HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Në Nju Jork u zhvillua ceremonia e ngritjes së flamurit shqiptar

Beqir Sina -- nga Beqir SINA, Nju Jork

Një ditë e madhe dhe bardhë - ditë e gëzuar për Kombin shqipëtarë

Bowing Green Batery Park - New York: 28 Nëntori Dita e Flamurit, 94-vjetori i Shpalljes së Pavarsisë së Shqipërisë, u shoqërua dje me një ceremoni zyrtare të ngritjes së flamurit shqiptarë, në njërën prej shesheve më të njohura të Nju Jorkut, e thirrur ndryshe Qëndra Botërore e Financës. Me këtë rast Instituti Shqiptaro - Amerikan Gjergj Kastrioti - Skënderbeu dhe Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve, bëri ngritjen zyrtare të flamurit tonë Kombëtar, për herë të parë zyrtarisht në New-York, me vendim të veçantë nga Bashkia e qyrtetit të New-Yorkut. Flamuri shqiptar, u ngritë për herë të parë në këtë shesh - jo zyrtarishtë nga Gani Nesimi e disa shqiptaro - amerikan, dhe u hoqë më pas nga policia.

Festa e Flamurit

Ndërsa dje, në një vend të posaçëm në New-York, aty ku sipas festave të tyre Kombëtare, grupe komunitare bëjnë për çdo vit ngritjen e flamurit të të gjitha shteteve, në Bowing Green Batery Park, rreth 400 shqiptar kryesisht nga Nju Jorku, zhvilluan një ceremoni solmne të ngritjes së flamurit shqiptar. Flamuri ynë prej ditës së djeshme do të valvitet në këtë shesh të Nju Jorkut, për një javë rrjesht, i ruajtur nga policia e rendit. Shqiptaro amerikanët kanë si qëllim që këtë datë të ngritjes së flamurit tonë t'a bëjnë traditë për t'a ngritur për ç'do vit. Një kontribut të madh në zyrtarizimin e ngritjes së flamurit shqiptar në këtë shesh dhe në këtë datë, ka dhënë krahas Institutit Shqiptaro - Amerikan Gjergj Kastrioti - Skënderbeu dhe Akademis Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve, edhe zoti Dashamir Alla.

Festa e Flamurit

Ngritja e flamurit tonë Kombëtar u shoqerua me një ceremoni ku morën pjesë edhe personalitete nga Bashkia e New-Yorkut, nga ambasada e R.Sh. në Washington D.C., nga Misioni i Përhershëm i R.Sh. pranë OKB-ës, si dhe disa përfaqësues nga organizata, shoqta dhe nga institucione fetare të diasporës. Morën pjesë edhe disa ushtarë të Batalioni i Atlantikut. Ceremonin e ngritjes së flamurit shqiptarë në këtë shesh e drejtojë në gjuhën shqipe, këngëtari i mirënjohur dibran Haxhi Maqellara dhe në gjuhën angleze Drejtori Ekzekutiv i Institutit, z. Steve Schneider.

Festa e Flamurit

Fjalën e hapjes e mbajti prof. dr. Skënder Kodra i cili në emër të akademisë nderojë me një pllakat Batalionin Atlantiku, i cili ka marrë pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës. Folën për këtë ditë të shenjët ditë më fatlume të Kombit shqiptar, 28 Nëntorin Ditën e Flamurit, 94-vjetori i Shpalljes së Pavarsisë së Shqipërisë, nga zgjedha turke, duke evokuar edhe rëndësin e kësaj dite në prag të pavarësisë së Kosovës, Drejtori Ekzekutiv i Institutit, z. Steve Schneider, z/vendes presidenti i Institutit, z Myslym Ruci, z. Hysni Syla, diplomati i Lorenc Xhaferraj nga Misioni i RSH në Nju Jork, dhe një zyrtar i bashkisë së Nju Jorkut.

Festa e Flamurit

"Kjo është një ditë e madhe dhe bardhë, tha në fjalën e tij prof.dr Skënder Kodra. Një ditë e gëzuar për Kombin shqipëtarë. Ngritja e flamurit tonë Kombëtar në zemren e Nju Jorkut, këtij kryeqyteti të planetit, e lartëson dhe e nderon edhe më shumë historinë dhe popullin e lashtë e të ri shqiptarë," tha ai. Pasë kësaj ceremonie ishte Instituti Shqiptaro - Amerikan Gjergj Kastrioti - Skënderbeu me qënder në Staten Island - që hapi dyert për të pritur bashkëatdhetarët në një koktel organizuar me kët rastë.


94-vjetorin e Ditës Kombëtare të Flamurit - Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga zgjedha osmane, shoqërohet me fjalën e një turku që lavdëron diktatorin Enver Hoxha

Fyhen rëndë shqiptarët... turku përdhosi ditën e flamurit shqiptar. Jemi shqiptar ...Bash "Njaty ku i thónë bukës bukë e ujit újë" ka thene poeti i madh i yne At Gjergj Fishta.

Bowing Green Batery Park, Manhattan(NY): Kudo kete 28 Nentore, ashtu si edhe nentoret e tjere u kremtua me te njejtat deshira - me te mira per perparimin e lulezimin mbare kombit, qe nga Çameria, Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Presheves ... dhe gjithkund ku flitet e mendohet shqip. Bash "Njaty ku i thónë bukës bukë e ujit újë" ka thene poeti i madh i yne At Gjergj Fishta.

Festa e Flamurit

Mirpo gjithe kete gezim e hare - ku per here te pare jemi edhe me afer se kurrë ndonjehere ne prag te pavaresise se Kosoves, e prishi shija e keqe qe la ne mesin e rreth 400 vetave fjala rreth 20-minuta e nje farë turku, me 28 Nentor 2006, ne Bowing Green Batery Park, Manhattan Nju Jork. Ngjarja jo e kendeshme dhe qe irritoje qindra pjesmarres, ndodhi pikerishte ne kohen kur Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve, ne Nju Jork, behej gati te ngrejë flamurin tone Kombetar, zyrtarisht me vendim te veçantë nga Bashkia e qyrtetit te New-Yorkut. Ne te njejtin vend eshte ngritur me 1996 nga Gani Nesimi dhe A. Picolo.

Bowing Green Batery Park, Manhattan Nju Jork, eshte nje vend i posaçem ne New-York; ku ngrihen flamuret e te gjitha shteteve, dhe nje nga pikat me te vizituara nga turistet - me qindra e mijra turiste, ne dite e vizitojne kete shesh. Ne prani te shume bashkatdhetareve dhe miqve tane amerikane, disa perfaqesuesve te organizatave e shoqatave shqiptaro - amerikane, turku fyen rende te gjithe, kur ai permendi me se tre a kater here emrin e diktatorit shqiptar Hoxha, duke folur me superlativa. Ai duke fallsifikuar edhe historinë jo vetem fyen rende kur evokoi theniet e diltatorit per Ataturkun por hoqi edhe paralelizimin me themelusit te Turqise moderrne dhe njeriut diktator qe izoloi per 50 vjet Shqiperine.

Festa e Flamurit

Ne turqit i kemi miq te mire, por fyerja me e madhe ishte si mund te lejohej nje turk te pershendeste, kur mbare Kombi yne sot, festone pavaresine nga zgjedha turke... E keqja tjeter, e fjales se turkut ishte kur ai i beri relacion kombeve tona, si vellezer dhe te nje feje, (ne nentekst kur tha "brotherhood") gje qe demton shume pjesen e krishtere dhe ortodokse shqiptare (shqiptaret, duhet theksuar jane shembull ne bote i bashkejetes dhe tolereances fetare). Fjala e tij u prit me thirrje irrituese deri sa edhe nje shqiptaro-amerikan u degjua te therrase me te madhe Fuc.... Enver Hoxha and your speak!!!

Festa e Flamurit

Ringjallja e simboleve komuniste irriton bashkesine shqiptare Qe prej disa vitesh, pas rrezimit te sistemit diktatorial, Parlamenti shqiptar vendosi rikthimin e flamurit kombetar ashtu siç njihej qe prej kohes se Skenderbeut. Pra flamurit te kuq me shkaben dy krenore iu hoq simboli i yllit, qe perfaqesonte boten komuniste dhe izolimin total te Shqiperise nga bota perendimore. Mirepo, çuditerisht, perfaqesuesit e Misonit te Shqiperise ne OKB (Agim Nesho kur ishte), kete element simbolik ose e kishin "harruar" ose i pelqente ta "harronte".

Keshtu, ai i dhuroje ne disa institucione te medias boterore, si televizioni GALAVIZION ose siç njihet ndryshe ketu rrjeti i CNN per Ameriken Qendrore dhe te Jugut, iu ofrua flamuri yne Kombetare me simbolin e yllit. Po ashtu, disa shkolla dhe institucione nderkombetare ne Nju Jork dhe ne disa qendra te rendesishme amerikane, perdornin krahas flamureve te te gjithe botes, edhe ate shqiptar, por çuditerisht pikerisht ate flamur qe ka perfaqesuar per 50 vite komunizmin.

Festa e Flamurit

Me shembjen e diktatures, dhe renjen e sistemit ne Shqiperi, deri nga viti 1994 edhe ne Rocfeler Center, ishte ekspozuar po i njejti flamur, por me nderhyrjen energjike te komunitetit shqiptar ne Amerike, ketij flamuri iu hoq simboli komunist. Nuk dihet me siguri se kush i ofron ketyre qendrave flamurin shqiptar me simbolin komunist, por sidoqofte eshte detyre e komunitetit te respektojme simbolin e shtetit, ose per cdo ironi tash pas kaq viteve dikush edhe mund te kerkoje te rikthejne ne Partlament ligjin dhe te rivendosin ne flamur yllin famekeq.

Akoma me e papranueshme behet kjo situate, edhe sot, me 28 nentor 2006 - 94 vjetori i Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise, dhe kur keto pervjetore po festohen per here te pare edhe ne Kosoven e lire e ne prag te pavaresise. Keto incidente me fjalen e turkut dhe flamurin kombetar, me shume te drejte kane ngjallur irritimin dhe indinjaten e komunitetit shqiptar ne Amerike, i cili mbeti larg atdheut dhe familjes, i detyruar pikerisht nga ylli komunist, qe shemtoi flamurin kombetar shqiptar per 55 vite, shoi jeten e mijra grave e burrave shqiptare, interrneoi, burgosi dhe syrgjenosi me qindra mijra familje shqiptare.

Festa e Flamurit

Denimet e dhena dhe shfrytzimet e zbatuara gjate diktatures:
Ne Shqiperi zyrtarisht jane ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra. Jane denuar 26 768 burra dhe 7 367 gra. Kane vdekur ne burg 1 065 persona. Kane humbur aftesine mendore 408 vete. Kane vdekur ne internim 7 022 vete. Ne 50 vjet diktature komuniste, nga kjo shtrese jane kryer 914 000 vite burgu dhe 256 146 vite internim.


Pritje ne Nju Jork me rastin e Festes kombetare te Republikes se Shqiperise

Amb. Ardian Neritani: "Keshtu jemi me te bashkuar rreth kesaj dite dhe Flamurit tone kombetar."

Big Apple - New York: Me rastin e 28 Nentorit - Festes kombetare te Republikes se Shqiperise, ambasadori i yne, i Republikes se Shqiperises ne Misionin e Perhershem prane Kombeve te Bashkuara ne Nju Jork, shkelqesia e tij z. Ardian Neritani dhe bashkeshortja e tij ambasadori Lublin Dilja, dhane nje pritje ne mjediset e lokalit "Bruno" ne rrugen e 58-te dhe Lexington Avenue. Ne pritjen ishin te pranishem per here te pare prej kur eshte ngritur edhe flamuri yne, pothuajse te gjithe kreret e komunitetit, mergimtaret tane nga Shqiperia, Kosova dhe te gjitha viset shqiptare, intelektuale – miq te Shqiperise, studente shqiptare qe mesojne ne SHBA-es dhe shume shqiptare me banim ne Nju Jork e per rreth, poete, shkrimtare, artiste, politikane e afariste. Merrnin pjese gjithashtu ne nje pritje tjeter edhe perfaqesues te trupit diplomatik te akredituar ne Kombet e Bashkuara.

Festa e Flamurit

Per te uruar festen e 28 Nentorit Dites se Flamurit, 94- vjetori i Shpalljes se Pavarsise se Shqiperise, erdhi ne kete feste edhe presidenti i Kosoves z. Fatmir Sejdiu, i shoqeruar nga keshilltari i larte Skender Hyseni, dhe zedhenesi i tij Muhamet Hamiti. Presidenti i Kosoves z. Sejdiu, shprehu nje mirenjohje te thelle, duke shfrytezuar rastin te falenderoje gjithe angazhimin e Shqiperise, ne te gjithe kohet, per Lirine dhe Pavaresine e Kosoves, pa kursyer asgje, deri sa Kosova te mberrije ne kete dite te rendesishme.

"Shqiptaret, kane qene, tha Sejdiu, po ashtu misionaret te fuqishem te zerit te Lirise se Kosoves, posacerisht ne kete vend (SHBA) te shenjte, ne kete vend qe eshte ndihmetare dhe mbeshtetes i proceseve te medha te lirive njerezore, ne kete vend mik, qe ka qene dhe mbetet i perkushtuar ne mbeshtetje te kauzes sone, te kauzes se lirise. Prandaj, viojoj ai ne fjalen e rastit, falenderoje po keshtu edhe SHBA-es, dhe ju falenderoje juve qe keni arritur, qe vertete rrezatoni mire, per nje miqesi te qendrueshme dhe te vazhdueshme".

Ambasadori i Republikes se Shqiperises ne Misionin e Perhershem prane Kombeve te Bashkuara ne Nju Jork, shkelqesia e tij z Ardian Neritani, tha nder te tjera se: "Menduam t'a festonim keshtu, sepse keshtu e konceptuam qe te jemi te gjithe bashke. Te takohemi me njeri tjetrin, te shkembejme urime e ndajme gezimin e perbashket, pa dallime krahinore, politike dhe fetare, sepse keshtu jemi me te bashkuar rreth kesaj dite dhe Flamurit tone kombetare. "Ne kete feste me shume se gjithçka, tha ambasadori Neritani, na bashkon ajo qe te gjithe jemi shqiptare. Te urojme te gjithe se bashku njeri tjetrin... Gezuar Festen e Flamurit dhe me Pavaresine e Kosoves", e mbylli fjalen e tij pershendetese shkelqesia e tij z. Adrian Neritani.

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara