29 Nėntori i kuq apo 29 Nėntori i zi?
-- nga Sami Gjoka, www.proplocate.com
Meqenese shumica jone nuk di te shohe veē bardh e zi, me duhet te korrigjoj vetveten, per te qene me i kuptueshem per buzuqet e preme (prere) apo (prengbuzuket) rreth shkrimit te meparshem ne lidhje me diten e ēlirimit dhe gjakun e partizaneve. Fillimisht, gjakun e derdhur per liri kjo mvaret se nga cprizem i shohim gjerat- per mua ishte gjak i derdhur per sllvetnuk mund ta pergojos askush, as inati im rreth shkrimit gjoja per 29 nentorin ne Koha Jone - por qe ne fakt ishte nje vjellje vreri kundra Berishes me shume se sa
dhimbje me ēka ndodh rreth nderrimit te diteēlrimit apo diteroberimit tone.
Ne rradhe te pare me duhet te sqaroj se pertej perse-ve e se-si-ve perkujtoj me rrespekt ata qe humben jeten, me besimin e verbet se po luftonin per nje Shqiperi me te mire.
Keshtu thene e bere me duhet te sqaroj se ruaj adhurim te sinqerte per ata qe u vrane per te miren e vatanit te tyre sic me duhet te sqaroj se kam neveri per ish partizanet e pas luftes, qe vrane mizorish pjestaret e popullit te vet per hir te nje diktature dhe besimi ireal se zhdukja e prones private eshte themel i begatise.
Tani pasi i dola borxhit buzuqeve qe kur kane pushtetin te shkelin me kembe e
kur bien nga fiku qajne e shajne fshtasi pas ferrave, me duhet te therras edhe
njehere me te madhe se ata qe u vrane nuk jane njelloj me ata qe vrane per 50 vjet ne pushtet.
Persa i perket clirimit une kurre nuk kam debatuar diten e clirimt dhe as nuk me
ka interesuar kush eshte kjo dite. Sepse ne jemi pushtuar disa here e nuk jemi
cliruar kurrenjehere nga forca e armeve tona. Ata qe na paten shkelur jane
terhqur nga trojat tona kur kapitullonin nga te tjeret. Di qe kam mesuar per
dy qendresa heroike te kombit ate te kohes se Skenderbeut dhe ate te luftes se
Shkodres. Nese ka qendresa te tjera me te rendesishme, jemi te gateshem ti mesojme.
Po ne te njejten kohe pohoj se nuk kam mesuar rrenimin e kombit tone nga
pushtuesit nazist. Kurre, as lakenjte e Enverit nuk na rrefyen ne librat e
tyre se cilat qen humbjet tona kombetare nga ky pushtues pervecse fjaleve
bombastike- thundra e okupatorit- shkeli Shqiperine.
Vetem per faktin se ne trojat tona ishin kombesi ushtarake te huaja nuk me jep
ndonje kenaqsi qe ata u shporren nga armat tona apo iken nga zjarri i te
tjereve. Nese eshte keshtu atehere sipas kesaj llogjike te semure pjesa tjeter
e shqiptareve (kosovaret) na u dashka te festojne si diten e clirimit- jo
thjeshte diten e debimit te serbeve nga Kosova, por diten kur forcat e Natos te largojne nga Kosova, se jane cizmet e ushtrive jo shqiptare.
Per ata qe kane llogjike dhe jo kafka bosh si boshllek buzuku, Shqiperia nuk
zuri fill me lindjen e Partise Komuniste por ka qene atje per mijra shekuj, dhe
as nuk u clirua per here te pare kur partizanet zbriten nga mali.
Perderisa kemi patur shume pushtime u dashka te konstatojeme se kemi patur shume
clirime, madje clirime me barbare dhe me shekullore se sa 3-4 vjet nen
gjermanine e Hitlerit qe se paku ne shqiptareve nuk na pati ne shenjester, perkundrazi na bashkoi trojet e marra nga serbet.
Perderisa paskemi patur kaq pushtime e clirime perse paska rendesi dita e clirimit, dita e 29 nentorit?
Arsyeja e kesaj zgjedhjeje sipas orekseve politike te disave eshte se 29 Nentori
shenon jo thjeshte clirimin e Shqiperise nga Gjermania- gezim ky per te gjithe
ne qe duam te jemi zoter te vatres sone pa zjarre, por cka eshte me e
rendesishme, shenon rindarjen nga trungu kombetare edhe njehere i Kosoves-disfate kombetare kjo qe duhet te na bej ta dridhet edhe te sapo lindurin ne djep dhe te saprenit ne varre.
Dita e 29 nentorit nuk eshte dita e vetme qe hordhite e armnateve te huaja iknin
nga Shqiperia, por eshte dita e vetme qe shenoi ardhjen ne pushtet te nje grupi
kusaresh qe shiteshin sa tek Titto tek Dimitrove e Mao.
Dita e 29 nentorit nuk eshte dita e clrimit por dita e dergimit te mijra
shqiptareve nga klika e Hoxhes per clirimin e Jugosllavise (perfshire edhe
gjyshin tim ketu ju qaramane qe kujtoni se shkruaj si pjelle e ca ballisteve qe
vuajten nga EnveriSkane qene vetem eterit tuaj qe u genjyen apo u detyruan te luftonin per sllavet!
E sa per ju qypat e llagapit Hoxha, qe u ankokenit nga shkrimi im dhe ju buzuqet
e prera qe qani pas gardhit me fjale fyese, kujtoni ose mesoni se per sllavet
shqiptaret e mashtruar nga idiotet e kuq nuk luftuan vetem kur ngjiteshin
maleve te Shqiperise por kur morren rruget e perndjekjes se nzisteve nga tokat e serbomalazezeve.
Ish-eterit e juaj komuniste, pa piken e turpit i vune shqiptaret e rrenuar
maleve ne te ftohte (trutharet tane heroike) te viheshin ne cdo betej ne vijen
e pare te sulmit nen komanden e Titos, ndersa partizanet slsave qendronin betej
per betej ne praparoje. Ne shkruajtem historine e hidhet e te parrefyer te te
qenit lolo e te vetsakrifikimit per te tjeret e ku lavdia prap i mbeti sllaveve.
Ne ishim ata qe po u pajtuam me poshteriste e komunisteve dhe festuam ardhjen e tyre ne pushtet, gjoja festojme diten e clirimit, korrem tradhetisht batelionet me shqiptare te Kosoves per te kenaqur bosat e hoxhave e Peceve, ne Beograd. Per ju qe qani e cirreni kundra shkrimit tim se dita e clirimit esht dite e turpit tone kombetare, une nuk flas si njeri qe kam vuajtur nga sitemi juaj i lig. Perkundrazi une kam qene i perkedhelur nga gjuha e neperkes se kuqe perderisa shkorva ne gazeta e pata mundesi te hap me e pa veshtiresi ska nevoj nje dere universiteti. Flas ne emer te asaj qe ndodhi e zduhej te kishte ndodhur e qe se paku duhet te harrohet e lihet menjane e jo te hidhemi si gjela per festim.
Ajo qe kam mesuar nga te qenit shqiptare i periudhes komuniste eshte se te gjithe jemi te mpleksur me mekaterine e kuqe- dikursh pati dajon, dikursh pati atin, dikush pati gruan e dikush pati kunatin qe flinte me teserne e parties dhe zgjohej me kenge per Enverin, bile edhe ata qe u shuan ne minjeren e Spacit.
Por jane te ligj ata qe edhe sot e kesaj dite qajne rehatine qe vjen nga rrenimi i qetesise se te tjereve.
Sami Gjoka
703-538-1113
http://www.proplocate.com