HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Transferimi i pushtetit

-- nga Dr. EDUARD ZALOSHNJA
(Botuar ne gazeten Panorama)

Eduard Zaloshnja Dy jave pasi kishin mbaruar zgjedhjet presidenciale amerikane te vitit 2000, tek po kaloja para nje ndertese komerciale prane lagjes time, vura re nje numer me te madh veturash te parkuara para saj se zakonisht. Ndonje kompani e madhe duhet te kete marre me qira zyra ne te, mendova per nje cast, dhe vazhdova fillin e mendimeve atje ku e kishte nderprere konstatimi rreth makinave te parkuara.

Ne mbremjen e asaj dite, lajmet televizive njoftuan se George Bush, edhe pse nuk e kishte te sigurte fitoren ne betejen gjyqesore qe pasoi zgjedhjet, kishte ngritur nje grup pune te udhehequr nga Dick Cheney per te filluar perzgjedhjen e ekipit qe mund t'i binte barra te drejtonte administraten amerikane. Dhe sekuencat filmike ne sfond tregonin pikerisht ndertesen ne te cilen kisha vene re ate koncentrimin jo te zakonshem te veturave. Kur pashe fasaden e saj ne ekran, thashe me vete: "Ah, ah, ky paska qene shkaku i gjithe atyre veturave te parkuara para saj". Me tej, ne ekran u shfaq Dick Cheney, i cili sqaroi se shtabi i Bushit i kishte marre zyrat me qira me fondet e veta sepse nuk mund te priste deri ne perfundim te betejes gjyqesore. Ndersa ne rast fitoreje, theksoi ai, do te terhiqnin fondet publike qe do t'i akordoheshin fituesit te zgjedhjeve per te pergatitur tranzicionin nga nje ekip qeverises tek tjetri.

Ne ditet ne vazhdim, sa here qe me binte rruga nga shtabi i pergatitjes se tranzicionit per administraten e ardheshme Bush, shihja vazhdimisht njerez qe hynin e dilnin dhe drita te ndezura neper zyra deri ne oret e vona te nates. U duhet te perzgjedhin rreth 6000 kandidatura per poste te ndryshme politike ne krye te administrates, mendoja sa here shihja ate gjalleri, dhe imagjinoja punen voluminoze qe benin per shqyrtimin e CV-ve, pergatitjen e dosjeve per verifikim nga FBI-ja, dhe ndertimin e strategjive per aprovimin e shume prej kandidaturave ne Senat.

Ky episod rreth pergatitjes se tranzicionit te administrates amerikane ne vitin 2000 m'u kujtua para ca ditesh, pasi morra ca informacione konfidenciale rreth procesit te perzgjedhjes se kandidaturave per poste te ndryshme politike ne krye te administrates Berisha. Edhe pse i ndergjegjshem per distancen e madhe ne maturim qe ndan demokracine e avancuar amerikane nga ajo latente shqiptare, kontrasti midis dy tranferimeve te pushtetit nuk mund te mos me shqetesonte.

Ne trembedhjete vjetet qe nga koha kur ne Shqiperi filloi te behej kalimi i pushtetit nga nje parti politike ne tjetren, vazhdimisht, eshte vene re nje diletantizem dhe mospergatitje rrenqethese nga partite qe kane qene pozicionuar per marrjen e pushtetit ne momentet e transferimit te tij. Njerez qe deri ne minuten e fundit nuk e kane ditur ne se apo ne c'post do te emeroheshin, e kane gjetur veten ne poste per te cilet ndoshta nuk e kane ndjere veten te kualifikuar ose thjesht nuk i kishin imagjinuar se do t'u jepeshin. Te tjere, megjithe kontributin politik qe mund te kene dhene, e kane pare veten te menjanuar. Dhe mbi te gjitha, procesi i tranzicionit te pushtetit ka zgjatur shume, duke krijuar keshtu nje zvarritje gri, e cila nuk i ka bere mire as stabilitetit politik te vendit e as atij ekonomik.

Ka ardhur koha, per te mos thene ka kaluar, qe partite kryesore, sidomos kur jane ne opozite, te pergatiten herazi per ndryshimet pas-zgjedhore ne qeverisje qe nje mandat i ri politik kerkon.

Nje opsion eshte qe partia kryesore ne opozite te ndertoje nje kabinet hije qe ne fillim te legjislatures. Nje kabinet i tille, duke i bere oponence te vazhdueshme qeverise, do te familiarizohej me problemet e cdo ministrie apo drejtorie te rendesishme dhe do te krijonte nje stature publike te tille qe do ta pergatiste me se miri per marrjen ne dore te timonit te qeverisjes.

E meta e ketij opsioini eshte se njerzit qe nuk e shohin veten ne nje nga postet e rendesishme politike te ardheshme mund te demotivohen dhe mund te mos kontribojne 100% per fitoren e partise se tyre ne zgjedhje. Kjo eshte e vertete sidomos per vende si Shqiperia, te cilat nuk kane nje kulture te kultivuar politike.

Opsioni tjeter, i cili eshte me i pranueshem per kushtet e Shqiperise, eshte qe partite kryesore te krijojne nje skedar te kandidateve te mundshem per poste politike, i cili te freskohet here pas here me te dhena e kandidate te rinj. Duke bere te njohur disa kandidatura alternative per te njejtin post, krijohet stimuli qe kandidatet te motivohen si per fitoren e partise se tyre ashtu edhe per te rritur pergatitjen e tyre profesionale per postin qe pretendojne. Zgjedhja e njerit prej kandidateve pastaj do duhet te bazohet sa ne kontributin politik, aq edhe ne nivelin profesional te secilit.

Fakti qe transferimi i pushtetit deri me sot ne Shqiperi ka qene i rrokepujshem eshte i dhimbshem. Sidoqofte, ne nje fare mase, ai eshte edhe i justifikueshem. Por ne qofte se e njejta rrokepuje vazhdon edhe ne te ardhmen, nuk do te kete me justifikim -- perderisa kemi si objektiv strategjik antaresimin ne struktuarat euro-atlantike, duhet te fillojme sa me shpejt te sillemi si shtetet qe i perbejne ato.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara