkėputje nga
mendėsia sterotipe e tė menduarit shabllonik, nga destruktiviteti qė nė vend tė
punės ka fjalėt, nė vend tė tolerancės kultivon arrogancėn, nė vend tė bashkėpunimit
vė nė pah individualizmin dhe shpirtin egoist, nė vend tė kreativitetit shfrytėzon imitimin.
2.
Nė tetė standardet pėr Kosovėn mungon standardi themelor, ai qė paracakton e
determinon gjitha aspektet tjera: i nėnkuptueshmi standardi kulturor, aspekt ky qė
duhet ta gjejė formėn e vet tė artikulimit, tashmė nėpėr institucione, jo me diskurs
folklorik, por me nisma reale qė ndryshojnė nė esencė gjendjen e tanishme dhe do tė
krijonin perspektiva pėr integrime reale nė perėndim. Angazhime kėto qė do tė
stoponin kulturėn tonė tė stėrmbushur me nuanca kulturore qė kanė ēfarėdo prejardhje
tjetėr, pėrpos mendėsi e kulturė shqiptare e hiq mė pak perėndimore.
Nė procesin e integrimeve, ne shqiptarėt, natyrshėm jemi mė tė vonuarit nė rajon.
Madje edhe pas shteteve qė sapo janė krijuar, mbase, edhe pas shteteve tė brishta
qė sapo kanė dal nga luftėnat. Dijetari i madh shqiptar Faik Konica thoshte
shqiptarėt nė histori gjithmonė vonohen. Kjo vonesa e jonė ėshtė produkt i tė
menduarit stereotip, anadollak qė ska tė pėrbashkėt, bash asgjė me shoqėritė e
pėrparuara perėndimore. Tė menduar, qė ka penguar dhe po pengon proceset pozitive nė hapėsirat shqiptare.
3.
Kultura ėshtė ajo qe ne na shpėton si komb, na nxjerr nga anonimiteti dhe aspektet
degraduese qė na cilėsojnė, qė nga politika deri tek ekonomia e rėnd, e aspektet
tjera tė degjeneruese. Kultura, ėshtė shpirti qe i jep fizionomi trupit tone te
gjymtuar kombėtar, karshi botės sė pėrparuar dhe karshi proceseve te rėnda qė na
sfidojnė si komb, pa marr parasysh hapėsirėn gjeografike ku jetojmė. Nė kėtė aspekt,
njė kulturė e pėrbashkėt, e integruar, e pagjymtuar, sipas klaneve e grupeve tė
caktuara, rajoneve e grupeve gjuhėsore, do tė shėrbente nė ngritjen e kombit nė
piedestalin e kombeve tė kulturuara perėndimore pėr tu rikthyer dinjitetshėm nė kėtė familje.
Mbase, definimi i qartė i rolit dhe funksionit qė ka kultura nė tėrėsi brenda sistemi tė parimeve qė pėrbėjnė boshtin e
integrimeve, do tė shkurton rrugėn drejtė rikthimit tonė nė Familjen Perėndimore dhe
do tė bėhej katalizatore e ndryshimeve pozitive. Natyrisht vetėm njė kulturė e
mirėfilltė, me shije e vlera qė pėrkojnė mė aspektet kulturore qė praktikohen nė
Familjen Perėndimore, pa kamuflime dhe ndarje tė barikaduara nė taborre tjera
kulturore. Kėsisoj ndėrtojmė premisat pėr njė vėmendje mė tė madhe nga bota e
zhvilluar dhe hapim shanse reale pėr pėrfaqėsim tė denjė brenda Familjes nė fjalė.
Pėr tė realizua sa mė plotėnisht ēėshtjen e integrimeve, duhet tė ekzistoj vullneti
i plotė. Dhe ky vullneti nė perceptimin e drejtė tė rrugės pėr ofrim, duhet tė
ndryshoj dimensionin: nga retorika demagogjike, duhet tė merr pėrmbajtje tė
mirėfilltė, jetėsimin e standardeve dhe politikat kulturore reale perėndimore. Nė tė
vėrtetė, kultura ėshtė fushė qė predeterminon gjitha aspektet tjera organizuese tė
shoqėrisė perėndimore, qė nga institucionet, demokracia, ekonomia, arsimi e sferat
tjera. Ndėrsa nė procesin e integrimeve shqiptare, kultura ka mbetur jashtė sistemit.
Ajo ēka ėshtė e rėndėsishme pėr proceset e tanishme nė hapėsirat shqiptare ėshtė
kuptimi i faktit se integrimi nė botėn e pėrparuar, pėrveē aspekteve tjera, duhet tė
shoqėrohet edhe me transformime tė rrėnjėsishme tė brendshme, qė prekin ēėshtje tė
ndjeshme tė forėmsieve kulturore dhe psikologjike. Nga qendrat tona politike e
kulturore, duhet tė hartohen projekte tė menēura qė ndikojnė nė shijet kulturore dhe
formėsimit e tėrėsishme. Dhe, si tė kėtilla do tė plotėsonin boshllėk tė shumta qė
janė krijuar nė kėto hapėsira, sidomos nga plagėt e trashėguara, prej sė cilave
lėngojmė dhe nga tė cilat vėshtirė shkėputemi. Plagė kėto qė janė nė esencė pengesa
e integrimeve edhe tė brendshme, edhe tė jashtme. Plagė qė janė rezultat i pranimit
tė mendėsisė orientale-bizantine nga qarqe tė caktuara shqiptare.
Pėrmes plotėsimit tė standardit kulturor, do tė mund tė bėheshin afri mentalitetesh e botėkuptimesh; ofrim ky qė assesi smund tė ndodh, vetėm mė aspektet tjera politike, as ekonomikė, siē tentohet tė bėhet. Ky ofrim nėnkupton njė mendėsi kulturore perėndimore nė politikė, nė ekonomi, nė konceptet e sigurisė, nė kulturė, nė shikimin nga e ardhmja, dimensione qė karakterizojnė universalitetin e kėsaj kulture e civilizimi tė pėrparuar.
4.
Shtresimet kulturore tė njė kombi, tiparet dhe vetėdija, pėrcaktojnė edhe politikat institucionale, pasqyrojnė edhe mendėsinė institucionale, pasqyrojnė edhe ekonominė e ēka jo tjetėr?
Nė jetėn tonė kombėtar, edhe pse flitet shumė pėr procesin e integrimeve, shumė pak zihet nė gojė aspekti kulturor i kėtij procesi. Andaj edhe politikat kulturore, bashkė me ato edukative, janė lėnė preh e diletantėve qė prodhojnė opinione ēoroditėse, tipe tė menduarit tė ēfarėdoshėm, por jo shqiptar, jo perėndimor, jo integrues.
Nė ēdo analizė racionale dhe tė pangarkuar, nė suaza tė njė normaliteti tė
paekzagjeruar, shohim angazhimet qė bėhen, me vetėdije a pa tė, pikėrisht kundėr
filozofisė dhe themeleve perėndimore. Ma thotė mendja, se ky objektiv politik,
ekonomik, kulturor etj. nga segmente tė caktuara shoqėrore, ėshtė perceptuar
gabimisht. Pėr tė mos thėnė, vetėm nė suaza tė interesave egoiste nacionale. Andaj,
kemi sot kaq shumė trumbetime pėr koncepte tjera, aspak tė moderuara e perėndimore.
Pėr tė qenė pjesė e familjes nė fjalė duhet tė pranohen sistemi dhe vlerat qė
ngėrthen nė vete kjo familje politike, ekonomike, kulturore etj., duke kuptuar
faktin se nuk mund tė jesh pjesė e njė sistemi vlerash universale, siē janė parimet
dhe vlerat qė ngėrthen nė vete filozofia dhe qenėsia e Familjes Perėndimore e
njėkohėsisht tė angazhohesh nė tė kundėrt tė kėtyre vlerave. Kjo ėshtė njė ėndėrr e
bukur, por e parealizueshme. Ėndėrr qė tashmė e kultivojnė ca tė quajtur intelektualeca kosovar, produkt tė formėsimit komunist-lindor.
Nė botėn shqiptare, veēmas nė atė kosovare, ekziston njė keqinterpretimit e
keqkuptim i integrimit. Nė tė vėrtetė kėtė vello tė keqkuptimit e stėrngarkojnė tė
ngarkuarit me kulturė nė Kosovė, pastaj arsimimi, mediat e kushdo jo tjetėr. Pa
dyshim, nė kėtė aks problemi qendror mbeten tek institucionet kulturore, qė
asnjėherė nuk dalin jashtė zyrave pėr tė parė nė realitet politikat kulturore tė
Familjes nė fjalė dhe pėr tė punuar pėr njė tro higjen kulturore nė Kosovė, pse jo
edhe nė Shqipėri dhe hapėsira tjera kombėtare, nga papastėrtia dhe shija e mbrapsht
qė e kanė vėrshuar e mbėrthyer kulturėn kombėtare, atė qė mban gjallė shpirtin e njė kombi.
Janė shumė arsye tė cilat tė shtyjnė tė mendosh se brenda organizmit tė shpirtit tė
shqiptarėve, nė Kosovė, por edhe jashtė, nė hapėsirat tjera shqiptare, vepron diēka
e brishtė, nėn substratin e sė cilit zihen dėshira tė ndryshme, naive, klanore,
fisnore, grupore dhe mė sė paku universale: vlera dhe parime tė cilat i njeh bota e
moderuar perėndimore. Kėtė e themi ngase shohim, ēdo ditė e mė tepėr, nė kulturė
tė marshojnė diletant, tė cilėt nė vend se tė bėjnė kulturė, bėjnė antikulturė. Nė
vend se tė pėrafrojnė mentalitetin me botėn civilizuar, e largojnė. Pra bėjnė bash
antikulturė nė kuptimin puro tė fjalės. Kėtė segment e hasim edhe nė politikė, edhe nė ekonomi, edhe nė arsim e kudo jo tjetėr.
Veēanėrisht nė muzikėn allaorientalosllave, pastaj nga serialet e shumta
humoristike nė tė cilat tė zihet fryma nga johigjenia kulturore dhe estetike qė
ngėrthejnė nė vete; njė letėrsi nė rėnie, etj. Kėndej pari edhe krijohen hapėsira
pėr tė prodhuar opinione tė ēoroditura ēdo kush dhe atė nė emėr tė kulturės. Nė tė
vėrtetė, nėse bėn ndonjė analizė sado sipėrfaqėsore tė disa hallkave kulturore, sheh
qartė njė pėrēudnim vlerash, njė shije, qė ska tė bėjė asgjė mė proklamimet
perėndimore. Kjo ēka ndodh me kulturėn, ėshtė rruga mė e mirė kundėr integrimeve nė
Familjen Perėndimore. Nė tersi, strukturat kulturore, tė cilat nė vend se tė
angazhohet pėr tė promovuar njė sistem vlerash kompatibile me Familjen Perėndimore, shkojnė nė drejtim tė kundėrt dhe instalojnė mendėsi bizantino-orientale.
E kemi thėnė shpeshherė dhe po e pėrsėrisim se kultura ėshtė ajo qė na avancon nė rrugėn e pėrparimit si komb, ėshtė shpirti qė i jep fizionomi turpit tonė kombėtar tė nakatosur; ėshtė aduti i vetėm me tė cilin mund tė plasohemi nė botėn civilizuar perėndimore, nė tė cilėn synojmė tė integrohemi. Por me kėso lloj kulture, ne jo vetėm qė do vazhdojmė tė vajtojmė mjerimin qė na ka mbėrthyer, por edhe do shtrojmė tė njėjtat pyetje e dileme: Cili ėshtė atdhe ynė, ky qė e jetojmė nė mjerim, apo ai qė e shohim nė retorikėn demagogjike tė politikės?