HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ateistet nuk mund të jenë Perëndi

E VERTETA ESHTE OPOZITA ME E MIRE NDAJ MASHTRIMIT DHE DEMAGOGJISE SE "PERENDIVE TE OLIMPIT"

-- nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York

Klajd Kapinova Politika ishte dhe është një gur i varur ne qafen e holle e te lodhur te letërsisë shqiptare, qe tash 61 vjet, ia ka marre e merr frymën asaj. Ka ardhur koha, qe ne armiqtë e "nacionit", sikurse na kane etiketuar disa idhujtar te "Perëndive" te rrejshëm, kemi rast te gëzohemi, se na erdhi uji nga "mulliri" ose lufta, për dinjitet, qe po ndodh brenda llojit ne kampin e socialrealizmit, qe ka dominuar shume kohe ne Tirane e Prishtine.

Këtu nuk ka lufte, por zbardhje te vërtetave dhe kundër shpifjeve, qe janë bere nga i pari (Kadare) për te dytin (Qosen). Ule pak gryken o Mushak (figure popullore), se nuk ka Perëndi ose idhuj te rrejshëm, se ata i flaku me kamxhik Krishti, ndërsa sot ne gazetat shqiptare e vërteta, vonoi por nuk harroi. Filluan telefonat, per te mos lejuar "Perëndite" te shfaqin llumin, ku ishte zhytur për 6 dekada letërsia surrogate e Dullës dhe Titos. Po botimet, a mund te grisen dhe te hidhen ne zjarrin e Ferrit. Edhe Ferri, do te pësonte një kataklizëm si shpërthimet kozmike (ne epokat gjeologjike), kur kërkohet te futen ne një thes me lëvdata si Djalli me Engjëllin, sikurse po veprohet sot ne media e internet. Serish, ju kujtoj se Dilla, nuk mbulohet me shoshen e puthadorëve te tij.

Nuk mund te krahasohen eruditët e shquar te nacionit Konica zotërues i 16 gjuhëve te huaja dhe Noli mjeshtër i fushës se letrave, me "Perëndite" e shpikura nga titulli i shkrimit tuaj z. Vasil Qesari me banim me France.

Sigurisht Konica kishte shume gjera, qe nuk i kishte i ndrituri Noli dhe anasjelltas, por qe te dy jetuan e punuan ne kapitalizëm. Ata nuk shijuan poezitë e "shqiponjave", qe "fluturonin" nën dhe, duke rikrijuar një katakomb qe vetëm akuzon, ata qe me pendën servile ia zgjaten jetën Enver Hoxhës e klaneve te tij shtypëse.

Mendoj, se nuk mund te krahasohet At Pjetër Meshkalla, qe zotëronte 20 gjuhe dhe dialekte te botes (Lexo shkrimin e publicistit Lek Pervizi (Zvicër) "Krahas gjenocidit fizik u krye edhe gjenocid kulturor", botuar ne revistën "KUVENDI" Detroit, USA), me shkrimtarin Ismail Kadare, që shkyente me thonj poetik veladonët e zeza. Ka shembuj sa te duash, por një here tjetër...

Po qëndrojmë brenda shkrimit te krijuesit te "Perëndive te Reja te Olimpit", qe kërkojnë pompozitet me vepra te vjetra, qe ishin dhe mbeten turpi i letërsisë sot. Hap dhe lexo letërsinë e "Perëndive" te Dullës dhe nuk do te shohësh asgjë tjetër (lajka, jarga, neveri, mashtrim, e zeza e kthyer ne te bardhe, veç për pak lavdi, një foto me diktatorin, udhëtime ne France e kudo dhe pastaj kthime dhe mashtrime se ne USA e kudo njerëzit jetojnë ne varfëri dhe kërkojnë me rralle ditë e natë librat e Dulles!!!!???), lavdi e jetë sa malet, stalina e lenina, çe guevara, zheo amazona, palmiro toltiata, dushan, popoviq, kabila (Afrike), e 100 parti marks-lenisniste, e shume përralla te tjera, te krijuar për Perandorinë e Holokaustit te Kuq gjate viteve 1944-1990 e ndonjë edhe pas viteve 1991.

Konica e Noli apo Noli e Konica, nuk jetuan asnjë dite "lumturie" dhe vizionet e tyre për letërsinë ishin te ndryshme me dy "Perëndite e Olimpit" tuaj. Dy "Perëndite" tuaja, mendoj, se me se miri i peshon koha per librat qe kane shkruar. Boll me lapidare, perëndi, epitete everestash, te përbotshëm, qe po përhapen ne toplistat e e-mail-ve, ku shkruhet e lexohet shqip.

Ju z. Vasil, thoni, se e ndaluat te zezën te dale ne sipërfaqe, përmes telefonave dhe ne e-malin tim ishte lajmi i pare qe lexova. Por ju kujtoj se nuk ndaluat historinë. Edward Schillebeeckx ka thëne ne lidhje me te vërteten historike: "PAANESIA HISTORIKE NUK ESHTE RINDERTIMI I FAKTEVE TE KOHES SE KALUAR, POR ESHTE E VERTETA E SE KALUARES NEN DRITEN E KOHES SE TASHME"

Z. Qosja duhet te përgënjeshtrojë gazetat dhe informacionin e botuar për të për "Perëndinë e Olimpit", përndryshe fjalët e shkruara nga ju zëdhënës i "Perëndisë së Olimpit" tjetër nuk na bind. (fjalët i merr era. trandofilit i vjen era).

Ja sa te bashkuar jeni, per te mbrojtur të keqen, dhe shkyheni e bërtisni përmes mediave e internetit, se do te "hapni" dosjet qe janë te hapura. Kjo është një demagogji profesionale, qe ua dha me leksione Enver Hoxha. Lexo librin e Nexhmije Hoxhës Pjesa e II, qe sapo ka dale ne qarkullim dhe nuk ka nevojë për komente e thyerje kafkash, sikurse lëshohen ne internet kërcënime ndaj atyre qe zbardhin te vërteten, qe kërkon të djegë mashtrimin.

Ju tregon Pantera e Zezë e diktatorit, "bilbili i KQPPSH" Ramizi, Xhelil Gjoni (qe po i jepet hapësire ne media për te mbrojtur "Perëndinë" e oborrit komunist), ku thureshin kulisat e intrigat e luftës se llojeve ne PKSH. Por për fat te mire, nuk mund te eliminoni "veprat", librat, gazetat, revistat, deklaratat, shkrimet, studimet, qe janë shkruar me patos në çdo gjini te artit të të shkruarit nga beluli e belulat e Dulles.

Tashma, nuk ka rendësi se flet apo nuk flet z. Rexhep Qosja, e rëndësishme është, se "Perandoria e Mashtrimit", doli sheshit dhe se nuk ka ma "Perëndi te Olimpit". Cirka cirka ose içik nga içik, do te dale gjithçka ne shesh. Bile, kjo është edhe pjesa me interesante. Z. Shkrues ejani ne USA dhe udhëtoni në fillim në Detroit, se ka dalë një libër "Ismail Kadare dhe UÇK-ja", autorin zbulojeni vete. Ju ndihmoj, se ai nuk pyet për telefona e ndërhyrje, se libri i tij do te dale së shpejti edhe ne Shqipëri e Kosove me tirazh rreth 100.000 kopje. Këto dokumente historike, janë të sistemuar me kujdes për "Perëndinë" e Diellit, ku janë hedhur ne karte te bardhe te gjithë deklaratat kontradiktore te mendjes me te "ndritur" te botes e popullit tone. Edhe ne Itali, janë gati 3 libra nga një albanolog, që së shpejti do te dalin në qarkulli.

Ne Itali, nuk mund te pengoni botimin (sikurse u vepruar me librin e përkthyesit, shkrimtarit dhe arkitektit Petraq Kolevica : "Autobiografia e Ismail Kadaresë në vargje" (Vështrim Kritik), Tirane 2002), se po e shtypët tashma kopertona dhe sa te kërkoni ju nëpër Itali, libri ka mbërritur ne Shkodër, Tiranë, Gjirokastër, Prishtinë e kudo. Disa CD i kemi edhe ne USA, Gjermani, Francë, Suedi, Danimarkë, Rusi, etj., ku kane mbaruar kontratat për përkthimin dhe botimin nga entet botuese. Disa kopje do t'i dërgohen edhe Komitetit te Mbretërisë se Suedisë për Çmimin Nobel ne Letërsi, mbasi nuk duam që të ndyhet ky emër me hipokrizi. Nuk mund te krahasohet Gjergj Kastrioti, e Lumja Nanë Tereza, me "Perëndinë e Olimpit" tuaj.

Ju lutem, na sqaroni sesa popuj ka ne Shqipëri, se një herë e një kohë deri ne vitin 1990, Enveri na jepej përmes librave, poezive, dramave, filmave dhe romaneve si "babai i kombit", ku poetet, ishin gati t'i jepnin jete nga jeta e tyre... Po sot çfarë ka ndodhur!? Mos kane ardhur emigrantet amerikane, francezë etj., dhe janë konvertuar në shqiptarë, qe i lexonin qysh ne vitin 1963 librat për Dullen e regjimin e tij në gjuhë të huaja dhe sot kane ardhur të shijojnë "lumturinë" që vjen nga "fanari" i Spaçit, Burrelit, Shkodrës, Kavajës, Maliqit, Kuqit, Bedenit, etj.

U tha, ne shkrime, studime reportazhe dhe poezi se "veprat" u ndërtuan nga Enveri dhe populli, rinia e Shkurte Pal Vatës, por sot po del ndryshe, se ata janë ndërtuar me punë skllevërish të dënuar politikë nga regjimi i poeteve, shkrimtareve "si ndihmës besnikë të PPSH"...

Të dy "Perëndite", që citoni ju, kane dallime midis tyre, ndonëse janë të dy përfaqësues te socialrealizmit komunist ne Prishtine e Tiranën e kuqe zyrtare asokohe dhe sot rozë...

Nëse flasim për Akademik Qosen, ai zotëron disa gjuhe te huaja, duke qenë shkrimtar e studiues, ne krahasim me shembullin e dytë tuajin, që zotëron rusisht (ku përfundoi studimet e larta në kryeqytetin e shtetit komunist Moskë) e frëngjisht (gjuhë që zotëronte edhe Dulla), për të cilin ju vjen keq se ka filluar "grindja". Unë mendoj, se kjo nuk është "grindje" profesionale ne fushën e letërsisë apo studimeve, por për dinjitet, te vërteten dhe për shpifje të sajuar kundrejt z. Qosja.

Bëni pak durim e le të shohim, se kush ka te drejtë, të jetë "Perëndia" e Pastër dhe "Perëndia" Zezë, mbasi si lexues do te gjykojmë faktet dhe argumentet për dy "Perëndite e Olimpit". Pas kësaj, dikujt do t'i zbardhet faqja dhe dikujt do t'i nxihet, nëse i "nxihet", sikurse nuk ka pas kurajën civile t'i kërkojë ndjese popullit për "lumturinë" qe ia solli me fjale boshe... Ju kujtoj se ju z. shkrues i "Perëndive të reja", keni shkruar një shkrim, ku na zbuluat, se njeri nga "Perëndite" është "DISIDENT", gjë që faktet dhe argumentet historike e shkrinë ketë thënie te shkruar në akull.

Z. shkrues ju thoni: "Që të dy këta korifenj, janë njerëz të shquar të kulturës e mendimit demokratik shqiptar atëherë, pse duhet te ndodhë kjo, qoftë edhe për ndonjë keqkuptim ?... Kjo zënkë nuk është hiç e hijshme. Edhe pse ajo ngjan me ato të "Perëndive të Olimpit", nuk duhet te ndodhe. Jo!... Kjo polemike duhet shmangur pa tjetër... "

Këto dy persona, me së fundi pas viteve '90, janë përfaqësues të mendimit demokratik dhe jo para këtyre viteve o i nderuari ndërtues i "Perëndive të Olimpit" prej rëre ose kartoni. Për demokracinë perëndimore tash 100 vjet ishin e mbeten Konica e Noli dhe ju lutem mos bëni politike e mashtroni lexuesin me thënie kontradiktore.

Mendoj, qe jo vetëm, se nuk duhet ndalur, por duhet t'u krijohet sa me shumë hapësirë në media, që të thonë mendimet e tyre. Zjarr nuk do te ketë (mos u bej merak), ashtu sikurse nuk ka mes partive politike ne Tiranë, që pas parlamentit ulen në një tavoline, për të ngrënë drekë e darkë sëbashku për "hallet e popullit". Kjo polemike, duhet zhvilluar dhe jo fshehur, sikurse është fshehur deri me sot dhe nuk ribotohet ende "ALBUMI 2", që i ndjeri publicisti Qerim Panariti, pati shkrue për eruditin letrar Fan Stilian Nolin.

Ne, duhet të njohim njerëzit me te mirat dhe te metat e tyre, sepse kështu ata bëjnë më shumë vend në histori e nuk mbeten kalimtarë të shprehjes "na ishte një here një Everest, Gjeneral i letrave shqipe, i përbotshëm..., përparimtar..., demokrat..., antikomunist..., vizionar letrar... "disident" ish-i burgosur ne KQPPSH, qe bënte "greve urie" kundër Dulles, që e kishte kthyer vendin ne një Holokaust te kuq... etj."

Se fundi, uroj qe ky debat i vonuar, të jetë sa më i gjatë, të ketë përplasje mendimesh, faktesh, argumentesh, sepse gjatë i qëndroi edhe guri i rënde mbi qafën e letërsisë shqipe në Prishtinë e Tiranë nga dy përfaqësuesit e rrymës komuniste. Nuk humb nacioni, por fiton te vërtetën historike, që pak nga pak po del në sipërfaqe, duke larguar servilizmin, vetëlavdërimin dhe "Perëndite" e rrejshme, qe po bëjnë hije ne ketë popull te lodhur nga mashtruesit ditën për diell...

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara