HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shqiptarët në Mal të Zi

Lëvizja "Atdheu na Bashkon" deklaratë shtypi

Beqir Sina -- nga Beqir SINA, Nju Jork

Uashington - Shtetet e Bashkuara bejne Proteste Formale ndaj Qeverise se Malit te Zi per keqtrajtimin e Shqiptaro-Amerikaneve te arrestuar.

Diten e hene me 30 Tetor, 2006, Lideret Politik Shqiptar qe po vizitojne Diasporen ne Sh.B.A., vizite e pergatitur nga Levizja "Atdheu na Bashkon", z. Nazif Cungu, z. Smail Cunmulaj dhe z. Vasel Sinishtaj, ne prezencen e z. Martin Shkreli nenkryetar i Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan, z. Gjon Lulgjuraj, kryetar i Levizjes "Atdheu na Bashkon" dhe z. Nino Pjetri, keshilltar i Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan, u be nje takim me Departamentin e Shtetit Amerikan, e organizuar nga Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan, ku u bene diskutime lidhur me gjendjen e Shqiptareve nen Mal te Zi.

Gjate ketij takimi Departamenti i Shtetit Amerikan u informua hollesisht lidhur me arrestimet, keqtrajtimet dhe torturat qe forcat policore malazeze ushtruan ndaj Shqiptareve me 9 Shator, 2006, por edhe me torturat qe jane ushtuar dhe vazhdojne te ushtrohet ndaj te burgosurve. Gjate takimit u diskutua gjendja e veshtire ekonomike dhe politike e shqiptareve, punesimin proporcional i parapare nga Kushtetuta Malazeze ne sektorin qeveritar, qe per shqiptaret, derisa perbejne 7% te popullates ne Mal te Zi, proporcioni i punesimit eshte 0.03%, derisa ne sektorin juridik dhe te sigurimit te brendshem pothuaj nuk ekziston fare. Nje gjykates ne gjithe Mal te Zi nuk eshte Shqiptar.

Papunesia e shqiptareve i tejkalon 40%, derisa tek intelektualet i tejkalon 80%. Ketu u diskutua hollesisht lidhur me procesin e decentralizimit, ku ne epiqender te bisedes ishte komuna e Malesise ne Tuz. Departamentit te Shtetit ju shpjegua se shkaku i vertet qe Malesise nuk ju aprovua nje komune e vetme, nuk ka qene ndonje lloje balance politike apo mungesa e aftesise per veteqeverisje, si pohojne qarqet Qeveritare dhe koalicioni i tyre, por shkaku i vetem ka qene qe Podgorica te mbaj kontroll absolute ekonomik, politik, edukative, civil dhe kulturore mbi Malesine per te vazhduar me planin e tyre afatgjate per te asimiluar Shqiptaret.


US - Harry S. Truman Building Harry S Truman Building

Bureau of Verification, Compliance, and Implementation
Nuclear Risk Reduction Center
Washington, DC

Departamenti i Shtetit u informua lidhur me te ashtuquajtur "Privatizimin" qe i ngjane me shume nje okupimi te te gjitha trojeve Shqiptare nen Mal te Zi, por ne veçanti ne rajonin e Ulqinit ku Qeveria zgjedhe tenderet duke u bazuar ne preferenca familjare dhe etnike. Si rezultat e ketyre preferencave pronat me te çmuara jane shitur familjareve dhe te njohurve te qeveritareve, por aty nuk mungon as prezenca e pronareve nga Serbia, madje dhe nga Rusia.

Si shembull u paraqit Kriporja e Ulqinit qe i eshte shitur kumbares te Kryeministrit me nje çmim prej 6 cent per nje meter katror, derisa çmimet e tregut per nje meter katror shitet mbi 25 euro. Gjate ketyre bisedimeve u diskua lidhur me buxhetin e komunes se Ulqinit te siguruar nga Qeveria. Si shembull, ne kete vit buxheti i Komunes s Ulqinit i siguruar nga Qeveria eshte afer 3 milion euro, ne krahasim me komunen e Budves, qe nga popullsia eshte pothuaj e njejte. Budves Qeveria i siguron nje buxhet prej 26 milion euro, ne krahasim me 3 milion per Ulqinin, pra nje diskriminim i padiskutueshem.

Gjate ketyre diskutimeve te ngrohta, nje rendesi e veçante ju dha gjendjes se veshtire te edukates te studenteve shqiptar, duke filluar nga mungesa e mjeteve me elementare shkollore, si libra dhe tekste shkollore. U vu ne dukje se Mali i Zi ka refuzuar kerkesat e shqiptareve qe tekstet shkollore per nxenesit Shqiptar te sjellen nga Shqiperia dhe Kosova, ndonese Mali i Zi eshte nenshkruese e marreveshjes se Bolonjes se baskut me Shqiperine dhe Kosoven, ne te cilen marreveshje vleresohet dhe pranohet sistemi edukative i te gjithe nenshkrueseve te kesaj marreveshje.

Ne vend qe te importoj tekstet shkollore nga Shqiperia dhe Kosova, per te cilat edhe Diaspora do te ndihmonte ne sigurimin e financimit te tyre, Mali i Zi perkthen tekstet dhe librat shkollor nga Serbia, te cilat perkthime posedojne edhe nje revizionizem te historise se Ballkanit, projekt i cili udhehiqet nga ish Zako Ferizaj, tani i njohur me emrin Zarija Brajoviq, me kombesi malazeze, i lindur dhe i rritur ne Shqiperi.

Delegacioni Shqiptar ishte i pergatitu mire dhe Lideret politik, z. Cunmulaj, z. Cungu dhe z. Sinishtaj kishin sjell shume informacione te rendesishme per te sesabilizuar opinion e Departamentit te Shtetit Amerikan per realitetin e gjendjes se Shqiptareve nen Mal te Zi.

Departamenti i Shtetit njoftoj se jane ne kontakte te perditshem me perfaqesuesit ne Mal te Zi dhe eshte duke e ndjekur situaten me vemendje. Gjate takimit Departamenti i Shtetit njoftoj se Shtetet e Bashkuara do te bejne nje Proteste Formal ndaj Qeverise Malazeze per keqtrajtimin e te burgosurve shqiptar me shtetesi amerikane. Ky Proteste eshte ne perpunim e siper dhe do ti dergohet Qeverise Malazeze brenda disa ditesh.

Ky takim mund te vleresohet si nje nder takimet me te suksesshme te kohes se fundit mes Departamentit te Shtetit dhe perfaqesuesve shqiptar nga trojet shqiptare nen Mal te Zi.
Gjate qendrimit ne Uashington Lideret Politikë Shqiptarë bene nje vizite stafi te Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan dhe stafit te Zerit te Amerikes duke dhene nje interviste per programin eleviziv "Ditari".


New York: Liderët e rinj Politikë Shqiptarë nga Mali i Zi vizituan Komunitetin Shqiptaro-Amerikan

Lulgjuraj: Diaspora, është shpresa me e madhe e popullit shqiptar

BRONX - NEW YORK: Te ftuar nga Lëvizja Atdheu na Bashkon, me datën 29 Tetor, 2006, Komunitetin Shqiptar te Diasporës e vizitojë kryetari i Partisë Forca e Re Demokratike, me seli ne Ulqin, z. Nazif Cungu, si dhe Liderët i Partisë me te re politike shqiptare ne Mal te Zi, Iniciativa Qytetare, me seli ne Tuz, z. Smail Cunmulaj, i cili është dhe Kryetari i Komunës se Malësisë, dhe z. Vasel Sinishtaj , Deputeti i Malësisë pran Parlamentit te Malit te Zi. Takimi, u zhvillua në në frymën një bashkëpunim te ngrohte, te bashkëpunimit ne mes Spektrit Politik Shqiptar dhe Diasporës.

Ditën e diel me 29 Tetor, Lëvizja Atdheu na Bashkon mbajti në Nju Jork, mbledhjen e rrallës. Kjo mbledhje u bë ne Vataj Building, ne adresën 2334 Boston Rd, ne Bronx. Seanca a punimeve te Lëvizjes filloj ne orën 10:00 te mëngjesit, derisa ne orën 2:00 pas dite u bë një seance a hapur për Komunitetin Shqiptar ne New York. Ne këtë seance morën pjesë edhe liderët politik, z. Sinishtaj z. Cunmulaj dhe z. Cungu. Pjesëmarrësit ne këtë seance u informuan me ngjarjet me te fundit nga trojet Shqiptare nen Mal te Zi.

Gjate kësaj seance te pranishmit mësuanë edhe detajet lidhur me plan-programin e veprimtarisë politike te Lëvizjes Atdheu na Bashkon, e cila nderte tjerat, ka dy parime thelbësore: 1. Hartimin e një platforme politike afatgjate për Shqiptare nen Mal te Zi, e cila platforme do te behet pjese e platformës politike te Partive Politike shqiptare atje. 2. Bashkëpunimi dhe sinkronizimi i veprimtarisë politike te Diasporës me Faktorin Politik Shqiptar ne Mal te Zi dhe gjetiu, për te mbrojtur dhe avancuar te drejtat legjitime te Shqiptareve nen Mal te Zi.

Fjala e kryetarit John Lulgjuraj, ishete materiali baze i takimit. Pas tij foli Luigj Gjokaj, I cili raportoi per takimin e mperashem dhe vendimet qene marre atje. Pas tij foli Prof. I te Drejtes Nderkombetaror, Palok Camaj, qe u ndal ne aspektin politik te te drejtave te shqiptareve. Pas tij foli avokati Sabri Gjoni, kryetari komisionit Juridik.

Takimi zgjodhi pese anetar ne Keshillin kordinator, I cili do te vetzgjerohet. Ai do te kete per synim edhe organizimine aktivitetve, perfshi edhe demonstrimet qe do te organizohen ketu dhe ne vendlindje. Me pas u zgjodh edhe arketari I Levizjes, Gjon Dedvukaj. Me pas e kane marre fjalen te ftuarit nga vendlindja. Fillimisht ka fole biznesmeni Nazif Cungu, I cili ishte dhe kandidat i Partise me te re shqiptare ne Ulqin, dhe vetem per 700 vota nuk mund te delte fitues, nga qe dshteti abuzoi me kandidatin shqiptar kudnershtar, duke e afvorizuar ate dhe duke e mbeshtetur jo vetem me premtime, por edhe me fonde e hapje rrugesh enper fshatra…

Kryetari i Komunes urbane te Tuzit, Cunmulaj, foli per vendosmerine per ta bere Tuzin komune te pavarur dhe per veshtiresite qe nxjerr pushteti I atjeshem. Deputeti I Malesise, Vasel Sinishtaj, u ndal gjate ne operacionin e qeverise Malazeze nje dite para zgjedhjeve, e cila ka lene ne paraburgim 14 malsore, mes tyre dhe tre shqiptaro-amerikane, duke inskenuar nje skenar tipik komunist, nacionalist…friksues dhe bllokues per procesin zgjedhor, por fatmiresisht shqiptaret e kaluan kurthin… Me pas u be nje takim I zgjeruar i te ftuareve me shqiptaret…, Ata iu pergjigjen pyetjeve te shumta.

Miq te ndershëm ju përshëndes duke uruar mirë-bashkimin tone, tha në fjalën e tij, kryetarit John Lulgjuraj, Para se tu ju jap një raport lidhur me aktivitetet e Lëvizjes muajve te fundit, tha ai, me lejoni qe për hir te disa personave qe janë ne ketë tubim për here te pare, te ju jap një përshkrim te shkurtër vizionit te Lëvizjes Atdheu na Bashkon.

Gjendja e popullit Shqiptar ne trojet jetike, derisa ne rajonet e tjera te Ballkanit është be një avancim i te drejtave te Shqiptareve, fatkeqësisht ne Mal te Zi jo vetëm qe nuk është be ndonjë avancim i dukshëm por paradigmat e vjetra dhe planet e vjetar janë ende ne epiqendrën e veprimtarisë afatgjate malazeze kundër Shqiptareve. Qëllimi afatgjatë malazez ndaj shqiptarëve ka qen dhe vazhdon te jetë asimilimi i tyre. Nëse ndokush dyshon qe ekziston ky plan afatgjate, ja disa statistika qe e evidentojnë lënë pak për te dyshuar ekzistencën e këtij plani.

Fatkeqësisht deri tani politika malazeze me moton “divide e impera” shpërndaj e sundo, ka arrite te shpërndaj popullit tone dhe faktorin politik atje. Edhe Diaspora, qe është shpresa me e madhe e popullit, ka qenen pak a shume e shpërndarë, e koncentruar me shume ne problemet rajonale, te cilat koncentrime kane dhëne kontribute. Pra nuk mund te themi se nuk kane dhëne, sepse po mos te ishin kontributet e Diasporës shume vende shqiptare nen Mal te Zi do te ishin ne një situatë shume me te vështirë ekonomike dhe kulturore.

Ne besojnë këso lloje aktivitetesh rajonale nga Shoqatat dhe Organizatat e ndryshme duhet te vazhdojnë dhe Lëvizja Atdheu na Bashkon është e vendosur te përkrah te gjitha ato aktivitete. Por, ekziston një bindje qe lufta për ti fituar dhe mbrojtur te drejtat e Shqiptareve ne trojet tona jetike nen Malin e Zi, drejtat te cilat janë te siguruara edhe nga ligjet dhe normat ndërkombëtare, nuk do te fitohet pa bashkimin e veprimtarisë politike te te gjithë Shqiptareve nen Mal te Zi, e cilat veprimtari duhet sinkronizuar me Diasporën dhe me ndihmën e Faktorit Politik Shqiptar.

Ky pra është thelbi i iniciativës se Lëvizjes “Atdheu na Bashkon”, jo një veprimtari paralele me organizata dhe shoqatat rajonale, por një veprimtari e përkrahur nga shoqatat qe ka për qellim definimin e një platforme politike e cila do te adaptohet si bazë e veprimtarisë politike dhe pjese e platformës politike te gjitha partive atje, dhe e veprimtarisë se Diasporës, me përkrahjen dhe ndihmën e faktorit politik shqiptar.

Qëllimi tjetër i rëndësishëm i Lëvizjes është për te punuar me faktorin ndërkombëtare, për te sencëbilizuar opinion e tyre lidhur me planet dhe politiken anti-shqiptare te Malit te Zi, sidomos ne këto raste kure Mali i Zi i vazhdon përpjekjet për anëtarësim ne Bashkësinë Evropiane, NATO’s dhe organizatat tjera perëndimore. Jam i bindur qe me mëkëmbjen e Lëvizjes, me ndihmën dhe përkrahjen tuaj, do te kemi mundësitë dhe përvojën për te realizuar këto plane.

Një aspekt tjetër qe duhet ta kemi parasysh ashte qe derisa mund te jemi anëtarët apo tifoz te ndonjë partie politike, çështjet madhore te kombit duhet te marrin prioritet mbi interesat partiake apo organizative. Edhe gjate vizitës qe kemi be ne Shqipëri, dhe ne trojet shqiptare nen Mal te Zi, kërkesa jone ka qen bashkimi i spektrit politik shqiptar, sinkronizimi i veprimtarisë politike, fatkeqësisht edhe atje nganjëherë ndjekin kërrigat dhe interesat partiake mbi ato kombëtare.

Akoma jemi ne fazën embrionike si Lëvizje, kemi shume për te bere për te arrite nivelin e organizimit te duhet por punët e mira bëhen me kujdes dhe tolerancë ndaj kohës. Unë do te mundohet te japë atë kontribut tim te kufizuar qe kam mundësi ta jap, por suksesi i Lëvizjes nuk varen nga unë apo ndonjë person i vetëm, por nga kontributi dhe veprimtaria korrekte te gjithë neve.

Edhe njëherë uroj ketë bashkim qe te dali me suksese dhe njëkohësisht bëjmë mirëseardhje vëllezërve tanë duke ju uruar suksese ne detyrën e tyre te vështirë por detyre e shenjt për te siguruar një te ardhme me te ndritshme për popullin tone, tha në fund të fjalës së tij kryetari John Lulgjuraj.

Gjate qëndrimit ne Sh.B.A. dy Liderët Politik do te bëjnë një takim me Departamentin e Shtetit dhe me personalitete te tjera politike amerikane për ti informuar me gjendjen reale te Shqiptareve nen Mal te Zi.

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara