HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Libri shqip nė diasporė vjen me njė rol historik nė mėrgaten shqiptare

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA Beqir Sina

Keshillit Botues "Libri" ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, botoi dy librat e pare: "Shqipnia para Evropes" dhe "Aventurat e politikes dhe koridori i tete"

"Bronx House" BRONX - NEW YORK : Keshilli per botimin e librit nje institucion joqeveritar me qender ne New York, per nder te dites "Nderkombetare se Nenave", me 8 Maj diten e diel, ne qendren kulturore e argetuese, ne "Bronx House", ne nje lagje shume te banuar nga shqiptaret - Pelham Parkway, Bronx, beri edhe promovimin e dy librave te pare ne gjuhen shqipe : "Shqipnia para Evropes" te autorit Albert Mousset me perkthyes nga frengjishtja prej z Gani Perolli, dhe librin me titull "Aventurat e politikes dhe koridori i tete" i ish ambasadorit Skender Shkupi.

Prioriteti me i madh Keshillit Botues " Libri" ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, per gjashtemujorin e pare te ketij viti, ishte botimi i ketyre dy librave. Kryetari i Keshillit Botues " Libri" ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, zoti Gani Perolli, pohoi te djelen ne kete permovim, se nese, "botimi pas kaq vitesh i librave shqip ne SHBA-s, do te kete vazhdimesi, gje per te cilen ne jemi te anagzhuar dhe po punojme, at'here te jeni te sigurt qe libri shqip dhe anglisht per ēeshtjet shqiptare, do te kryej edhe nje rol historik ne mergaten shqiptare".

Sipas tij, brenda mundesive besojm qe te vazhdojm te botojm ne kuadrin e kesaj iniisiiative edhe libra te tjer. Perveqse librave shqip, thote ai te botojm libra edhe ne gjuhen angleze, ose libra te shkruar prej autorve te huaj me vlera per lexuesin shqiptar, te cilet, duhet te na ndihmojn edhe ne arenen nderkombetare. Tash sapo lexova librin e James Petripher "Expresi i Kosoves", eshte i perkthyer ne shqip, mendojm t'a ribotojm edhe ne Amerike ne gjuhen shqipe - pasi ka vlera te medha, shprehet keshtu Perolli.

E hapi takimin zoti Gani Perolli, foli per punen e Keshillit -"Libri", zoti Niko Kirka, komentoi e moderoj permovimin e dy librave te rinje z. Astrit Tota

Ish ambasadori i RSH, ne OKB, zoti Pellumb Kulla, folesi kryesor , i beri nje recesion te gjate librit te Shkupit, duke thene se ne liber ne gjejme nje pozicion te avancuar te autorit, te pasqyruar ne librin qe kemi ne dore. Duke lexuar librin, lexuesi nuk ka sesi te mos vere re sesi zoti Shkupi, eshte nje njohes i mire i problemeve komplekse Ballkanike. Me te cilat i jane "lidhur kembet" ketij gadishulli me shekuj e shekuj rreth ēeshtjes shqiptare. Ai njeh mire sidomos ne menyre specifike, te gjitha ēeshtjet e problemet me te cila i rrahu jeta vellezerit tane te pertej kufirit - kosovarve, shqiptarve ne Mal te Zi, Presheve, Bujanovc, Medvegje si dhe ne Ēameri e diaspore.

Kulla, tha ndertetjera se libri, eshte i ndar ne kater kapituj , me tematik te perkushtuar me tema qendahen nga elementet e bashkohen ne perpjekje gjitheshiptare per pavaresi, liri dhe probleme shoqerore. Pjesa e pare sjell hapjen e shtypit shqiptar ne vitet e demokracisie. Ne pjesen e dyte libri permban problemet e Kosoves, te cilat, e kane pare kete ēeshtje ne thellesi dhe me rrenje. Pjesa e trete, ka trajtime me karakter shkencor, ndersa pjesa e fundit eshte ajo pikerishte qe e dallon Shkupin me kete liber me analistet e tjer. Behet fjale, tha ish ambasadori Kulla, per koridorin e 8-te, pasi sipas tij asnjeri deri tani nuk ka aaritur ta trajtoj kete teme kaq imetesisht, sa qe diplomati Skender Shkupi.

Ish i presekutuari i ndergjegjes , vuajtesi i burgjeve dhe interrnimeve te diktatorit Hoxha, Niko Kirka, mendon se perveqse zgjedhjes se veprave, ky Keshill, duhet te zgjedh edhe autorin mbi baza ideologjike e politike. Duke mos botuar ndonje autor, qe deri dje, i beri hymne atij rregjimi dhe sot, ai kerkon te penetroj edhe ne shoqerine tone. Ndersa zotin Gani Perolli, kryetar i ketij Keshilli, ai e quajti nje programator te shkelqyer ne diaspor. N.q.s. me pare rilindasit tane u perpoqen me pene edhe pushke, per te rilindur Shqiperine, punen e tyre dhe vepren e tyre e pasuan pikerishte ne Amerike, Fan Noli, Faik Konica , Sotir Peci e shume figura te tjera te shquara. Ne kete rruge s'ka sesi te shkeputemi edhe ne nga kjo tradite e bukur e ketyre njerezve te shquar, me te cilet ne po mburremi, thote Kirka.

Shkrimtari i njohur shqiptaro-amerikan Naum Prifti, pas nje pershendetje shume te ngroht, per drejtuesit e kesaj inisiative, u ndal gjate ne nje permbeledhje, qe i kishte bere librit te autorit francez Albert Mousset me titull "Shqipnia para Evropes" te perkthyer e pergatitur nga ish gazetari i gazetes me te madhe franceze "Le Monde" zoti Gani Perolli. I cili njehereshit, eshte edhe kryetar i Keshillit Botues " Libri" ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Prifti, tha se ne kete liber, gjejme shume gjera te pa njohura me pare, duke sejll nje fakt qe Shqiperia me 1913 - ishte e pushtuar nga anglezet, gje e paditur deri me tani per te. Autori, tha shkrimtari Prifti, u servir lexuesve fakte te te cilat, deshmojn per traktakte te fshehta, te cilat, synonin t'kurrjen e Shqiperise, ne nje shtetet te vogel "mysliman" ne zemer te Evropes.

Astrit Sula(humoriste), thote se "Sot, jemi mbledhur ketu per te permovuar edhe librin e zotit Skende Shkupi. Zoti Shkupi, nepermjet ketij libri ka vite qe e prezanton veten si nje intelektual vizionar , si nje analiste politik , si nje publicist , si nje njeri me vlera te medha atdhetare. Ai me shkrimet e librat e tij jep analiza dhe kritika , mendime te bazuara nga realiteti i politikes shqiptare pas renjes se komunizimit. Shkrimet e zotit Shkupi, pohoi Sula, vite perpara i kam lexuar me endje ne gazeta te ndryshme. Ato rrezatojne pjekuri politike dhe ndjenje te larte kombetare, kjo edhe per faktin se vete autori i ketij libri zoti Skender Shkupi, rrjedh nga nje familje me tradita patriotike e liridashese. I uroje nga zemra zotit Shkupi, te kete jete te gjate dhe te kete suksese ne punen e tij fisnike ne dobi te ēeshtjes sone kombetare ne triumfin e demokracise e lirise ne Shqiperi e ne te gjitha trevat shqiptare.

Zylo: T'i jepet edhe me shume vend e rendesi rolit dhe punes se gruas ne komunitet

E mori fjale edhe juristi Muhamet Omari, i cili kesaj rradhe foli edhe ne emer te Vatres. Poeti shqiptaro - amerikan z Petraq Pali, i ardhur posaqershit nga Virgjinia, foli ne emer te Shoqate se Shkrimtareve Shqiptaro - Amerikane. Pali, mbasi u'a uroje me kete raste perzemersisht diten e Nenave te gjithe shqiptarve, vlersoj lart ne emer te Shoqates se Shkrimatreve, edhe permovimin e ketyre dy librave. Ushtaraku Asllan Bushati, rezervoje nje falemnderim te veqant, per zotin Gani Perolli. Ish deputeti demokrat i parlamentit ne Shqiperi z. Esat Ēoku, u ndal me shume tek vlerat e librit te zotit Skender Shkupi, me titull : "Aventurat e politikes dhe koridori i tete". Poetja Donika Timko, Ismet Krasniqi, Shqipe Biba, Namik Shehu, pershendeten koleget e tyre dhe uruan me kete raste, per me shume botime ne te ardhmen. Pedagogeja e kolegjit "Globe Institut" ne Nju Jork, z Kozeta (Keze) Zylo, pos nje pershendetje dhe vlersimi te shkurter per librat, u beri thirrje te pranishmeve, qe ne te ardhmen ne komunitetin tone, t'i jepet edhe me shume vend rolit dhe punes se gruas, ne te gjitha hallkat e jetes.

Keshillit Botues " Libri" ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, eshte krijuar qysh ne vitin 2003. Ne te jane te anetaresuar shkrimtare, poete, artiste, muzikante,politikane etj. Aktualisht ky institucion eshte i pavarur nga shteti. Ne kryesine e keshillit Botues bejne pjese 15 anetare: shkrimtare, publiciste, gazetare, artiste e krijues te tjere. Keta pesembedhjete anetare, njekohesisht perbejne edhe Kryesine e Keshillit Botues " Libri". Kryetar eshte zgjedhur Gani Perolli, ndersa anetare te kryesise: David Abddul, Muhamet Mjeku,Niko Kirka,Venera Bekteshi, Tome Paloka, Ismail Ahmeti, Luigj Ēekaj, Naum Prifti, Dalip Greca, Gjevat Limani, Jens Zajmi, Astrit Tota, Kozeta Zylo, Selahudin Vela dhe Gani Perolli.

Pra, disa anetare te Lidhjes se Shkrimtareve Shqiptaro- Amerikan ne diasporen shqiptare ne SHBA jane edhe anetare te ketj keshilli. Ky fakt flet se veprimtaria e ketyre dy asociacioneve te kultures shqiptare, eshte e lidhur ngusht, se kendejmi edhe besojme se bashkepunimi duhet te jete i ndersjellt. Ne Keshillin Botues " Libri" jane zgjedhur edhe disa anetare nderi qe kane shprehur gadishmerine ta ndihmojne financiarisht fusheveprimtarine e Keshillit Botues " Libri" - ketij asociacioni te kultures dhe artit tone ne SHBA-s.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara