HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


POETI DHE SHKRIMTARI TASIM ALIAJ

-- nga Llesh Marash Delia

Tasim Aliaj, lindur ne Kucin e Kurveleshit historik, ne ato vende kreshnike te Laberise, qe u dogjen ne shkrum aq here per te mbrojtur lirine e vet, lirine e Shqiperise. Ai ka mbaruar studimet per ekonomi-finance, ka punuar ne mineren e Spacit, ne Kucove e Fier. Me vone eshte afruar nga revista "Hosteni" si gazetar, por shume shpejt, per arsye biografie e debojne. Si ndeshkim e hedhin ne fshatin Vrap te Tiranes, si ekonomist. Mirpo sipas metodave te diktatures, u kujtuan te "meshirshmit", dhe e afruan prap diku. Asaje radhe ne "Shtepine qendrore" te krijimtarise, si redaktor. Aty, sic tregon vete Tasimi: Me zuri levizja demokratike, e cila degjeneroj shume shpejt nen ndikimin e semundjes komuniste, qe tashme eshte bere kronike ne Shqiperi...
Me dhane nje pune ne ministrine e Kultures, por shume shpejt me nxorren ne asistence. Ashtu me ndodhi edhe me "Televizionin Shqiptar", me pare me hoqen nga puna se me moren...

Me vone Tasimi eshte thirrur nga ambasada e Iranit per te hapur nje Radio TV Irani ne gjuhen Shqipe ne Iran. Ai ka shkuar, ku ka punuar dhe e ka hapur ate RTV Irani ne gjuhen Shqipe dhe e ka vene ne funksion te plote, ku zeri Shqip, ndigjohet ne te gjithe boten ne RTV Irani. Edhe pse i jane bere oferta qe te qendroje atje, me kushte pune e jetese shume te mira, ai eshte kthyer serish ne atdhe, me shpresen e gjetjes se punes, qetesise e lumturise qe meriton ai si shkrimtar, si krijues dhe autor i rreth 30 librave te botuara deri me sot, romane, tregime, drama, komedi etj. Po kaq i jane refuzuar ne kohen e diktatures per te ashtuquajturat gabime politike. Ai thote se: Ne rezerve, pa botuar, kam 10 romane, nje prej te cilve e kam c'varrosur nga varri i vet ne bahcen time ne Fier ne vitet 1990, kur erdhi demokracia. Po te ma kapnin organet e diktatures, shkonim ne djall familjarisht...

Per arsye te dobta ekonomike ai nuk ka mundur te botoje me nga veprat qe presin ne dorshkrime. Ato vepra te pa botuara presin dashamirsit e letersise dhe te historise Shqipetare. Presin kontributin e sponsorve Shqipetare, qe ato te lexohen nga publiku i gjere. Rrethanat dhe veshtirsite e jetes bashke me shperfilljen dhe lenien ne harrese qe i kane bere pushtetaret e pas 1997, e kane detyruar te largohet nga atdheu ne moshe te thyer. Qeveritaret mafioze te Tiranes, qe rrezohen e ringrihen tash 10 here qe prej 1997, nuk duan t'i njohin as t'i vlersojne krijuesit, autoret e vlerave te verteta te artit e te kultures Shqipetare, por i injorojne, i tallin, i detyrojne deri edhe te largohen ne nje bote te huaj, ne boten e vetmise, duke ja hequr te drejten e jetes ne atdhe, te botimeve, te krijimeve ne atdhe, te thenies se fjales se tyre ne atdhe...
Pseudopolitikanet qe qeverisin sot Shqiperine, e bejne ate politike mafioze kunder krijuesve e njerzve te artit e te kultures se vertete, per te mos qene e mundur qe masa e popullit Shqipetare te ndigjoje apo te shohe prezencen e fjales me vlere, fjales se urte, apo te ndigjohen qendrimet e tyre te rrepta kunder qeveritarve mafioze.

Ata lloje qeveritaresh mbajne rreth vehtes shkrimtare e kalemxhinje servile, te korruptuar ne manovrat e tyre te ulta, per te thirrur "urrate" e zhurmshme sa here qe hordhiqet u dalin sheshit. Shkrimtare e krijues te cilet paturpsisht e cilsojne vehten aq shpesh, se, sikur na qenkan "shkrimtare profesioniste"... Nuk dijme nje shkolle apo ndonje Universitet te botes ku studjojne shkrimtare apo poete profesioniste. Shkrimtari dhe poeti jane njerz qe kane nje talent te vecante te lindur, por qe e zhvillojne hap pas hapi ne jete, me lexime, shkrime e korrigjime te here pas hershme, ku me ndihmen e redaktorve, kritikve e kryesisht te lexuesve, zhvillojne talentin e marrin nje emer te respektuar ne shoqerine njerezore si poete apo shkrimtare, etj.

Mirepo mendjemedhenje te tille, ka dekada qe kane zene dyert e artit e te kultures shqipetare ne shume fusha, por kryesisht ne fushen e letersise, te krijimtarise poetike etj. Shtepite kryesore botuese ne Shqiperi botojne vetem libra qe prodhojne me norme ata te vetquajturit "profesioniste e te medhenje", ku lene menjeane autore te talentuar dhe kryesisht duke mos i perfillur fare krijuesit e rinje, vetem kush gjen nje mik apo paguan miliona... Qe te botosh liber ne shtepite botuese kryesore ne Shqiperi, duhet te jesh milioner, te kesh lidhje fisnore me ndonje qeveritare, ose te jesh ne kategorine e atij grupi shkrimtaresh "pseudo-profesionistesh", te cilet i thuren elozhe regjimit per gjysem shekulli dhe tani po lajne e lyejne qeverite mafioze qe prej 1997.

Tasim Aliaj i perket asaje kategorie poetesh e shkrimtaresh qe nuk u servilosen pushtetarve, as nuk mbajne lart flamujt e "unit" te krijimtarise, si ata qe therrasin neper intervista: Jemi ne e s'ka te tjere... "Shkrimtare profesioniste", absurditet qe del nga goja e servilve te diktaturave apo qeverive mafioze...
Largimi ne menyra te arratisjes dhe gjendja e tyre si refugjate e poetve, shkrimtarve, piktorve apo krijuesve te tjere Shqipetare eshte nje fatkeqesi per kombin e popullin shqipetar. Eshte nje humbje e madhe, si largimi i tyre dhe jeta e tyre ne kushte refugjati, ku nuk kane mundesi ta zhvillojne e as ta publikojne krijimtarine e tyre...

Ndersa te vetquajturit shkrimtare "profesioniste", qe dalin si turiste dhe jetojne si turiste apo diplomate, jashte Shqiperise, apo te tjere qe jane ortake ne qeverisjet mafjoze tash 6 vjet, me qendrimet e tyre fodulle te metodave te bllokimit, te persekutimit te krijuesve te tjere, u ngjajne vajtimit te sorrave ne brigjet ku kendojne bilbilat...
Ata duhet te kuptojne se stoqet e librave te tyre te pa shitura, jane nje tregues i pergjigjes qe u ka dhene e u jep lexuesi vazhdimisht penave servilve ne cdo kohe.
Nuk eshte gjithcka nje interviste televizive, nje deklarate mendjemadhe para disa gazetarve po servile, qe i therrasin cdo muaj ne intervista ata lloje "profesionistesh", ato vetem e zbehin figuren e tyre dhe ndoshta edhe ato vargje apo faqe librash qe i kane shkruar me talent, i injorjne dhe i bejne te pa lexueshme me...

Krijuesit e medhenje, qofshin ata te cdo fushe, bejne nje jete te thjeshte, te pervuajshme, dhe nuk dalin si "gjelat ne grubull te plehut", duke mos lene te tjere as te flasin, as te ndigjohen, as te shkruajne, as te botojne...
Le te Shpresojme qe Shqiperia do te clirohet nga qeveritaret mafioze komuniste, nga regjimi i diktatures "moderne". Dhe kur te qeverisin njerzit e ndershem, demokrat, art-dashes dhe dashamires per te gjithe krijuesit, atehere nuk do te kete nevoje me per servile qeveritaresh, kalemxhinje e fodulle qe te vete-quhen "shkrimtare profesioniste", te cilet kane prodhuar libra me norme, pa qene te afte, e as qellim mire per te bere publike, kurre, hallet e vuajtjet e popullit shqipetar dje as sot...


Tasim Aliaj (Itali 2003)

MARSHI I TE BURGOSURVE

Nga burgjet vijme, ne burgje shkojme,
Ne burgje prape do te vemi...
Po Shqiperine s'e harrojme
Se dhe keshtu ne borxh i kemi...

Por bej kujdes, vella, kujdes,
Kur brohoret: "Rrofte Shqiperia!"
Se ku ta dish? Vella mos qesh,
Te ndjek nga prapa policia...

Ti do habitesh, ti s'do besosh...
Do protestosh: C'don policia?
Kur demokrati... me barkun bosh
Feston, kendon: Rrofte Shqiperia?

Po le te rroje, te lulezoje,
Do thojsha une, do thojshe ti;
Por fjalet shpesh te ngaterrojne
Kur regjistrohen ne polici...

Ndaj burgjet presin dhe ne do vemi,
Se burgjet bosh nuk mund te rrine
E, me sa duket atje ka vendin
Kush e desh teper Shqiperine...

Keshtu vella, mos kuturis
Ta duash shume vendin tend,
Se me pastaj, eh, ku ta dish,
Mbi toke per ty s'do kete vend...

Ndaj te jesh gati, si per kushtrim
Te shkosh ne burg dhe ne mesnate,
Se politika, vellai im,
Ta kthen dolline ne... Mandate...


DITA E HUMBUR
- tregim -

Ate dite miku im Enriko dukej i merzitur, dukje jo e re ne jeten e njeriut.
Por me Enrikun punet qendronin ndryshe. Ai ishte nje tip pothuaj perhere i gezuar.
Dhe ishte i afte te te infektonte shpejt me gezimin dhe opzimizmin e tije te cuditshem.
Tek ai dukej sikur cdo gje qeshte. Qe nga floket e tije tejet bjond e qe nuk degjonin qe t'i nenshtroheshin krehrit, i kujtdo marke qe te ishte ai. Madje Enriku kishte provuar edhe nje kreher magnetik, por me kot. Floket e tije donin te vallzonin te lire. Syte e tije blu leshonin nje drite magjike e penetruese mbi te pranishmin. Nga goja e tije nuk mund te degjoje nje fjale pa vend apo te prape. Enriku i donte njerzit dhe bente cmos per ta. E donim te gjithe. Por edhe ai na donte. Madje, ca me shume. Enriku ta hiqte merzine si me magji, te kthente optimizmin, besimin dhe deshiren per jete e pune. Enriku ishte vellai i nevojtarve. Por ate dite nuk me ngjante aspak me Enrikun e zakonshem. Kjo ishte tejet e habitshme. Kurre nuk e kisha pare ashtu... aq te trishtuar. Ai nuk donte te binte ne sy, por ne ishim miq te vjeter dhe mua nuk mund te me fshihej. Se ishte njeri i madh, aq zemergjere sa nuk mund te fshihej. E si mund te te fshihet deti? Megjithate une nuk desha ta hetoj. As ta bezdis. Gjithkush ka te vetat dhe te vetat nuk mund te tjetersohen ne cdo rast. E c'nuk ndodh me te gjorin njeri ne kete bote! Te gezuarit jo perhere jane te gezuar dhe te deshperuarit jo per here jan e te deshperuar. Hallet ua di vete Zoti dhe ata vete.
Enriku me buzqeshi dhe ndezi nje cigare.
Por ajo nuk ishte buzqeshja e tije e zakonshme.
Se paku, jo ajo qe une ja njihja aq mire. E dija qe do fliste, qe do hapej, pasi ai mua nuk me fshihte asgje... asgje! Si edhe une atij.
"Bote qene, - ja filloi ai pas pak, - bote pise... kjo bote bushter po na i helmon njerzit pak nga pak..." - dhe heshti pa pritur, ashtu sic kish filluar.
Toni dhe fjalet e tije me ngjethen mishin. Kurre s'e kisha degjuar te fliste keshtu. Aq sa me dukej se brenda tije po me fliste dikush tjeter...
"A te kujtohet Xhimi, ai djaloshi qe operova para gjashte muajsh? - ia nisi prape Enriku. Une pohova ne krye."
"E pra! A te shkon ne mend se c'me ngjau me te sot ne mengjes? Kurre! Ai me erdhi ne studio dhe kerkoi nje takim urgjent. Qendrimi i tij me habiti. E dija qe ishte sheruar per bukuri. Kete e dine te gjithe! Pra c'e kishte shtyre te vinte kaq me urgjence? Per cudine time ai filloi te me fliste qetesisht, a thua se kish ardhur kot fare, sa per te kaluar kohen. Sigurisht qe nuk ishte ashtu.
"Zoti Doktor, - ia nisi ai, - une per fatin tim te lig, sic e di dhe zotrote, nuk kam lindur i verber. Une e humba driten e syve ne moshen tete vjec. Dhe kisha shume deshire, shume mall per ate bote qe kisha humbur bashke me driten time. Per mengjeset magjepse te diellit. Per perendimet romantike... Per ate drite te arte qe dielli derdh mbi det kur eshte duke na thene, "naten e mire". Kur isha femije, me dukej se mbi ate ure, nje dite do te udhetoja edhe vete. Ndaj me bluante deshira te me kthehej prap shikimi. Qe edhe une ta perqafoja prap jeten... jeten time dhe te te tjerve... Qe edhe une te beja dicka ne jete, si gjithe moshataret e mije... Ndaj erdha tek zotrote. Zotrote, porosine e pare qe me the, e mbaj mend mire mu si tani, me the qe te kisha besim tek Zoti dhe te duart e tij. Une e kisha ate besim. Ndryshe nuk do kisha ardhur. Dhe zotrote me sherove. Ma ktheve driten. Ne nuk dinim si te ta shperblenim, edhe pse zotrote na i ktheve fisnikerisht te gjitha dhuratat. Une s'di si te shperblej. Se kthimi i drites ne te vertete, nuk shperblehet nga askush. Vetem nga Zoti. Po kjo eshte nje tjeter ceshtje.
Zoti doktor, mos te te duket e habitshme, por une vij tek zotrote me nje tjeter deshire.
Jo me si ajo e para, por po aq e rendesishme.
Kam gjashte muaj me drite, dhe u ngopa.
Nuk dua me.
Jam i lodhur.
Jam i deshperuar.
Kam pare aq gjera te prapa, aq gjera te rishtuara, sa nuk mundem me.
Ndaj vij te ma heqesh prape driten.
Ndryshe nuk behet.
Ndryshe une nuk duroj dot me.
Nuk dua te shoh me.
E di.
Eshte nje deshire e cmendur, por edhe keto e paskan te drejten e ekzistences.
Te lutem mos gjyko keq, se nuk jam njeri i lig.
Po mua keshtu me erdhi jeta dhe nuk dua t'i bej bisht..."
Keshtu me tha. Une mbeta i gurosur. Nuk me vinte asnje fjale ne goje, edhe pse kurre s'me kane munguar. Ai priti sa priti, ashtu ne heshtje, pastaj vijoi:
"E di qe eshte e rende, e di qe eshte tejet e rende.
Por... meqe... ju... he per he... nejse... une kete radhe po shkoj... ama, ta dini mire se nje dite do kthehem prape... nuk mundem me... jo nuk mundem me..." dhe u ngrit e iku, duke me lene me memec se gjer atehere.
C'i thua kesaj vella" - me pyeti Enriku. Po cfare mund te thojsha une?!...

Botuar per here te pare ne revisten "ZERI I LARGET" Nr. 2, maj 2003.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara