HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


SONDAZHI ME I MADH NE BOTE...

-- nga Preē Zogaj, Koha Jonė, 10.11.2003

Preē Zogaj Sondazhet zgjedhore me serioze bazohen ne pyetjen e dymije deri ne dymije e peseqind qytetareve me te drejte vote. Ne rastin e zgjedhjeve te l2 tetorit ne Tirane, kemi neper duar nje "sondazh" me rreth 25 mije zgjedhes. Fjala eshte per ata zgjedhes, vota e te cileve i ka shpetuar masakres se pergjithshme dhe eshte numeruar nga komisionet zgjedhore te nivelit te dyte. Dihet se KQZV e Tiranes ka gjetur si te vlefshme apo relativisht te vlefshme rreth shtatedhjete kuti votimi me rreth 25 mije zgjedhes gjithsej. Nga administrimi i rrezultateve ne keto kuti ka rrezultuar se Ngjela dhe Rama kane diferenca normale nga nje qender votimi ne tjetren, ku here eshte perpara Ngjela, here Rama. Ne shumaren perfundimtare, Ngjela ka dale me rreth treqind vota perpara.

Keto fakte jane shpallur zyrtarisht nga KZQV e Tiranes dhe tani priten te rikonfirmohen, sikurse plot fakte te tjera, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Natyrisht, as Ngjela dhe askush tjeter nga Partia Demokratike nuk eshte mikluar dhe nuk ka reklamuar fitoren mbi kete rezultat teper te pjesshem. Ne te kunderten, edhe Ngjela edhe PD kane kerkuar prane KQZ-se pavlefshmerine e zgjedhjeve ne Tirane.

Tani, pasi u shemb llagemi A-28 i zotit Shimani, nepermjet te cilit u tentua nxjerrja matane e fitores se fabrikuar te Edi Rames, KQZ po prek me dore shkaterrimin e zgjedhjeve ne kryeqytet me morine e kutive pa asnje element sigurie e krahasueshmerie, me rezultatet e falsifikuara trashe ne favor te Rames e tjere e tjere. Gjate ketij shqyrtimi te imet, nuk ka dyshim se edhe KQZ do te vecoje ate pjese te vogel te tempulllit te zgjedhjeve qe mbeti i pa shkaterruar apo i pa mbuluar me teprica falsifikimesh. Do te pranoje KQZ gjashtedhjete apo shtatedhjete kuti te rregullta - ky fakt, per fat te keq, nuk e shpeton procesin.

Por ky fakt ka rendesi te madhe ne nje rrafsh tjeter. A mund ta konsiderojme voten e kutive te vlefshme si nje sondazh per mbare Tiranen? Nese nisemi nga numri njezet e pese mije i te pyeturve qe ne kete rast jane pergjigjur me vote, padyshim se ky sondazh eshte me i madhi ne bote. Po a eshte edhe me i sakti?

Para se t'i pergjigjemi kesaj pyetjeje, duhet pare "gjeografia" e kutive te rregullta. Une e kam studiuar vendodhjen e qendrave te votimit prej nga kane ardhur keto kuti. Ato jane te shperndara ne menyre relativisht proporcionale ne te gjithe perimetrin e kryeqytetit. Ato, pergjithesisht, kane ndjekur itinerarin ligjor Qender Votimi - KZQV, pa ndalesa te ndermjetme ne njesite bashkiake, sic ka ndodhur me shumicen dermuese te kutive te parregullta. Ato, mund te themi, pasqyrojne perqindjen e vogel te korrektesise ne zgjedhjet e Tiranes. Ato jane pluhuri i tempullit, me te cilin mund te ribehet tempulli. Ato shprehin te verteten e nje sondazhi nga me te saktet, pa marzh gabimi, pasi votimi nuk eshte shprehur si preference, por si fakt. Nga rrezultati i kutive te rregullta, ku eshte konsumuar vota e gjithe grupmoshave, e profesioneve dhe kategorive te ndryshme te popullsise se Tiranes, ne mund te deduktojme perfundimin logjik se Ngjela, megjithe masakren e disfavorshme me listat, eshte fitues ndaj rivalit Rama.

***

Kushdo mund ta studioje kete "sondazh". Seancat ne KQZ jane te hapura. Dokumentacioni i zgjedhjeve eshte aty. Kushdo, dhe ne radhe te pare drejtuesit e PS-se ne Tirane e ne qender, mund te informohen drejpersedrejti dhe t'i nxjerrin vete perfundimet. Pas kaq ditesh, atyre nuk u lejohet me te flasin si e jema e Zeqos ne maje te thanes e, per me teper, nuk u lejohet ta trajtojne ngercin e madh te zgjedhjeve ne Tirane si nje ceshtje te krizes dhe rivaliteteve partiake. Prononcimet e disa metisteve sikur rezultati i Tiranes eshte bllokuar nga Fatos Nano, tradhetojne nje zakon dhe nje mendesi staliniste per zgjedhjet, qe do te thote se "verdikti" nuk buron nga ligji dhe vullneti i zgjedhesve, por nga vullneti politik i partise ne pushtet. Ne e dime kete, e kemi pare me sy ne disa zgjedhje radhazi, por kur socialiste te ndryshem e pohojne me gojen e tyre, kjo do te thote se kemi hyre ne fazen e manipulimit pa maska. Vecse, per fatin e tyre te keq, manipulimi ne Tirane kesaj radhe ka rene i gjithi ne rrjeten e ligjit dhe nuk shpeton dot edhe sikur vete zoti Rama apo kryetari i komisionit te ligjeve, Spartak Braho te zene vendin e Celibashit. Shkoni dhe shikoni faktet, zoterinj dhe lerini perrallat!

Natyrisht, manipulatoret dhe agjitatoret nuk kane ende ndermend t'u referohen fakteve. Shihet qarte se ata kane mesuar hilete perpara rregullave; jane bere mendjemedhenj perpara se te jene te mencur dhe kjo i tregon vazhdimisht qesharake dhe kontradiktore. Qe prej pasmesnates se dates l2 tetor, ata reklamojne rrezultatin e porositur te Edi Rames dhe harrojne se midis momentit kur Rama shpalli rrezultatin e porositur dhe momentin kur perfundoi perpunimi dhe dorezimi zyrtar i kutive te votimit ne KZQV kaluan plot tre dite! Gjate kesaj kohe dallkauket analfabete e shkruan me shqelma rezultatin e porositur te Rames. Duke lene menjane aspektin penal te ceshtjes, nuk u duhet vene dhe aq faj dallkaukeve.

Perse duhej te kujdeseshin kaq shume keta ditezez, pse duhej te vrisnin trute mbi kutite dhe tabelat e rrezultateve, kur zoti Rama me udheheqjen e partise ne rreth e kishin mberthyer dhe po e festonin paraprakisht "fitoren"? Dhe cfare fitoreje! Jo pak, por njezet e ca perqind me shume se rivali demokrat! Qe do te thote se kryebashkiaku ia kishte kercitur me dore te rende shume, duke thyer cdo parameter manipulimi. Ne fakt, as sondazhet me amatoreske nuk kane nje marzh gabimi me njezet perqind, e jo me votimi faktik i nje kampioni prej njezet e pese mije zgjedhesish. Ja se si megallomania i shpeton cdo llogjike dhe cdo reference. Zullumi keputet kur trashet, thote populli.

***

Zullumi i zgjedhjeve ne Tirane u keput nga oreksi i madh i zotit Rama. Manipulimi mbeti si kau ne brinje. Banda e manipulatoreve u kap. Edi Rama, i vetedijshem per deshtimin, zgjodhi pikerisht kete moment per te hyre ne parti brenda. Prurja me e fresket ne PS e anetarit me te ri te PS-se ishte manipulimi masiv i zgjedhjeve. Duke marre teseren, ai dukej sikur u thoshte ustallareve te manipulimit ne PS: tani jam si ju! Tani jam i denje te rreshtohem apo te konkuroj per kryetar!

Keto kumte fyese nenkuptohen dhe burojne natyrshem nga llogjika e gjerave, por s'ka dyshimse, Rama vendosi te hynte ne PS ne momentin me te keq per veten e tij, duke dashur ta paraqiste kete si moment te keq per PS-ne. Kerkonte shpetim dhe po paraqitej si shpetimtar, a thua se Meidani, Meta, Klosi, Brokaj e shume figura te tjera te PS-se nuk mjaftonin per te hequr menjane "uzurpatorin" Fatos Nano!

Edi Rama nuk e di ku u del tymi veprimeve te tij, por kjo nuk i duhet marre per keq. Injoranca politike nuk eshte faj. Thjesht eshte nje e dhene, qe kur investohet me para, helmon edhe ajrin. Nga ledhet e injorances, ai dhe njerezit e tij po i meshojne me force thagmes me te fundit sikur pergjegjes per fatin e zgjedhjeve ne Tirane nuk jane manipulatoret, por Fatos Nano qe nuk po urdheron Celibashin te certifikoje manipulimin! Ne kete menyre njeri prej fraksioneve apo nenfraksioneve ne PS meton ta vere Nanon midis Shilles dhe Kariotit.

Perbuzja tashme e njohur e Nanos per kryebashkiakun Rama nuk eshte nje shkak i sigurt qe ai te mos tundohet per Tiranen. Nano e ka dashur dhe e do Tiranen parasegjithash per pushtetin e partise se tij. Por gjendja eshte e tille, kur nderhyrjet politike ne proces nuk kane asnje pike mbeshtetjeje. Asnje. I vetmi qendrim ndaj zgjedhjeve ne Tirane mbetet zbatimi me korrektesi i Kodit Zgjedhor. Ky qendrim diktohet jo thjesht nga kultura, por nga faktet, nga pamundesia per t'i injoruar ato. Ne keto kushte, eshte rasti ideal qe ceshtja e zgjedhjeve ne Tirane te shtrohet me ne fund si nje ceshtje demokracie brenda partise socialiste. Cili grup, cili individ do te marre mundimin te informohet me hollesi per te verteten e qeruar, pa shtojca dhe heqje! Cili grup, cili individ do te distancohet e do te denoncoje i pari dhunimin flagrant te vullnetit te zgjedhesve ne kryeqytet! Cili grup, cili individ do te ngreje lart parimin e shenjte te zgjedhjeve te lira, te ndershme, te barabarta e te fshehta! Kjo eshte ceshtja.

-- marrė nga Koha Jone, 10.11.2003

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara