HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


"Shqiptarėt nė qytetėrimin Perėndimor" i autorit Bardhyl Ukcamaj - njė kontribut i mrekullueshem nė historinė dhe kulturėn shqiptare

Beqir Sina -- nga Beqir SINA, Nju Jork

Pol Demiljo: "Nėse Amerika do tė kishte mundėsinė tė kishte 52 shtete, Shqipėria, mund tė konsiderohet shteti i 52-tė”

Royal Regency Hotel - Yonkers New York: Me zotin Bardhyl Ukcamaj - President i Eagle Inc., eshte nje organizate e konceptuar si nje sofer e vogel miqsh, larg ambicjeve per masivitet dhe strukturave statike, e mbyllur per publikun ne kuptimin e antarsise. Me dy fjale kjo organizate nuk kerkon antaresi, kuota, zgjedhje e kuvende. Ky grupim miqsh qe mendojne se individi eshte me i rendesishem sesa masa ne kuptimin e kundert te filozofise marksiste eshte i prirur te kontriboje ne fushen e kultures me aq sa i mundesohet ne kushtet e nje shoqerie te hapur. Shkrutimisht ky eshte Eagle Inc. qe organizoi dhe aktivitetin (simpozium - darke) me teme: "Shqiptarėt nė Qyteterimin Perendimor”, Eagle Inc., organizoi me 19 Maj 2006 ne Hotel Royal Regency, Yonkers, New York simpoziumin me teme: Shqiptarėt nė Qyteterimin Prendimor!

Bardhyl Ukcamaj - Shqiptarėt nė qytetėrimin perėndimor I pyetur rreth kėtij aktiviteti nga gazeta Metropol, zoti Ukcamaj, tha se: "Ky aktivitet ishte gjithashtu i konceptuar ne nje menyre te re, pa njoftime mediatike, jo i hapur per publikun ne kuptimin e pjesmarrjes, por sipas nje seleksionimi i cili mundesoi pjesmarrjen e rreth 120 aktivisteve te botes shqiptaro-amerikane. Do te duhej te kishin qene edhe me shume, por mund te ishin edhe me pak. Fundja simpoziumet nuk jane mbledhje kolektivash e as mbremje tematiko-defrimi. Ky aktivitet u hap me fjalen e Zotit, bekimin nga nje meshtar i ri nga dioqeza e Durres-Tiranes don Marjan Palokaj dhe me pas u kenduan himnet kombetare te SH.B.A dhe te Shqiperise. Ne kete aktivitet moren pjese perfaqesues te larte te Kishes Katolike Shqiptare, te Ambasades Shqiptare ne Washington DC, diplomate amerikane, perfaqesues te institucioneve te ndryshme amerikane dhe shqiptaro-amerikane, te medias, botes se biznesit etj. Une u jam mirnjohes per bashkepunimin te gjithe ketyre miqeve te mire.

Simpoziumi drejtohet nga z. Tonin Mirakaj Simpoziumi u drejtua ne menyre shume profesionale nga dy miq te mije, te cileve u jam shume mirenjohes z. Tonin Mirakaj, nje aktivist i vjeter i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe z. Fitim Lalaj perfaqesues i spikatur i emigracionit te pas viteve 90-te nje biznesmen i suksesshem dhe me ambicje pertej thjesht komunitetit shqiptaro-amerikan. Mund te them edhe ne emer te te gjithe atyre qe moren pjese se keta dy zoterinje e nderuan kete aktivitet me drejtimin shume serioz dhe professional , tha gjithashtu zoti Ukcamaj.

Do te vecoja vijoj Ukcamaj :"Pa asnje medyshje diskutimi i Monsinjor Rrok Mirdites ishte diskutimi me i dobishem qe une se paku kam degjuar ne shume vite te angazhimit tim politik dhe shoqeror. Diplomati amerikan Pol Demiljo do te shprehte me dy fjale ate cfare nga eksperienca e punes se tij ne Shqiperi kishte arritur te kuptonte: “Nese Amerika do te kishte mundesine te kishte 52 shtete, shqiperia mund te konsiderohet shteti i 52-te” – konkludoi diplomati. Pas diplomatit amerikan pershendeten edhe Z. Agim Rexha si kryetar i lidhjes demokratike te Kosoves ne New York dhe me Pas Dr. Gjon Bucaj, nen/kryetar i “Vatres”

Nderkohe, sipas tij zoti Fitim Lalaj me mjaft delikatese beri paraqitjen ne kete simpozium te disa personaliteteve amerikane, juriste, diplomate dhe profesore te njohur. Se pari ai prezantoi Dr.Donald Grunewald – President i “Adam Smith University of America”. Diskutimin e tij Dr. Donald Grunewald – President i “Adam Smith University of America”, e orjentoi ne fushen e arsimimit. Dr.Grunewald theksoi rendesine e jashtezakonshme qe ka per emancipimin shoqeror dhe per civilizimin ne tersi zhvidhimi i arsimit. Une se paku theksoi Dr. Gruneward nuk di rruge tjeter perpos zhvidhimit arsimor qe ndihmon shoqerite te perparojne, sepaku per botkuptimin prendimor.

Charles Christophe - President i "Christophe International LLC" u ndal ne pershendetjen e tij ne perceptimin e shqiptareve ne perendim permes perditshmerise. Ne kontaktet e shumta qe kam me shqiptaret kam krijuar edhe njohuri te mjaftueshme per historine e shqiptareve dhe kontributin e tyre te sotshem ne perendim e sidomos ne amerike.

Kreshnik Collaku zv/Ambasador i Republikes se Shqiperise ne Washington DC, u pozicionua ne rolin qe diaspora Shqiptaro - amerikane ka luajtur ne historine e shqiperise dhe ne orjentimin prendimor te shqiptareve, kultura e te cileve eshte prendimore megjithe tragjedite historike. Ai ne emer te shtetit shqiptar kerkoi impenimin sa me te vazhdueshem te kesaj diaspore ne zhvillimet shqiptare dhe u ndal sidomos ne perpjekjet e shtetit shqiptar per antarsimin ne strukturat euro-atlantike, ku perparesi per mumentin ze antaresimi ne NATO. Une ndihem i emocionuar dhe i nderuar qe sot marr pjese ne nje aktivitet kaq serioz, ne mesin e ketyre personaliteteve te botes shqiptare. Ndihem shume i respektuar qe qendroj ne krah te Shkelqesise se tij Imzot Rrok Mirdites nje prej personaliteteve me te respektueshme me te adhurueshme dhe me te nevojshme qe ka shoqeria shqiptare ne tersine e saj, dhe drejtueseve te ketij aktiviteti theksoi z. Collaku.

Elekuent, me nje finese tashme te njohur te intelektualit qe konkluzionet teorike i sheh ne perspektiven historike Don Pjeter Popaj, Famulltar i kishes katolike Zoja e Shkodres, theksoi ne diskutimin e tij lidhjen e shqipatreve me perendimin se pari si nje normalitet te kuptueshem.

Moderatori Tonin Mirakaj lexoje pershendetjen qe Dr. Zef Brozi i dergoi ketij Simpoziumi:“Ne pamundesi per te marre pjese ne kete darke te vecante miqsh e dashamiresish te kultures dhe historise sone kombetare, dua t'ju pershendes me gjithe zemer dhe t'ju uroj nje mbremje te kendeshme. Libri i ri "Shqiptaret ne qyteterimin Prendimor" qe miku yne Bardhyl Ukcamaj ka pergatitur per botim eshte nje kontribut i mrekullueshem ne historine dhe kulturen shqiptare.

Zoti Bardhyl Ukcamaj -President i Eagle Inc, u shpreh per gazeten Metropol se :"Perpara se te nisja diskutimin tim me teme “Shqiptarėt nė Qyteterimin Prendimor”, (ky eshte edhe titulli i librit qe kam pergaditur per te nxjerre ne shty se shpejti) , falnderova te gjithe folesit per vleresimin e ketij matriali u kerkova pjesmarreseve te nderojne me nje minute heshtje kujtimin e prijesit legjendare te Kosoves moderne, humanistin prendimor me te spikatur te botes shqiptare ne trevat ballkanike kete shekull Dr. Ibrahim Rugoven. Me pas diskutimi im ishte nje rezume e librit "Shqiptarėt nė Qytetėrimin Perendimor", Permbledhje e pjeses se dyte e aktivitetit Pjesa e dyte e takimit ishte konceptuar ne formen e nje darke te kendshme miqesh, pa fjalime dhe ligjerata nėn tingujt e muzikės drejtuar nga artisti ynė i njohur Gėzim Nika. Ai i ngjante me shume nje spektakli te thjesht.

Artisti i mirenjohur nga Tropoja Gezim Nika, i cili jeton ne SHBA-es, hapi progamin me himnet e tij “O Sa mire qe jam Shqiptare”, “Ne dardani Bjen nje Tupan”, “Motra e Gjergj Elez Alise”, “Kenga e Jakup Ferrit” etj… Zeri i tij dhe muzika e bukur shqiptare , i dha vlera te tjera ketij spektakli. Vlen per tu permendur masiviteti i pjesmarrjes se aktivisteve femra nga komuniteti dhe perkujdesja e drejtueseve qe kjo mbremje te kalonte vertete shume bukur. Edhe njehere falnderoj z. Mirakaj dhe Lalaj per mbeshtetjen e tyre ne te gjitha drejtimet.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara