Nė pėrvjetorin e ditėlindjes...
ME NAUM PRIFTIN DHE HUMORIN E TIJ
-- nga ROZI THEOHARI
Ishte fillim marsi i vitit 2002. Nė njė nga sallat e restorantit te mirėnjohur Pier 4 nė Boston, Mass, u organizua njė sesion shkencor me temėn Korēa dhe traditat, i cili u sponsorizua nga korēari atdhetar Anton Athanas. Surpriza e kėtij sesioni ishte festimi i
70-vjetorit te lindjes dhe i 50-vjetorit tė krijimtarisė sė shkrimtarit tė mirėnjohur Naum Prifti. Rreth krijimtarisė se pllenshme tė shkrimtarit u mbajtėn disa kumtesa e diskutime. Ne mėnyre tė veēante kumtesa e Dr. Lumira Rrojit i beri njė analize shkencore e artistike krijimtarisė sė gjerė 50-vjeēare tė autorit.
Naum Prifti, ėshtė dhe do te mbetet nė fushėn e beletristikes si njė nga tregimtaret tanė mė tė dalluar, jo vetėm pėr thellėsinė e mendimit dhe te mesazhit artistik qe pėrcjell, pėr llojshmėrinė e gjinive e tė zhanreve tė lėvruara, por edhe pėr patosin qytetar, lirizmin e ngrohte, pėr intuitėn artistike, humorin e hollė dhe pėr detajin nazik nė portretizimin e karaktereve njerėzore, te nuancave e te ndjenjave te tyre. Ne udhėn e gjate e te mundimshme te krijimtarisė, - vazhdon studiuesja L. Rroji, - Naumi vjen si njė shkrimtar me njė zė e profil tė vetin, sa tė hajthėm aq edhe tė thellė, me shume larushi nuancash, ku ndėrthuret ne mėnyre te harmonishme epizmi dramatik me lirizmin e ngrohte e humorin e kėndshėm.
Si humoriste, gjithmonė me kane tėrhequr tregimet e Naum Priftit pėr veēantinė e humorit tė tij. Po ashtu, kur je ne bisedė me te, Naumi, me atė te folurin e tij te ngadalte, shume here serioz, disa here hokatar, krijon njė atmosferė drite e hareje. Dhe kur ndahesh nga ai, vazhdon te buzėqeshėsh, duke kujtuar thėnie ose copėza jete te treguara me aq origjinalitet, sa te ngjallin njė ndjenje ēlodhjeje e argėtimi. Atė dite marsi, kur i festonim ditėlindjen, ulur ne tavoline pėrballe Naumit dhe te ndjerit Sotir Andoni, me dukej sikur ndodhej
pranė tyre edhe Mitrush Kuteli, qe te tre burra te nderuar, shkrimtare te shquar - mjeshtra te tregimit shqiptar.
E pyesim Naumin pse studioi pėr mjekėsi kur e donte aq shume letėrsinė.
Se aty me doli bursa, - sqaron ai,- ne Politeknikumin mjekėsor, madje punova edhe si ndihmėsmjek ne sanatoriumin e Korēės. Naumi vazhdon te tregoje me humor pėr pėrpjekjet e tij pėr te ndėrruar Fakultetin e Mjekėsisė (te kėrkuar e te ėndėrruar nga ēdo
maturant) me Fakultetin e Historisė e te Filologjisė.
I pyetur se kur e shkroi krijimin e pare letrare, Naumi buzėqesh e
tregon se aty nga viti 1945 grupet amatore qe kishin ngritur repartet e
ndryshme te ushtrisė, vinin kohe pas kohe edhe ne Erseke pėr te dhėne
shfaqje, kryesisht skeēe humoristike e ndonjė komedi te shkurtėr ose te
shkurtuar prej tyre nga qe nuk e mbanin mend tekstin. Ne, - thotė
Naumi,- nuk ishim ne gjendje te gjykonim pėr nivelin e shfaqjeve, por
na pėlqente te shihnim njė lloj arti qe na bėnte te qeshnim, na
argėtonte, prandaj dhe e zgjatnim kėnaqėsinė duke pėrsėritur episode
ose replika nga dialogėt. Deri atėherė, ne moshėn 12 vjeē, unė kisha
shkruar gjithė-gjithė njė vjershe, njė bejte popullore humoristike prej
7 a 8 vargjesh. Ua recitova shokėve te mi dhe ata me pyeten ku e kisha
gjetur. Kur u thashė se e kisha nxjerre nga koka, disa me besuan e disa pėrdrodhėn buzėt.
Pasi ndoqi disa shfaqje teatri, Naumi pati dėshire te shkruante njė skeē humoristik ku tė pasqyronte grindjen midis njė fshatari e njė
mullixhiu. Mullirin e kisha afėr, - vazhdon ai, - dhe skena te tilla
ndodhnin shpesh. Nuk mund te harroj incidentin qe ndodhi gjate shfaqjes
qe dhamė ne oborrin e shtėpisė sime, pėr moshataret. Konflikti
shpėrthente pėr njė qese misri te pabluar dhe tonet e sharjeve vinin
duke u ngritur derisa personazhet arritėn te kacafyteshin e te
shaheshin duke dale nga teksti. Kacafytja u be reale me goditje e grushte deri sa u desh ndihma e spektatoreve qe te hipnin ne skene...
Naumi kujton gjithashtu kėnaqėsinė e veēante qe pati nga fragmenti i komedisė 14 vjeē dhėndėr? te Ēajupit, komedi te cilėn ai ua rekomandoi
shokėve te klasės ta vinin ne skene. Ata e pėlqyen mendimin
tim, - thotė Naumi, - e lexuan fragmentin ne antologjinė Shkrimtarė
shqiptarė, por me te drejte vėrejtėn se qe vetėm njė cope dhe nuk
merrej vesh se si pėrfundonte. Atėherė unė u premtova se do ta
plotėsoja duke shkruar vazhdimin e ngjarjes dhe pėrfundimin e saj.
Dihet se guximi i amatoreve nuk njeh kufij ne art, nga qe nuk e njohin
konceptin e vlerės se tij. Nuk di ēfarė marrėzira shkrova ne vargje, se
shkrimi kaloi dore me dore dhe dorėshkrimi kushedi se ku pėrfundoi,
mbasi komedinė nuk arritėm ta vėmė ne skene, por sot do te isha
kureshtar te shihja si ia kisha ndryshuar subjektin komedisė se Ēajupit.
Nga vazhdues i veprės se Ēajupit, Naumi hokatar hidhet te krijimtaria e Ēehovit. Mbaj mend, - thotė ai,- se ne fund te vitit
shkollor 1947 shfaqem komedinė e Ēehovit Ariu, ku kisha edhe unė njė
rol. Regjisori ynė, mėsues Mistoja, kishte vene re se unė shtoja fjale
nga xhepi gjate provave, prandaj me porositi disa here te mos e
pėrsėrisja gabimin ne shfaqjen para publikut, por unė doja te kisha
sukses, prandaj e thashė replikėn time te zgjedhur. Kur partneri me
pyeste: Vdiq? Po si ngjau?, unė i pėrgjigjesha: Me duket se harroi
te merrte fryme? Pėr fat te mire ne salle shpėrthyen te qeshura dhe suksesi e zbuti mėsuesin.
Ndoshta qysh atėherė djaloshit i hyri ne zemėr krijimtaria e Ēehovit te madh, mbasi dekada me vone, i emėrtuar Ēehovi shqiptar,
Naum Prifti, njė nga shkrimtaret e shquar te periudhės pas Luftės se
Dyte Botėrore, mori vlerėsime te larta si tregimtar e rrėfimtar, nga
kritika letrare dhe nga lexuesit. Ai nuk iu nda gjinisė se tregimit,
ashtu si Ēehovi, sepse siē e pohon edhe vete: I mjaftonte hapėsira e
tregimit dhe e novelės pėr te thėne ato qe donte te thoshte. Kjo
thėnie te bind, po te pėrmendim kėtu tregimin Ēezma e floririt, qe ka zėnė njė vend te merituar ne gjerdanin e perlave te tregimit shqiptar.
Ne ngremė gotat me vere dhe urojme ditėlindjen e shkrimtarit tone.
- Ditėlindja ime nuk dihet saktėsisht,- thotė Naumi me njė buzėqeshje dashamirėse pėrpara te ftuarve,- nena ime thoshte se kisha
lindur me 7 mars, babai me 5, dhe unė sdija kujt ti besoja, veē te dy prindėrit bashkoheshin ne njė pike, se atė dite ishte e hėnė. Besoja se nena duhet ta mbante mend datėn, pėr shkak te mundimeve te lindjes, veē nuk isha i sigurt. Enigmėn e zgjidha duke shfletuar njė gazetė tė pėrditshme tė vitit 1932. Pashe datėn dhe ditėn: E hėnė 7 mars 1932. Nena kishte pasur te drejtė.
Te pranishmit qeshin e duartrokasin. Ai vazhdon te flasė me urtėsinė qe e karakterizon, me qetėsinė dhe humorin?
E takoja Naum Priftin ne vitet tetėdhjete te shekullit te kaluar, ēdo vjeshte kur humoristet e Shqipėrisė udhėtonin pėr ne qytetin e
Shkodrės. Aty zhvilloheshin Ditėt e humorit te organizuara e te drejtuara prej humoristit te njohur, Pėllumb Kulla.
Gjate udhėtimit me autobus apo gjate bisedave midis seancave ne Teatrin e Shkodrės, ishte kėnaqėsi te bisedoje me Naumin; gjithnjė do
te mėsoje diēka te re nga pėrvoja e tij shumėvjeēare ne krijimtarinė humoristike, diēka te re rreth studimeve te tij ose rreth shkrimeve te reja qe nuk i shterin kurrė edhe sot.
Ne njė hark kohor prej 50 vjetėsh, ky autor i nderuar i ka dhėnė letėrsisė shqiptare njė galeri te tere karakteresh e figurash te
spikatura, qe dallohen dukshėm pėr nivelin e larte te humorit, te ironisė dhe tė satirės therėse. Humori naumjan, i thelle, i
pazhurmshėm, i pakėrkuar, ėshtė i pranishėm edhe ne situatat dramatike. Se pari, autori ka njė pėrvojė te gjate ne fushėn e humorit,
se dyti, ai ka aftėsinė ta shquaje lehtėsisht atė dhe, se treti, narracioni i tij ėshtė me e afėrt me atė te traditės, tek e cila humori
dhe befasia nuk mungojnė kurrė, si tek pėrrallat popullore dhe te rrėfenjat e Mitrush Kutelit. Le te kujtojmė tregimin e tij te pare
humoristik Ha e ler, o Zoti Shenthanas qe u botua te Hosteni ne vitin 1954 dhe pastaj te vėllimi Lėkura e ujkut me 1958. Subjekti ėshtė mbėshtetur ne njė rrėfenjė popullore, e treguar nga gjyshi i tij, por qe shkrimtari i talentuar e ngriti atė ne art, duke i dhėnė ngjyra realiste e humor origjinal.
Shkrimet e para humoristike te Naumit, pėrkojnė me kohen kur ai ka
qene redaktor i revistės Hosteni prej vitit 1954 deri me 1960. Se
bashku me Naumin, ne redaksinė e atėhershme te Hostenit kane punuar
dhe Spiro Ēomora, Tonin Miloti, Dionis Bubani e Odise Grillo, pena te
fuqishme te humorit, njė skuadėr e dalluar profesionistėsh qe mbanin
mbi supe te vetmin organ disident te shtypit. Me kurajėn e humoristit
dhe sedrėn e krijuesit, Naumi botoi ne ketė reviste tregimin humoristik
Shpikje te shpikura, ku vinte ne loje personat qe shpiknin vetėm
pėr te pėrfituar shpėrblime, siē ishte dhe realiteti. Efekti i humorit
te kėtij tregimi prekte direkt orientimin politik dhe i bėnte
karshillėk fushatės se atėhershme te shpikjeve e racionalizimeve; si
pasoje, Naumi u kritikua nga zėvendėskryeministri qe mbulonte sektorin e arsimit dhe te kulturės.
Naumi shton se partisė-shtet iu deshėn nja tre vjet te kuptonte se te ashtuquajturat shpikje ishin thjesht
spekulime pėr te zhvatur te holla pa merite. Nuk ka gjė me te lehte se
te gėnjesh zyrtaret qe duan te gėnjehen, sikurse e vėrteton pėrvoja
jone,- thotė shkrimtari. - Kush dinte te gėnjente me shkence, gradohej
edhe ministėr, - pėrfundon ai. Por, shpesh, shkrimet humoristike te
Naumit ose te humoristeve te Hostenit, e kalonin lehte vahun e
kritikave duke u pėrfshire nga ideja e se qeshurės dhe e shakasė pa
zarar.
Vėllimin e pare me tregime humoristike Lekura e ujkut Naumi e botoi ne vitin 1958, ky vėllim ėshtė pėrkthyer e botuar edhe ne
anglisht. Ne vitin 1966 deri 1970 shkrimtari humorist emėrohet mėsues
ne Divjake ku shkruan komedinė Dasme pa nuse, e cila fshikullonte
zakonet e vjetra prapanike te martesave me mblesėri. Komedia u vu ne
skene ne vitin 1968 e 1969 nga Instituti i Arteve e pati sukses. Po
ashtu, kjo komedi u vu ne skene nga Teatri i Vlorės pėr gati tre vjet
me mbi 100 shfaqje. Megjithatė, zyrtaret partiake te rrethit nuk u
kėnaqėn, ata pretendonin qe Naumi te shkruante letėrsi serioze
politike. Te shkruaje humor ne atė kohe e ti zbatoje rregullat e
realizmit socialist, ishte e vėshtirė, sidomos pėr Naumin qe i merrte
subjektet nga realiteti, nga jeta e vėrtete. Njerėzit i tregonin
ngjarjet ashtu siē kishin ndodhur, pa ditur asgjė dhe pa u merakosur cilės metode i pėrkisnin.
Humori naumjan ka diēka te veēante, qe nuk e gjen tek humoristet e tjerė, sepse autori nuk bazohet ne humor te imagjinuar apo te stisur.
Ai i qėmton, i zgjedh dhe i analizon subjektet nga ngjarje te vėrteta
dhe me humorin e tij te kėndshėm godet njė fenomen te dukshėm duke e
zgjidhur kontradiktėn me natyrshmėri. Ne tregimet e Naumit nuk e gjen
te ndare humorin pozitiv ose humorin negativ, siē servirej nga metoda
e realizmit socialist. Kritika letrare e ka vene shpesh ne dukje kėtė
veēori. Prandaj ne librat e tij botuar kohėve te fundit gjejmė tregime
te shkruara 30 vjet me pare, qe i kane rezistuar kohės dhe ne i shijojmė ende sot.
Me pėrvojėn e tij te gjate tashme shkrimtari e ka krijuar lėngun e tij humoristik te cilin lexuesi e shijon qysh ne paragrafin
e pare te ēdo tregimi. Prifti e shpalos talentin e tij te holle
humoristik ne portretizimin e karaktereve, me rralle ne situatat e
ndera komike dhe fort me rralle ne batutėn komike ne vetvete. Ndėrsa
Buxheli lėmon batutėn, Naum Priftit batutėn ia kėrkon pėrshkrimi i
karaktereve, pėr shembull, tek tregimi Hapat e vogla: Nuk kam bere
fare shkolle unė, - tha kryetari me njė krenari dhjete here me te madhe
se te thosh qe pat mbaruar fakultetin. Kėtu batuta vjen natyrshėm e
pėrshtat karakterit te kryetarit te cilin Prifti e ka ndėrtuar me
mjeshtėri. Ndjenja e humorit pėrshkon jo vetėm karakteret baze, por edhe
ata te rastit apo episodike. Le te pėrmendim me sa humor spontan autori
zbulon hutimin e njė polici qe ruan njė nga ndėrtesat kryesore te
administratės se njė qyteze te vogėl, tek tregimi Shoferi i autoambulancės.
Duke ndjekur krijimtarinė humoristike te autorit Prifti ne rrjedhėn e vet kohore, nuk mund te lihen pa pėrmendur vitet 1970 deri
1972 kur ai ka drejtuar botimin e buletinit ?Estrada? dhe ku ka dhėnė
njė kontribut te ēmuar ne pėrmirėsimin e repertorit te estradave te
vendit dhe ngritjen e nivelit artistik te shfaqjeve. Naumi kujton punėn
e vėshtire pėr zgjedhjen e skeēeve dhe te materialit humoristik, te
cilat duhet te ishin edhe te partishme, edhe me humor te arrire, gjera qe ndonjėherė kundėrshtonin njėra-tjetrėn.
Si dramaturg dhe kritik i artit skenik, Prifti, me studimet dhe pėrvojėn e tij, e pasuroi ketė zhanėr, mblodhi mjaft materiale, shkroi
kritika e tregime, te cilat do ta shihnin dritėn e botimit shume vjet
me vone. Drama e tij ?Rrethimi i bardhe? (1962), qe u cilėsua e gabuar
nga organet e larta te pushtetit te kohės, u be shkak qe shkrimtari te
transferohej si mėsues i thjeshte ne njė fshat te Myzeqesė. Por edhe
aty ai nuk e humbi humorin. Pėrkundrazi, shkroi komedinė Dasmė pa nuse dhe njė numėr tregimesh te mrekullueshme humoristike.
-
Me pėrvojėn e tij te gjate te tregimtarit dhe te humoristit,
shkrimtari ka dhėnė njė kontribut te vlefshėm edhe ne fushėn e tregimit
humoristik pėr fėmije. Shume nga tregimet e vėllimit pėr fėmijė Ere
mali ere fushe janė tregime humoristike ku ndėrthuren e marrin jete
edhe marrėdhėniet mes personazhesh jo vetėm fėmijė por edhe te rritur.
Kritika letrare i ka vlerėsuar kėto tregime si njė hap i pare ne rrugėn
e re qe po hapej ne tregimin pėr fėmijė, i cili ne atė kohe ishte ende ne njė shtrat te ngushte te subjekteve.
Njė arritje qe meriton lavdėrim pėr autorin, ėshtė botimi i librit me pėrralla e legjenda shqiptare Nena e Diellit, i cili mori
ēmimin Penda e argjende pėr letrat shqipe te vitit 2000. Nena e Diellit, mund te konsiderohet si boshti rreth te cilit rrotullohet
krijimtaria e hershme dhe e vonshme e Naumit. Ne kete liber autori i
rindėrton pėrrallat e legjendat e trashėguara brez pas brezi nga
rrėfimtarėt popullore, me stilin dhe narracionin naumjan, duke marre
vlera te reja te njė krijimtarie te mirėfillte, qe lexohen me endje nga
te gjitha moshat. Ne librin Nena e Diellit disa nga legjendat,
pėrrallat, rapsoditė dhe fabulat si E bija e perandorit te Bizantit,
Gicat e arte te Bunės, Shortari i tempullit, Ciganet, rrėfenjat
pėr kreshniket etj. pėrshkohen nga njė humor i holle popullor, nga
pėrdorimi me vend i ironisė, hiperbolės, sarkazmės dhe paradoksit. Nuk
mungojnė as te papriturat metaforike, indet e ēdo rrėfenje, te cilat e befasojnė lexuesin, qofte ky i rritur apo fėmijė.
Vlerėsohet si krijimi me i mire humoristik i kėtij vėllimi Takimi i fundit me kreshniket. Ne ciklin e kreshnikeve mjetin e humorit Naumi
e pėrdor me mjeshtėri e me njė mozaik te madh ngjyrash e figurash. Ne kėtė tregim hiperbola ėshtė ne funksion te ironisė. Malėsori Prenē
Vuthaj gjendet papritur ne pyll, para gjigantit Muj dhe kreshnikeve te tjerė. Hiperbola e pėrdorur nga autori gjate shtjellimit te tregimit: madhėshtia trupore e kreshnikeve, oreksi i tyre etj. vjen ne kontrast me njeriun e vogėl Prenē, i cili noton midis lojės shakatare dhe seriozitetit te situatės.
Nė tregimet mistike te kreshnikeve stili dhe mjeshtėria naumjane i shtrijnė kapilaret e narracionit popullor deri ne fokusin e mendimit
bashkėkohor. Tek Nena e Diellit, si ironia e fjalės, dhe ironia e situatave ka ne vetvete njė element te kontrastit qe shkrimtari e ka
pėrzgjedhur nga rrėfenjat popullore ose ngandonjėherė e ka imagjinuar vete duke e vendosur artistikisht ne funksion te idesė. Po te shtohet edhe gjeografia e tregimit, gjuha e pasur krahinore e cila ėshtė zgjedhur me njė shije te veēante, pėrdorimi i metaforave, krahasimeve e hiperbolave, ky libėr behet njė krijim unikal. Nga kėndvėshtrimi artistik, historik e gjuhėsor ai do te zėrė vend ne letėrsinė shqiptare.
Qe prej vitit 1992 shkrimtari Naum Prifti ndodhet ne Amerike e vazhdon me sukses edhe krijimtarinė e tij. Njė pjese te kohės e kalon
ne aktivitete te ndryshme kulturore te komunitetit shqiptaro-amerikan, gjithnjė i papėrtuar e i nderuar kudo. Ai shkruan vazhdimisht,
pėrpunon, boton. Ai bėn njė ekspoze para te pranishmeve ne salle mbi tematiken e vėllimit me tregime humoristike qe ka ēuar pėr botim As Miēo - as Muēo.
Duke pėrfunduar fjalėn e tij, Naumi kapet ne befasi nga gjindja. Njė torte me qirinj te ndezur e vendosur mbi njė tavoline te vogėl me
rrota, futet ngadalė ne sallėn e restorantit. Pranė ėmbėlsirės qėndrojnė zoti Anton Athanasi dhe Julika Prifti, e bija e shkrimtarit.
Janė ēaste prekėse dhe emocionuese pėr te gjithė, sidomos pėr Naumin. Te ftuarit pėrplasin duart dhe kėndojnė kėngėn tradicionale Happy
Birthday (Ditėlindje tė lumtur). Zemra dhe dora e lodhur e shkrimtarit e meriton njė nderim e respekt te tille!
Darka vazhdoi me kėngė e valle nga krahinat e Shqipėrisė ku, disa here u duk mes valltareve edhe zoti Anton Athanasi. I duartrokitur nga pjesėmarrėsit, ai i uroi ditėlindjen shkrimtarit Naum Prifti dhe shtoi se rralle janė organizuar ne restorantin e tij te tilla ceremoni.
I urojme jete te gjate e shėndet Naumit tone, qe ėshtė njė bashkėshort, baba e gjysh i lumtur, i urojme edhe suksese ne punėn e tij te palodhur pėr te na dhėnė akoma me shume vepra te reja ne te ardhmen.
Naumi nuk flet, buzėqesh. Por ajo ėshtė njė buzėqeshje falėnderimi qe u drejtohet te gjithėve?