HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Paketa Ahtisaari: sė shpejti duhet tė parqitet nė Nju Jork

Beqir Sina -- nga Beqir SINA, Nju Jork

Pierce: "Zgjidhja duhet tė ketė parasysh njė formė tė pavarėsisė sė Kosovės me garanci pėr tė gjithė banorėt e saj"

KOMBET E BASHKUARA NJU JORK:

Mbas debatit te zhvilluar mbrem ne Keshillin e Sigurimit te OKB-es, thuhet se nuk kane asnje arsye te kete me shtyrje te metejme te procesit te zgjidhjes se statusit te Kosoves. Mbreme u kerkua qe raporti i ndermjetesit per statusin, Martti Ahtisaari, t'i dorezohet Keshillit te Sigurimit te OKB-se menjehere pas zgjedhjeve ne Serbi. Per kete qellim perfaqesuesi i Finlandes ne Kosove, vendi i te cilit mban presidencen e radhes te BE-se, Marko Lammannen, thote se vonesa te tjera nuk do te kete."Nuk kam asnje arsye qe te besojm ndryshe," thote zoti Lammannen. Presim qe shume shpejt ai kete pako ta prezentoje para paleve, t'a dergoje ate ne Prishtine dhe ne afat sa me te shkurter ta ēoje ne Keshillin e Sigurimit dhe ajo te aprovohet ne forme rezolute."Nese, Ahtisaari thote se nuk do te kete shtyrje, presim qe ky propozim te paraqitet menjehere pas zgjedhjeve ne Serbi," tha zyrtari finlandez. Raporti i zotit Ahtisaari eshte lene per t'u paraqitur pas dates 21 janar, kur do te zhvillohen zgjedhjet e pergjithshme ne Serbi.

Martti Ahtisaari

Diplomate perendimore, thone se ai do ta paraqese raportin dy jave pas zgjedhjeve dhe se po i njejti raport permban edhe rekomandimin per nje lloj pavaresie per Kosoven. Kryeministri Ēeku, ka pohuar se idete e zotit Ahtisaari ne paketen e tij per statusin e Kosoves, jane te qarta dhe nuk ka ēfare te bisedohet me me te e as me Beogradin. "Bisedimet i kemi perfunduar dhe mendoj se Ahtisaari i ka idete shume te qarta," thote zoti Ēeku."Ne jemi ne pritje te tij dhe nuk kemi ēka te shtojme ne lidhje me pakon, Presim qe shume shpejt ai kete pako ta prezentoje para paleve, ta sjelle ate ne Prishtine dhe ne afat sa me te shkurter ta ēoje ne Keshillin e Sigurimit dhe ajo te aprovohet ne forme rezolute," ka deklaruar me pare zoti Ēeku.

Keshilli i Sigurimit

Ne Nju Jork u zhvillua debati ne Keshillin e Sigurimit te OKB kushtuar Kosoves.

"Shtyrja e zgjidhjes se statusit te Kosoves do te mund te rezultonte me destabilizime te reja", konstatohet ne raportin e sekretarit te pergjitheshem te OKB, Kofi Anan. Ne raport theksohet se ne Kosove jane shenuar perparime te dukshme ne zbatimin e standardeve, mirepo duhet vazhduar me zbatimin e tyre.

Shefi i Unmikut, Joahim Ryker tha se perparimet ne zbatimin e standardeve varen prej zgjidhjes se statusit. Kjo zgjidhje do te mundesonte edhe kthimin e te zhvendosurve. "Shtyrja e zgjidhjes se statusit kushton shume. Ajo i shkon ne favor vetem ekstremisteve", theksoi Ryker duke shtuar se ne realizimin e standardeve jane bere perparime te medha. "Numri i incidenteve nderetnike ka rene dukshem. Pothuajse asnje serb nuk paguan energjine elektrike", tha Ryker i cili kritikoi Beogradin per pengeimin e pjesemarrjes se serbeve ne institucionet e Kosoves. Kryeadministratori u shpreh se institucionet e Kosoves do te vazhdojne me zbatimin e standardeve, nderkohe qe sa me pare duhet te kalohen edhe kompetencat tjera prej Unmikut tek institucionet e Kosoves.

Keshilli i Sigurimit

"Vonesa e zgjidhjes se statusit vetem sa mund te veshtiresoje gjendjen ne Kosove. Bashkesia nderkombetare e ka per obligim ta ndihmoje popullin e Kosoves", konkludoi Ryker.

Ambasadori amerikan ne Keshillin e Sigurimit, Alehadro Wolf nenvizoi se Shtetet e Bashkuara i mbeshtesin perpjekjet e Ahtisarit per zgjidhjen e statusit dhe kerkojne vazhdimin e angazhimit per zbatimin e standardeve. "SHBA denojne incidentet e fundit dhe paraqitjen e kontrolleve ilegale ne rruge, ne disa rajone te Kosoves", theksoi ambasadori amerikan. Ai i beri thirrje Beogradit qe te mos pengoj pjesemarrjen e serbeve ne institucionet e Kosoves dhe te ktheje dokumentacionet e marra gjate luftes."Qytetaret e Kosoves kane nevoje per nje ardhmeri te qarte. Shtyrja e zgjidhjes se statusit mund te jete burim i destabilitetit. Prandaj, duhet arritur nje zgjidhje te shpejte te statusit, e cila do te respektonte te drejtat e minoriteteve dhe do te ishte ne pajtueshmeri me vullnetin e kosovareve", theksoi ambasadori amerikan.

Keto qendrime mbeshteti edhe Franca, me ambasadorin e saj ne Kombet e Bashkuara Jean-Marc de la Sabličre, e cila eshte e zhgenjyer per shkak te bojkotit te institucioneve te Kosoves prej serbeve. "Zgjedhja e statusit duhet te jete e pranueshme per shumicen e kosovareve dhe te respektoje te drejtat e pakicave", theksoi ai.

Joakim Ryker Ne emer te Bashkimit Evropian foli perfaqesuesja e Finlandes e cila tha se asnjera pale nuk ka te drejte te bllokoje bisedimet per status dhe se procesi nuk duhet te ndikohet nga dhuna dhe protestat ne rruge. Bashkimi Evropian, tha ajo, mbeshtet punen e Ahtisarit dhe qe te paraqese propozimin per status pas 21 janarit. Diplomatja finlandeze tha se te arriturat ne Kosove jane konstatuar me raportin e Kofi Ananit dhe te Komisionit Evropian. Zgjidhja e statusit, tha ajo, eshte sfide edhe per bashkesine nderkombetare dhe jo vetem per Prishtinen dhe Beogradin. "Zgjidhja e statusit nuk do te jete precedent per asnje vend te botes. Ēeshtja e Kosoves eshte e veēante", tha ajo duke shtuar se Kosova dhe rajoni kane perspektive evropiane.

Nje fjale shume mbeshtetese per Kosoven dhe te ardhmen e saj e mbajti perfaqesuesja e Britanise se Madhe, Karen Pierce. Ajo pasi pershendeti fjalen e Rucker, pranine e kryeministrit Ceku dhe ate te Sandra Rashkovicit, tha se vendi i saj denonte dhunen nga te gjitha palet dhe perkatesite etnike. Nese dhuna vazhdon pas zgjidhjes se statusit do te kete pasoja per te ardhmen e Kosoves ne integrimet euratlantike. Eshte shqetesuese qe edhe sot duhet te bejme thirrje Beogradit per te hequr bllokden ndaj serbee te Kosoves per hyrje ne institucionet e Kosoves.
Ajo mori shembull pozitiv dhe citoi nje leter te kryeministrit Ceku ku ai thoshte "ne nuk i shmangemi Serbise dhe duam te bashkepunojme me te si fqinje". Edhe Beogradi duhet te i pergjigjet kesaj oferte te udheheqesit kosovar tha perfaqesuesja britanike.

Ajo hodhi poshte thirrjet ne kushtetuten serbe dhe integritetin territorial qe permendi Rashkovicit qe i tha asaj dhe Keshillit te Sigurimit se i vetmi i autorizuar te paraqes zgjidhjen nga bashkesia nderkombetare eshte Martti Ahtisaari.
Lidhur me statusin, perfaqesuesja e Britanise se Madhe e tha nje porosi historike sot per Kosoven, nje qe nuk e ka thene deri tani asnje vend ne Keshillin e Sigurimit: Zgjidhja duhet te kete parasysh nje forme te pavaresise se Kosoves me garanci per te gjithe banoret e saj. Cdo opcion tjeter nuk do te garantonte te ardhme demokratike dhe stabilitet rajonal, tha perfaqesuesja e Britanise se Madhe.
Ne emer te BE-se e paraqiti qendrimin ambasadorja e Finlandes, Kirsti Lintohen. Ajo tha se me kete qendrim binin dakort edhe shume vende ballkanike dhe Turqia, aspirante per hyrje ne BE-se. Statusi ishte nje sfide per te gjithe, Kosoven, Serbine dhe bashkesine nderkombetare. Statusi nuk do te zgjidh problemet ekonomike, por ai duhet te mbroje te gjithe qytetaret e Kosoves dhe te krijoje nje shoqeri shumeetnike.
Bashkimi Evropian ka nje interes te qarte per statusin dhe perspektiven e popullit te Kosoves dhe stabilitetin rajonal. Duhet t'i ofrojme edhe perspktive Serbise.Lintonen tha se zgjidhja e statusit te Kosoves nuk do te jete presedan, sepse statusi i Kosoves eshte i vecante.Ajo vleresoi se te gjitha komunitetet duhet te kene vend ne Kosove pavaresisht nga statusi. Per pranine e ardhshme ne Kosove ajo tha se BE po pergaditet dhe se prania enderkombetare duhet te vazhdoje edhe pas statusit per te ndihmuar institucionet e Kosoves.

Keshillit te Sigurimit ju drejtua edhe ambasadori i Shqiperise ne Kombet e bashkuara Adrian Neritani. Ai tha se pavaresia e Kosoves do te garantoje nje stabilitet social dhe ekonomike jo vetem per Kosoven, por per gjithe rajonin dhe do te ndihmoje ne krijimin e nje shoqerie demokratike, shumetnike dhe te qendrueshme me perspektive te hapur drejt Evropes. Eshte e domosdosshme prania ushtarake dhe civile nderkombetare ne Kosove edhe pas definimit te statusit, tha ambasadori shqiptar.

Ambasadori rus ne KS, Valery V. Loshcinin, tha per shefin e Unmikut, Joahim Ryker se ai nuk duhet te tejkaloje kornizen e mandantit te tij. Sipas ambasadorit ruse Valery V. Loshcinin, raporti i Joahim Ryker kishte mangesite , ne veēanti ne kthimin e te zhvendosurve dhe ruajtjen e trashegimise kulturore. Ne Kosove, duhet te respektohet e drejta e prones, te mundesohet sundimi i ligjit, liria e levizjes, kthimi i te zhvendosurve dhe duhet evituar destabilizim. Ambasadori rus Valery V. Loshcinin, tha se lidershipi i Kosoves ka pergjegjesine qe te pengoje ekzstremistet. Ndersa mospjesemarrjen e serbeve ne institucione e shpjegoi me mungesen e mirebesimit. Perfaqesuesi rus ishte kunder afateve strikte kohore per zgjidhjen e statusit. Ai mbeshteti zgjidhjen, e cila do te arrihej me kompromis mes Beogradit dhe Prishtines. Ambasadori rus ishte i vetmi i cili nuk mbeshteti hapur punen e Marti Ahtisarit.

Ambasadori Wang Guangya i Kines, theksoi se Kosova ka mberritur ne udhekryq. Sipas tij, statusi i Kosoves mund te kete pasoja edhe ne rajon. Keshilli i Sigurimit ka mbeshtetur qellimet e Ahtisarit qe rekomandimet e tija te paraqiten menjehere pas zgjedhjeve ne Serbi, me 21 janar.

Si vezhgues, ne seance ishte edhe kryemininistri i Kosoves Agim Ēeku, i cili ka pasur takime me ambasadore dhe perfaqesuesit e adminstrates amerikane. Pas takimit me zevendesministrin e jashtem amerikan, Nikollas Berns, Ēeku tha se pala amerikane e mbeshtete zgjidhjen e statusit te Kosoves sipas vullnetit te kosovareve.

Tadiēi vazhdon t'a pergatis opinionin publik serb per pavaresine e Kosoves

Axhensite e lajmeve bene te ditur se kryetari i Serbise, Boris Tadiē, ka vleresuar ne nje intervisten per agjencine serbe te lajmeve "Tanjug" se nga momenti kur kane filluar negociatat mbi Kosoven situata deri diku eshte permiresuar ne favor te interesave te Serbise. Kur i kemi filluar negociatat mbi Kosoven, ne bashkesine nderkombetare nuk ka ekzistuar gati asnje faktor i cili fare ka mundur te mendoj se Kosova nuk do te jete e pavarur, edhe pse kjo nuk eshte folur haptas nga ata. Por tash, zgjidhja perfundimtare sikurse eshte pavaresia, deri diku eshte sjelle ne pikepyetje", ka thene Tadiē. Mirepo, ai ka theksuar se, perkunder kesaj, nuk mund t'u thote qytetareve te Serbise se "rreziku nga pavaresia eshte eliminuar, sepse kjo thjeshte nuk eshte e vertete".

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara