HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Portreti i një sherifi amerikani që në "zemër" i ka mbetur Kosova

Hugh Gonthier shërbeu në Kosovë në përkrahjen e pas luftës

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA Beqir Sina

San Bernardino - Kaliforni: Hugh Gonthier, në një emision në televizionin lokal flet për kohën që kaloi në Kosovë. Ai tregon rreth kontributit që dha ai dhe kolgët e tij amerikan, sidomos në formimin e policisë së Kosovës pas largimit të trupave sërbe.
Nga gushti 1999 deri në dhjetor të vitit 2000 - qytetari i Phelansiit(SHBA) Hugh Gonthier, shërbeu në kuadrin e Kombeve të Bashkuara në sistemin e drejtësis në Kosovë.

Hugh Gonthier

Duke folur, për një televizion shtetror të Kalifornisë, ai kujton jetën e tij në Kosovë, pikërishtë atë at'here kur Kosova, sapo kishte dalë nga lufta ajrore e NATO-s, 78 ditore, pas një sundimi egër disa vjeçarë sërb. Gjithçka kishte shpërthyer në një konflikt të hapur midis shqiptarve etnik dhe rregjimit serb, për t'u u gjend më pas nën mbrotjen e NATO-s, dhe OKB-s.

Kombet e Bashkuara, të cilat pas luftës morën përsipër kryerjen edhe administrimin civil, e ngritën misionin e tyre në Kosovë, tha Hugh Gonthier, në tre drejtime : 1 - vendosja e ligjit, 2- të krijojin sistemin gjyqësor, 3 - të ndërtonin gjykatat lokale. Të gjitha këto, tha ai, duhej të ngriheshin mbi bazat të standarteve të sistemit ndërkombëtar të drejtësisë.

Në Kosovë, theksojë Gonthier, egzistonte kultura fisnore e drejtësis. Kosovarët, respektojn shumë të moshuarit dhe vlersojn shumë jetën familjare, të njëjtën gjë ata e bëjnë edhe me autoritetet.

Hugh Gonthier, ka lindur në qytetin Duluth të Minesotës dhe kur ishte 11 vjëçë u vendos në qytetin San Bernardino - Kaliforni, ku u rritë si një fëmijë i zhdërvjelltë, "tutkun" një fëmijë, që donte të rrihej me të gjithë moshatarët e tij, e ka përshkruar atë babai i tij.

Më 1960, menjëher pas përfundimit të shkollës së mesme, një gjyqëtar i sugjeroj babait të tij, që djalin t'a rekrutojë në ushtrinë amerikane.Gonthier, tregonë se pas këtij sugjerimi, babai i tij j'u patë drejtuar zyrave të rekrutimit të ushtarëve.

Në plan kishte të bënte karrierë në ushtëri, pasi shërbeu edhe në luftën e Vietnamit 1965-68.

Babai im bënte ligjin në familje, tha Hugh Gonthier, njëlloj me atë që pashë në familjen kosovare në Kosovë. Kur u rritëm ne, ai na thoshte, "Javën e parë j'u bëjë shoqëri - javën e dytë ju duhët t'i sillni në 40 dollar në javë". Kështu, që ai na mësojë me punë, mua më inkuadrojë në drejtësi në "Sheriff's Department".

Në këtë departament, Hugh Gonthier, shërbeu në Qëndrën e Rehabilitimit"Glen Helen Rehabilitation Center" deri më 1969-ën, kur u bë deputet i qytetit të Wrightëood'.Në maj të vitit 1999, Gonthier, më pas u largua nga policia seksioni"Sheriff's Department ", për të punuar si hetues privatë dhe si trainues i zyrtarve të drejtësis në kolegjin "Victor Valley College".

Aty punojë deri kur depeartamenti i drejtësis në qytet "Dyne Corp" vendosi një kontratë më Departamentine Shteitit për të ndihmuar drejtësinë në Bosnje e Kosovë. Këtu, qëndroj shumë pak, sepse më gusht - 1999 , Gonthier u dërgua në kuadrin e OKB-s, për të treinuar forcat e reja të policisë së Kosovës.

Hugh Gonthier, është i pari komandat police në Gjakovë - qytet në perendim të Kosovës, shumë afër me kufirin me Shqipërinë,

Në rajonin e Gjakovës nën kontrollin e forcave italiane, komanda e Kombeve të Bashkuara realizojë një hetim të rëndësishëm. Ai kujton se raporti u bë nga amerikanët në englisht, në një kohë që shërbenin në zonën italiane dhe italianët, e kërkonin italisht. "N.q.s. italianët pranoni raportin tonë" Gonthier, tregon, "raporti do të përkthehej mënjëher në shqip". "Por njeher ne amerikanët, kërkuam që ne të marrim primacin e raportit në englisht dhe të përkthyer direktë në shqip".

Deri para se të largohesha nga Kosova, Gonthier, tha se ne policët amerikanë kemi punuar s'bashku me 15 polici të vendeve të ndryshme, me 15 shkolla të ndryshme policie. "Ne ishim të përgatitur dhe të mësuar nga qeveria jonë, tha ai. Gonthier, e përshkruan Kosovën si vazhdimin në vargun e vargmaleve të Alpeve, me një bukuri të mrekullueshme natyrore, e cila ka vuajtur për shumë kohë nga dhuna.

Mirpo, fatkeqësishtë ky vend kaq i bukur, pas luftës ishte bër nga ushtarët sërbët i rrezikëshëm për jeten e vendasve. Vendi ishte i minuar. Disa mina shpërthenin edhe nga dridhja e tokës, disa nga kontakti direkt me minën e fshehur. Ne shikonim se si shqiptarët, kërkonin në kufi për mina të pastronin vendin. Kufiri mids Kosovës dhe Shqipërisë, ishte pothuajse i gjithë i minosur nga ushtria serbë, kur ajo e patë lëshuar Kosvën. Grupet ndërkombëtare dhe ato shqiptare për çminimin e zonave të minuara në Kosovë, kanë bërë një punë të shkëlqyer. Grupet"anti-mina" pastronin rrugët dhe fushat e "mbjella" me minat serbe.

Në fund, duke folur për gjendjen aktuale në Kosovë Hugh Gonthier, pohoi se në Kosovë, ka një keq-interpretim të dhunës. Propoganda serbe thotë se aty ka dhunë etnike, unë do të thoja, thotë ai se "jo". Pasi ne gjatë një udhëtimi me autobus pamë që dy djem shqiptarë të zihen me një femer dhe më pasë kjo të komentohej si dhunë ndëretnike. Në Kosovë, sipas ligjit të gjithë janë të barabart para tij pa dallim etnik. Çështja e trafiqve ilegale të armëve është çështje grupeve gangësteresh - dhe nuk ka motive politike, sot tha Hugh Gonthier nga Sheriff's Department në San Bernardino.

Nga Kosova në Kaliforni

Në Kosovë, ne mësuam se si të jetojmë me popullin dhe veqanërishtë me familjen kosovare e cila është shumë e respektueshme dhe e dashur për amerikanët e të huajt e tjerë. Një shtëpi me qera atje kushtonte rreth 500 marka përafërsishtë rreth 250 dollarë. Furnizmi me energji elektrike ishte me shkëputje.Në nga momentet më të bukura të kohës që Gonthier kaloi në Kosovë, ishte ajo e zgjedhje të para në liri. Ai është mahnitur nga mënyra demokratike e votimit në Kosovë. Njërëzit thotë ai treguan një kultur të lartë demokratike në votime. Sot, Hugh Gonthier, është 62 vjeçarë, dhe banon në qytetin Phelan, punon si kryetar i grupit hetues pranë gjykatës së San Bernardino.

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara