HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


RRUSTEM BRUQI - DĖSHMORI I LIRISĖ, GJAKU I TĖ CILIT I BĖN DRITĖ KOSOVĖS

-- nga Nue Oroshi, Prizren

Nue Oroshi (Arif Molliqi: Deshmoret jetojnė pas vdekjes - Rrustem Bruqi, Monografi - Shtepia Botuese "Lumbardhi", Prizren 2003)

Fati i popullit tim esht fati im, qysh heret kjo ishte moto e luftes per mbrojtjen e trojeve shekullore, qe e tha dhe e realizoji ne veper i madhi Pjeter Bogdani. Ket fate te popullit shqiptar neper shekuji dekada e vite e perjetuan edhe shume nacionaliste shqiptare te cilet nuke kursyen azgje per arritjen e liris se shumpritur. Keti fati te popullit shqiptar ju bashkuan edhe shume nacionalist te kohes sone, te viteve qe i lam pas, e ne mesin e ketyre nacionalisteve demokrat hyne edhe burri i madh i Kosoves, djali i Bruqeve te Cane dhe Nike Lekes me emrin Rrustem. Dhe nuk e kan then kot te paret tane se kur lindin djemet shqiptare gezohen edhe treret e shtepis, keshtu siq e thot edhe autori i kesaji monografie mbi Rrustem Bruqin, publicisti, shkrimtari e poeti Arif Molliqi se nje dite gushti Beqir Bruqi po e priste nje gezim, mirepo ate dite gjithqka po ecte ngadalė, po vonoheji diqka ndoshta koha, dhe pikerisht ne muajin gusht te dates 28, te vitit 1958, ne fshatin Isniq, do te degjoheji nje britme e foshnjes se vogel, te cilen do ta pagezojn me emrin Rrustem, do te lind deshmori i ardhshem i lirisė, gjaku i te cilit sot i ben dritė Kosoves.

Monografin "Deshmoret jetojne pas vdekjes - Rrustem Bruqi" – autori Arif Molliqi e ndan ne Shtat kapituji te veqant te cilate kapituj te gjitha se bashku bejn nje teresi te perbashket ato e plotesojn se bashku njera tjetren dhe si perfundim del e plote jeta, vepra atdhedashuria edhe flijimi i deshmorit Rrustem Bruqi. Ne ket veper zoti Molliqi Rrustem Bruqin na paraqet ashtu siqe ishte, pa folklorizem dhe pa metafora pore vlersimin e vepres se deshmorit autori e paraqet ne menyr studioze dhe me argumente shkencore, ketu Molliqi historin per deshmorin e kombit Rrustem Bruqin e shkruan ashtu siq ishte, me nje fjal paraqet realitetin qe ne histori hyne si monografi e bazuar shkencerisht me fakte te dores se pare, aji paraqet edhe kronologjin e Jetes se Rrustem Bruqit jet me plot brenga pore me nje kembngulesi te ti, qe ne qdo qaste dhe ne qdo kohe ti dale zote tokes se Kosoves Martire derisa u flijua ne altarin e Liris.

Kapitujt e veqant te keti libri jane 1- Te mbijetuarit e shqiptareve neper luftera, 2- Lindja e luftetarit te lirisė apo kur kulla ka gezim per lindje, 3- Rrustem Bruqi ushtar i oreve te para ne mbrojtje te Kosoves, 4- Beteja e Logjes apo poetike per Betejen e Logjes, 5- Rrefimet e mjekut dr Syl Bruqit, vellai i deshmorit Rrustem Bruqi, 6- Te dhenat e Qendres per Informim te Kosoves lidhur me betejen e Logjes, 7- Si dhe kapitulli i VII dhe i fundit Estetika e Fjales apo epitaf mbi varrin e Rrustem Bruqit.

Autori i kesaji monografie per t'i dhenė nje epitet te merituar vendit dhe fshatit ku e lindi, e rriti dhe e burrnoji Rrustem Bruqin aji na paraqet ne ket monografi nje Historik te shkurter te fshatit Isniq neper shekuji, gjithashtu ndalet edhe te prejardhja e familjes se Rrustem Bruqit.

Lindja e luftetarit teLiris apo kur kulla ka gezim per lindjen, autori ne fjale ne ket kapitull na paraqet lindjen rriten dhe burrnimin e deshmorit i cili, u rrit u burrnue ashtu siqe ishin kalitur edhe shume shqiptare te tjer qe kaluan neper shkallet e territ dhe tmerrit, te roberis sllave. Pore Rrustem Bruqi sa e hidhte shtatin aji gjithnje e me shume e urrente pushtuesin, natyrisht se nje ndikim tek aji e ushtronte edhe tradita e pasure atdhetare dhe edukimi se duhet te jetohet me nder, bes e burrni.

Te gjith keto gjera u kaliten dhe u nguliten me kohe ne shpirtin, gjakun dhe gjenin e deshmorit te lirisė Rrustem Bruqit. Aji pas nje kohe Isniqit dhe Deqanit do t'ju kthehej me diplomėn e juristit, por edhe pse e kishte studiuar drejtesin ai shihte se per shqiptaret nuk kishte drejtesi.

Rrustem Bruqi me plot vetdije e coj ne vend amanetin e Sami Frasherit, i cili thoshte ”Te drejtat duhet t'i kerkojm me fjalė, por pushken duhet mbajtur plot”.

Ai sic thot shkruesi i kesaji Monografie zoti Molliqi, qe Rrustem Bruqi kishte kryer disa detyra te rendesishme ne LDK, ne anen tjeter permes atdhetarit te devotshem te Shqiperis Etnike, luftetarit dhe intelektualit Sali Qeku merrte udhezimet e duhura per pergaditjen e terenit per nje luft frontale.

Dhe kur zeri i atdheut therriste sot a kurr Rrustem Bruqi sikur qe ishte gjithnje i pari ne protesta e demostrata ashtu pa hezituar fare ju pergjigj kushtrimit te liris, theu kufirin shqipataro-shqiptar dhe me djemet e Isniqit hyri ne fshatin e lindjes per t'i berė roje Atdheut.

Logja ky fshat afer Pejes hyri ne historin ton te re, ne ket fshat u zhvillua nje beteji per jet a vdekje, ne ketė betejė ne njeren ane ishin forcate e UCK te cilet mbronin vendin e tyre, e ne anen tjeter forcat sllavo-karpatijane qė vritnin, pjeknin e djegnin cdo gje shqiptare. Ne ket beteji gjoks per gjoks e fyt per fyt do te bijen tre ushtar te liris Rrustem Bruqi, Lumni Surdulli, dhe Enver Alaj.

Renjen e Rrustem Bruqit, Autori i Monografis "Deshmoret Jetojn Pas vdekjes-Rrustem Bruqi", zoti Arif Molliqi e pershkruan ne ketė menyre: ”Ishin dy plumba qe ja ndalen sulmin ketij luftetari te patrembur, ishte ora 14 30 minuta e dates 6 Korrik 1998, kur luftetari i liris bie ngadal, i patrembur me nje mall qe nuk e pa Kosoven te cliruar nga thundra serbe,…Tė gjith kanė menduar se ai nuk esht vrare, por vec esht plagosur, pasiqe renja e tij ka qen shum e bute, sikur te mos donte t'i shkaktonte dhembje tokes pėr te cilen dha edhe jeten”.

Pasiqe luftetaret edhe te vdekur nuk duhet te bijen ne duarte pushtusve, pasiqe jepej urdheri qe shtepija ku kishte ren Rrustem Bruqi te rrezohet nga ana e majtė, ne ket perpjekje per rrezimin e shtepis do te binte heroikisht edhe Lumni Surdulli, epror nga Vushtria, por luftetari Rexh Osaji nga Deqani me trimeri dhe guxim te rrallė ka hyre mbrenda kendit te zjarrit serb, dhe e ka ber perfundimisht terheqjen e trupit te Rrustem Bruqit.

Dhe ne fund te kesaji monografie, shkrimtari Arif Molliqi pyet sa do t'i shkonin vargjet e Fishtes Rrustem Bruqit ku Fishta thoshte:

Nje Isniqas djal i ri
Bardh si l’tina ne sengji
Vecsa lshue i fije mustak
Me t'u dhimt me vra per gjak

Dhe sikur ngjallet ky personazh i Lahutes thotė biografi i Rrustem Bruqit, qė te bije serish per te njejtin ideal, vecse tashe ne tjeter vend, ne tjeter hapesir dhe ne tjeter kohe, aji Rrustem Bruqi kthehet nga Mergimi si luftetar mu ne ato bjeshk, ku ishte rritur ku e kishte kaluar femijerin ku i kishte shijuar gezimet e para te jetes, ku i kishte kenduar kenget e para per trimat tanė.

Renja e Rrustem Bruqit, nuk ishte fundi i tij. Ai ra ne Altarin e Lirisė, por vepra e tij mori nje kahje tjeter, ate te pavdeksisė. Dhe jeta esht e shkurter krahase pavdeksis se deshmorit Rrustem Bruqi. Ai jetoi vetem gjysmen e jetes 40 vite te plota, pore pavdeksia e tij do te jetoi deri sa ne trojet shqiptare te jetojn shqiptaret, derisa t'i thuhej bukes bukė, e ujit ujė.

Nje gur te fort e ne pavdeksin dhe shenimin me shkronja te Arta ne Historin tonė me te re per Rrustem Bruqin e vendosi edhe publicisti, shkrimtari e poeti Arif Molliqi, me nxjerrjen ne dritė te kesaj Monografie "Deshmoret jetojnė pas vdekjes - Rrustem Bruqi".

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara