HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mali i Zi: Paradokset tona

MËSUES ME NJOHURI TË KUFIZUARA

-- nga Dr. Nail Draga

Dr. Nail Draga Pak kush e di se studentët e kombësisë shqiptare, të cilët diplomojnë ne degën e mësuesisë pranë Fakultetit filozofik ne Nikshiq, nuk janë kuadra te kualifikuara për të dhënë mësim ne shkollat më mësim ne gjuhën shqipe, sepse ata nuk e kanë dhënë provimin nga lënda e gjuhës dhe letërsisë shqipe, andaj për këto pedagogë të rinj nevojitet dhënia e provimit plotësues nga gjuha shqipe, ne mënyrë qe diploma e tyre të jetë e pranueshme.

Ka kohë qe ne mediumet e ndryshme flitet me të madhe për mungesën e kuadrave të profilit të mësuesisë për shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Madje kjo çështje është inicuar ne nivel te subjektëve politike, të Ministrisë së popujve pakicë, subjektëve joqeveritare etj. Kryesisht bëhët fjalë për hapjen e një katedre te mësuesisë pranë Fakultetit filozofik ne Nikshiq, ku mësimi do të zhvillohej ne gjuhën shqipe. Edhe pse Rektorati i Universitetit të Malit të Zi, e ka dhënë pelqimin, tash dy vite ne konkursin e shpallur nga Fakulteti filozofik ne Nikshiq, nuk është paraqitur asnjë kandidat për t'u regjistruar. Eshtë ky një refuzim i heshtur nga studentët shqiptarë, sepse kërkesat nga subjektët inicuese të këtij fakulteti kanë qenë e janë, që një fakultet i tillë, apo katedër siç e theksojnë nga strukturat universitare, te jetë ne ato mjedise ku shqiptarët janë shumicë. Kryesisht është menduar për Tuzin apo Ulqinin.

Ne lidhje mbi këtë çështje ditë më parë rektori i Universitetit të Malit të Zi, prof.dr.L.Stankoviqi, ka dalur me njoftimin se studimet ne gjuhën shqipe për mësuesi nga viti i ardhshëm akademik do te zhvendosen nga Nikshiqi ne Podgoricë. Mbetet se si do te jetë reagimi i studentëve të ardhshëm, por duke marrë parasysh interesimin e tyre, rezultati do te jetë dështues sikurse këto dy vitët e shkuara, sepse një ndër kërkesat themelore te përfaqësuesve të shqiptarëve është qe ai fakultet te jetë ne mjediset, ku shqiptarët janë shumicë.
Është çështje tjetër të cilën e kemi trajtuar edhe me parë, struktura lëndore e këti fakulteti, sepse nëse llogaritët përseri si deri më tash qe struktura lëndore te jetë rreth 80% ne gjuhën malazeze e vetëm 20% ne gjuhën shqipe, atëherë dështimi është i garantuar pa filluar fare, sepse shqiptarët nuk kanë nevojë te studijojnë ne ato institucione ku humbet dinjiteti dhe identiteti kombëtar.

Kuadrot nga Nikshiqi joprofesionale për shkollat ne gjuhën shqipe
Ne kuadër të Fakulteti filozofik në Nikshiq, edhe pse ne numër shumë të vogël, kanë filluar te studiojnë studentë shqiptarë qe mësimin e ndjekin ne gjuhën malazeze. Kohë më parë kanë diplomuar edhe mësuesit e parë te kombësisë shqiptare, ndërsa të tjerët më vonë. Ne shikim te parë çdo gjë është normale dhe meriton respekt për angazhimin dhe misionin e mësuesit qe do ta kryejnë ata gjatë veprimtarisë së tyre.

Por, problem të veçantë paraqet mosdhënia e provimit nga gjuha dhe letërsia shqipe, ne kuadër të këti fakulteti të mësuesisë. Ne këtë aspekt këta kuadra janë te mangët dhe joprofesionist për të mbajtur mësim ne shkollat më mësim ne gjuhën shqipe, sepse nga lënda e gjuhës amtare nuk kanë as njohuritë elementare. Atëherë më të drejtë bëhët pyetja, çfarë njohurish mund t'iu japë nxënësve një mësues, i cili nuk e njëh drejtshkrimin e gjuhës amtare, nuk ka dhënë provim nga gramtika e gjuhës shqipe. Nga ana tjetër nuk ka dhënë as metodikën e mësimit të gjuhës shqipe, e po ashtu nuk ka lexuar dhe përgatitur asnjë vepër letrare të autorëve shqiptarë.

Duke marrë parasysh këto të dhëna, lirisht mund te thuhet së këta kuadro janë të kualifikuara vetëm për ato shkolla ku mbahet mësimi ne gjuhën malazeze apo serbe, por jo për ato ne gjuhën shqipe. Mendoj se ka ardhur koha qe kjo çështje të shqyrtohet ne nivele me të larta, pikërisht ne rektoratin e Universistietit të Malit të Zi, duke iu bërë më dije, se forma e deritashme e veprimit është kundlërligjore dhe e dëmshme dhe e pa pranueshme për nxënësit qe ndjekin mësimin ne gjuhën shqipe.

Pasi nuk ekziston asnjë subjekt, i cili do të bashkonte arsimtarët dhe mësimdhënësit shqiptarë në Mal të Zi, një iniciativë e tillë duhet të merret patjetër nga Ministria e popujve pakicë ne Qeverinë e Malit të Zi, por edhe nga subjekte të tjera qoshin këto edhe joqeveritare si p.sh. Unioni i Pavarur i Studentëve Shqiptarë në Mal të Zi, qe duhet të mbeshtetet patjetët edhe nga subjektët e tjera, duke përfshirë edhe partitë politike te shqiptarëve.

Riprovimi nga gjuha dhe letërsia shqipe zgjidhje e vetme
Për te eliminuar këtë parregullsi, e cila është më pasoja të mëdha për nxënësit shqiptarë qe ndjekin mësimin ne shkollat më mësim ne gjuhën shqipe, mësuesit e tillë duhet të riprovohen nga lënda gjuhë e letërsi shqipe. Fakulteti përkatës e ka si obligim qe kuadrove qe do të punësohen ne shkollat ku mësimi zhvillohet ne gjuhën shqipe t'iu mundësojë të japin provimin e domodoshëm nga lënda përkatëse. Vetëm ne këtë mënyrë ata mund te jenë te barabartë me studentët tjerë qe diplomojnë ne qendrat universitare shqiptare si në Prishtinë, Shkodër, Tiranë apo gjetiu.

Duke përfunduar me duhet te them se mësuesit qe kanë diplomuar ne Nikshiq pa nënvlersuar njohuritë dhe përgatitjet përkatëse, atyre qe do të japin mësim ne shkollat me mësim ne gjuhën shqipe në Mal të Zi, iu përshtatët thënia e F. Konicës "analfabetët" me diplomë, sepse nuk janë te kualifikuar te punojnë ne shkolla të tilla, pasi iu mungojnë njohuritë elementare nga lënda themelore e identitetit kombëtar, e ajo është gjuha amtare.

10.1.2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara