Shprehet politikani suedez Carl B. Hamilton
Kosova do tė bėhet anėtare e BE-sė
-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA
STOKHOLM - SWEDI: Simbas radio SR International - Ditari ne gjuhen shqipe ne Suedi, thuhet se Kosova do te behet antare e BE-sė. Keshtu, ka theksuar Carl B Hamilton, nenkryetar i Komisionit Keshillimor te Riksdagut per ēeshtje te BE-sė, para fillimit te mbledhjes se sotme te ketij Komisioni qe shqyrtoi disa aspekte pergatitore per Keshillin Evropian dhe nder te tjera edhe rolin e Unionit Evropian ne Kosove.
Mbledhja e sotme ne Riksdagen e Komisionit Keshillimor per ēeshtje te Unionit Evropian ishte ne funksion te keshillimit te qeverise rreth ēeshtjeve te jashtme qe do te trajtohen ne mbledhjen e Keshillit me 13 qershor dhe ne funksion te pergatitjes te samitit te Unionit Evropian me 16 dhe 17 qershor ne Bruksel.
Si rendom edhe sot mbledhja u be me dyer te mbyllura por mirret vesh se ne samitin e Unionit Evropian vend te posaēem do te ze e ardhmja e Kosoves ku diskutimet kesaj here do te jene nder me substancialet.
Ne prag te mbledhjes se sotme takuam Carl B. Hamilton, i partise popullore, dhe nenkryetar i Komisionit Keshillimor te Riksdagut per ēeshtje te Unionit Evropian.
- E ardhmja e Kosoves do te pershkohet me nje prezence te forte nderkombetare e cila do te kaloje gjithnje e me shume ne duart e Unionit Evropian. Ne deshirojme qe prezenca ushtarake te zvoglohet dhe te shnderrohet ne prezence civile me qellim te ndertimit te nje shoqerie me organe te se drejtes qe garantojne mbrojtjen e minoriteteve, thote Carl B Hamilton.
Bashkesia nderkombetare po percjell me vemendje menyren e permbushjes se standardeve te parashtruara ndaj Kosoves. Keto standarde duket sikur vlejne vetem per shqiptaret.
- Jo, thote Hamilton. Kerkesat parashtrohen per te gjithe banoret e Kosoves por aty theksohet nder te tjera se duhet te respektohen te drejtat e minoriteteve. Kerkesat ndaj Kosoves jane kerkesa europiane qe tashme jane shnderruar ne standarde te Europes dhe si te ketilla shtrohen edhe per vendet e tjera ne Ballkan por edhe per Turqine, Rumanine, Bullgarine e keshtu me radhe.
Angazhimet vendore ne Kosove funksionojne kah nje Kosove e pavarur dhe si duket pas veres pritet nje diskutim serioz per statusin final. Si reflektoni ju per kete ēeshtje?
- Ēeshtjen e Kosoves e diskutojme, ashtu siē bejme edhe sot ne kete mbledhje. Zhvillimet atje behen ne ate drejtim qe Kosova te mbetet ne duart e kosovareve, ne duart e shqiptareve dhe te serbve, por duke u permbushur standardet. Sa me shpejte qe te hiqet prezenca nderkombetare aq me mire, thote Carl B Hamilton.
Atehere, mos do te thote kjo se kosovaret jane ata qe do te vendosin per tardhmen e vet?
- Nuk mund te pergjigjem direkt per kete ēeshtje sepse kjo varet shume edhe nga zhvillimi i situates ne rajon, por shpresat jane qe edhe Kosova dalengadale te behet anetare e UE ashtu siē do te behen edhe vendet e tjera te Ballkanit Perendimor, thote Carl B Hamilton, nenkryetar i Komisionit Keshillimor te Riksdagut per ēeshtje te UE, per radio SR International - Ditari ne gjuhen shqipe ne Suedi.
Riksdagen: Bild på Carl B Hamilton (fp) plats 58
Carl B Hamilton - Folkpartiet