AKADEMI PËRKUJTIMORE
ME RASTIN E 100 VJETORIT TË LINDJES SË INXHINIER XHAFER DEVËS DHE 58 VJETORIT TË RËNIES SË KAPIDAN DR. MARK GJON MARKUT
Duke u nisur nga fakti që një pjesë e historiografisë shqiptare ende po mbahet e mbydhur në sirtaret e dokumenteve të kohës, ende është e fortë propaganda komuniste e pasardhësve komunistë, të cilët ende edhe sot po lansojnë teza të fallsifikuara mbi nacionalistët që punuan për Shqipërinë Etnike, pas konsulltimeve të gjëra vendosëm që në Hamburg të Gjermanisë të mbajmë me 12 dhe 13 Qershor 2004 një Akademi përkujtimore me rastin e 100 vjetorit të lindjes së atdhetarit nacionalist Inxhinier Xhafer Devës dhe 58 vjetorit të vrasjes së udhëheqsit të luftës për Shqipërinë Etnike, Kapidan Dr. Mark Gjon Markut.
Në këtë akademi përkujtimore, përvec që do të flitet për këto dy figura heroike të kombit shqiptar, do të flitet edhe për Lidhjen e Dyte të Prizrenit, Veprimtarin e Nacionalizmës Shqiptare në këtë periudh kohore, veprimtaria Atdhetare e Ndue Përlleshit, veprimtaria e Besës Kombëtare - Konkretisht udheheqësin e saj profesor Ymer Berishën, mbi jeten dhe vepren e Midhat Frasherit, mbi veprimtarin atdhetare të Pater Anton Harapit, mbi luften e Drenicës, konkretisht mbi Shaban Polluzhën dhe Mehmet Gradicën; mbi jetën dhe veprën e Heroinës Shkodrane, e cila u flijua për Kosovën Martire, Marije Shllakun, këtu nuk do të lihet anash pa u përmendur edhe Qëndresa dhe tragjedia e Camërisë, gjatë kësaj periudhe kohore.
Do të flitet me pietet të larte edhe mbi veprimtarinë atdhetare te Gjon Serreqit dhe të Ajet Gergurit, mbi jeten dhe vepren e Xhem Gostivarit, mbi qëndresën antikomuniste të Prek Calit, mbi veprimtarinë Atdhetare te Aziz Zhilivodes, pa harruar kreshnikun e Lumës Martire Muharrem Bajraktarin. Do të flitet edhe për jetën dhe veprën e Sadik Ramë Gjurgjevikut dhe shumë figurave dhe portreteve kombëtare nacionaliste, që kontribuan burrërisht dhe kombëtarisht.
Në këtë akademi përkujtimore do të bëhet edhe promovimi i gjashtë librave të autorëve shqiptarë që jetojnë në diasporë dhe me një ekspozitë do të paraqitet edhe maestro i artit shqiptar në botë, profesor Gjelosh Gjokaj.
Meqenëse kjo akademi perkujtimore ka karakter shumë të gjerë dhe duke u nisur nga fakti që cdo organizatë politike dhe jopolitike si dhe individ e intelektual të mund të kontribuojnë në mënyra të ndryshme për këtë cështje, ne formuam një keshill të gjerë organizativ si vijon:
1. Unioni i Studentëve Ilyria në Hamburg, Ilir Purellku
2. Nëndega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Hamburg, Miftar Tahirsylaj
3. Dega e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës në Hamburg, Gjon Berisha
4. Dega e Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare, Xhemajl Luma
5. Dega e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Miftar Lumneshi
6. Dega e Ballit Kombëtar, Niman Mulliqi
7. Klubi Shqiptar Verrat e Llukes, Rrustan Neziri
8. Klubi Shqiptar Kosova, Ali Morina
Intelektualë dhe personalitete tjera
Xhelil Musa
Arif Molliqi
Nue Oroshi
Selman Etemi
Sahit Qekaji
Avni Bilalli
Haxhi Dervishaj
Albert Bisaku
Gjon Tuniqi
Meqense për këto dy personalitete të mëdha të popullit shqiptarë është shkruar fare pak në kontekstin që e merituan, vendosëm që si këshill organizativ së bashku me informatën për mbajtjen e kësaj akademie të botojmë shkurtimisht edhe nga një biografi të shkurtër të inxhinjer Xhafer Devës dhe Kapidan Dr. Mark Gjon Markut.
XHAFER DEVA, KY BURR I PATHYER I KOMBIT SHQIPTAR
Pikërisht me 21 shkurt të vitit 1904, rrafsh një shekull më parë familjes së njohur të Ibrahim Devës nga Mitrovica iu shtua edhe nje djalë - i pesti në radhë.
Kush do të mendonte se m'u ky djalë i lindur një shekullë më parë në Mitrovicë do të jetë njëri ndër shqiptarët më të fortë, i cili tërë jetën e vet do të punojë pa u ndalur kurrë deri në frymen e fundit të jetës së tij për Shqipërinë Etnike. Dhe pikërisht m'u në këtë njëqind vjetor të lindjes së këtij idealisti të shqiptarisë, i cili cdo gjë shkriu për Shqipërin Etnike dhe duke u nisur nga fakti se veprimtarinë e tij e ka mbuluar tisi i harresës vdekjeprurëse në Kosovë e Shqipëri, vendosëm që ta perkujtojmë me një akademi perkujtimore me rastin e njëqind vjetorit të lindjes, njërin ndër nacionalistët demokrat të Shqipërisë Etnike, Xhafer Ibrahim Devën.
Po pse themi "Xhafer Deva burr i pathyer i kombit shqiptar". Vërtet ishte burrë i pathyer. Ai qëndroi i pathyer edhe atëherë kur vendosi të hyjë në politikën shqiptare, që ta realizojë planin e tij për Shqipërin Etnike, ai qëndroi i pathyer edhe atëherë kur ishte ministër i punëve të brendshme, ai qëndroi i pathyer edhe kur e udhehoqi Lidhjen e Dyte te Prizrenit, ai qëndroi i pathyer edhe kur e akuzuan komunistët pansllavistë, si fashist. Madje pati edhe asi rastesh kur Xhafer Deva qëndroi i pathyer kur atë e akuzuan edhe të huajt, sic ishte gjenerali anglez Hill, i cili e përcaktoi Deven si njëri ndër bashkpuntorët e Gjermaneve dhe pergjigjia e të pathyerit, heroi i kombit shqiptar Xhafer Devës me 25 Prill të vitit 1944, në mënyrë publike në nje nga orët me të dëgjuara të mbrëmjes në Radio Tirana, ku midis të tjerave i tha Hillit me ate zërin e tij burreror dhe të pathyeshem:
"Shqiptari Xhafer Deva që ka nderin t'ju përgjigjet, mundë t'ju theksojë se nuk është në shërbim të gjermaneve, nuk ashtë kenë kurrë, dhe nuk do të jetë kurrë, po gjithashtu nuk është në sherbim të anglezëve, amerikanëve, rusëve. Xhafer Deva ka nderin të jetë në sherbim të popullit shqiptar, dhe sigurisht ky shërbim asht ndera më e madhe që mund të ketë."
Xhafer Deva qëndroi i pathyer dhe nuk u lekund edhe ateherë kur u dashtë që ta leshojë Kosovën e tij të Dashur dhe të vendoset në Austri, Itali e më von në Amerikë, ai ishte largpamës dhe vigjilent, ishte njeri ndër atdhetarët, politikanët dhe luftetarët më të fortë shqiptarë, në shekullin që e lamë pas. Prandaj me plot ndërgjegje e themi që ka ardhur koha që historia shqiptare ta vendosë në vendin e merituar këtë burrë të shekullit qe e dha Kosova jonë Heroike, këtë burrë të shekullit që e dha Shqipëria jonë Etnike. Me këtë duam të theksojmë se ka ardhur koha që historia ta thotë fjalën e vet për Xhafer Devën dhe me argumente shkencore të bien pertokë pseudo-tezat e disa historianëve sherbëtorë të politikes ditore komuniste, të cilët u munduan ta kriminalizojnë veprën e Xhafer Deves, por nuk mundën t'ia humbin shkelqimin veprës se tij, të vjellurat e ketyre historianëve pansllavistë në të gjitha viset shqiptare kundër Xhafer Devës, jane groposur thellë në plehun e historisë, ndërsa dita-ditës veprimtaria atdhetare e këtij burri të palëkundur të Shqipëris Etnike po del në shesh.
Prandaj ka ardhur koha që Kosova Martire, kjo pjesë e ndarë padrejtësisht e Shqiperisë Etnike, jo vetëm ta vendosë në ballin e oxhakut të Historisë sonë kombëtare Xhafer Devën, por ajo edhe t'i marrë eshtrat e Xhafer Devës dhe t'i kthejë në Mitrovicën e tij të dashur. Bashkpuntori shumvjecar i Xhafer Devës, publicisti Idriz Lamaj, i cili në librin Xhafer Deva në Dritën e Letrave të veta dhe Zbulesa të tjera të Mergatës Shqiptare, New York 2002, në faqën 154 thotë: "Eshtrat e Xhafer Devës pushojnë sot në një varr të vetmuar, në varrezat e gjelbërta të Palo Altos në Kaliforni, eshtrat e tij duhet kthyer në Kosovë dhe rivarrosur në qytetin e tij të lindjes, në Mitrovicen e Isa Boletinit të famshëm, në atë qytet të cilin sot e kercënojn serbët për vdekje. Varri i tij në vendlindje do të ishte një piramidë kufiri, e cila do t'i bënte roje atdheut më shumë se një ushtar i mbërthyer në armë". Është emri dhe veprimtaria e tij, që e frikëson armikun tonë shekullor. Është emri Xhafer Deva, për të cilin një kryeministër serb ka thënë: "Deva nuk blehet me pare, se është i pasur, Deva është armiku ynë i përbetuar, Deva duhet vrarë."
Xhafer Deva ky nacionalist dhe atdhetar i madh i kombit shqiptar, mbylli sytë me 25 Maj 1978 në moshën 74 vjecare, me amanetin që ta mbajmë gjallë idealin kombëtar të Lidhjes së Prizrenit.
KAPIDAN DR. MARK GJON MARKU ISHTE UDHËHEQËS I LUFTËS PËR SHQIPËRINË ETNIKE
Në vitin 1913, në kullën e Kapidan Gjon Marka Gjonit në Orosh të Mirditës, u lind djali i parë, të cilin e pagëzuan me emrin Mark. Aty u lind një kapidan i ri një atdhetar, i cili do të qëndrojë për vite të tëra në ballë të luftës, si drangua për Shqipërin Etnike. Marku u edukua në frymën kombëtare.
Ai u rrit në kullën e kapidanëve të Oroshit të Mirditës, në kullën ku për shekuj me radhe u ruajt Kanuni dhe tradita kombëtare, me parimet e mirënjohura shqiptare, nderë, besë e burrrëri. Mësimet e para Kapidan Dr. Mark Gjon Marku i mori ne Orosh, të cilat u pasuruan më vonë në dritën e diturisë, në qytetin e lashtësisë dhe kulturës shqiptare, në Shkoder. Por duke parë se Shqipërisë i nevojitën njerëzit e shkolluar, Kapidan Marka Gjoni vazhdoi studimet Univerzitare në Romë, ku mori titullin doktor i drejtsisë. Duke i parë rreziqet e shumta, nga shkaku që Shqipëria rrëqshqiste në duart e komunizmit pansllavist, Dr. Marku ishte njëri ndër organizatorët kryesorë të Kuvendit kushtetues kombëtar, që u mbajt me 23 tetor 1943 në Tiranë.
Rritja e grupeve kriminale komuniste nuk kishte të ndalur dhe për kët arsye Kapidan Mark Gjon Marku në mars te vitit 1944, formon Grupin Nacional të Pavarur, ku detyrë parësore e këtij grupi ishte që të luftohej komunizmi në të gjitha viset shqiptare, ashtu sic ishin betuar në kuvendin kushtetues kombëtar të Tiranës. Me kalimin e kohës provokimet e komunistëve shtoheshin, të cilët përkraheshin nga si-vëllezërit e tyre ideologjikë jugosllavë dhe mercenarët rusë. Pas një qëndrese të madhe antikomuniste, Kapidan Dr. Mark Gjon Marku udhëhiqte Luftën për Shqipërinë Etnike në të gjitha viset shqiptare. Kur forcat nacionaliste filluan të dobësohen dhe kur i propozuan për ta lënë Shqipërinë për të dalë në perëndim, ai ishte përgjigjur "Unë nuk e kam kryer ende detyren ndaj atdheut. Nuk mund t'i braktis burrat që më kanë ndjekur deri më sot. Fati im është i lidhur ngushtë me fatin e tyre. E di se do të vritem, por për mua është më mirë të vdes me një plumb në ballë, se sa të ndahem me turp me ata, tash që shuplaka e zotit paska ra mbi popullin tonë shqiptar!"
Kapidan Dr. Mark Gjon Marku gjatë një lufte të ashpër kundër komunistëve pansllavistë, të cilët përkraheshin nga rusët e jugosllavët, plagoset rëndë dhe duke mos dashur të binte i gjallë në duar të komunistëve, ia kishte shkrepur vetit një plumb, me 14 Qershor 1946, në Bujtinë të Perlatit-Këthell. Në vitin 1946, në moshën 33 vjecare, pas një karriere të bujshme atdhetare dhe politike, do të bie në fushën e nderit djali i parë i Kapidan Gjon Marka Gjonit, Kapidan Dr. Mark Gjon Marku. Me atë rast, vajtuan dhe gjëmuan edhe zanat e malit dhe dragonjtë nëper të gjitha viset shqiptare, ku i thuhej bukës bukë e ujit ujë. Por më së shumti vajtoi Shqiperia, e cila ende sotë e kësaji dite po i ndjen plagët e mos realizimit të projektit të paramenduar, të përpiluar ushtarakisht dhe politikishtë nga Kapidan Dr. Mark Gjon Marku, për një Shqiperi të shqiptarëve, për një Shqipëri Etnike.