"Dita e Trashëgimisë Shqiptare" në Amerikë - festë në natyrën e bukur amerikane
-- nga Beqir SINA, Nju Jork
Në New York u zhvillua festivali "Dita e Trashgimisë Shqiptare" në Amerikë nga Qëndra kulturore "Nënë Tereza" pranë Kishës Katolike Shqiptare në Amerikë "Zoja e Shkodrës".
Valhalla - Westchester NY: Në veri të qytetit të Bronksit, në qytezën Valhalla - Westchester, në praninë e rreth tre mijë vetave, u festua "Dita e Trashëgimisë Shqiptare", në Amerikë, e organizuar për çdo vitë nga Qëndra kulturore "Nënë Tereza" pranë Kishës Katolike Shqiptare në Amerikë" Zoja e Shkodrës". Shqiptarët dhe kombet e tjera nga New Yorku, patën rastin të kënaqen me folklorin e mrekullueshem shqiptare. Grupi "Ceka" me këngëtarin dhe pronarin z. Ceka, SHKA "Bashkimi Kombëtar", shoqata "Rozafati" me koreografen Angjelina Nika, si dhe këngërtarët e njohur Gezim Nika dhe Vasil Marku, denjësisht e presentuan këngën dhe vallen tradicionale shqiptare. Ndeshjet e shumë skuadrave të futbollit dhe volejbollit, si dhe "dyluftime" shahistike, aktivitete të tjera të shumta me lojra popullore, e bënë këtë ditë edhe me interesante dhe të kënaqshme.
"Dita e Trashëgminsë Shqiptare" në Amerikë "Albanian Cultural Heritage Celebration", në Kensico Dam Plaza në qytezën Valhalla, percepitohet njëkohësishtë, si një festival argëtues. Aty marrën pjesë me mijëra mërgimtarë shqiptarë, të emigruar këtu, në periudha të ndryshme nga të gjitha viset e Shqipërisë: Shqipëria, Kosova, Çamëria, Kosova Lindore, Mali i Zi dhe Maqedonia. Ata mblidhën në këtë ambjent të mrekullueshem natyror, shumë i ngjashëm me bukuritë natyrore të bjeshkeve , luginave dhe fushave të Kosovës, Shqipërisë, e viseve të tjera, për të ringjallur traditën e bukur shqiptare, të këtyre festave tradicionale kombëtare.
Edhe pse një ditë do të duket pak për të shpalosur pasuritë e një populli, pak nga të gjitha fushat kulturore, të përfaqësuara nga elementet më të mirë të tyre, ajo përbën një ngjarje të rëndësishme kulturore në mërgim. "Dita e Trashëgminsë Shqiptare" në Amerikë "Albanian Cultural Heritage Celebration", në Kensico Dam Plaza në qytezën Valhalla, ka më tepër një karakter festiv. Këngëtarët dhe valltarët e Grupeve të Këngëve dhe Valleve Popullore, përçojnë traditën më të mirë të muzikës dhe valles popullore.
Ndërkohë edhe ritmet e muzikës moderrne dëgjohen nëpër park si: ambientale, techno, house, trance, rock & pop, dance, hip hop, clasica, e tjera. Ato përçohen përmes CD-ve dhe DJ, e video clipeve, grupe të rinjësh shijojnë të gjitha llojet e muzikës. Në këtë festival në se do t'a quamin kështu nuk kanë munguar asnjëherë as lojarat popullore e sportive, ushqimi dhe ekspozimi i, simboleve kombëtare, flamuj, distiktiva me figura kombëtare, CD me muzikë të ndryshme nga të gjitha trevat, kaseta dhe video kaseta.
Ndërkaq festivali "Dita e Trashëgimisë Shqiptare", në Amerikë, shfaqë gjithëheret tek të gjithë shqiptarët, shumë veti dhe lë mbresa të bukura në jeten komunitare. "Dita e Trashëgimisë Shqiptare", në Amerikë, tregojn edhe një herë se sa jemi të bashkuar rreth flamurit kombëtar dhe traditës së bukur kulturore artistike, në mërgim. Bashkësia shqiptare në Amerikë, tregonë se ka një potencial të intelegjncës dhe njerëzë të kulturës, artit dhe shkencës për nga pjesmarrja pasi aty ishin të gjithë.
Dhe jep një shembull tek bashkëatdhetarët nga ana e organizatorit të cilët dinë të ftojnë në çdo kohë shqiptarët e Amerikës, të shlodhen e të argëtohen, e të marrin me shumë energji për t'i derdhur në të mire dhe për të mirën e organizimit tonë edhe këtu përtej Oqeanit Atlantik në Amerikën e largët. Me këtë festiavl i quajtur "Dita e Trashëgimisë Shqiptare", në Amerikë, Qëndra kulturore "Nënë Tereza" pranë Kishës Katolike Shqiptare në Amerikë" Zoja e Shkodrës" mund të themi se tani më kanë krijuar një festë në natyrën e bukur amerikane, festë e të gjithë shqiptarëve, nga Tetova, Tirana, Çamëria, Prishtina, Presheva, Plava, Gusia dhe Malësia
|