HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


NJE MELODI ME VJEN NGA OSTROVICA...

-- nga Vasil QESARI

Gilbert Bécaud ... Paraditen e se shtunes qe shkoi, shkova ne librarine me te madhe "Mollat" te Bordose, per te kryer aty si gjithmone "ritualin" tim te zakonshem, ate te "hedhjes nje sy" mbi botimet e reja qe dalin ne France. Kalova mbi nje ore mes nje morie te pafund librash e nuk di pse, u ndala pak me teper para nje libri te ri kushtuar kengetarit te njohur francez Zhilber Beko ( Gilbert Becaud ). Libri i titulluar "Gilbert Becaud - Jardins sécrets "( Zhilbert Beko - kopshte sekrete ) i cili eshte nje homazh botuar me rastin e katervjetorit te vdekjes se kengetarit te madh, me çoi ne kujtime te largeta e pikerisht aty, ne Backen malore e te larget te Skraparit ku, ne vitet '70 -'73, isha emeruar mesues ne nje shkolle 8 - vjeçare. Ishim kater mesues e banonim ne nje dhome te shkolles e aty flinim edhe hanim. Ajo ishte "rezidenca" jone alpine ! Aty,rreze Ostrovices, afer 1800 m/lartesi, "mjeti" yne i vetem zbavites ishte nje radio "Orion"me llamba te cilen une e kisha sjellur nga Vlora gjer ne Corovode e pastaj, ngarkuar mbi nje mushke bashke me ca plaçka te tjera, mezi e kisha çuar gjer ne fshatin malor... Degjoja, aso kohe, shpesh "Radio France International" e "Radio Montecarlo" dhe qe aty qe e pata njohur per here te pare emrin e Gilber Beko e, veçanerisht, kengen e tij "Nathalie" e cila me pelqente aq shume. Ja, keto m'u kujtuan te shtunen qe shkoi, teksa pashe kopertinen e librit kushtuar kengetarit te madh ...

"Monsieur 100.000 volts"

BIOGRAFI E SHKURTER E GILBERT BÉCAUD

Ai lindi me 24 tetor 1927 ne Tulon. Qe nente vjeç filloi studimet ne konservatorin e Nices. Pas lufte, nisi te kendoje neper kabarete e Parisit. Qe pikerisht gjatë asaj periudhe qe ai takoi edhe Edith Piaf. U martua me Monique Nicolas me te cilen do te bente tre femije. Me 1954, njohu suksesin e tij te madh ne nje koncert te dhene ne "Olympia". I konsideruar "star" i viteve '50 kryen nje varg turnesh jashte vendit e krahesohet me pianistin e shquar Jerry Lee Lewis. Me 1961 del suksesi i tij me i madh "Dhe tani" ( Et maintenant ) e, edhe pse epoka ishte me e prire drejt kengeve "yé-yé",

Zhilber Beko mbeti kengetar mjaft popullor jo vetem ne France, por edhe ne bote. Me kalimin e viteve edhe pse i lodhur e i prekur nga "tabagismi" (pirja e egzagjeruar e duhanit) gje qe i pat demtuar jo pak edhe zerin, ai vazhdoi te kete sukses mbas suksesi ne gjithe harkun kohor te viteve ’80. Pas viteve ’90 ai pak nga pak u terhoq nga skena por megjithate, gjeti foca te kompozoje edhe nje album tjeter te ri kengesh. Pak pas atij suksesi, semuret nga nje kancer dhe vdes para daljes se diskut te tij te fundit, pikerisht ne dhjetor 2001. Homazhi i mbare Frances ndaj tij ishte madheshtor !...

Gilbert Bécaud

- Artist i madh: autor tekstesh, kengetar e kompozitor. Autor i 400 kengeve e 30 here pjesmarres ne "Olympia" ("Meka" e kengetareve te shquar ne France). Per temperamentin e tij vullkanik quhej ndryshe edhe "Zoteria 100.000 volt" (Monsieur 100.000 volts). Veshur me kostumin e tij karakteristik ngjyre blu e me gravaten me pika mbi nje kemishe te bardhe, djaloshi i Jugut me zerin e tij plot ankth ishte njehersh edhe qejfli, hokatar, amator i whisky e kengeve "gitane" -

Kane thene pas vdekjes se tij, me 18 dhjetor 2001:

Jacques Chirac
Gilbert Bécaud ishte nga nga "ambasadoret" e medhenj te kenges franceze ne mbare boten ( ... ) dhe zeri i tij nje nga me te fortet e kohes sone"

Charles Aznavour :
Qe kur e pashe per here te pare, tek ai ndjeva nje dinamizmin e optimizmin te jashtezakonshem, pashe deshiren e tij per te bere gjera qe do te trondisnin boten e kenges ! Ishte nje melodist i madh !

Georges Moustaki : Kam pershtypjen se kam humbur nje mik, nje koleg te shquar. Gjithmone e takoja me kenaqesi. Per mua si edhe per shume te tjere ai ishte modeli, nje burre me energji te jashtezakoneshme. Ishte vertet i luajtur nga mendte, jo i luajtur ne skene por ne jeten e tij. Njeri fantastik! Nje nga me te medhenjte e skenes ...

NATALI ...

... Une do te deshiroja te shkruaja tani dy rradhe per nje melodi, kujtimi i se ciles me vjen tani mbas kaq shume e shume vjetesh qe nga mali i Ostrovices, nga ajo dhomeza jone e vogel qe strehonte kater arsimtare te ardhur nga kater rrethe te ndryshem te vendit, mes te cileve edhe une - vlonjati 23 vjeçar. Pra, per nje prej kengeve te mia te preferuara te Beko-se, te cilen e kam degjuar per here te pare aty ne Backe, ne nje skaj te Skraparit te larget...

Ate kenge Zhilber Beko e pat kenduar me 1964, vit i cili ne boten muzikore franceze pat qene quajtur ndryshe edhe "viti i Natalise" ( année de Nathalie ). Kenga ne fjale arriti nje sukses te padegjuar dhe u shit ne qindra mijera kopje per pak jave. Kete kenge Gilbert Bécaud e interpretoi me pas ne "Olympia" e ne nje koncert te dhene ne "Boulevard des Capucines". E pastaj, ne "Opéra d'Aran" duke vazhduar me tej neper turne ne France e pastaj ne BRSS.

Anekdota thote se Beko pat vizituar Mosken e aty pat qene shoqeruar nga nje guide e quajtur Natali, nje vajze plot nur dhe e zgjuar e, pas kthimit andej, pat shkruar muziken e kenges "Nathalie". Keshtu thote "anekdota" por realiteti ka qene ndryshe e megjithate, njerezit ruajten ne mendjen e tyre si te vertete "dashurine" e nje francezi me nje moskovite... Nderkohe, eshte interesante te them se sot ne Rusi, po rikthehet ne nje fare menyre edhe "miti i Natalise". Keshtu, pak vite me pare ne Moske u perurua kafeja qe mban emrin e poetit te madh Pushkin e qe eshte pjese e kenges se degjuar te Beko-se ( "Nathalie"),pra te "Café Pouchkin", ku ai pat perjetuar romancen e tij te paharruar me Nataline e bukur moskovite....


NATALI

Teksti: Pierre Delanoë.
Muzika: Gilbert Bécaud
Shqiperoi : Simbad Detari

"Sheshi i Kuq" ishte bosh
E para meje ecte Natalia.
Guida ime kish emer te bukur
Ate e quanin
Natali !...

"Sheshi i Kuq" ishte i bardhe
Mbuluar me tapetin prej debore
E ate te diel te ftohte akull
Une ndiqja pas te bukuren
Natali ! …

Ajo fliste me kujdes e ndrojtje
Per Revolucionin e Tetorit,
Po une mendjen e kisha gjetke
Qe pas varrit te Leninit
Do shkonim ne "Kafe Pushkin"
Nje kakao per te pire …

"Sheshi i Kuq" ishte bosh
I futa krahun e ajo buzeqeshi
I kish te verdha floket guida ime
Natali, Natali …

Ne dhomen e saj ne universitet
Nje grup studentesh
Priste me padurim
E ne shkuam aty qeshem e folem
Ata donin te dinin gjitheçka
E Natalia perkthente …

Folem per Mosken,
Stepat e Ukraines
Dhe Champs-Élysées
I beme lemsh te gjitha
E pastaj bashke kenduam

E teksa pinin shampanje France
Ata dolen fare nga binaret
E pime si te çmendur
E kercyem si te marre ...

Dhe kur gjithe miqte iken
E dhoma mbeti bosh
Une vetem ndenja
Me guiden time
Natali !...

S’behej me fjale per fraza te matura
E as per Revolucion Tetori
Ne ishim tashme gjetke
Larg varrit te Leninit
Larg kafese "Pushkin"
Ishim vertet teper larg ...

Sa bosh me duket tani jeta
Ketu i vetmuar ne Paris
Por une e di qe nje dite
Asaj ketu do i sherbej si guide
Ah,Natali, Natali …


Nathalie
Paroles: Pierre Delanoë. Musique: Gilbert Bécaud

La place Rouge était vide
Devant moi marchait Nathalie
Il avait un joli nom, mon guide
Nathalie

La place Rouge était blanche
La neige faisait un tapis
Et je suivais par ce froid dimanche
Nathalie

Elle parlait en phrases sobres
De la révolution d'octobre
Je pensais déjà
Qu'après le tombeau de Lénine
On irait au cafe Pouchkine
Boire un chocolat

La place Rouge était vide
J'ai pris son bras, elle a souri
Il avait des cheveux blonds, mon guide
Nathalie, Nathalie...

Dans sa chambre à l'université
Une bande d'étudiants
L'attendait impatiemment
On a ri, on à beaucoup parlé
Ils voulaient tout savoir
Nathalie traduisait Moscou, les plaines d'Ukraine
Et les Champs-Élysées
On à tout melangé
Et l'on à chanté

Et puis ils ont débouché
En riant à l'avance
Du champagne de France
Et l'on à dansé

Et quand la chambre fut vide
Tous les amis etaient partis
Je suis resté seul avec mon guide
Nathalie

Plus question de phrases sobres
Ni de révolution d'octobre
On n'en était plus là
Fini le tombeau de Lenine
Le chocolat de chez ðouchkine
C'est, c'était loin déjà

Que ma vie me semble vide
Mais je sais qu'un jour à Paris
C'est moi qui lui servirai de guide
Nathalie, Nathalie

www.simbad-detari.com

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara