GJERGJ KASTRIOTI - SKĖNDERBEU, KOLOS I HISTORISĖ SHQIPTARE DHE EVROPIANE
-- nga Beqir SINA, Nju Jork
Fjala e plote e profesore Zekeria Cana
Tė mėtosh tė japėsh pėr njė burrėshtet tė pa shoq, diplomat tė hollė dhe
strateg gjenial, gjykimin sa mė tė drejtė dhe tė rrumbullaksuar, duke i dhėnė
vendin qė ka nė histrori, ėshtė punė jo aq e kollajt. Veēse kėtė barrė t'a
lehtėson ndjesia ngazėlluese qė pėr figurėn e heroit kombėtar flet para bėrthamės sė
komunitetit shqiptar nė Amerikė, tė cilėn e pėrbėjnė vatranėt, pasardhės tė
denjė e tė devotėshėm tė memėdhetarėve tė ndritur - Faik Konica, Fan Noli, Sotir
Peci dhe gjithė atij vargu veprimtarėsh dhe strumbullarėsh tė VATRĖS - zulmėmadhe.

Kur gjendesh kėtu nė festėn e madhe tė 600- vjetorit tė lindjes sė kolosit tė
Arbėrisė dhe tė Ballkanit, e do nderi dhe njėrėzia tė thuash dy fjalė miradie
pėr kėtė vend dhe popullin e tij. Qenė SHBA - ato qė i'a ndalen turin
gjenocidit pėrbindėsh tė Sėrbisė sė Millosheviqit nė Kosovė duke tėrhequr pas fuqitė
e NATO-s. Fluturakėt e kėsaj aleance nė fundmarėsin e vitit 1999- ishin
dallėndyshe tė veēanta, habertare tė atij bbehari qė i jepte fund zgjidhjės barbare
serbe nė Kosovė. Dhe ēbėri presidenti Uillson pėr Shqipėrinė nė Konferencėn e
Paqes nė Parisė, bėri pasardhėsi i tij Klinton nė Kosovė. Nuk ishte prandaj rasti qė populli shqiptar e quajti perėndi shpėtimi.

Nuk janė tė rralla rastet nė historinė e pėrbotėshme qė figura tė njohura
dikur tė mėdha , tė kenė perėnduar vetiu, ose tė jenė rrėzuar prej breznive qė
erdhėn mė pasė, nga pjedestali nė tė cilin i pat ngritur historia ose opinioni
publik i kohės. Shtrohet at'here vetiu pyetja: ē'ėshtė ajo qė e bėn ende sot,
pas gjashtė shekujsh, figurėn e Skėndėrbeut njė nga kolosėt mė tė mėdhenj tė
historisė shqiptare, qė e shquan nė epokėn qė mbanė me tė drejtė emrine tij,
midis figurave dhe epokave historike, qė i mban tė gjalla dhe aktuale jo vetėm
pėr shkencėn, por pėr mbarė popullin, pėr opinionin publik botėror nė
pėrgjethėsi. Kemi mendimin se pėrgjigja mund tė jetė: Pėrzgjedhja historike i ra hise
Gjergj Kastriotit. Historia kurorėn e dafinės i'a dha Skėndėrbeut dhe popullit
tė tij - si thotė profesor Aleks Buda, sepse prapa tyre qėndronte gjithēka
ishte - nė rrafshin shqiptar e ndėrkombėtar - mė e lartė e mė fisnke pėr
shek.XV-tė, e jo vetėm pėr kėtė shekull; dashuria e zjarrtė pėr lirinė, pėr tokėn, pėr atdheun e vet.

Nė prijetarinė e njė lagje zotėrinjsh u ngrit nė vitet '30 tė shek. XV-tė,
kundėr pushtuesit osman krahina e Matit me Dibėr, Malėsia e Ēermenikės me
luginėn e Shkumbinit, rrethina e Tiranės, Labėria dhe Dukagjini. Veēanėrisht nėn
udhėheqjen e Gjergj Arianitit kryengritėsit me forca tė bashkėrenditura korrėn
fitore tė rėndėsishme - shpartalluan forca tė mėdha tė shkelėsit tė dėrguar
kundėr tyre. Asgjėmangut, kėto kryengritje tė veēuara e tė shkėputura nga njėra
tjetra, me gjithė fitoret e arritura, u shtypen. Njė kthes nė gjendjen e krijuar,
njė etapė e re nė luftėn e shqiptarėve pėr shkundjen e zgjedhės turke, dhe
me kėtė njė etapė e re nė historinė e popullit shqiptar nisi shi at'herė kur nė fushėbetėjė u shfaq Gjergj Kastrioti - Skėndėrbeu.

I bbiri mė i vogėl Gjon Kastrioti i dorėzuar peng, i rritur dhe i ushtruar nė
oborrin e sulltanėve, qė mund tė ngjiste lehtė e shpejt shkallėt e karrierės,
trupin e kishte nė dhuen e huaj , kurse mendjen prore nė tokėn atnore tė
pėrflakur nga rrebeshi e akakinxhinjėve osmanė. Ai nuk parapėlqente kurrėsesi
rrugėn e hapur tė posteve tė larta pėr tė shėrbyr si shumė tė tjerė si mėkėmbės e
qeveritar i sulltanėve nė krahinat shqiptare , porse kishte zgjedhur udhėn
tjetėr mė tė zorėshme, tė shtruar me gjėmba, atė tė luftės sė pabarabartė - tė
kacafytjeve dhe pėrleshjeve tė parreshtura qė atdheu i tij tė shihte dritėn e
lirisė.Gjatė zotėrimit dhe pėrsosjes sė artit ushtarak kishte mėsuar tė ēmonte
rėndėsinė e faktorit kohė nga trualli shqiptar, rrugėn e gjatė nga Nishi e
bėnte tė shkurtėr, Kruja ishte shumė afėr - sa njė vrap kali. Qė heroi kombėtar
ishte i lidhur me kėtė truall dhe popullin si mishi me kocin, qė atij bėnte
vlersim tė lartė si forcė motorike kryesore e pashtjerrėshme, dėshmojnė ato fjalė
lapidare qė i drejtoi popullit nė Krujėn e pasaēliruar:" Lirinė nuk u solla
unė, por e gjeta midis jush {..........} , armėt nuk ua solla unė, por ju gjeta tė armatosur."

Por kjo ftore e parė shqiptare kundėr njė pushtuesi tė madh qė po drithte
Ballkanin dhe Evropėn do tė ishte jetėshkurtėr po tė mos forcohej e zgjerohej mė
tej me njė pėrvijim e veprimesh pėr tė ēliruar gjithė vendin, pėr t'i bėrė
ballė vėrsuljes sė forcave osmane qė nuk do tė vononin t'i turreshin Shqipėrisė.
Si ninjohės i thellė i vendit tė evt dhe mėndjesisė sė populllit, aq sa edhe
strategjisė luftarake turke, Skėnderbeu, nga ato vite tė shkuara luftimesh e
dėshtimesh, nxorri mėsimin e madh, qė u bė guri themeltar, mbi tė cilin ai
ndėrtoi tėrė veprimtarinė e tij tė ardhshme si burrė shteti dhe prijės ushtarak.
Nga ky mėsim udhėrrėfyes delte pėrfundimi, se duke qėndruar mbi pozitat e
vjetra, a kapėrcyer pėrēarjen krahinore nė njė varg zotėrimesh formalisht tė
pavarura, pa flakur fėrkimet, kapėrcekat e kundrėshtimet midis prinacve, pa njė bazė
organizimi tė qėndrueshme, pa koordinimin e mjeteve dhe tė burimeve njėrėzore,
ekonomike - ushtarake e materiale, pa bashkėrendimin e tė gjitha veprimeve qė
zhvilloheshin nė planė tė brėndshėm, e tė kėtyre me veprimet e ndėrrmarra nė
rrafshin ndėrkombėtar, pėr shqiptarėt nuk do tė kishte gjasa pėr fitore.
Rrugėn e tyre mund t'a hapte Skėndėrbbeu me urti e trimėri nė pranverėn e vitit 1444-tė, me thirrjen e Kuvendit tė Lezhės.

Krahina e viseve tė ndryshme shqiptare, deri at'here tė pėrndara, qė ksihin
kaluar njė jetė tė thuash tė mbylluar, ani se i lidhte njėsia e gjuhės, e
truallit, e kulturės, e nė rradhė tė parė interesat e pėrbashkėta tė luftės kundėr
njė armiku tė pėrbkėt, tevona u vetėdijėsuan mė shumė, kuptuan se lufta nuk
bėhet dot vetėm pėr vetėm, se gjallėresa dhe toka nuk mbrohet te gardhit i
shtėpisė. Kėta princėr u shtruan mė nė fund nė logun e kuvendit pėr tė ngritur
strumbullarin e quajtur Lidhja e Lezhės, e para organizatė politike
gjithėshqiptarer qė hodhi themelet e unitetit politik mbarėshqiptar. Ajo hapi
shtegun e kryeprijėsit tė luftės t'u bėnte ballė pėr mė se 25- vjet versuljeve tė
pandėrprera, betejave dhe rrethimeve tė ndėrmarra me forca kolosale nga " pushtuesit e botėve" si sulltan Murati II dhe i biri , Mehmeti.

Me Lidhjen e Lezhės dhe kryekomandatin e saj lufta ēlirimtare i shtriri
krahėt anė e pėrtej, mori tipare tė njė qėndrese tipike popullore, nė tė cilėn
shqiptarėt me fuqitė e tyre njėrėzore e ekonomike relativisht tė kufizuar, falė
aftėsive e pėrvojės luftarake, tė shpirit tė sakrificės qė e karakterizon racėn
shqiptare, nėn njė prijetar qė ishte jo vetėm luftėtar sypatrėmbur po edhe njė
strateg i madh i artit ushtarak, shkruan kaptinėn lavdiplote tė historisė
sonė kombėtare dhe evropiane nė pėrgjethėsi tė quajtur me tė drejt e hak epope
shqiptare e shek . XV-tė. Faqe tė ndritura tė kėsaj epopeje qė shkėlqejnė sot, e
mot ishin pėrleshjet dhe betejat pėr jetė o vdekje tri herė me rradhė nė muret e Krujės sė pa mposhtur.

Kjo kala hikerėndė u bė njė ata shembujt e mėdhenj qė tregojnė se pėrpara
zemrės se ēelniktė tė njė populli liridashės ėshtė e denuar tė dėshtojė me marre
ēdo politkė frikėsismi e mbėshtetur mbi armėt mė moderne dhe mė tė tmerrshme.
Dhe ndodhi e pa pritura. Tri herė me rradhė dėshtuan te muret e Krujės, po si
mė 1474 e 1478 para Shkodrės, topat mė tė mėdhenj qė njihte teknika ushtarake
e kohės, topa qė mbushin me tmerr dhe vende qindra kilometra larg Shqipėrisė.
nė pėrleshjet e pėrgjakėshme tė Torviollit, tė Drinit, dhe tė Ujit tė Bardhė,
heroi ynė tregoi atė mjeshtri ushtarake fenomenale qė ka hyrė nė antologjitė
botėrore tė luftėrave, zhvilloi operacione tė mėdha strategjike - taktike me
tėrheqje e sulme tė rrufeshme, me pusi e befasi tė luftės guerile, duke goditur
dhe ēoroditur armikun. Ishin kėto operacione tė ndėrlidhuar me tė cilat
Skėnderbeu i ktheu luginat e Drinit tė Zi dhe tė Shkumbinit tė sipėrm ēdo vit nė
varr tė gjallė pėr ushtrinė turke shumfish eprore dhe kaloi deri nė prapavijat e thella tė armikut.

Pėrballimi mė se njė herė i rrezikut tė luftės nė dy fronte, tė provokuar nga
qėndrimi armiqėsor i Republikės sė Venedikut , e cila shihte nė forcimin e
Lidhjes Shqiptare nėn udhėheqjen e Skėnderbeut njė rrezik pėr zotėrimin e saj
mbi qytetet shqiptare nė bergdet. Forcat e bashkuara shqiptare i'a dolėn tė
korrin fitore kundėr ushtrisė venedikase nė drin dhe nė tė njėjtėn kohė tė mbanin
ballin e luftės kundėr ushtrisė turke. Por ishte edhe njė front i tretė i
luftės sė brendshme politike pėr t'i bėrė ballė situatave jo meė pak tė vėshtira,
tė shkatuara nga qėndrimi i lėkunduar , qė shkoi deri nė tradhti tė hapur, i
disa nga anėtarėt e Lidjes Shqiptare, tė shtyrė jo vetėm nga provokimi ushtarak
dhe faktorė tjerė tė jashtėm, por edhe droja para pėrforcimit tė pushtetit qėndror qė cėnonte interesat e tyre tė ngushta.

Fitoret ushtarake mbi armiqėt, tė korrura shpesh herė nė luftėn me
pėrēarjen krahinore, i shėrbyen pėrforcimit tė mėtejmė tė pushtetit qėndror tė
pėrfaqėsuar nga Skėnderbeu dhe bbėnė Shqipėrinė njė faktor tė rėndėsishėm nė Ballkan
dhe nė arenėn ndėrkombėtare. Ishte lufta e fuqishme shqiptare ajo qė tėrhoqi
nė gjirin e saj edhe popujt e vendve fqinje, nė njė kohė kur viset ballkanike
tashmė kishin rėnė nėn zgjedhėn turke. Kėsodore epopeja shqiptare mori dimension ballkanik.

Pėr funksionin evropian tė luftės sė shqiptarėve ishin tė ndėrgjegjshme edhe
mendjet mė tė qarta tė kohės, siē dėshmonin lidhjet diplomatike tė krijuara
qysh herėt nga Hundiadi e Skėnderbeu midis Shqipėrisė e Hungarisė. Nėplanet e
humanistėve italianė qė ishin vėnė nė lėvizje pėrt tė organizuar njė ndėrrmarje
kolektive kundėr osmanėve, i atribuohej Shqipėrisė njė vėmendje e posaēme si
kryeurė mė e pėrshtatėshme, prej nga turqit mund tė kalonin nė Itali, ndėrsa
nga ana tjetėr lufta qė zhvillohej nė Shqipėri dhe Hungari konsiderohej si kusht
i favorėshėm pėr ndėrmarrje tė pėrbashkėt kundėr agresionit osman.
Dhe nuk diskutohet fakti se shqiptarėt me luftėn e tyre kishin tė
pėrbashkėta kundėr agrsionit osman. Dhe nuk diskutohet fakti se shqiptarėt me
luftėn e tyre kishin mbėrthyer nė territorin e vet forcat tė mėdha osmane, duke i
penguar tė kalonin nė frontin e Hungarisė dhe nė Itali. Veēse anjėri nga planet
pėr aksion tė pėrbashkėt pėr t'i pėrballuar vėrshimit osman nuk u realizua
shkaku i politkės egoiste nė rradhė tė parė tė shteteve italiane, tė cilat donin tė
nxjerrnin gėshtenjat nga zjarri me duart e shqiptarve, duke i bėrė ata mish pėr top.
Rrjedhimisht, atyre u ra hisja historike tė mbanin atė barrė tė madhe qė
s'mund dhe nuk donin t'a merrnin koalicionet e princėrve ballkanas, po as
shttete perėndimore, mė tė pasura, mė tė fuqishme dhe mė tė organizuara. Pėrkrahaj
e tyre morale ishte simbolike, kurse ajo materiale hiē fare. Shqiptarėt mbetėn
pa asnjė krah, qenė tė detyruar tė qėndronin nė ballin e luftės vetėm, si
bastion e fundit i luftės.
Janė bėrė jo rrallė spekullimeme faktin qė Skėnderbeu u lind ortodoks, jetoj si musliman dhe vdiq si katolik.
Cila ishte at'herė ndėrgjegja e tij fetare e njėmendėt? Si diplomat i
shkathėt qė ishte, komponetin fetar ai i'a nėshtroi ēėshtjes madhore tė atdheut,
duke e vėnė nė funksion tė interesit shtetror tė Shqipėrisė. Duhet theksuar
jehona sa e gjerė aq e fuqishme qė pati epoka dhe figuar e Skėnderbeut pikė sė
pari nė folklorin shqiptar e ballkanik, pastaj nė letėrsinė, artin dhe muzikėn
shqiptare e tė pėrbotėshme. Vargu i gjatė i kėngėve qė populli i thurri heroit
kombėtar, tė cilat i kėndonte me mburrje edhe para pushtuesve, gojėdhanat e
lidhura me vendet ku veproi e luftoi Skėnderbeu, i jepnin kėtij tipare tė njė
luftėtari me forca vigane, tė pajisur me trimėri tė pashoqe, i cili i kalonte
caqet e realitetitit edhe merrte tiparet e njė figure legjendare qė mishėronte
aspiratat pėr liri drejtėsi tė popullit tė shtypur.
Si ēdo epokė historike, edhe ajoe Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut u
jep breznive porosi udhėrrėfyese pėr tė ndjekur hullinė e pėrparimit dhe
lartėsimit historik tė kombit. Promotori dhe strategu zulmėmadh i kėsaj epoke jep
porosinė qė Shqipėria tė bėhet njė zonjė e rėndė pėr t'u ulur aty ku e ka vendin
- nė lagjen e shteteve evropiane, qė Kosova t' i frocojė ende mė shumė
institucionet - shtylla tė ngrehinės shtetėrore, pa tė cilat mėvehtėsia nuk ėshtė e
qėndrueshme dhe e sigurt, qė shqiptarėt nė trojet e tyre etnike nė Maqedoni,
Luginėn e Preshevės, Plavė e Guci me Ulqine Malėsi, tė besatohen e bashkohen sa
mė shumė, tė luftojnė pa u ndalur pėr statusin e tė barartėve me tė
barabartit sipas standarteve evrpoiane, qė vėllazėria shqiptare e shkepur nė tė gjitha
skajet e rruzullit tokėsor, tė marrrė shembullin e komuniteteve tė tjera pėr
tė ruajtur gjuhėn e ėmbėl, visarin e dokeve e zakonet fisnike, traditėn e
ndritėshme kombėtare. Lutje e memėdhetarėve nė dheun e huaj ēdo mėngjes tė jenė vargjet e At Gjergj Fishtės - Homeri tė epikės shqiptare:
Porosi kanga e zogut t'verės,
Qi vallzon n'blerim tė Prillit;
Porosi i ambli fllad i erės,
Qi lmon gjit e trandofillit;
Porosi vala e bregut t'detit,
Porosi gjama e rrfes zhgjetare,
Porosi ushtima e njij termetit,
Njashtu a'gjuha e jonė shyptare
Urojmė qė 600- vjetori i lindjes sė heroit tonė kombėtar tė pėrmbyllet me aktin historik tė pavarėsisė sė plotė tė pjesės sė dytė tė Shqipėrisė qė quhet Kosovė, pavarėsi nė tė cilėn kanė hise edhe SHBA-. Zoti i bekoftė ato.
Ne atė ditė tė lumnueme tė shpalljes sė mėvetėsisė sė Kosovės, Skėnderbeu do tė na flas pėrsėri i gjallė - nga kalatė e pamposhtura tė qėndresės shqiptare, nga fushėbetejat e shumta, nga Kuvendi i Lezhės - pėr ēėshtjen e shenjtė tė bbashkimit kombėtar. Prandaj nuk ėshtė e rastit qė presidenti i Kosovės Dr Ibrahim Rugova, 2005-tėn e ka shpallur vit tė Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut.
Ju falem nderit pėr vėmendje
(Fjala nė konferencėn kushtuar 600-vjetorit tė lindjes sė Skėnderbeut, Nju Jork, 20.XI.2005)
2005 - VITI I PĖRKUJTIMIT TE GJERGJ KASTRIOTIT SKĖNDERBEUT
Profesor Zekeria Cana : "Nuk ėshtė e rastit qė presidenti i Kosovės Dr
Ibrahim Rugova, 2005-tėn e ka shpallur vit tė Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut"
Fordham University Bronx - New York : Nė qoftėse nė Shqipėri, Kosovė dhe
vendbanimet e tjera po bėhet shumė pak, dhe ndoshta vetėm simbolike, asnjeri
deri tani nuk e kishte menduar ndonjėherė qė 600 - vjetori i lindjes sė Heroit
Kombėtar tė vinte kaq zėshėm nga bashkėpatriotėt e tij nė Shtetet e Bashkuara
tė Amerikės. Njė aktivitet tė kėtill kushtuar kėti jubilue historik pėrkujtuar
nga shqiptarėt e Amerikės, do t'ja kishte zilin dhe Akademia e Shqipėrisė dhe
ajo e Kosovės, historian dhe studiues shqiptar.
Nė disa shtete federale tė SHBA-sė, ky vit nga mėrgimtarėt tanė,
bashkėpatriotėt e Skėndėrbeut ka filluar tė shėnohet me aktivitete tė ndryeshme
"2005-VITI I PĖRKUJTIMIT TE GJERGJ KASTRIOTIT SKĖNDERBEUT" i shpallur nga
presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova. Tė parėt qė nisėn pėrkujtimine kėtij
jubileu ishin mėrgimtarėt tanė nė Karolinėn e Veriut, Jugut, Xhorxhia e Virgjinia. Tė
mbledhur sėbashku ata nė Prill tė kėtij viti me anė tė njė pikniku, organizuar
me kėtė rastė manifestuan 600 - vjetorin e lindjes sė Heroit Kombėtar
shqiptar Gjergj Kastrioti - Skė-nderbeu, me kumtesa, recitime dhe kėngė e valle
popullore nga tė gjitha krahinat, e Shqipėrisė.
Bashkėpatriotėt e Skėndėrbeut nė Nju Jork e shtetet pėr rreth tij kėto dy
muaj i kanė shpallur , muajėt tė pėrkujtimit tė Gjergj Kastriotit -
Skėnderbeut. Fillimisht aktiviteti nė Nju Jork, filloi me kremtimin madhėshtor
qė i bėri 600 - vjetorit tė lindjes sė Heroit Kombėtar shqiptar Gjergj Kastrioti -
Skė-nderbeu, Kisha Katolike Shqiptare nė Amerikė, "Zoja e Shkodrės nė Hartsdale
-Yonkers(NY). Mė pas njė grup Intelektualėsh tė pavarur, zhvilluan njė
Simpozium Ndėrkombėtar(Mbarkombėtar) Historiko - Shkencor. Nė tepullin e dijes
nė Nju Jork, kryeqendra e kulturės dhe shkencės, Akademia Shqiptaro - Amerikane e
Shkencave dhe Arteve - Nju Jork, SHBA e pėrjetėsojė figurėn Kryeheroit Tonė
Kombėtar, Gjergj Kastriot - Skėnderbeut. Ajo - zhvilloi , njė Simpozium
Shkencor Mbarėshqiptar, nė nderim tė 600-vjetorit tė Lindjes sė heroit mė tė
madh tė kombit tonė, Gjergj Kastriot - Skėnderbeut. Dhe sė fundi i erdhi rradha
Federatės PanShqiptare tė Amerikės VATRA, qė me njė konferncė shkencore tė
pėrkujtojė me dinjitet dhe krenari tė pashoqe 600 - vjetorin e lindjes sė Heroit
Kombėtar shqiptar Gjergj Kastrioti - Skė-nderbeu.
Mė 20 nėntor, nė njėrin prej universiteteve mė tė vjetra tė Nju Jorkut,
"Fordham University - The Jesuit University of New York", qė shquhet pėr nga
vlerat artitukturore me ato tė kėshtjellave tė lashta, para shekullit X-tė, u
mbajtė njė Konferencė shkencore. Nė kėtė Konferencė, qė e drejtojė
nėnkryetari i Vatrės, Dr Gjon Buēaj, morėn pjesė dhjetra bashkėatdhetar,
intelektual dhe pėrfaqėsues tė organizatave e shoqatave, lider fetar si dhe Profesori i
dėgjuar nga Prishtina, zotėri Zekeria Cana.
Himnet kombėtare tė Shqipėrisė dhe Amerikės sė bashku me njė minutė heshtje pėr dėshmorėt e kombit shqiptar dhe amerikan shėnuan fillimin e Konferencės qė do tė ndiqej me vėmendje tė madhe nga shtatė kumtesat e referatet. Bekimi fetar i Konferencės u krye nga i Pėrndershmi Dom Pjetėr Popaj, famullitari i Kishės Katolike Shqiptare nė Amerikė, "Zoja e Shkodrės nė Hartsdale-Yonkers(NY). Ndėrkaq fjala pėrshėndetėse u mbajtė prej kryetarit tė Vatrės, Inxh. Agim Karagjozi.
SEANCA E PARE :
Ajo u ēelė me kumtesėn, qė paraqiti profesori nga Prishtina, Prof. Dr.
Zekeria Cana. Profesor Cana i kishte titulluar kumtesėn :" Gjergj Kastrioti
Skėnderbeu-kolos i historisė shqiptare dhe europiane"-" George Castrioti
Scanderberg-A Giant of Albanian and European History". "Tė mėtosh tė japėsh pėr
njė burrėshtet tė pa shoq, diplomat tė hollė dhe strateg gjenial, gjykimin sa mė tė
drejtė dhe tė rrumbullaksuar, duke i dhėnė vendin qė ka nė histrori, ėshtė
punė jo aq e kollajt , tha qė nė fillim tė fjalės sė tij Prof. Dr. Zekeria Cana.
Duke pėrfunduar kumtesėn profesori nga Prishtina, tha se :"Urojmė qė 600-vjetori i lindjes sė heroit tonė kombėtar tė pėrmbyllet me aktin historik tė pavarėsisė sė plotė tė pjesės sė dytė tė Shqipėrisė qė quhet Kosovė, pavarėsi nė tė cilėn kanė hise edhe SHBA-. Zoti i bekoftė ato.
Ne atė ditė tė lumnueme tė shpalljes sė mėvetėsisė sė Kosovės, Skėnderbeu do tė na flas pėrsėri i gjallė - nga kalatė e pamposhtura tė qėndresės shqiptare, nga fushėbetejat e shumta, nga Kuvendi i Lezhės - pėr ēėshtjen e shenjtė tė bbashkimit kombėtar. Prandaj nuk ėshtė e rastit qė presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova, 2005-tėn e ka shpallur vit tė Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut, tha nė fund Prof. Dr. Zekeria Cana.
Ish- kogresmeni demokrat i Nju Jorkut, Joseph J.DioGuardi, presidenti i Ligės Qytetare Shqiptaro - Amerikane mbajti referatin me titull :"Gjergj Kastrioti Skėnderbeu mė i madhi i mė tė mėdhenjėve" - " Gjergj Kastrioti Skėnderbeg-Matchabable to the Greatest of the Great- (Edmund Spencer)".
Dio-Guardi, nė fillim vlersoj lartė ndihmesėn e madhe qė bashkėshortja e
tij Shirley CloyesDioGuardi i ka dhėnė atij nė ofrimin e literaturės pėrkatėse,
rreth veprės historikė tė Gjergj Kastriotit - Skėndėrbeut. Duke thėnė se :
Lufta e Skėnderbeut pėr 27- vjet ka shėrbyer si mburojė e Evropės Perėndimore,
duke shtruar themelet e zhvillimit tė saj si njė organizėm shtetesh tė lira
dhe demokratike. Kėshtuqė, prej 1443-, kur ai u kthye si truimfator nė
Kėshtjellėn e Krujės dhe deri kur vdiq nė Lezhė mė 1468- Skėnderbeu, la pas
vetės njė trashgėmni tė paharrueshme pėr heroizimin e madh qė bėri pėr mbrotjen e
lirinė. Gjergj Kastrioti - Skėndėrbeu, jetojė e vdiq pėr ato qė edhe ai besonte,
atto qė janė edhe vlerat e nėjėrzmit,, virtytet, krenarinė, lirinė, kurajon dhe
dashurinė pėr vendin e tij, tha DioGuardi. Konstuticionalisti, shqiptaro
amerikan, Adj. Prof. Agron Alibali, mbajti kumtesėn me titull: "E drejta ligjore e luftės dhe e paqes gjatė periudhės sė Skėnderbeut"
SEANCA E DYTE :
Shkrimtari shqiptaro - amerikan Naum Prift, erdhi nė kėtė konferencė
me kumtesėn me titull :" Pėrjetėsimi i Skėnderbeut nga Folklori shqiptar.
Editori i gazetės mė tė vjetėr shqiptare, gazetės 100 - vjeēare "Dielli" z.Anton
Ēefa, shkrimtarė, publicist e gazetarė, mbajti kumtesėn me titull : "Gjergj
Kastrioti Skėnderbeu-vizuer njeriu". Ai qė nė fillim i thuri lavde kėsaj dite tė
shėnuar. "Ėshtė aq larg nesh - plot gjashtė shekuj nga lindja e tij, sa ta
kundrojmė si Hero, me ato mė tė lartat virtyte njerėzore, tha zoti Ēefa, por
sidomos me ato virtytet aq tė fisme, qė e kanė shquar gjithnjė popullin tonė;
por ėshtė edhe aq afėr nesh, i kohėve e ditėve tona, sa ta kundrojmė gjithnjė
si Hero, me ato mė tė lartat virtyte njerėzore dhe sidomos me ato mė tė fismet
virtyte tė "racės" sonė. Tė tillė e ka ruajtur kujtesa popullore, tė tillė e
ka gdhendur populli nė kėngėt, legjendat e gojėdhanat e veta, nė veprat e
ndryshme tė artit aplikativ dhe tė tillė e ka shkruar historia.
Qe koha kur njė pjesė e mirė e trojeve tona ishte pushtuar nga turqit.
Populli lėngonte nėn thundrėn e tij pėr lirinė e humbur. I duhej njė bir pėr ta
udhėhequr nė luftėn drejt saj. I duhej dhe e krijoi. Po, e krijoi nė
nėnvetėdijen e tij para se tė lindte: gojėdhėna thotė, siē na e ka dhėnė
Frang Bardhi, qė e ėma, Vojsava, pau nė ėndėrr njė dragua qė nė njėrin krah kishte tė
vijėzuar njė shpatė, me tė cilėn do tė luftonte pėr tė mbrojtur Arbėrinė.
1). Njė tjetėr gojėdhėnė shkon edhe mė tej: Skėnderbeu, kur lindi, e kishte tė
vijėzuar shpatėn nė krahun e tij.
2). Nė fund u mbajtė kumtesa e ish profesorit tė Universitetit "Eqerem Ēabej" tė Gjirokastėrės, profesor Sevdai Kastrati, me
kumtesėn me titull : "Mbi njė polemikė tė Skėnderbeut".
|