HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


93-vjetori i Ditës së Flamurit - Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në Amerikë u shënua me festime madhështore

-- nga Beqir SINA, Nju Jork Beqir Sina

Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, vazhdim i natyrshëm i Pavarësisë së Kosovës, ëndrrës së kahëmotshme të të gjithë shqiptarëve - bashkimin e Shqiperisë, me të gjitha trojet Etnike

BENSONHURST - BROOKLYN (NY): Më 28 nëntor të vitit 1912 në kushtet e një rritje të hovshme të kryengritjes së përgjithshme shqiptare dhe të fitoreve të aleatëve ballkanike, kuvendi kombëtar i thirrur në Vlorë, duke zbatuar vullnetin e popullit shqiptar, shpalli lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e Shqipërisë. Përpara qindra shqiptarëve të entuziazmuar, kryetari i shtetit të ri shqiptar, i zgjedhur nga Kuvendi kombëtar Ismail Bej Qemali e ngriti solemnisht flamurin kombëtar, flamurin e Skënderbeut legjendar. Ky akt historik i dha fund robërisë feudale otomane prej 5 shekujve. Një entuziazëm dhe një gazim i madh kapen popullin liridashës heroik shqiptar si brënda dhe jashtë kufijve të at'herëshëm të Shqipërisë.

Shqiptarët ngado që ishin e pritën me mirëkuptim dhe gëzim të madh këtë ngjarje. E cila, këputi një herë e përgjithmonë vargonjët e robërisë, vuajtjes së popullit tonë në shekuj me radhë nën zgjedhën e huaj. Shqiptarët kudo shprehnin jo një herë simpati dhe përkrahje për luftarët e patriotët shqiptarë për ndërgjegjësim dhe çlirim kombëtar. Kolonitë e para të emigrantëve patriotë shqiptarë, duke gjetur një pritje të ngrohtë ndër qeverinë dhe popullin amerikan zhvillonin në Amerikë, vazhdimishtë një veprimtari të madhe në dobi të kombit të tyre. Në Boston, u themelua në vitin 1912 - Shoqëria Shqiptare Atdhetare VATRA, me detyrë të punojë për ngritjen e ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve, të përhap ndër këta dije, kulturë dhe dashuri ndaj popullit dhe atdheut. Gjë që më vonë u ndoqë edhe nga krijimi i klubeve dhe shoqatave të tjera në kolonitë shqiptare, të cilat, vepruan po me aq zell dhe dashuri për flamurin kuq e zi.

Kolonia shqiptare në Amerikë priti mirë udhëheqësit e shquar, Fan Noli, Faik Konica, Sotir Peci, Kosta Çekrezin, Piter Minari dhe të tjerë. Me ardhjen më 1906 të Nolit në Amerikë, dërguar nga patriotët e kolonisë së Egjiptit për organizimin e lëvizjes kombëtare të shqiptarëve këtu përtej Atlantikut, brënda një kohë të shkurtër ai krijoi shoqërinë "Besa-besë", që më pas u shkri në Federatën PanShqiptare të Amerikës VATRA si dhe gazetën "Dielli". Kur u shpall Pavarësia, Noli përshendeti në emër të shqiptarvë të Amerikës, qeverinë e Ismail Bej Qemalit. Me përkrahjen e Shoqërisë Shqiptare Atdhetare VATRA, e klubeve të tjera në të gjithë terrirtorin e Amerikës e Kanadasë po organizoheshin mbledhje e festime masive, në të cilat patriotët, u tregonin bashkëpatriotve të tyre për luftën e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi.

Simpati, solidariteti dhe përkrahje të madhe ndaj luftës së popullit shqiptar treguan edhe Amerikanët. Në lidhje me hapat e ndërgjegjes nacionale dhe me aspiratat e shqiptarëve për pavarësi, :Presidenti i 28 - Amerikanë(1913-1921) Uidrou Uilson(Woodrow Wilson) në Konferencën e Paqes në Paris, u parashtroi faktet dhe argumentat në lidhje me kërkesat për të ardhmen e Kombeve më të vjetër të Ballkanit. Ai u kërkoi në Konferencën e Paqes në Paris që të zbatonin me ndershmëri dhe paparagjykime parimet e shpallura , në themel të së cilës ishin parimet e kombësive, për të mbrojtur dhe mos lejuar që të shkeleshin të drejtat e kombit më të vjetër të Ballkanit, pavarësia e tij. Wudrow Wilson qe presidenti Amerikan që shpëtoi Shqipërinë në konferencën e Paqes në Paris, pasi që në rezolucionin e tij 18 pikesh, kërkoi që shtetet ballkanike të mbeteshin të lira e të pavarura.

Më pas një tjetër plagë u hap, Shqipëria, u cungua trojet e Shqipërisë, mbetën jashtë trungut. Kështu që edhe shqiptarët e Amerikës, luftuan dhe punuan që të tregojnë se kauza e shqiptarëve është e drejtë edhe në këtë vend të madh. Kurrë shqiptarët patriotë, u panë se nuk u kursyen për të mbrojtur të drejtat e kombit shqiptar, si kë Kosovë. Çamëri, Preshevë, Bujanovc, Medvegje, shqiptarve në Mal të Zi e Maqedoni. Dhe që Shqipëria, të ishte lirë e demokratike. Edhe këtë 93-vjetorë të Ditës së Flamurit - Shpalljes së Pavarësisë, kudo në qëndrat më të populluara me shqiptarë në Amerikë, kjo ditë e shejtë - 28 Nandori - 1912-, është shënuar me madhështi të pashoqe. Federata PanShqiptare e Amerikës VATRA, 28 Nandorin, Diten e Pavarësisë së Shqipërise, Përkujtimi i ngritjes së Flamurit Kuq e Zi me shkabën dy krenare, në Vlorën historike, e kremtuan me dinjitet e krenari të lart kombëtare. Në Atlanta të Gjorgjisë, Grinsboro të Karolinës së Veriut dhe Roanoke të Virxhinisë, Bashkësitë shqiptaro-amerikanë të këtyre tri shteteve shënuan Ditën Pavarësisë dhe të Flamurit tonë kombëtar, përmes manifestimeve modeste kulturore të organizuara me këtë rast.

Shoqata Atdhetare" Dibrane" - Festojë me dark solemne 28 Nëntorin - Ditën e Flamurit dhe Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Në Boston e në Stamford të Kenektiket u bë ngritja e Flamurit Kuq e Zi me shkabën dy krenare në majën e shtizës së bashkisë. Shqiptarët e Amerikës, nga të gjitha trojet, prej nga Shqipëria, Kosova, Plavë - Gucia, e Ulqini, Presheva, Bujanovci e Medvegja, Tetova e Gostivari, Struga, Kumanova e Dibra, Çamët e tjerë në Nju Jork, Çikago, Nju Jersi, Miçingan, Florida, Arizona, Teksas, Kaliforni, Karolina e Jugut dhe e Veriut, Uashington , Pensillvenia e Kenektiket, festuan këtë festë të bashkimit me moton: Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, vazhdim i natyrshëm i Pavarësisë së Kosovës, ëndrrës së kahëmotshme të të gjithë shqiptarëve - bashkimin e të Shqiperisë, me të gjitha trojet Etnike.

Bashkëpatriotët, e atyre që 93-vjet më parë më - 28 Nëntor 1912 -, në qytetin e vjetër të Vlorës, ngritën Flamurin kombëtar kuq e zi me mënyrën e të festuarit, të kësaj feste kombëtare, duket edhe si një arritje e madhe në bashkësinë shqiptare në Amerikë. Kudo kësaj feste i është kushtuar një rëndësi e madhe, e cila padyshim është e vetmja festë kombëtare, që i bashkon shqiptarët ngado, pa dallime fetare, krahinore apo ideologjike, e partiake. Dita e Pavarësisë, në bashksinë shqiptare në Amerikë, u shënua kështu në mbarë vendbanimet shiptare, me darka solemne dhe me aktivitete të tjera.



Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara