HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ndryshimi i ri i pagesave pėr shėrbimet konsullore nė tė gjitha ambasadat amerikane nė botė

Viza pėr nė Amerikė 45 dollarė mė shtrenjtė

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA

Beqir Sina WASHINGTON DC: Zyra amerikane e Emigracionit dhe Natyralizimit, thote se po ndryshon rregullat e aplikimit ne konsullatat amerikane ne bote. Kete gje e beri te ditur kjo zyre me ane te nje njoftimi zyrtar, qe loshoi ajo sot duke treguar mbi disa ndryshime thellbesore ne ēeshtjet e emigrimit ne SHBA-s. Materiali i shperndar ka te beje sipas tyre, me Revizionimin e pagesave per sherbimet konsullore ne te gjitha ambasadat amerikane. Keshtuqe ne interes te gjithe qytetrave, gazeta Bota sot, mendon se eshte e nevojshme te njihen me proceduart e reja. Te cilat futen ne fuqi me 8 mars 2005.

Departamenti i Shtetit ka revizionuar pagesen per sherbimet konsullore, quhet dokumenti. Materiali i revizionuar behet efektiv ne 8 mars 2005, ne te njejten kohe, qe pagesat per disa sherbime konsulare te Departamentit te Shtetit si dhe te ambasadave dhe konsullatave amerikane jashte shtetit, do te ndryshojne.

Departamenti i Shtetit eshte i detyruar nga ligji qe te rekuperoje shpenzimet, qe vijne nga sherbimet e konsullatave, me pagesat e perdoruesve. Per kete arsye pagesat rregullohen periodikisht sipas studimeve te bera nga kontraktor indipendent nen mbikqyrjen e Departamentit te Shtetit. Revizionimi i fundit ishte bere ne vitin 2002.

Ky ndryshim perfshin gjithashtu mbipagesa te autorizuara nga ligji i quajtur "Consolidated Appropriations Act i vitit 2005".

Rekuperimi i shpenzimeve eshte esencial mendojne zyrtaret e ketij dikasteri, ne mirembajtjen si dhe permiresimin e sherbimeve. Ai sipas tyre ben te mundur perdorimin e teknologjive te reja si dhe avancon ēeshtjet e sigurimit te funksionit konsullor per sigurimin e kufirit.

Ndryshimi i ri i pagesave perfshin:

Rritjen e pageses per Llotton e Visave nga $ 100 ne $375.
Rritje ne kerkimin e ēeshtjes se pasaportave nga $45 ne $ 60.
Ulje ne pagesen per leshimin e nje letre transporti per Permanenet Resident legal per rihyrje ne SHBA-s, nga jashte shtetit, nga $300 ne $165

Versione te tjera tė ligjit te pageses qe vijne nga ligji "Consolidated Appropriations Act" perfshijne:

Nje mbipagese prej $12 do t'i shtohet pagesave te tanishme te pasaportave.
Nje shtese $45 do ti shtohet visave te emigranteve si dhe atyre te aplikanteve
Nje pagese $500 (per parandalimin dhe kontrollin e shkeljeve) per personat qe aplikojne per L-1 viza nga provizionet e jashte shtetit

Ligji i ri i pagasave "Consolidated Appropriations act i vitit 2005" shtroi gjithashtu qe pagesa e mesiperme per te njejten arsye do te pagohet edhe nga aplikantet per H-1B dhe L-1 ne kohen e aplikimit ose te ndryshimit te nenpunesit. Keto pagesa nuk jane te reflektuar ne ligjin" Schedule of Fees for Consular Services", sepse, do te mblidhen nga Departamenti i Sigurimit te Brendeshem.


Llotaria amerikane DV-2006

Llotaria amerikane DV 2006 ka gjithseje 6,3 milione aplikime, vetem 50 mije prej tyre quhen pranime. Nderkaq njoftohet se eshte ende i papercaktuar numri i fituesve per Shqiperine. Por per llotarine amrikane per vitin 2006 jane bere deri tani ne te gjithe boten 6.3 milione aplikime, ndersa pergjigjet e 50 mije fituesve do te jepen gjate muajve maj-korrik nepermjet adresave elektronike.

Me shume se 6.3 milione aplikime per vitin 2006 ne programin e vizave te llotarise amrikane, kane mberritur pergjate periudhes 2 mujore te regjistrimit elektronik nga 5 nentor 2004, deri ne janar te vitit qe jemi, sipas te dhenave te departamentit te shtetit. Vetem 500 mije aplikante do te mund te shkojne ne SHBA dhe pergjigjet do te jepen gjate muajve maj-korrik te 2006 dhe programi parashikon te sjelle nje diversitet me te madh racash dhe etnish ne SHBA, duke ofruar viza qendrimi e punesimi ne kete shtet te madh per ato vende e kane patur nje emigrim tradicional te vogel.

Sipas nje njoftimi ne faqet e internetit, departamenti i shtetit do te njoftoje 50 mije fituesit e mundshem nepermjet adresave elektronike. Sipas nje njoftimi te departamentit te shtetit te dates 10 shkurt per perballimin e fluksit te kerkesave, jane ngritur disa grupe pune. Njoftimi ben te ditur se, fituesit do te njoftohen nga departamenti i shtetit te Centucy-it te qendres konsulente te vizave dhe nga asnje kompani tjeter.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara