HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Søren Jessen-Petersen merr në "dorë" kërkesat e Personave me Aftësi të Kufizuara të Kosovës

-- nga Beqir SINA, Nju Jork Beqir Sina

Prishtinë - Kryetari i Personave me Hendikep dhe Personave me Aftësi të Kufizuara të Kosovës, zotëri Agim Vatovci, thotë se, një grup i Personave me Aftësi të Kufizuara të Kosovës, sot u takuan me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjitshëm të Kombeve të Bashkuara, z. Soren Jesen Petersen, ku morën pjesë përfaqësues të tjerë të këtij asociaci që vepronë kaq sa vjet në Kosovë.

Søren Jessen-Petersen Temat të cilat u diskutuan nga përfaqësuesi i Shoqatës së Personave me Hendikep dhe Aftësi të Kufizuara të Kosovës, presidentit të saj z Agim Vatovcit, të cilat, ai i ka bërë të ditura nëpërmjet një konference për shtyp në Prishtinë, sot, thuhet se ishin; Pjesmarja e tyre në Konferencen e 35 Gjenerale të Aleances së Distrofis Musculare të Evropes e cila u mbajt nga data 22-25.Shtator 2005 në Zagreb problematika e punësimit dhe situata ekonomike dhe sociale, si dhe shkelja e të drejtave dhe injorimi nga Institucionet e Kosovës ndaj këtyre personave, lidhur me inkuadrimin e 12 antarve në mardhanje pune, si dhe Shërbimi Policor i Kosovës do ti pranoj edhe 8 antar të shoqates sonë dhe gjithsejt numri i të inkuadruarve do të arrijë ne 20 antar d.m.th do ti largojm nga asistenca socijale, si dhe Projekt Propozimin lidhur me pjesmarjen e barabart të një antari të Personave me Aftësi të kufizuara të Kosovës në Parlamentin e Kosovës

Agim Vatovci Z. Agim Vatovci, thotë në një mesazh elektronikë që ka shpërndar në internet se ai e njoftoi kryeadministratorin Soren Petersen lidhur me këto kërkesa:

1.Pjesmarjen e kësaj shoqate në Konferencen e 35 Gjenerale të Aleances së Distrofis Musculare të Evropes, e cila, u mbajt nga data 22-25.Shtator 2005 në Zagreb.

Janë paraqitur edhe dy ligje dhe dy Project Propozime:

a. Ligji mbi Rehabilitimin dhe Punsimin e Peresonave me Aftësi të kufizuara të Kroacisë .

b. Ligji mbi Planifikimin dhe Projektimin e ndërtimeve lidhur me lëvizjen e lirshme për Personat me Aftësi të kufizuara të Bosnjes.

c. Projekt Propozimin lidhur me pjesmarjen e barabart të një antari të Personave me Aftësi të kufizuara të Kosovës në Parlamentin e Kosovës.

Handikapatë të Kosovës

2. Kërkesenë për financimin e një Project Propozimi për ngritjen e kapacitetit të antarve të shoqates tone me kurse të Compjuterit dhe Gjuhes Angleze.

3. E informova zotin Petersen lidhur me inkuadrimin e 12 antarve në mardhanje pune, si dhe Shërbimi Policor i Kosovës do ti pranoj edhe 8 antar të shoqates sonë dhe gjithsejt numri i të inkuadruarve do të arrijë ne 20 antar dmth do ti largojm nga asistenca socijale.

Në fund të takimit, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjitshëm të Kombeve të Bashkuara, Z. Soren Jesen Petersen, pasi i pranojë kërkesat e sugjerimet që ia paraqiti atij Kryetari i Personave me Hendikep dhe Personave me Aftësi të Kufizuara të Kosovës, zotëri Agim Vatovci, u zotua se do t’u dali në ndihmë, dhe e faleminderojë Z. Vatovci se është duke kërkuar përkrahje për punën dhe nevojat e tyre dhe se po bënë një punë të madhe në integrimin e plotë të kësaj pjese të shoqërisë sonë në jetën e përditëshme në Kosovë.

Ky takim vjen mbas atij takimi të paradokohëshëm kur z. Agim Vatovci e njoftoi kryeadministratorin lidhur me dukurinë e uzurpimeve të pasurisë së Shoqates së Distrofisë Muskulare të Kosovës . Takimi, i cili Petersen, u zotua se do t’u dali në ndihmë, pasiqë këta njerëz, respektivisht Z. Vatovci kishte trokitur në shumë dyer të institucioneve të Kosovës, për të kërkuar përkrahjen për punën dhe shqetësimet e tyre.

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara