HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ministrat: Që libri të kushtojë më pak

PANAIRI I LIBRIT TIRANA 2005

-- nga Oliverta Lila

Qarkullimi, problemi më i prekshëm

Panair Libri Edicioni i tetë i Panairit të librit “Tirana 2005” tashmë i ka pritur vizitorët e ditës së parë. Në ceremoninë e hapjes së këtij panairi, të organizuar dje në orën 11.00 në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës ishte i pranishëm shkrimtari i njohur Dritëro Agolli dhe ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Bujar Leskaj. Në këtë panair që do të qëndrojë i hapur deri në 6 nëntor marrin pjesë rreth 130 subjekte ekspozuese që do të sjelin për lexuesit shqiptarë 20.000 tituj librash.

Problemet
Edhe pse Shoqata e Botuesve Shqiptarë theksoi se në edicionin e tetë të panairit të librit ka një rritje të numrit të pjesëmarrësve dhe të titujve të paraqitur, nuk mund të mohoen problemet e shumta që ka sot industria e librit. Ashtu siç ishte thënë edhe më parë, për herë të parë në këtë panair janë mbledhur së bashku katër ministra të rajonit që merren me arsimin dhe kulturën. Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Bujar Leskaj, ministri i Arsimit të Maqedonisë, Azis Pollozhani, ministri i Pakicave dhe Nacionaliteteve të Malit të Zi, Gëzim Hajdinaga dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, Astrit Haraçia janë mbledhur së bashku për të diskutuar mbi problemin më të prekshëm që ka sot libri. Dhe kjo ka të bëjë me qarkullimin e librit midis këtyre vendeve. Në një konferencë për shtyp, të organizuar mbasdite në QNK, të katër ministrat pranuan se duhen gjetur rrugët më të përshtatshme për të zgjidhur këtë problem.

Edhe pse ka 15 vjet që libri shqip ka fituar statusin e tij, kryetari i Shoqatës së Botuesve, Fatmir Toçi u shpreh se problemi i qarkullimit të ndërsjelltë të librit në hapësirat ku flitet shqip është i lidhur me një problem specifik që ka secili prej këtyre vendeve. Dhe kjo ka të bëjë me TVSH-në(tatimin mbi vlerën e shtuar). Sipas tij, megjithë përpjekjet që janë bërë për heqjen ose uljen në nivele evropiane të kësaj takse, situata mbetet e njëjtë. Dhe kjo më së shumti se te botuesit shqiptarë ndikon në xhepin e lexuesit. Gjë që më pas ka edhe rrjedhojat e veta në blerjen e tij. Dhe normalisht bëhet një nga pengesat kryesore që libri të depërtojë lirshëm në Kosovë, Maqedoni dhe në Malin e Zi. Në fjalën e tyre të katër ministrat e konsideruan të rëndësishëm këtë takim të përbashkët, edhe pse nuk është hartuar asnjë plan konkret për zgjidhjen e këtij problemi. Sipas Toçit tvsh-ja në Shqipëri është një nga shifrat më të larta në Evropë.

Duke filluar nga 20% për Shqipërinë, këto shifra janë pak shumë të përafërta edhe në Kosovë me 15%, Mali i Zi dhe Serbia 17%. Dallim bën Maqedonia ku edhe pse pak kohë më parë kjo shifër ishte e lartë, është ulur në 5%. Në vazhdim të debatit Toçi u shpreh se në qoftë se në vitet 2000- 2001 qarkullimi i librit nga Shqipëria në Kosovë ishte më i lirë, në dy vitet e fundit ka një shtërngim të dukshëm sidomos nga Shqipëeria në Kosovë dhe Maqedoni. Edhe pse qeveria e Kosovës ka vendosur ta heqë taksën në kufi, sipas tij ky mision do të quhet i kryer kur të hiqet ose ulet tvsh-ja.

Në fjalën e tij ministri i MTKRS-së, Bujar Leskaj u shpreh se ky takim është një hap i mirë. Gjithashtu ai theksoi se në fund të panairit të librit do të organizohet një tryezë e hapur për të gjitha problemet e librit. “Të gjithë agjentët që veprojnë në tregun e librit do të kenë mundësi të shprehin shqetësimet e tyre, të cilat do të merren parasysh, sepse jemi në fazën e përmbylljes së veprimeve operative të ligjit të librit”, është shprehur Leskaj. Në fjalën e tij ai premtoi se brenda mandatit të parë, Tirana do të shndërrohet për një javë në kryeqytetin evropian të librit.

Tryeza
Ministri i MTKRS-së, Bujar Leskaj u shpreh në konferncë se në fund të panairit të librit do të organizohet një tryezë e hapur për problemet e librit. Botuesit shqiptarë që veprojnë në tregun e librit do të kenë mundësi të shprehin shqetësimet e tyre. Sipas leskajt këto do të merren parasysh në ghartimin e ligjit të librit që është duke përfunduar.

Gazeta Shqiptare, 1 nëntor 2005

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara