HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kadare ose shėmbja e idhujve

-- nga Blerti Delija,
Kryeredaktor i kanalit “TV Rozafa” Shkodėr

Blerti Delija Nuk marr pėrsipėr nė asnjė mėnyrė tė futem nė polemika me asnjeri, veēanarisht me njė korife (tė paktėn sipas shumicės sė atyre qė prononcohen!) siē ėshtė Ismail Kadare.

Emri im ėshtė shumė i vogėl nė kėtė pėrballje te mundėshme, ndersa perballe meje, veē te tjerave, eshte edhe nje kandidat i perhershem potencial per marrjen e Cmimit “Nobel” per Letersine keto vitet e fundit.

Ne vitin 1973, ndersa une leshoja te qarat e para pas ardhjes ne kete bote, Kadare ishte nje person-shkrimtar shume publik, i njohur dhe i adhuruar thuajse nga te gjithe shqiptaret, brenda dhe jashte Shqiperise.

Gjate gjithe viteve te shkollimit, me shoqeroi si edhe bashkemoshataret e mij, proza dhe vargu i Kadarese, edhe pse ne faqet e librave (siē ishte e kuptueshme) me shume reklamohej krijimtaria “per Partine dhe Udheheqjen” e gjeniut te letrave shqipe.

Kane kaluar rreth 17 vite te jetes time mbi kete glob, dhe diku aty nga viti 1990, Kadare, ne menyre fare te papritur, largohet ne drejtim te Frances, por kete here duke kercenuar se nuk do te kthehet me. Shume e mirekuptuan Kadarene, i cili ndjehej i pasigurte ne fillimin e eres se demokracise ne Shqiperi. Nder ta edhe une, edhe pse diku ishte shprehur me rastin e hyrjes ne ambasadave te mijera shqiptareve ne veren e vitit 1990, se ata ishin “jashteqitja e kombit”. Megjithate, dyshimi i nje adoloshenti ne prag te rinise, ishte i natyrshem: Pse u largua pa kthim, kur ai e kishte te hapur te pakten rrugen e Frances, prej dekadash? Llomotitjet e pushtetit te asaj kohe, veshtire te futeshin ne koken e nje 17-vjeēari.

Per te qene i sinqerte, une “kurrkushi” mora persiper te citoj emrin e korifeut, pasi rastesisht me ra ne dore nje gazete e cila sot quhet rendom “ZP” por qe ne ate kohe, ishte vertete privilegj te shkruaje, gazeta “Zeri i Popullit”, organ i Komitetit Qendror te Partise se vetme ne ate kohe. Eshte janari i vitit 1974 dhe permes titullit, Kadare eshte i bindur se “Realizmi socialist – (eshte, shenimi im) arti i madh i revolucionit”. Per kohen dhe vete vitet qe behet fjale, mendoj se titulli eshte i pranueshem. Ai qe quhej “shkrimtari i oborrit”, si edhe shume intelektuale te tjere, duhej te tregonin “besnikerine ndaj Partise dhe Udheheqesit”. Me terhoqi vemendjen jo terminologjia e perdorur ne pergjithesi, por emrat konkrete, shtetet, sistemet apo edhe menyra e goditjes se tyre. Thjeshte po citoj:

- Epoka e kapitalizmit eshte ne perendim (?!) dhe tonin e artit boteror, kulmet e tij po i jep e do ti jape akoma me shume ne vitet e ardhshme jo borgjezia (?!), por klasa punetore (?!).

- Ai nuk eshte ndonje shpikje e re; perkundrazi, rrenjet e tij duhet ti kerkojme thelle tek Bibla dhe Kurani, keto puse te pashterrshme idesh reaksionare (?!).

- Fanatik i terbuar, idealizues i cdo gjeje patrialkale, apologjet i fese, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i eger i ēdo perparimi. Filo italian i papermbajtshem, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i ēkombetarizimit dhe i romanizimit te kultures sone. Shovinist i terbuar dhe njekohesisht kozmopolit i terbuar. (Ky eshte Gj. Fishta sipas Kadarese, ne vitin 1974, shen. i im.)

- Letrar fashist, konservatorizmi i tij ekstrem nuk e pengoi te shfrytezonte ne vepren e tij reaksionare (?!) nje teori aq te shtrenjte per modernizmin e sotem, frojdizmin. Ai paraqitet here si nje namuslli turkoshak, here si nje gagarel evropian. (Ky eshte Ernest Koliqi sipas Kadarese, ne vitin 1974, shen. im.)

- Pseudoshkrimtar dhe armik i partise (Per Fadil Paēramin), ishin kundershtare te terbuar te karakterit kombetar ne artet tona (Per F.Paēramin dhe Todi Lubonjen). Djathtizmi i T. Lubonjes e F. Pacramit, kozmopolitizmi, urrejtja per folklorin dhe antishqiptarizmi i tyre, treguan edhe nje here se lufta e klasave (?!) ne terrenin e letersise dhe te arteve eshte e gjalle dhe do te jete e tille per nje kohe shume te gjate (?!).

Gjate ketyre 13 - 14 viteve te kesaj qe e quajme demokraci, me ne fund secili ka mundur te krijoje nje hapesire perceptimi per te gjithe e ēdo gje. Nga fillim viti ’90 dhe deri me sot, te pakten tek une, kane ndryshuar shume koncepte, jane shembur shume idhuj. Ne vitin 1985, ndersa diktatori Hoxha linte kete bote dhe kete vend, e perceptova sic e percepton nje 12 vjecar, aq me shume se pikerisht ate dite, fillova tre diteshin e pushimit, i semure nga rubeola, semundje qe godiste veēanarisht femijet asokohe. Vetem disa muaj me pare, ne krah te diktatorit, perveē te tjereve, ishte edhe Kadare. Pas vdekjes se diktatorit, filluan elegjite per te, te cilave nuk i mungoi as edhe vete “shkrimtari i oborrit”. Keshtu filluan vitet ’90. Njerezit iu sulen ambasadeve ne drejtim te nje bote e jete me te mire. Jo direkt Ramiz Alia, zevendes i Hoxhes, por Xhelil Gjonet por edhe Kadare, hodhen mllefin me te madh ndaj shqiptareve qe lane me gjak edhe sheshet e kryeqytetit per pak arome “Evrope Perendimore”, qe Kadare e thithte prej vitesh ne vilen e tij ne France.

Ne pushtet, ne Shqiperi, ishte Alia, i cili eshte cilesuar edhe nga vete Kadare si shpetimtar apo amortizator i goditjeve qe i vinin ne diktaturė (pa harruar edhe mburojen Nexhmije!). Ikja e Kadarese, merrte keshtu nje ngjyrim aspak te besueshem, aq me teper qe tashme, ylli i tij kishte shanse te ngjitej me lart ne epoken e Alise e Nexhit. Sigurisht, jane mendime te ardhura tash, pas shume vitesh, dhe jo ne vitin 1990.

Ndryshimi i sistemit, perveē se politik, duhej te behej edhe ne sfera te ndryshme sic ishte arti, kultura, letersia. Ndersa ne politike, Alia besoi si pasardhes F. Nanon dhe S. Berishen (te dy antare dhe drejtues te PPSh-se), figura e e besueshme per artin, duhej te ishte “shkrimtari i oborrit”, Kadare. Per te mbijetuar edhe ne post ’90, Kadarese i duhej krijuar alibia e persekutimit. Ikja nga Shqiperia dhe deklarimet e mepasme, do t'i krijonin nje aureole sigurie dhe besimi per te vijuar karrieren e tij te realizimit socialist, por me nje sistem tjeter, kunder te cilit hodhi vrer per shume vite.

E ndersa degjoja shpesh pakenaqesite e shprehura nga Kadare here per Nanon, here per Berishen, apo edhe per te dy njeheresh, kuptoja qe edhe ai eshte pjelle e te njejtin sistem, e te njejtes shkolle. Qe te gjithe ne epoken e kapitalizimit (qe realisht nuk eshte e tyrja!), perdoren menyren e pershatjes permes alibive, te cilat te gjitha ua krijoi ne nje menyre apo tjeter vetem nje person, Ramiz Alia!

Edhe pse nuk e meritonin, Nanos i dha spektrin e PPSh - se me nje ndryshim te vogel ne germa, Berishes i dha partine me te madhe opozitare PDSh me mentalitetin e partise-meme, ndersa Kadarese i la spektrin e mbreterimit ne letrat shqipe. Eshte Alia, mendja e vertete e te gjitha atyre qe ndodhen ne Shqiperi, eshte ai qe mund te ndihmoje daljen e vendit tone nga ky qerthull, duke pastruar jo vetem politiken, por edhe artin e letersine.

Nuk mendoj, se eshte rastesi, qe prej rreth 13 vitesh, ne politike udheheqin ish-et e PPSh - se, ne sport, art, kulture, letersi, ekonomi etj, perseri jane ne udheheqje ish - et. Nder ta eshte edhe Ismail Kadare, i cili tashme edhe pse eshte kandidat i perhershem per cmimin “Nobel” per Letersine, eshte rrezuar te pakten tek une si nje idhull. Ai nuk ka asnje pasoje, pervec faktit se ka humbur fillimisht si njeri, edhe pse mund te jete shkrimtar i madh, por duke qene kamaleon gjithmone ne metamorfoze, por te pabesueshme. E ndersa televizione, radio apo edhe gazeta, vene ne sherbim te ish-eve Hoxha, Shehu, Alia, Kapo, Kadare etj, shume hapesira reklamuese, bindem se eshte koha e tyre, te pakten edhe per disa dekada, deri sa plakja fizike te beje punen e saje.

Megjithate, per te pare me mire dhe me raste konkrete, se cili eshte Ismail Kadare si njeri me shume se si shkrimtar, lexoni “Autobiografia e Ismail Kadarese ne vargje” nga Petraq Kolevica.

Nuk eshte e rastit qe nje liber i tille, u nda vetem ne disa kopje dorazi dhe u zhduk nga shtypshkronjat apo librarite. E verteta, heret apo vone, do te merret vesh, qofte edhe per Ismail Kadarene, i cili vazhdon te mbetet “shkrimtar i oborrit”, edhe kur degjojme fjale per vila te blera apo dhuruara ne Shkembin e Kavajes, apo te Pellumbave (te zinj, te turpit).

Shkoder, 2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara