HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


UNIVERSI I MIGJENIT, ZBULIME TE REJA

-- nga Dr. Moikom Zeqo

Dr. Moikom Zeqo Ne 15 vjetorin e daljes se numrit te pare te gazetes "Koha Jone", mendoj se eshte nje nderim i vecante te perkujtojme me qytetari te larte dhe vleresim shkencor te vertete, nje nga pionieret me te plotfuqishem te publicistikes se shkelqyer te viteve '30 te shekullit te kaluar, Migjenin.

Babai dhe nena e Migjenit kane pra nje shqiptaresi te sigurte. Atehere si mund te kete lindur prej tyre nje djale sllav? Ky eshte nje paradoks qesharak, eshte nje marrezi erazmike. Por teza se gjoja Migjeni eshte sllav, eshte teza djallezore e sherbimeve sekrete serbo malazeze.

Ajo buron nga teza e cmendur e njesimit te ortodoksise me sllavizmin, teza qe e ka mundur dhe e ka demonizuar Shqiperine nga jashte, por jo nga brenda. Kjo teze ftillezohet dhe nga nje zili e perbindshme dhe bizare se nje shkrimtar kaq i madh si Migjeni kaq i vecante dhe kaq origjinal nuk ka mundesi ta kete lindur Shqiperia, duke shprehur keshtu kompleksin e mitizuar te gjoja inferioritetit kulturor shqipetar.

Hierarkite ne letersi dhe ne art jane si lartesite apo humnerat ne natyre, te krijuara ne menyre natyrore, te lire, jo te shtrenguara. Vendi qe ze Migjeni ne hierarkine e kultures sone nuk eshte i paracaktuar apo me dekret mbreteror, por ne menyre te lire dhe te vetedijshme.

Migjeni i ka mbyllur syte per te na i hapur syte ne te gjalleve. Ka qe i kane syte e hapur dhe jane te verber. Migjeni e tejkalon verberine. Eshte nje turp i parrefyer i kohes qe jetojme plot paradokse, qe Migjenit i eshte prishur Shtepia Muze dhe i eshte shkaterruar varri i tij i shenjte te varrezat e Deshmoreve ne Shkoder. Po Migjeni eshte i pavdekshem si populli. Nese zhduket populli do te zhduket Migjeni.

Togfjaleshi "Te dhena te reja" eshte intrigues, fantazindjelles, kersherues. Ne boshtin horizontal, linear, plotesohet per here e me shume ne kufizimin e vetekuptueshem per cdo zbulim te ri te shkrimeve te Migjenit e kam fjalen per shkrime origjinale te tij.

* * *

Ditaret e viteve 1933 1935 te Migjenit, qe i citon Gertruda Entrej, fragmentet e 5 letrave derguar Jordan Misjes, si dhe letra artikull, nje lloj kodi teorik e estetik per "Boten e re", kerkojne proven e autenticitetit, po jo mohimin e skajshem, mohimin ekleziastik. Mbeten te zbulohen nje autobiografi e vete Migjenit, bere si mesues e permend Skender Luarasi, si dhe punimi i Migjenit ne provimin e perfundimit te Seminarit Teologjik te Manastirit me titull: "Dy natyrat e Krishtit".

* * *

Nga gjurmimet e mia ne kete Seminar me del se fondi i dokumenteve te provimeve ruhet ne Arkivin Shteteror te Shkupit. Ky doreshkrim i hershem i Migjenit ka rendesi te shumefishte dhe shton dukshem opusin e tij krijues. Dihet se teza e dy natyrave te Krishtit ajo hyjnore e ajo tokesore ka shkaktuar debate te furishme e kolosale ne Bizant.

Keshtu teologjia e monofizeve pranon vetem natyren hyjnore te njesuar te Krishtit. Kurse arianizmi heretik pranon vetem natyren tokesore, pa perjashtuar ketu nje teze te trete kompromisi si teologji e ndermjetme, bashkuese. Kjo ceshtje eshte nga enigmat me te medha te Krishterimit. Migjeni duhet ta kete trajtuar kete subjekt provimi me kulture te larte dhe arsyetim logjik e eshte kjo nje sprove e tij, nje test i kultures filozofike, historike, por kryesisht teologjika e tij.

Ka rendesi konceptuale pikerisht ky subjekt per kalimin nga Migjeni teologjik ne Migjenin ateist. Mbase ketu kemi nje zanafille te pazevendesueshme. Nje dialektike ndryshimi spjegon refuzimin nga Migjeni me pas, te nje burse per ne Kembrixh per teologji nuk dime cdo te behej me te nese do t'i mbaronte studimet e larta ne Angli.

* * *

Jane dhe dy lagje shkrimesh, qe lidhen me Migjenin. E para: letrat e kartolinat e Ollges, po dhe njerezve te familjes qe nuk jane botuar akoma shkrime, qe i drejtoheshin drejtperdrejte Migjenit keto jane si nje gjysem hene, qe nuk behet dot e plote, se mungojne pergjigjet e vete Migjenit, qe kane humbur.

Interes per Migjenin intim kane dy letra te Bojkes, drejtuar Ollges, motres se shkrimtarit, qe hedhin drite gati te plote mbi intimitetin e tij njerezor. Shtojme qe eshte gjetur nje liber perkthimi ne spanjisht, nje fletore me 88 faqe e vepres se Migjenit, qe ka qene ne arkivin familjar te Skender Luarasit krijuesit te Migjenologjise Shqiptare. Nuk e dime autorin e ketij perkthimi, por nuk eshte e veshtire per ta gjetur.

E dyta: Jane shume shenime dhe nenvizime te vete Migjenit ne libra te ndryshem, qe i ka lexuar ne disa gjuhe. Migjeni disa here e citon Biblen si "Besimi yt me shpetoi" (Lluka 7 50), ose "deri kur" (Psallmi 90 13), ose "Kendoni nje Kenge te Re" (Psallmi 149 1). Po keshtu, "Kenga e Kengeve" nje nga librat me te mrekullueshem te Bibles eshte paralelizuar me konotacione te tjera nga Migjeni si "Parathenia e Parathenieve".

Ne Biblen ne greqisht, varianti "Septuaginta", qe ka perdorur Migjeni si student eshte nenvizuar dhe ky fragment poetik i librit te (Jeremias 51 25) "Ja ku jam une kunder teje, o mal i shkaterrimit thote Zoti, ti qe shkaterron tere token. Une do ta shtrij doren time kunder teje dhe do te rrokullos poshte e do te bej nje mal te djegur".

Besoj se askush nuk ka dyshim se vargjet e Migjenit:
"O si nuk kam nje grusht te forte
malit qe hesht m'u ne zemer me ja ngjeshe"

Jane plazmuar qe ne origjine nga protesta jeremiase biblike.

* * *

Citati "Derri i kenaqur apo Sokrati i vuajtur" eshte marre nga Migjeni prej filozofit anglez Xhon Stjuart Mill (1806 1876). Partizan i liberalizmit politik, kritikues i nje morali te digezuar, kurse skica Migjeniane "Ose Ose" te sjell ndermend tezen e filozofit danez egzistencialist Soren Kirkegor (1813 1855).

Te titulluar gjithashtu "Ose Ose", me idene e veteironise universale. Citimet nga Shopenhauri dhe Nice te Migjeni jane shume te njohura, por po shtoj se ne librin e N. Verbajevit "Kriza e kultures bashkekohore" fq. 27, Migjeni ka nenvizuar edhe kete fraze "Morali i Nices nuk njeh vleren e personalitetit te njeriut". Nderkohe une kam verejtur per here te pare se ne dy poezite nga me te rendesishmet te Migjenit "Kanga e Perndimit" dhe "Shpirtnat shtegtare" ndikimin e ideve te filozofit te njohur gjerman Osvalt Shpengler (1880 1836) krijues i nje morfologjie pesimiste te kultures perendimore.

Migjeni ka lene shenime te kryevepra "Mendimet" e Blez Paskalit dhe citon "Un Roseau" , qe ne frazen origjinale eshte "L'homme est un roseau pensant" ("Njeriu eshte nje kallam qe mendon"). Dhe kjo e ka zanafillen tek Shen Mateu (11 7) : "Cfare keni dale te shikoni ne shkretetire? Kallamin qe e tund era?".

Ne nje tjeter skice, Migjeni citon togfjaleshin "Hokus pokus" si formule magjike. Ne fakt kjo formule, eshte korruptim i latinishtes jeronimase perendimore "Hoc est corpus meum" d.m.th. "Ky eshte trupi im", qe shpreh sakramentin e ngrenies se bukes te Eukaristise.

Ne boshtin vertikal Migjeni eshte pafundesisht joshterues, per shkak te kuptimeve dhe konotacioneve qe rilindin njera tjetren, nje univers semantik, qe perhere rizbulohet. Migjeni eshte formula me e madhe e artit te fjales shqipe ne strukturen konceptuale te ankthit ekzistencial dhe te kriticizmit dhe te vetironise pa nje te dyte.

Migjeni eshte gati i vetem ne letersine shqipe, por edhe i paperseritshem. Ai eshte nje nga pikat gravitacionale pa te cilat letersia shqipe dhe kultura kombetare c'ekuilibrohet dhe shkaterrohet. Dikur Migjeni i dritheruar shkroi : "Shkodra, Shkodra dashnorja e shekujve". Ne duhet ta rithemi kete apostrofim migjenian "Shqiperia, Shqiperia dashnorja e shekujve". Migjeni i ka bere nje nder kolosal Shqiperise dhe Shqiperia krenohet perjetesisht me te.

* * *

Ne studimet dhe shkrimet per Migjenin jane perhapur disa teza te mbrapshta dhe joshkencore. E ndjej per detyre morale qe te sqaroj te vertetat e shtremberuara. Nga shume studiues madje dhe nga ndonje studjues i nderuar i huaj si Robert Elsie, thuhet se familja e Migjenit ka nje origjine sllave. Ky eshte nje fallsifikim i trashe.

Familja e Migjenit ashtu sic e ka deshmuar qarte ne studimin e tij nismetar dhe themelor Skender Luarasi, qe ka meriten e pakontestueshme te botimit te pare te plote te vepres migjeniane, ka origjine te kulluar shqiptare, qe zanafillon nga Reka e Dibres, truall etnik i shqipetareve. Edhe gjyshja e Migjenit, Staka ka qene nje shqiptare nga Mali i Zi. Po eshte e vertete e pamohueshme se qytetaria etnike e nje njeriu varet nga atesia. Keshtu Nikolla, babai i Migjenit eshte shqiptar i kulluar. Madje eshte nje figure e njohur atdhetare e kohes. Ai ka merite historike qe ka marre pjese si perfaqesues i ortodokseve shqiptare te Shkodres ne Kongresin Kishtar te Beratit, qe ka shpallur ne 1922 kishen Autoqefale Ortodokse Shqiptare.

Per kete akt atdhetar eshte shkrimtari Foqion Postoli, i cili ne emer te Kishes Autoqefale Ortodokse Shqiptare i dergon Nikolles, babait te Migjenit nje Certifikate Nderimi. Nese babai i Migjenit do te ishte sllav, nuk do ta bente kete veprim atdhetar te guximshem ne kundershtim me interesat politike te rrezikshme te Kishes Ortodokse te Malit te Zi apo te Kishes Serbe. Ky eshte nje akt historik i madh.

Por edhe nena e Migjenit, Sofia, eshte nga nje familje e nderuar atdhetare dhe intelektuale tipike shqiptare, nga familja e Kokosheve. Babai dhe nena e Migjenit kane pra nje shqiptaresi te sigurte. Atehere si mund te kete lindur prej tyre nje djale sllav?

Ky eshte nje paradoks qesharak, eshte nje marrezi erazmike. Por teza se gjoja Migjeni eshte sllav, eshte teza djallezore e sherbimeve sekrete serbo malazeze. Ajo buron nga teza e cmendur e njesimit te ortodoksise me sllavizmin, teza qe e ka mundur dhe e ka demonizuar Shqiperine nga jashte, por jo nga brenda.

Kjo teze ftillezohet dhe nga nje zili e perbindshme dhe bizare se nje shkrimtar kaq i madh si Migjeni kaq i vecante dhe kaq origjinal nuk ka mundesi ta kete lindur Shqiperia, duke shprehur keshtu kompleksin e mitizuar te gjoja inferioritetit kulturor shqipetar.

Pak me e sofistikuar, por gjithashtu kaq idiote dhe e rrezikshme, eshte edhe teza qe cuditerisht eshte perqafuar edhe nga disa studjues shqiptare, disa here edhe mekanikisht dhe naivisht se gjoja cikli i poezive te mjerimit te Migjenit, qenka nje imitim i nje cikli poetik te shkrimtarit dhe poetit kroat Miroslav Kerlezha.

Edhe ky absurditet nuk ka asnje baze, qofte ne pikepamje kronologjike, por qofte edhe per nje arsye universale se poezi per mjerimin kane shkruar shume poete te medhenj ballkanike si kryetem e kohes, madje shume me perpara nje nga poetet me te medhenj te botes, francezi Sharl Bodler te "Lulet e se Keqes" ka pikerisht te subjektuar gati ne te gjitha motivet mjerimin njerezor.

Kriteret shkencore te letersise se krahasuar, nuk nisen nga perkime te jashtme dhe te rastit, sepse shume dukuri letrare jane arkitepale dhe te njekoheshme, te pakufizuara nga etnite, hapesirat gjeografike, madje dhe koha. Ndikimet e shkrimtareve te huaj tek njeri tjetri nuk kane te bejne fare me individualitetin e vecante te sejcilit. Imituesit nuk jane kurre personalitete.

Nga ana tjeter, do te ishte nje marrezi e pallogaritshme, qe te thuhet se Virgjili me "Eneiden" qenka vetem nje imitator i mjere, i paskrupullt, madje nje plagjat i neveritshem i Homerit.

Keshtu, galeria e paradokseve te ndikimeve te paraqitura si imitime do te ishte e pafund per tere letersine boterore dhe letersia boterore do te paraqitej si nje fallsifikim i vazhdueshem dhe ciklik si nje perpetuum mobile i vetem nje autori fillestar, duke zbardhur dhe fshire tere kujtesen e shekujve dhe te personaliteteve te tjere. Kerlezha dhe Migjeni, jane dy shkrimtare te medhenj dhe te vecante te kohes.

Migjeni eshte nje shkrimtar me origjinalitet te paperseritshem dhe te pavarur nga Kerlezha dhe anasjelltas Kerlezha nuk eshte Migjeni. Kerlezha ky mik i madh i shqiptareve qe ka shkruar me admirim kulmik per Fan Nolin, qe e ka njohur personalisht dhe qe e quan nga me te kulturuarit ne Europe, po t'i lexonte shkrimet e liliputeve te kritikes letrare qe ngulmojne ne imitimin e Migjenit ndaj tij, do te qeshte me skepticizem zarathustrian.

Nga ana tjeter, teza e gjoja origjines sllave te Migjenit, rrezohet dhe behet cope e cike nga vete Migjeni.

* * *

E para: Nga Migjeni nuk ruhet asnje proze apo poezi sllavisht dhe trashegimia e tij pervec dy tri letrave eshte vetem krijimtari substanciale e gjuhes shqipe, madje eshte nje nga kultivonjesit dhe stilistet e saj te medhenj. Migjeni e braktisi ortodoksizmin, cka e verteton m se miri shqiptaresine e tij se nese do ishte sllav nuk do kishte logjike veprimi te tille pare ne rrethanat e kohes, gjithashtu rrethana teper te acaruara te politizuara dhe te fetarizuara skajerisht.

Nga puna shumevjecare, gati 30 vjecare. qe kane bere mbishkrimet apo doreshkrimet arkivore te Migjenit kam pare shenime te tij ne disa gjuhe si ne greqishten e vjeter, latinisht, frengjisht, madje dhe rusisht dhe shumica ne shqip por jo ne serbisht. Padyshim qe ai e njihte serbishten sepse qe gjuha e perdorur ne Manastir, ku qe seminarist. Te gjitha motrat e Migjenit jane martuar me burra shqiptare, madje ka nje krenari per shqiptaresine tek te gjithe pjesetaret e familjes sepse jane shquar deri ne ditet e sotme per atdhetarizmin e tyre.

Njeriu qe e ka ditur me mire kete gje, ka qene kunati i Migjenit Skender Luarasi medet qe ke vdekur o Skender Luarasi! Sepse une e di shume mire sesi do ta beje ti protesten madheshtore dhe te palekundur te se vertetes! Besoj se perralla e origjines sllave te Migjenit, eshte shkaterruar tashme. Kjo perralle eshte akoma me e sterlashte se sa cmund te mendohet.

Cuditerisht me origjine serbe eshte quajtur edhe Gjergj Kastrioti i madh dhe ne vitin 1636 Frang Bardhi botoi "Apologjine e Skenderbeut" duke mbrojtur shqiptaresine e Heroit tone Kombetar. Madje, per nje vertitje te ciklit te paradokseve mbas vdekjes edhe Nene Tereza, e vetmja nobeliste shqipetare, qe ne te gjitha librat e saj e quan veten shqiptare, u quajt nga disa sikur gjoja paska qene me origjine rumune!?

Ky vleresim i larte qe i bejme ne Migjenit, ka te beje me thelbin e hierarkise artistike dhe letrare te kombit. Disa pseudostudiues jane shprehur se hierarkia qe lidhet me Migjenin, qenka bere gjoja nga pozita ideologjike, madje dhe politike.

Kjo nuk eshte e vertete. Hierarkite ne letersi dhe ne art jane si lartesite apo humnerat ne natyre, te krijuara ne menyre natyrore, te lire, jo te shtrenguara. Vendi qe ze Migjeni ne hierarkine e kultures sone nuk eshte i paracaktuar apo me dekret mbreteror, por ne menyre te lire dhe te vetedijshme.

Migjeni i ka mbyllur syte per te na i hapur syte ne te gjalleve. Ka qe i kane syte e hapur dhe jane te verber. Migjeni e tejkalon verberine. Eshte nje turp i parrefyer i kohes qe jetojme plot paradokse, qe Migjenit i eshte prishur Shtepia Muze dhe i eshte shkaterruar varri i tij i shenjte te varrezat e Deshmoreve ne Shkoder.

Po Migjeni eshte i pavdekshem si populli. Nese zhduket populli do te zhduket Migjeni.

* * *

Ne vitin 1989, mora pjese ne seminarin nderkombetar arkeologjik per Iliret ne Hildejashajm te Gjermanise. Nderkohe, ishte botuar libri i Migjenit ne gjermanisht me titull "Vetevrasja e trumcakut". Ajo qe ishte teper e vecante ne kete botim, lidhej me nje cikel grafikash te mrekullueshme, te realizuara nga artistja Barbara Pier, e datelindjes 1945.

Ajo kishte qene studente e prof. Jaenisch dhe prof. Jansen Malerei. Kishte studiuar ne Fakultetin e Arteve te Bukura ne Hamburg. Ishte diplomuar ne vitin 1970. Ne vitin 1975, kishte bere per here te pare motive shqiptare ne gravure. Ne vitin 1986, ishte interesuar posacerisht per grafikat me substance migjeniane.

Duke qene se njihte nga afer perkthyesin ne gjermanisht te Migjenit, Joachim Rohm, ajo u interesua qe ilustrimet te ishin te alternuara dhe funksionale. Mendoj se ne galerine figurative per Migjenin dhe vepren e tij epokale, gravurat e Barbara Pier, zene nje vend te vecante per nivelin e larte artistik, per origjinalitetin konceptual.

Ky eshte nje dimension nderkombetar i admirimit artistik per Migjenin. Ne 15 vjetorin e daljes se numrit te pare te gazetes "Koha Jone", mendoj se eshte nje nderim i vecante te perkujtojme me qytetari te larte, dhe vleresim shkencor te vertete, nje nga pionieret me te plotfuqishem te publicistikes se shkelqyer te viteve '30 te shekullit te kaluar, Migjenin. AMEN!

Koha Jone, E Enjte, 11 Maj 2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara