HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nė Broadway - New York, u promovua libri i autorit Mal Berisha: "Shqiptaret, lisa mbi truallin Ilir"

Shqipėria, lis i rritur mbi njė trung ilir

Beqir Sina -- nga Beqir SINA, Nju Jork

Nė libėr: Ėshtė pohuar origjina, ėshtė pohuar kultura, ėshtė pohuar gjuha, ėshtė pohuar kombi e trualli i shqiptarėve

BROADWAY – MANHATTAN (NY): Ne rrugen e fameshme njujorkase Broadway - Manhattan, studion "Berisha", Bota Promotions me drejtor Dervish Jahjaga dhe fotografin me emėr nė SHBA, Fadil Berisha, ne bashkepunim organizoi te shtunen pasdite promovimin e librit: "Shqiptaret, lisa mbi truallin Ilir", te autorit Mal Berisha. Ne kete promovim moren pjese dhjetra vet, drejtues te organizatave shqiptaro - amerikane, komuniteteve fetare, perfaqesive diplomatike shqiptare ne Washington DC dhe Nju Jork, studiues, biznesmene, artiste, aktiviste dhe lexues te pasionuar te komunitetit. Moren pjese Ambasadori i RSH ne Kombet e Bashkuara, Ardian Neritani, z/ambasdori Lublin Dilja, z/ambasadori i shtetit shqiptar ne kryeqytetin amerikan Washington DC, Kreshnik Ēollaku

Pedagogia e kolegjit "Globe Institute" Majlinda Myrto ne emer te Bota Promotions, moderoj kete veprimtari, e cila u shoqerua me disa recesione, diskutime, e biseda te lira dhe pyetje rreth librit :" Shqiptaret, lisa mbi truallin Ilir", si dhe nje koktej. Te tubuarit zgjodhen kete promovim libri, per te ndare se bashku kenaqesine e daljes ne drite te nje libri te shkruar nga njeri prej pjestareve te komunitetit, z Mal Berisha , ish diplomat, publicist dhe aktualisht punonjes e administrates nderkombetare, ne Kosove - UNMIK.

Shqiptaret Lisa mbi Truallin Ilir
Recensuesi kryesor i librit studiuesi dhe ish gazetari i Zeri i Amerikes, Idriz Lamaj publicist dhe autor i disa veprave, tha se: "Jane te shumta entet botuese, te cilat, jane marre seriozisht me ēeshtjen shqiptare. Duke njohur seriozitetin e mire te ketyre enteve dhe nderrmarje botuese, zoti Berisha, ka zgjedhur revisten me prestigjoze amerikane National Geographic. Materiali i perzgjedhur i saj ne kete botim, rradhitur me mjeshteri ne menyre sistematike, shoqeruar me komente te shkurtera nga vet autori jane kryer me profesionalizem.

Qe ne kapitullin e pare ku behet fjale per origjinen e shqiptareve - portreti yne kombetar pasqyrohet ne kete menyre: "Shqiptaret vijne nga nje rrace e paster europiane, ata jane shtate gjate me fytyra te pasterta krejt te ndryshme nga ēdo lloj populli duke folur edhe nje gjuhe krejt te veēante ne bote. Ēka tregone se ata jane pasardhes te ilireve, te cilet njeher e nje kohe zinin tere anen perendimore te Ballkanit. Kapitulli i dyte merret me figura te shquara iliro - shqiptare si Konstandin e Madh, Pirron, Skenderbeun dhe sa e sa te tjere, qe nga koha e lashte deri ne kohen e tashme duke perfeshire ketu edhe Nene Terezen. Ne kapitullin e trete dhe me i gjate ne liber , autori i eshte kushtuar shqiptareve ne trojet e tyre ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal te Zi, Ēameri e Luginen e Presheves, do te veēoje nje pjeze te shkurter.

Aty do te ndalem ne kete proze poetike botuar ne revisten National Geografik ne gusht te vitit 1990, te cilen zoti Berisha na e sjell ne faqen 48 - 49 ku thuhet: " Kjo pasqyre e zymte eshte nje parashikim tejet bindes se ēfare tragjedie po priste populli shqiptar i Kosoves dhe i atyre nen ish Jugosllavi. Kapituj te tjere : arbereshet dhe dispora, kanuni, besa, miku, gjakmarrja, gruaja shqiptare, feja dhe shqiptaret , perpjekejt e shqiptareve per arsim, epika e jetes shqiptare , bukurit e natyres shqiptare, Shqiperia ne prag te pavaresise , pejsazhi, klima, transformimi i Shqiperise ne fillim te shekullit te XX-te, periudha komuniste ne Shqiperi, Shqiperi menjeher pas renjes se komunizmit, dashuria per njeri tjetrin e nje populli vital ilustruar me fotografi e dicitura te shumta, jnae pasqyre e gjall e asaj qe mund te quhet fizonomia e jone kombetare e shoqerore , fetare e politike.

Pohimi i madh, e kish titulluar kumtesen e tij rreth ketij libri , miku i autorit, publicst e gazetar z Sami Mulaj, dhe vijoj duke thene:" Me keto dy fjale do te permbledhja vepren e re krijuese te M. Berishes. Pasi kur ke mbaruar se lexuari librin, gjithekush e ka te lehte te kuptoje se eshte pohuar ajo ēka shqiptaret kane bere e enderruar...Eshte pohuar origjina, eshte pohuar kultura, eshte pohuar gjuha, eshte pohuar kombi e trualli i shqiptareve". Ndersa ambasadori Dilja, duke follur ne kete promovim vuri ne dukje se libri " Shqiptaret, lisa mbi truallin Ilir", me autor M. Berisha, sipas tij eshte nje gjetje universale, nje elaborim cilesor, nje botim me vlera te padiskutueshme. I te njejtit mendim pothuajse ne fjalen e tij ishte edhe diplomati tjeter, publicist e shkrimtar z Skender Shkupi. Dr Gjon Buēaj dhe Dr. Ahmet Ulaj, uruan dhe vlersuan librin si nje thesar ne duar e shqiptareve. Shfaqen interesimin e tyre per librin edhe z Marijan Cubi e Dr Ramadan Gashi.

Mal Berisha, tha z Vahid Hyzoti, ne permbledhjen e titulluar shkurt rreth librit " Shqiptaret, lisa mbi truallin Ilir", grafikisht eshte teper modest ne kopertinen e ketij libri. E verteta eshte se puna e tij nuk eshte vetem ne perzgjedhjen apo perkthimin e mirefillet, por drejtim, kritere te spikatura e te percaktura sakte per tematiken e funksionin te krenarise se te qenit shqiptar. Sipas tij, tre jane udhet e zgjedhura ne librin e zotit Berisha se ai ka gjetur perēmimin te ideve te tij: zgjedhja e materialit, foto e goditura, dhe vetem pa koment. Tek doket, zakonet, kanuni, fistaret, virgjinat, ndonese te permendura dhe te trajtuara dhe me pare nga shume studiues qe me shume paten shkelqim poltik sesa shkencor - ne te kundert Mal Berisha duket se gjithēka na i ve perpara ne rrugen tone te leximit, me nje qendrim te paaneshem, por gjithnje ne funkcion te krenarise se te qenit shqiptar."

Nė mbyllje:
Autori i librit" Shqiptaret, lisa mbi truallin Ilir" zoti Mal Berisha, pos faleminderimit drejtuar folesve, shprehu gjithashtu konsiderat te lart, per miqet e shoket e familjen e tij pjesmarrese ne kete promovim . Ai tha se :"Shqiperia eshte lis i rritur mbi nje trung ilir. Ashtu si disa drure te medhenj zene me hijen e tyre nje pjese te madhe te lendines, mbreteria e shtriu hijen e saj mbi Epir, ne veriperendim te Maqedonise dhe ne me te shumten e territoreve qe sot quhen ish- Jugosllavi. Ajo graudalisht, u shkaterrua nen sulmin e furishem te Filipit te Maqedonise dhe te birit te tij te fameshem, Aleksandrit . Me vone , rreth kohes kur Roma kishte perfituar per vete nga parrulla e luftes " Delenda est Carthago", iu kthye pushtimit transadriatik dhe Ilirise duke e vendosur ate ne vartesine e tri pernadorive. Duke ndjekur ndarjen e Epirit, Iliria ra nen gotet dhe, me vone, jugu i saj u perfshi nga pushtimet bullgare. Keshtu, te shtyre nga prapa, fiset ilere, epirote dhe maqedonsae u shkrine ne nje dhe , konkretisht, ne ate qe gjeografia e kohes se sotme e njeh si Shqiperia. Asgje nuk mbeti nga Lisi Ilir perveē lendes shqiptare." Duke thene me pase se libri i tij mbyllet me kete vlersim :"Ne tere kete korpus vleresimesh per kombin shqiptar te bera nga shtypi amerikan, del e qarte se populli shqiptar i ka dhene njerezimit shume vlera, se eshte nje komb dhe nje race e lashte qe meriton respekt, por qe dallget e historise e kane perplasur aq shume, sa i mbetet edhe shume pune per te bere, per te arritur aty ku kane arritur kombet e qyteteruara. Ky liber ka per qellim te na beje te ndihemi krenar per prejardhjen tone dhe secili, me mundesite e veta, cilatdo qofshin ato dhe sado modeste , te lartesoje emrin te shqiptarit dhe te kombit tone."

Box:
Kane thene per librin: "Shqiptaret, lisa mbi truallin Ilir"
"Permes nje historie te besueshme te popullit tone te lashte, mesojme se edhe ne jemi matur me popujt e tjere evropiane. Lexuesit e ketij libbri do te behen deshmitare te ralle te fakteve dhe shpejt do te ēlirohen nga mosnjohja e vetvetes". Akedemik Rexhep Ferri (Prishtinė)

"Ky liber i paraqet lexuesve artikuj te rendesihem per Shqiperine dhe shqiptaret, per historine per gjuhen dhe zakonet, doket dhe traditat. Ne te deshmohet respekti dhe mirenjohja e autorit per ate ēfare SHBA-te, kane bere per ēeshtjen shqiptare". Prof. Dr. Luan Malltezi(Tirane) Ky liber eshte pasqyre ku mund te shohim vetveten dhe na ndihmon te mbajme zgjuar kujtesen e kombit. Permes librave te tille njohim miqet qe me vite i kane kushtuar vemendje gjallimit te qenies tone". Poeti Ali Podrimja (Ulipane - Kosove)

"Ky botim permban vleresime te spikatura per karakteristikat e shqiptareve. Materialet e botuara ne revisten prestigjoze National Geographic argumentojne e pasqyrojne lashtesine dhe autoktonine e popullit shqiptar". Prof. Dr. Beqir Meta (Drjetor i Muzeut Kombetar, Tirane)

".....shqiptaret edhe perkunder fatkeqesive qe kane perjetuar ne vazhdimesi jane popull me fat, qe kane gezuar dhe vazhdojne te gezojne miqesine dhe mbeshtetjen e SHBA-ve. Ky liber i sherben, njekohesisht kujteses dhe historise sone". Mehmet Kraja (Gazetar dhe studies , Prishtine)

"Mesazhet qe sjell ky liber , kurdo qe t'i kene shprehur autoret, kane vlere universale, ato jane gjithnje aktuale dhe ketu mendoje se qendron nje nga vlerat e ketij botimi". Bardhyl Musai (Tirane)

Kush eshte autori i librit: "Shqiptaret, lisa mbi truallin Ilir", Mal Berisha?
Mal Berisha punon prej me se pese vitesh per Misionin e Kombeve te Bashkuara ne Kosove. Gjate viteve 1998 - 2000 eshte mare me ēeshtjen e Kosoves prane Liges ytetare Shqiptaro - Amerikane ne Nju Jork, SHBA, dhe ka botuar ne shtypin e perditeshem shqiptar nje seri shkrimesh ne dobi te ēeshtjes se Kosoves. Ka marre pjese ne nje seri debatesh te drejtperdrejta ne televizionin CN8, te shtetit te Nju Jersit ne SHBA-es, ne mbrojtje te nderhyrjes te NATO-s ne ish-Jugosllavi.
Mal Berisha ka kryer studimet pasuniversitare per diplomaci ne Universitetin Haxhetepe, Ankara nen kujdesin e Ministrise se Jashtme te Turqise. Nga viti 1993 deri ne vitin 1997 ka sherbyer si Konsull edhe Kosnull i Pergjitheshem i Republikes se Shqiperise ne Stamboll.

Per vite te tera ka botuar shkrime per jeten kulturore artistike ne Shqiperi dhe ne menyre te veēante per rrethin e Krujes. Ai eshte marre me hulumtime per Diasporen Shqiptare ne Turqi dhe ka lexuar nje studim te plote per te. Hulumtimet etnomuzikore dhe kultura materiale e treves se Kurbinit kane qene, poashtu, nje fushe me te cilen eshte marre ne menyre te vazhdueshme dhe kembengulese.
Nder botimet me te spikatura te autorit jane: "Shqiperia dhe shqiptaret ne ēeshtjet evropiane nderkombetare 1912 -1923 (1998) dhe "Shpetimi ne Shqiperi, nje histori e mrekullueshme e bujarise shqiptare ndaj hebrenjeve (1999).

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara