HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Numri 3 (37) i revistës letrare shqiptare "ars

-- nga Irhan Jubica

ARS
revista letrare shqiptare
kryeredaktor irhan jubica
shqipëri - kosovë - mali i zi - maqedoni
del të dielën e fundit të çdo muaji
numri i parë doli më 31 mars 2002
kutia postare nr. 1526, tiranë, shqipëri
tel: +355692132186
ars@arsalbania.com
www.arsalbania.tk


njoftim
për daljen e numrit 3 (37) të revistës letrare shqiptare "ars"

• skandali i konkursit letrar të vitit 2004:
artan fuga triumfon ndaj francis bacon
shkrimtarët e vdekun të botës marrin çmime në shqipni

• “toena” boton përkthimin e vjedhun nga xhevat lloshi me emën të xhevdet shehut
• poezia e fundit të mario luzi-t, shkrue nji natë para vdekjes

Revista letrare shqiptare “ars” njofton daljen e numrit 3 (37) në Shqipni, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi.

Revista hapet me tregimin “Tetë shkrimtarë” të autorit italian Michele Mari.

Editoriali me titull “Shqipnia letrare si Shqipnia politike” asht shkrue nga Irhan Jubica.

Ars 37

Debati i këtij numri asht përqendrue mbi temën “Antologjia si vepër unike letrare”. Për këte qëllim kanë shkrue ekskluzivisht për “ars”-in:
Anton Nikë Berisha: “Antologjia që bëhet me dije e përkushtim, ka cilësi të veprës origjinale”
Ndriçim Kulla: “Jo dy-tri antologji me të njejtën temë”
Gjergj Vlashi: “Bisedë në një librari”
Gazmend Krasniqi: “Kriteret për një antologji të vlerave”
Ahmet Selmani: “Antologjitë e shqiptarëve manifestohen me skandale”
Nasho Jorgaqi: “Përvoja ime dhe ndonjë mendim”
Klara Kodra & Donika Omari: “’Poezia italiane e shekullit XX’, e vetmja antologji gjithpërfshirëse”
Petraq Risto: “Antologjitë duhet të rezistojnë përballë erës së pashpirt të kohës”
Hiqmet Meçaj: “Antologjia nuk është një proces i mbyllur”
Blendi Kraja: “’Pak kohë përpoezinë’,1994”
Gilmana Bushati: “Antologjia e mendimit eseistik bashkëkohor shqiptar”
Irhan Jubica: “Përjashtimi si kriter antologjik”

Për “Antologjinë e prozës bashkëkohore shqiptare 1” të botueme nga “OMBRA GVG”, Blendi Kraja boton shkrimin “Nji antologji e hartueme me ngut”.
Në funksion të debatit mbi antologjitë, botohen edhe prononcime nga autorët: Lazër Stani, Ali Aliu, Kasëm Trebeshina, Ridvan Dibra, Myrvete Dreshaj-Baliu, Hida Halimi, Ferdinand Laholli, Arben Idrizi, Haxhi Shabani, Flutura Açka, Ardian Marashi, Myrvete & Begzad Baliu, Anton Gojçaj, Ramadan Musliu, Qazim Shemaj e Xhevdet Bajraj.

Gjithashtu, këte herë botohet edhe ftesa për debatin e numrit të prillit (5, 39), tema e të cilit asht “Figura e prijësit në letërsinë shqiptare”. Për me marrë pjesë në këte debat, autorët munden me e sigurue ftesën tue marrë revistën “ars” ose tu’ aplikue pranë redaksisë për me e pasë këte pyetsor. Ndërkaq, tema e debatit të numrit mbasardhës (mars, 4, 38) asht “Letërsia dhe historia”.

Në lidhje me skandalin e nji konkursi letrar të shtojcës së gazetës “TemA”, ku pjesmarrësi Valon Krasniqi ka paraqitë si krijim të vetin nji ese të Francis Bacon-it pa u vërejtë prej organizatorëve, konkurrentëve e as prje jurisë, Blendi Kraja boton shkrimin “Artan Fuga triumfon ndaj Francis Bacon-it”, shkrim i cili shoqnohet me origjinalin n’anglisht të esesë së Bacon-it “Of anger” dhe faksimilen e shtojcës ku teksti asht botue shqip me titullin “Mbi idhnimin”.

Nji tjetër shkrim i autorit Blendi Kraja asht ai mbi vjedhjen e përkthimit të librit “Between Serb and Albanian: A History of Kosovo” të historianes angleze Miranda Vikers nga Xhevat Lloshi e Xhevdet Shehu, libër i botuem së fundi nga Sh. B. “Toena”. Shkrimi titullohet “Zanafilla e nji hajnie” dhe shoqnohet me shembuj të shumtë prej librit.

Në vazhdën e hulumtimeve të gazetës “Drita” “ars” ban këte herë nji përzgjedhje të botimeve në vitet 1963-1983, të autorëve që me krijimtarinë e tyne kanë qenë ma të devotshmit në përkushtimin ndaj sistemit diktatorial dhe simboleve të tij: Ali Podrimja, Adritaik Kallulli, Muzafer Xhaxhiu, Gjovalin Shkurtaj, Pirro Misha, Pandeli Koçi, Balil Gjini, Zimo Krutaj, Moikom Zeqo, Jorgo Bulo, Xhevahir Spahiu, Bardhyl Londo, Preç Zogaj, Tefik Çaushi, Luan Omari, Emond Tupja, Xhevat Lloshi, Agim Isaku, Ndoc Papleka, Nasi Lera, Gëzim Kame, Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Teodor Keko, Ruzhdi Pulaha, Faslli Haliti, Natasha Laki, Alfred Uçi, Besnik Mustafaj, Mexhit Prençi, Dalan Shapllo, Zija Çela, Qazim Shema e Lefter Çipa. Këto shkrime, t’cilat n’pjesën e tyne ma të madhe i janë kushtue ideologjisë marksiste, luftës së klasave, Partisë së Punës e dikatorit, janë përmbledhë në titullin “Si u banë ‘të mëdhaj’ shkrimtarët shqiptarë tu’ shkrue për luftën e klasave dhe Enver Hoxhën”.

Qysh prej numrit të kaluem, autorja Gilmana Bushati ka nisë rubrikën e saj të përhershme në “ars”, titullue “përse shkruejnë keq femnat”. Në këtë kuadër botohet shkrimi: “Lëvizje apo letërsi feministe?”

Rubrikat e tjera të përhershme paraqesin:
• “premisa” nga Katerina Xukaro: “Ana Ventre, ëmbëlsia e melaknolisë, melankolia e zhgënjimit”.
• “hebraisht” nga Elisha Porat: “Mbi letërsinë bashkëkohore izraelite””.
• “italianët” nga Martino Baldi: “Një takim” (nji tregim kushtue Mario Luzi-t, shoqnue me poezinë e fundit të shkrueme prej poetit italian nji nata para vdekjes)
• “hap n’hap: intervista me shkrimtarë amerikanë” nga Erica Weitzman: Intervistë ekskluzive me poetët Anna Moschovakis dhe Matvei Yankelevich: ”Kandvështrime të rrezikshme për poezinë dhe botën”.
• “hispanoportugalisht” përkthye nga Ardian Muhaj: Poezi nga autorë afrikanë t’folmes portugeze prej Mozambikut dhe Timorit Lindor: Rui Knophli, Rui Nogar, Eduardo Pitta, Hélder Muteia, Xanana Gusmão dhe Fernando Sylva.
• “poezi n’anglisht” përkthye nga Blendi Kraja: Poezi nga Matvei Yankelevich (shoqnue me origjinalin n’anglisht).
• “Kafka, kontribute kritike” nga Astrit Cani: “Franz Kafka, për dhetëvjetorin e vdekjes” nji ese nga Walter Benjamin.
• “romani” nga Gazmend Krasniqi: “Eldorado”. Kapitujt e fundit të romanit me të njajtin titull.
• “teatri” nga Jeton Neziraj: “Pse publiku po e braktis teatrin”.
• “shfletime” nga Anila Xhekaliu “Korsakov” fragment prej romanit me të njajtin titull t’autorit Eric Fottoino.
• “mbishkrim” nga Laura Shimili: Vazhdon botimi i librit “Letërsia dhe e Keqja” nga George Bataille me pjesën e parë të kapitullit mbi veprën e Emily Brontë-s.
• “letërsia dhe miti” nga Brikena Smajli: “Cuchulain-i në vendin e Skatha-s”.
• “intimitete”: “Dino Buzzati: Kryevepra ime asht “Nji dashuni’”
• “shqyrtime” nga Genevieve Vaughan “Nji kritikë feministe mbi shkëmbimin”.
• “teori”: David Macey: “Fjalori i teorisë kritike”.

Shtojca e përhershme “arsplus” i kushtohet poetit të shquem porugez Fernando Pessoa, përgatitë nga Gazmend Bërlajolli. Me këte rast botohet edhe nji intervistë ekskluzive me studiuesin anglez të Pessoa-s Richard Zenith.

Krijimtaria shqipe këte numër përfaqsohet me autorët: Gazmend Krasniqi, Ana Ventre, Shefik Shkodra, Milioanov Kallupi, Ndue Ukaj, Arben Marku, si dhe Erion Temali e Kujtim Mataj (përfshi në konkursin “ars-buzuku”; me këte rast ju kujtojmë autorëve që duen me marë pjesë në këte konurs, që tekstet e tyne duhen duhen shoqnue me shënimin “për konkursin ars-buzuku”.)

Krijimtaria e huej përfaqsohet me autorët: Michele Mari, Fernando Pessoa, Woody Allen, Eric Fottorino, Rui Knophli, Martino Baldi, Rui Nogar, Eduardo Pitta, Hélder Muteia, Xanana Gusmão dhe Fernando Sylva.

Përkthimet e këtij numri janë krye nga: Katerina Xukrao, Armend Bërlajolli, Gilmana Bushati, Blendi Kraja, Laura Shimili, Gazmend Bërlajolli, Jozef Radi, Irhan Jubica, Anila Xhekaliu, Ardian Muhaj, Astrit Cani, Kristi Pinderi, Esmeralda Kapisyzi dhe Sytki Malohoxha

irhan jubica
kryeredaktor

___________________
Revistën “ars” mundeni m’e gjetë në të gjitha pikat e shitjes së gazetave dhe në libriaritë kryesore në Shqipni (me çmim 300 lekë), në Kosovë (me çmim 3 euro), në Mal të Zi (Ulqin, Tuz) (me çmim 3 euro), në të gjitha pikat e shitjes së shtypit shqiptar në Maqedoni (me çmim 180 denarë). Numri i ardhshëm i ars-it me 27 mars 2005.

Për pajtime në revistën “ars”:
Shqipni 12 muej x 250 lek = 3.000 lek
Kosovë 12 muej x 2.5 Euro = 30 Euro
Maqedoni 12 muej x 2.5 Euro = 30 Euro
Mal i Zi 12 muej x 2.5 Euro = 30 Euro
Mërgatë 12 muej x 7 Euro = 84 Euro

Pagesa duhet ba:
Për Shqipninë - nr. llog. 5002/110 banka kombëtare tregtare, tirana 1
Për Kosovën – ProCredit Bank, Blendi Kraja, nr. llog. 1110180897000104
Për Maqedoninë – nr. llog. 41320235101 banka amerikane e shqipërisë
Për Malin e Zi – nr. llog. 41320235101 banka amerikane e shqipërisë
Për mërgatën – nr. llog. 41320235101 banka amerikane e shqipërisë
“ars” merr përsipër me ja nisë pajtimtarit revistën me postë mbas kryemjes së pagesës dhe me ruejtë faturën përkatëse postare.
“ars” nuk ka n’asnji rast detyrim ndaj pajtimtarit nëse posta e humb zarfin e tij. Në raste të tilla pajtimtarit i japim faturën origjinale të postës që ai me mundë m’u ankue pranë postës përkatëse. Kërkesat për pajtim: te adresa e emailit ars@arsalbania.com.

Pajtimi në librat “ars”
T’interesuemit munden m’u pajtue edhe në librat “ars” me 40% zbritje por tue marrë përsipër shpenzimet e postës.
Kërkesat për pajtim: te adresa e emailit ars@arsalbania.com.

Dhuratë e veçantë Nëse dëshironi m’i pasë koleksionin “ars” të vitit 2004 bashkë me 6 librat “ars”, ne heqim shpenzimet e postës deri në masën që vlefta e pagueme prej pajtimtarit me qenë 50 % e vleftës reale të shitjes të krejt revistave e librave. Kërkesat për pajtim: te adresa e emailit ars@arsalbania.com.

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara