A MUND TE ZGJEROHET BAZA DIALEKTORE E SHQIPES STANDARDE?
-- nga Prof. Dr. David Luka
Nga viti 1992 deri ne vitin 2002, kur u organizua nje tjeter mbledhje perkujtimore, nga gjuhesia zyrtare e kohes, u mbajt nje qendrim teper i ashper ndaj atyre qe mendonin ndryshe. Ne referatin e mbajtur ne Konferencen shkencore jubilare me rastin e 25 vjetorit te Kongresit te Drejtshkrimit, organizuar ne Tirane me 12 dhjetor 1997 u krye nje sulm frontal ndaj atyre qe "Mbyllja dhe izolimi i gjate u paten konservuar mendesine e se shkuares dhe mungesen e frymes emancipuese", dhe se keta elemente "paskan qene ushqyer me herostratizem e adhamutizem".
Pyetja: Cila eshte baza dialektore e shqipes standard? nuk shtrohet kot se koti. Tashme dihet prej gjithkuj se ne Kongresin e Drejtshkrimit te Gjuhes Shqipe, e pas tij per 30 vjet rresht, eshte thene e sterthene, perseritur e sterperseritur se "Gjuha shqipe eshte sistem sistemesh dhe gjuha letrare kombetare eshte sistem mbidialektor". Ne skemen e paraqitur per ta shpjeguar ne menyre te thuket idene e dhene me lart jane vene ne Legjende keto shpjegime, qe nuk lene asnje shteg per diskutim:
* Elementet e perbashketa te dy dialekteve.
* Elementet e veçanta te dialektit te Jugut.
* Elementet e veçanta te dialektit te Veriut.
* Baza e gjuhes letrare kombetare.
* Gjuha letrare kombetare.
* Gjuha kombetare.
E keto perfundime nuk jane nxjerre me 1972, po 12 vjet me vone, me 1984, ne Konferencen shkencore "Gjuha letrare kombetare shqipe dhe epoka jone", organizuar nga Akademia e Shkencave e RPS te Shqiperise, ne referatin e ideatorit te "shqipes standard", prof. Androkli Kostallarit.
Deri ne vitin 1990 tezat (perkat. bazat filozofike) e prof. Kostallarit jane mbrojtur me fanatizem nga te gjithe gjuhetaret titullare shqiptare (duke perfshire ketu edhe ata kosovare), duke derdhur pa "hesap" mendime, qe ne asnje rast e per asnje çeshtje, nuk e kundershtonin teorine sui generis, qe pati shtruar A. Kostallari per rrugen e formimit te gjuhes letrare kombetare shqipe.
Perkundrazi, miratonin pa asnje verejtje mendimet e Kostallarit, bile duke i thurur lavde atij. Filozofia dhe praktika e prof. Kostallarit, tashme dihet ishte ajo marksiste leniniste, e misheruar ne te ashtuquajturen "politike gjuhesore te partise". Parimi baze, ne ate kohe, per kete problem ka qene ky: "... vete gjuha nuk ka karakter klasor, por politika gjuhesore ka karakter klasor, ne te pasqyrohet edhe lufta e klasave brenda vendit ...".
Refreni qe e besuam apriori
Me kete refren ne qeme mesuar aq shume, sa e patem besuar a priori. Gjithsesi, nje shqipe mbidialektore, do te ishte nje realizim i perkryer dhe prof. Kostallari duhej pergezuar per kete.
Aq me teper kur edhe ballkanologe te njohur (siç shkruan vete Kostallari) kane nenvizuar veçorine e shqipes letrare "si model i nje gjuhe qe nuk u krijua ad hoc, por e arriti njesimin nepermjet nje procesi te nderlikuar e te gjate ...".Mirepo, ne shkrimin e prof. Kostallarit, te permendur me lart, patem mesuar se "Ka edhe studiues te veçante ... qe kane mbivleresuar elemente te veçanta qe dallojne dy dialektet e shqipes dhe e kane interpretuar ne menyre te njeanshme shqipen e sotme letrare te njesuar thjesht si nje 'toskerishte letrare' te ngritur drejtperdrejt ne gjuhe letrare kombetare ... Nder to bie ne sy sidomos monografia e Xhenet Bajronit me titull ...
Ne kete veper, qe permban mjaft pohime kunderthenese, formimi i shqipes letrare te njesuar trajtohet ne menyre te shtremberuar e te thjeshtezuar."4 Ne shen. nr. 4 Kostallari shton: "Eshte per t'u shenuar se ne kete veper, nuk shfrytezohen fare Aktet e ketij Kongresi dhe botimet e rendesishme pas tij, pa te cilat nuk eshte e mundshme te vleresohen objektivisht tiparet e shqipes letrare te njesuar dhe prirjet e zhvillimit te sotem".
Megjithese vepra e Xh. Bajronit qe botuar me 1976, kurrkush prej gjuhetareve nuk kishte folur a shkruar per te, as ketu tek ne e as ne Kosove. Kjo histori vazhdoi deri me 1991, kur papritmas, nje nder ithtaret e Kongresit te Drejtshkrimit, dr. Xhevat Lloshi, gjate polemikes me Arshi Pipen (ne artikullin "Kultura shqiptare perpara shqetesimeve te reja", botuar ne revisten socialiste "Sot"6) del kunder A. Kostallarit, duke mbajtur anen e Bajronit. Ne konferencen "Gjuha letrare kombetare dhe bota shqiptare sot", mbajtur ne Tirane ne nentor te vitit 1992, u pohua haptas se baza dialektore e gjuhes letrare shqipe na paska qene toskerishtja letrare!
Perballe dy perfundime
Tani nuk kishim me nje perfundim te nje studiuesi, por te nje konference nderkombetare. Keshtu qe na viheshin perballe dy perfundime: njeri i Kongresit te Drejtshkrimit, ku gjuha shqipe letrare kombetare e njesuar ishte formuar sui generis dhe qendronte mbi dialektet ("mbidialektore"); tjetri i konferences (edhe kjo nderkombetare; por jo Kongres, qe te arrinte te shfuqizonte vendimet e Kongresit te Drejtshkrimit), qe pa asnje dridhje qerpiku, nxirrte perfundimin tjeter qe shqipja e njesuar na qenka ndertuar mbi bazen e toskerishtes letrare.
Tani kushdo qe ka dy fije mend ne koke, detyrimisht do te shtronte pyetjen: A duhet ta diskutojme kete pune, apo te pranojme qorrazi dy perfundime krejtesisht te kunderta per te njejtin problem? E, siç shkruan R. Ismajli: "Po t'i mbash çeshtjet e mbyllura ne kazan derisa fermentojne, ka rrezik qe ta zberthejne fare kazanin". Te paret e nisen shkodranet me nje tubim qe ato e quejten "Tryeze e rrumbullaket". Se çfare u tha e se çfare u be atje dhe se cili qe shkaku qe i detyroi ata ta benin kete tubim, une i kam parashtruar hollesisht ne shkrimin me titull "10 vjetori i Deklarates se gjuhetareve te Shkodres".
Ketu dua te riperseris vetem kerkesen kryesore te ketyre gjuhetareve shkodrane. Ata kerkonin vetem debat e diskutim. Asgje me teper. Po ngjan qe pikerisht kjo kerkese e tyre u be shkak qe jo vetem nuk u thirren ne konferencen e vitit 1992, por ne menyre kategorike nuk u lejua qe keta te lexonin ne kete konference Deklaraten, e cila shprehte pikerisht kerkesen per debat e diskutim. Tani se si u zhvillua konferenca shkencore "Gjuha letrare kombetare dhe bota shqiptare sot", une e kam parashtruar ne nje shkrim, botuar ne "Studime gjuhesore" VII dhe nuk kam ndermend te riperseris edhe nje here zhvillimin e ngjarjeve.
Deshiroj te them vetem tri fakte, qe ne ate kohe kane kaluar heshtazi. Se pari, qe kjo konference na ishte sponzorizuar nga Organizata Islamike e Ndihmave Humanitare te Arabise Saudite dhe nga Organizata Islamike e Vakefeve me qender ne Holande (?!); se dyti, qe ketu "... u shpreh edhe mendimi oponent i perfaqesuar nga ish delegati i 'Kongresit te Drejtshkrimit' zoti Bahri Beci dhe tre kater kolege te Shkodres" dhe, se treti, qe kumtesat e mbajtura ne kete konference jo vetem nuk u botuan, po as nuk u mblodhen sipas tradites se deriatekohshme.
Qendrim i ashper per mendimin ndryshe
Nga viti 1992 deri ne vitin 2002, kur u organizua nje tjeter mbledhje perkujtimore, nga gjuhesia zyrtare e kohes, u mbajt nje qendrim teper i ashper ndaj atyre qe mendonin ndryshe. Ne referatin e mbajtur ne Konferencen shkencore jubilare me rastin e 25 vjetorit te Kongresit te Drejtshkrimit, organizuar ne Tirane me 12 dhjetor 1997 u krye nje sulm frontal ndaj atyre qe "Mbyllja dhe izolimi i gjate u paten konservuar mendesine e se shkuares dhe mungesen e frymes emancipuese", dhe se keta elemente "paskan qene ushqyer me herostratizem e adhamutizem".
Po e keqja me e madhe na qenka se keta elemente na paskan shkaktuar edhe nje termet, perballuar me sukses nga ishat e dikurshem. Mirepo, keta qe na e paskan shkaktuar kete termet nuk qene thirrur fare ne kete Konference, qe te pakten te njiheshin me demet dhe me faturen e demtimeve te kryera..
Ne Konferencen Shkencore Nderkombetare "Shqipja standarde dhe shoqeria shqiptare sot", qe u mbajt ne Tirane me 11 12 nentor 2002, qene marre masat qe gjithçka te shkonte pa debate e polemika. Fundi kjo ishte nje mbledhje perkujtimore. Per personat qe do te merrnin pjese aty, qe gjetur vertet nje perzgjedhje model. Nuk do te thirreshin ata qe merreshin me kete pune, po ftesat do t'u shkonin institucioneve me numer e jo me emra.
Pjesemarresit ne kete Konference nuk do t'i caktonte me si dikur organizata baze e partise (pasi te pyeteshin edhe organet e sigurimit te shtetit ne rrethe), po shefat drejtues, te cilet do te caktonin se pari veten e tyre dhe me pastaj perkrahesit e vet. Sepse aq ishte edhe numri i ftesave kolektive.
Dhe ne kete Konference nuk pati asnje debat, asnje mendim ndryshe. Te gjithe "nen udheheqjen e partise" (sepse ish komunistet e dikurshem qene ne krye te ketij tubimi) leshuan nje Thirrje prej 10 pikash, qe mbante nenshkrimin e "Pjesemarresit e Konferences Shkencore "Shqipja standarde dhe shoqeria shqiptare sot".Mirepo, ja qe dikush beri nje llogari te thjeshte.
Ne kete Konference mungonte B. Beci, ish drejtori i Institutit te Gjuhesise, i cili ka botuar nje liber te tere per gjuhen standard. Mungonte gjithashtu edhe kryetari i Akademise se Shkencave te Kosoves, R. Ismajli, edhe ky me nje botim16 per te njejtat probleme. Mungonte E. Sedaj, autor i disa artikujve, njeri prej te cileve perben nje analize te hollesishme te bazave argumentuese te polemikave aktuale per gjuhen e njesuar.
Mungonte Rolf Ködderitzsch pjesemarres ne konferencen e vitit 1984 e 1992, me gjase (siç do ta shohim me poshte) sepse kishte nisur te mendonte ndryshe. Mungonte D. Luka, qe perfaqesonte tubimin e Shkodres te vitit 1992 dhe qe kishte botuar nje numer shkrimesh per gjuhen letrare kombetare te njesuar dhe ketyre çeshtjeve u kishte kushtuar kapitullin e pare te vepres "Studime gjuhesore" VII. Mungonin edhe te tjere, qe qene marre me keto pune, megjithese nuk ishin gjuhetare, por kritike letrar si A. Plasari, A. Klosi etj.
Tani, a qene thirre apo jo? Nuk e di. Di vetem kete. Une kerkova me kembengulje qe te me jepej e drejta te mbaja nje kumtese ne kete Konference. Kjo e drejte nuk m'u dha. Per te me mbyllur gojen, nje jave para Konferences, me lajmeruan qe kisha nje ftese speciale per te ndjekur punimet e Konferences dhe se kisha te gjitha te drejtat njelloj si te huajt e ftuar aty.
Natyrisht, perveç njeres, qe nuk kisha te drejte te flisja. Kuptohet, qe nuk shkova fare, duke parandjere se do te rreshtohesha pa dashje ne pjesemarresit e Thirrjes dhe ne radhen e atyre qe duheshin per fasade. Dhe nuk isha gabuar! Veprime te kesaj natyre, tipike per kohen e shkuar, nuk qene te rastit; ato tani po zbatoheshin ne sistem, duke ndjekur politiken e perjashtimit dhe duke perdorur etiketime bajate si "antikombetare" etj.
Perse nuk u fol per gjuhen standard?
Ne kete Konference u fol per gjithçka, vetem per gjuhen standard, jo. Kishin kaluar plot tridhjete vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit, dhe gjithçka kishte ngelur si me pare. A duhej rishikuar diçka ne kete gjuhe te njesuar para tridhjete vjetesh, apo gjithçka e vendosur aty paska qene e perkryer. Nuk ishte, pra, mbledhje pune, po mbledhje glorifikuese. Megjithekete shkon gjuha aty ku dhemb dhembi! Dhe shembull i qarte per te vertetuar per sa thashe me siper, eshte kumtesa e prof. Idriz Ajetit "Shqipja standarde dhe shoqeria kosovare sot". Çfare e shqeteson prof. Ajetin?
Se pari, mbrojtja e toskerishtes, me çdo menyre e me çdo kusht. Thua se dikush e ka sulmuar ate dialekt te shqipes e do t'ia heq nga duart! Sipas prof. Ajetit "... toskerishtja e shkruar me nje strukture te qendrueshme trajtash, pse ruante nje stad me te moçem e me te drejte formash, kishte arritur nje shkalle te atille zhvillimi me shfaqje shkrimi sui generis; te folmet gege nuk kishin mberritur ne shfaqjen e tyre te shkrimit nje afrim qe do t'i bashkonte te gjitha ato te folme, ndonese mendohet me te drejte, se "dialekti gege permban qindra shprehje qe tosket i kane humbur, e qe jane xhevahire te verteta, sepse i kemi trasheguar nga paraardhesit tane te larte".
Dhe per ta mbeshtetur kete mendim vazhdon: "Raporti i te dy kryedialekteve te gjuhes shqipe te perfaqesuara ne keto dy vellime22 paraqitet 2/3 ndaj 1/3 (tosk. geg.), prandaj edhe sikur perpjekjet per te krijuar gjuhen e perbashket letrare te mos gezonin mbeshtetjen e faktorit politik e pashmangshme ne ngritjen e nje shoqerie e shteti modern , epersia e toskerishtes letrare do te çonte me siguri te madhe ne venien e saj ne baze te gjuhes se njesuar letrare shqipe"...
(nje pjese ketu mungon)
* * *
Kete shkrim e kam pergatitur ne prag te Konferences Shkencore Nderkombetare "Shqipja standarde dhe shoqeria shqiptare sot", mbajtur ne Tirane, ne nentor te vitit 2002, i bindur se kisha te drejte te flisja ne ate Konference, per te shprehur mendimet e mia, duke qene se perfaqesoj nje alternative si hartues dhe mbeshtetes i Deklarates se gjuhetareve te Shkodres, mbajtur ne "Tryezen e rrumbullaket" ne Shkoder ne korrik te vitit 1992.
Mirepo, me gjithe kerkesen time te perseritur, kjo deshire nuk m'u plotesua. Shkaku, me sa u tha ne "Seminarin e peste "Shkodra ne shekuj" (tetor, 2002), ku u shtrua ky problem nder diskutime per gjuhen letrare te njesuar, na ishte "mungesa e fondeve"! Me vjen mire ta besoj qe njerezit, pjesemarres ne Konferencen e 2002 shit, na qenkeshin caktuar jo me emer, po me numer, per shkak te mungeses se fondeve. (Ne gjithnje kemi shkuar, e vazhdojme te shkojme ne keto konferenca, me shpenzimet tona).
E pra, ish kryeministri yne i nderuar (z. Nano) per nje ndeshje futbolli pati premtuar 150.000 dollare! Pra per "kembe" paska para, per "koke" jo! Po, nuk besoj te jete ky shkaku i mirefillte. Sepse ne Konference qene ftuar edhe tre alabanologe ruse, te cilet ne pamundesi per te marre pjese, kishin derguar nje telegram, qe u lexua se bashku edhe me nje telegram tjeter, nga njefare studiuesi (Rrahim Perçuku), te cilet i uronin "pune te mbare dhe te frytshme konferences".
Ngjan qe Shkodra na dilte me larg e me me shume shpenzime se Rusia! Nuk besoj se gjuhetaret shkodrane, qe do te shprehnin mbase nje tjeter alternative ne kete Konference, do t'i perfaqesonte J. Rrota!? Sepse ne kumtesen e E. Lafes, qe permendur nje thenie e J. Rrotes e vitit 1931, per t'iu kundervene A. Pipes. Megjithese krijohej pershtypja se ishte keshtu siç po shkruante E. Lafe, puna qendronte krejt ndryshe. J. Rrota shprehte ne thenien e vet ate pikepamje per konvergjence gjuhesore, qe niste qe me autoret e vjeter te shqipes me pike kulminante Pj. Bogdanin. Nuk flet J. Rrota as per toskerishte, as per gjuhe standard e as per rrugen qe duhet ndjekur per t'ia arritur ketij qellimi. Ajo eshte thjesht bindja e tij per kete problem.
Ja ç'shkruan ai: "E pra, tue kene se faktori mâ i pari i kombsís âsht gjuha, na kemi doemos nevoje per nji gjuhe letrare te perbashket. Bashkimi i gjuhes âsht bashkimi i mendimeve, i ndjesise e i karakterit kombetar". Kjo eshte pikepamja e J. Rrotes, dhe jo vetem e tij. J. Rrota ka qene klerik katolik françeskan dhe asnje çeshtje qe kishte lidhje me gjuhen, nuk mund t'u vendoste pa miratimin dhe lejen e tij. As edhe vete vargjet e Lahutes se Gjergj Fishtes!
Kjo pikepamje e J. Rrotes eshte misheruar edhe ne Deklaraten gjuhetareve te Shkodres, ku thuhet: "Perpjekjet e autoreve gege per mbrojtjen dhe levrimin e gjuhes amtare, per ta ngritur ate ne shkallen e nje gjuhe letrare te perbashket, nuk reshten asnje here qe nga Bogdani deri te Komisia Letrare e Shkodres ne vitin 1917." Gjithashtu: "Gjate gjithe historise se gjuhesise shqiptare gjuhetaret gege jane perpjekur ne menyre te ndergjegjshme per njesimin e gjuhes shqipe, dhe jo vetem kaq, po ata edhe kane punuar me kembengulje ne kete drejtim.
Tjeter, pastaj eshte rruga qe kane ndjekur per ta realizuar kete njesim." Tani A. Pipa parashtron nje pikepamje tjeter, bile me teper se pikepamje eshte nje deshire e tij per ta shkruar shqipen ne te dy kryedialektet. Nuk ka pra ketu as "ngurrime" e as "kundershtime te hapura" e as "lufte klasash" e as politike e sterpolitike. Ka vetem pikepamje. Dikush i shpreh, te tjeret i vleresojne a i zhvleresojne dhe koha vendos per drejtesine e tyre. Kaq.
Fryma partiake
Kjo kundervenie me kujton frymen partiake te prof. Kostallarit kur shkruan: "... u ngriten kunder vendimeve te Komisise Letrare ... kunder nje gjuhe letrare te vetme per gjithe kombin shqiptar ... Flamurin e ketyre forcave reaksionare e moren kreret e urdhrave katolike. Ndersa zedhenesi i Urdhrit te Françeskaneve, Gjergj Fishta, vazhdonte te sulmonte gjuhen letrare qe ecte drejt njesimit, si nje "gjuhe mushke", "gjuhe bastardhe stramastike".
Tani gjithkush e di se Fishta me "gjuhe mushke" e "gjuhe bastardhe stramastike" kishte quajtur perzierjen pa asnje kriter te toskerishtes me gegerishten (perkat. te folmen kalimtare te Elbasanit), qe kishte vendosur Komisia Letrare e Shkodres per gjuhe te perbashket. Sot, pas kaq vjetesh, na del se Fishta paskesh patur te drejte te plote. Ajo gjuhe praktikisht deshtoi sepse ishte nje amalgame jashte kritereve gjuhesore te mikro e makrosistemeve etj.
Nderkaq Fishta parashtron teorine e vet per gjuhen e njesueme a te perbashket, siç e quan ai. Kjo pikepamje e Fishtes ka nje histori te veten. Duke reflektuar per vepren e Asdrenit "Endra e lote" (Vjersha, Bukuresht, 1912) Gj. Fishta i entuziazmuar shkruan: "Mbas mendimit tem ky liber tfaqe mâ s'mirit shka ká t'hijshem n'vedvedi djalekti i Tosknís. Do shqyptare, kur shkruejn shqyp, e perziejn gegnishten e tosknishten n'nji mendyre kaq t'vrazhte, sa mos me t'u bâ me e kndue.
Ajo s'âsht gjuhe: ajo âsht si mushku, qi s'âsht kal as gomar. Per me u perbâ gjuha letrare, nuk âsht nevoja me krijue nji gjuhe t'ré: lypset vetem m'e njofte gjuhen e me i diejt rregullat e saja mire, e mbasandej me i rreshtue fjalet ne shkrim me rregullsí, e, atehere koha e dija e estetika kane me gjykue se cilli dialekt do zgjedhe per gjuhe letrare n'Shqypní". Nuk besoj se ka ketu as qendrim armiqesor, as keqdashje e as kundershtim per gjuhen e perbashket.
Fishta caktoi tre rruge per kete çeshtje
Ndersa rruga qe duhet ndjekur per ta realizuar kete qellim, eshte diçka tjeter. Te pikepamja e Fishtes verehen tri kushte, qe duhet te percaktojne kete rruge (natyrisht, sipas tij): dija (sot planifikimi gjuhesor sipas konceptit te sociolinguistikes), koha (çasti i pershtatshem, pasi te jene pjekur kushtet, por gjithsesi pasi te jene kryer studimet perkatese te dialekteve dhe veçanerisht atij qe do te vihej ne bazen e gjuhes se perbashket) dhe estetika (gjithçka te behet bukur). Nuk e kuptoj ku eshte "e keqja" e "reaksionarja" e kesaj pikepamjeje. Do te me vinte mire qe E. Lafe te rimerrte perseri ne shqyrtim gjuhen e shokut Enver Hoxha e te na tregonte se ky vete, duke qene ideatori i Kongresit te Drejtshkrimit, fliste nje gjirokastriteshe te paster, qe nuk e kalonte nivelin e nje te folmeje.
Mirepo, qofte prof. Emili, qofte edhe ndonje tjeter pas tij, nuk e di a nga "malli" apo nga "halli", kete zhargon gjirokastriteshe, na e serviren per gjelle te gjuhes shqipe. E. Lafe shkroi me 1985 artikullin Shoku Enver Hoxha per pasurimin dhe pastertine e gjuhes shqipe113, ndersa pas tij, me 1988, u botua nje artikull tjeter Rreth perdorimit te fjaleve dialektore ne veprat e Enver Hoxhes.
Tani po rreshtoj disa nga fjalet xhevahire, me te cilat (sipas dy gjuhetareve te siperm) E. Hoxha na paska pasuruar e pastruar gjuhen shqipe: dhipato, tartaposh, hajsomer, thoropulle, hindja, mamace, bobollaçe, skordhan, laropite, beblehi, shapkat, tervok, paparune, qersat etj. etj. Kjo eshte edhe arsyeja qe elita e gjuhetareve, qe drejtojne institucionet tona shkencore, nuk e pranojne debatin shkencor, sepse mbartin mbi vete remineshenca latente te se kaluares, se ciles i perkasin teresisht. Natyrisht, kurrkush nuk ka deshire tani t'i kujtohet biografia. Po kjo e vertete tabu duhet te na perfshije te gjitheve, perndryshe do te degjojme gjithfare kembanash!
Asgje nuk ka ndryshuar
Megjithese kane kaluar kater vjet (2002 2006), asgje nuk ka ndryshuar. Ithtaret e Kongresit te Drejtshkrimit, grushtbashkuar, qendrojne heroikisht te patundur nder llogore, me rreshta te shtrenguar. Te tjere, jashte ketyre llogoreve, lehin, sepse vetem kjo u lejohet. Mirepo, eshte koha per ndryshim. Perndryshe, mund te pritet edhe ndonje termet i vogel! Ne kete situate, na u krijuaka nje i ashtuquajturi Komision, i cili paska marre persiper te plotesoje ate qe paska lene mangu Kongresi i Drejtshkrimit. Se kush ben pjese ne kete Komision, nuk e dime.
Nuk dime as kriteret e perzgjedhjes, as programin e tyre te punes. Dime vetem kaq: Komisioni ka 17 vete. Me ç'kemi mundur te dallojme ne ekranet e televizorit, 12 prej tyre jane pjesemarres te Kongresit te Drejtshkrimit dhe te vendosur deri ne vdekje pe te mos perdorur fjalen rishikim. Mesa kemi marre vesh aty ketu, kane bere nje mbledhje pune ne Tirane me 19 nentor 2005, po se çfare eshte folur atje, nuk e dime. Mbledhja tjeter (edhe kjo me te degjuar), do te behej ne Prishtine nga gjysma e majit 2006.
Nderkaq, ajo qe dihet me siguri, eshte qe ne gusht te ketij viti, si zakonisht do te mbahet ne Prishtine Seminari XXV Nderkombetar per Gjuhen, Letersine dhe Kulturen Shqiptare. Po, ajo qe paraqet interes, eshte tema e ketij Seminari; aty do te flitet perseri per gjuhen shqipe standard. Si gjithnje, do te kete tri pale: ata qe vendosin (Komisioni), ata qe lehin, dhe ata qe buzeqeshin. Ftesat, si gjithnje jane kolektive, u dergohen institucioneve.
Pra Komisioni eshte organizatori, institucionet zgjedhin te tjeret, qe lehin (shpesh duke besuar se po u degjohet lehja); ndersa, ata qe buzeqeshin, te perjashtuar qellimisht, u hedhin nje sy shkrimeve te veta (te botuara gjate koheve) per problemin ne fjale, sepse e kane frike historine. Keta te fundit te gjithe kane emer e mbiemer, pra nuk jane anonime. Dhe, ndihmesen e tyre per kete problem kaq te rendesishem e kane dhene jo vetem me veprimtari intensive, po edhe me artikuj e vepra, pa te cilat nuk mund te trajtohet e te zgjidhet si duhet kjo çeshtje.
U deklarua per 120 studiues
Ne konferencen e shtypit, mbajtur me 14 korrik 2006 ne Fakultetin Filologjik te Prishtines, organizatoret e ketij Seminari kane deklaruar se "do te jene 120 studiues nga Ballkani dhe Evropa, por edhe jashte saj si Japonia, Mongolia, Kanadaja etj."116 Nderkohe prof. F. Rakaj ka theksuar se "Prezenca e shkrimtarit te njohur I. Kadare dhe akademikut R. Qosja, do t'i jape nje tjeter imazh diskutimit te madh pe gjuhen shqipe"117.
Nga theniet e mesiperme kuptohet lehte se nuk do te kemi debat e diskutim, por elozhe glorifikuese, te cilat as nuk ngrohin e as nuk ftohin, edhe ne qofte se vijne nga Mongolia. Nderkohe I. Kadare e R. Qosja, as njeri e as tjetri nuk jane gjuhetare. Ajo qe po shtrohet sot per diskutim, eshte thene qarte ne Deklaraten e gjuhetareve te Shkodres qe ne vitin 1992.
Dhe po te ishte degjuar zeri i tyre qe ne ate kohe (kerkohej vetem debat e diskutim), e ne vazhdim119, shume gjera do te ishin ndrequr. E kemi thene dhe vazhdojme ta themi se: "Praktikat e sotme te perjashtimit te mendimit alternativ do te sjellin ne te ardhmen vetem peshtjellim. E kjo do te jete ne dem te kultures kombetare shqiptare".
|