Promovim i botimeve të reja "Buzuku"
-- nga irhan jubica, kryeredaktor i revistës "ars"

revista letrare shqiptare
kryeredaktor irhan jubica
shqipëri - kosovë - mali i zi - maqedoni
del të dielën e fundit të çdo muaji
numri i parë doli më 31 mars 2002
kutia postare nr. 1526, tiranë, shqipëri
tel: +355692132186
ars@arsalbania.com
www.arsalbania.tk
Ndërmarrja botuese "BUZUKU"
044 174 257
ftesë
I/E nderuar
Të premten, 28 maj 2004, ora 11.00, Ars dhe Buzuku organizojnë promovimin e botimeve të tyre të fundit dhe Ju ftoheni të merrni pjesë. Programi i veprimtarisë përfshin:
- Paraqitje e shkurtë e antologjisë së parë eseistike shqiptare "Letërsia jashtë kopshteve tanë";
- Paraqitje e shkurtë e vëllimit poetik "Albagen" t'autorit Blendi Kraja;
- Paraqitje e shkurtë e përkthimit "Rrëfim për plakun e mirë dhe vajzën e bukur" t'Italo Zvevos, përkthyer nga Ridvan Dibra, me të cilin fillon një bashkëpunim i ri botimi mes ARS-it dhe BUZUK-ut;
- Dy fjalë për botimin ekskluziv të revistës ARS të librit të Kasëm Trebeshinës "Më përtej kohrave";
- Promovim i librit poetik "Provokim!" t'autorit Mentor Haliti që doli nga shtypi dje, ku do të flasin:
Blendi Kraja, redaktor i librit;
Halil Matoshi, poet;
Abdullah Zeneli, botues.
Pjesëmarrja juaj na nderon.